Gonxhe Bojaxhiu - Nënë
Tereza - Shqiptarja e Shënjteruar
Nga Saimir Lolja Nën-Prof.
Dr. PEng.
Nënë Tereza rrjedh nga
një familje shkodrane e zbritur nga Fani i Mirditës dhe më
pas e shpërngulur ne Prizren e me vone ne Shkup. Ishte femija e
trete e prinderve Kole dhe Drane Bojaxhiu. Lindi ne Shkup, ku i ati
merrej me tregti dhe mblidhte ne shtepine e vet artiste dhe atdhetare
shqiptare. Ditelindja e saj eshte 27 Gusht 1910. Gjashte vjet me pare
kishte lindur e motra, Agia, dhe tre vjet pas Ages, i vellai Lazri.
Mesimet e para i beri ne nje shkolle shqipe te Shkupit, ndersa gjimnazin,
po ne ate qytet ne gjuhen serbo-kroate. Familja e Nënë Terezës
u transferua në Tiranë, pasi i ati i Terezës vdiq i helmuar
nga sllavët gjatë një udhëtimi për në
Beograd ku shkoi për të hapur një shkollë shqipe.
Pasionet e saj te rinise ishin te behej mesuese, te shkruante dhe te
recitonte poezi, te kompozonte dhe te luante muzike. Emrin Tereza e
mori kur ishte 18 vjece dhe u be murgeshe në Institutin Motrat
e Loretos, në Irlandë.
Sipas Artistes se Popullit Marija
Kraja dhe njekohesisht mike e familjes se Gonxhe Bojaxhiut, Nënë
Tereza e ka quajtur ditën më të bukur të jetës
së saj, ditën kur për herë të pare pas 50 vjetësh
vizitoi Shqipërinë në vitin 1989. Prejardhja e saj shqiptare
e bëri shoqëruese të Papës gjatë vizitës
së tij në Shqipëri më 1993. Fqinjët e shtepise
se prinderve te saj, që vonë e kishin mësuar emrin e
saj, çuditeshin kur shihnin gruan e vogël por me famë
të madhe që shkelte në rrugicën e tyre me këmbët
e zbathura, tregon Marija Kraja.
Nënë Tereza haste vështirësi
për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej
70 vjetesh dhe qendrimi ne ambjente joshqiptare, por ajo kurrë
nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj ne Shqip
jane letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip,
përshëndetje në Shqip popullit shqiptar pas fitimit të
çmimit Nobël më 1979 dhe lutja në Shqip transmetuar
nga Zëri i Amerikës me 17 Qershor 1978. Kur ishte e re jo
vetëm ka folur, por ka shkrojtur edhe poezi në gjuhën
Shqipe. Për shembull poezine e meposhtme e ka shkrojti kur ishte
22 vjeçe gjate udhes per ne Indi.
LAMTUMIRË
Po lë shtëpinë
zemërfanar
Vendlindje e farefis
Po vete n'Bengalin dergje-vrarë
Atje, në të largtin vis.
Lë të njohurit në
mejtime
Të afërmit e vatrën shqim,
Më tërheq zemra ime
T'i shërbej Krishtit tim.
Nënë e dashur, lamtumirë
Ju le shënde'n miq të mi
Më djeg, o, një fuqi e dlirë
Drejt të përflakurës Indi
Dhe anija lehtë lehtë
lundron
Pret valët e detit të trazuar,
Për herë të fundit syri vrojton
Brigjet e Evropës së hakërruar.
Qëndron në anije e galduar
Fytyrë e përvuajtur gjithë hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomë e botës së re,
Një kryq hekuri n'dorë
shtërngon
Shpëtimi lëvarshëm kumbon në të,
E shpirti i gatshëm pranon
Blatën e rëndë fli për të,
Pranoje, këtë flijim,
o Zot,
Dëshmi e përbetimit që të dashuroj,
Ndihmoi gjallesës Tënde sot
Që emrin do të madhëroj!
Si shpërblim, Të lus
o i Hirt',
O Ati ynë plot mirësi
Të më japësh vetëm atë shpirt
Atë shpirt që-veçse Ti e di.
Dhe t'imtë, të pastër
si n'ag vere vesojnë
Të valët lot rjedhin qetë, me mall,
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall.
Në çastin e marrjes se Çmimit Nobël më
1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë
e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo deklaroi: Kam
lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në
Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e
varfër në Botë. Atdheu im është një vend
i vogël me emrin Shqipëri.
Nënë Terezës, për
të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tri
letra. Ajo i kish dërguar më parë letër Komitetit
Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk mori
kurrë përgjigje. Një tjetër letër ia kish nisur
ish-Presidentit të Republikës në vitin 1989, te cilit
i theksonte se: për 60 vjet kam vizituar shumë e shumë
vende jashtë atdheut tim. Kurse letrën e tretë ia kish
drejtuar kryetares së Frontit Demokratik, te ciles i lutej që
ta ndihmonte për të ardhur në Shqipëri pasi donte
të shihte varrin e nënës së saj. Me ne fund, e para
pashaportë (per kete rast ishte diplomatike) e dhënë
për nënshtetas të huaj me origjinë shqiptare iu
dha pikërisht Nënë Terezës e cila vizitoi Shqipërinë
me 1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pashaportë nga
India, Vatikani, Britania e Madhe dhe Italia. Kur i thane per pashaporten
Shqiptare ajo u pergjegj: E pranoj me kënaqësi, sepse është
pasaporta e vendit tim; atje kam nënën dhe motrën, atje
kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin
tonë e unë do të jem vetë aty. Kur mori çmimin
Nobël në vitin 1979, amerikanët i ofruan nënshtetësinë
amerikane dhe pashaportën, por ajo nuk pranoi.
Në vitin 1991 presidenca
shqiptare krijoi dekoratat me tituj Urdhri Nënë Tereza e Artë
dhe Nënë Tereza e Argjendtë. Ky urdhër do t'u jepej
veprimtarëve të cilët do të jepnin ndihmesë
të veçantë në shërbimet njerzore. R. Alia
e dekretoi një urdhër të tillë, por nuk e dha ndonjëherë,
ndoshta me pretekstin se në Shqipëri nuk kish të varfër
e nuk kish vend për shërbime bamirësie. S. Berisha, që
zuri vendin e tij e dha aq shumë këtë urdhër sa
e shpërdoroi atë. R. Meidani gati e harroi. Sot nuk dihet
nëse ekziston apo jo.
Kur erdhi për herë të dytë në Shqipëri
ne Gusht 1992, ajo i shkruan një letër të shkurtër
R. Alisë, i cili në atë kohë ishte futur në
burg:
Iu falenderoj që dhatë leje për hapjen e
misionit tonë në Shqipëri
Le të lutemi së
bashku për popullin tonë. Lutu edhe ti!
..
Sipas gazetes Washington Post,
16 Tetor 2003, deklarohet qarte se Nënë Tereza ka lindur ne
Shkup ne kohen kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi shte qytet i perandorise
Otomane. Me tej rithuhet fjala e Nënë Terezës qe sipas
gjakut ajo eshte Shqiptare. Gjithashtu, gazeta shkruan se verën
qe kaloi nje skulptor sllavo-maqedonas krijoi nje shtatore te Nënë
Terezës, me mbishkrimin thjeshte si nje bije e Maqedonise, per
ta deguar ne Rome me rastin e saj te shënjeterimit. Por zeri i
bashkuar i Shqiptareve ne lidhje me origjinen kombetare te Nënë
Terezës beri qe ai skulptor ta harronte ëndrrën që
pati.
Nënë Tereza vdiq në
Kalkuta të Indisë më 5 Shtator 1997. Shënjtërimi
i Nënë Terezës me 19 Tetor 2003 ne Sheshin e Shën
Pjetrit ne Vatikan do te ndiqet nga 250'000 njerëz dhe do te filmohet
nga te gjitha televizionet e botes. Paralelisht veprimtarite festive
ne Tirane, Prishtine jane te shumta dhe te organizuara nga qeveria,
Bashkia e Tiranës dhe Akademia e Shkencave. Për të po
ngrihen përmendore në Tiranë, Prishtine, Bratislavë
(Sllovaki), Strasburg (Evrope), Tenenerife (Madagaskar), Johanesburg
(Afrika e Jugut), etj.
Tereza u bë kultura më
e lartë ndërlidhëse e njohjes së shqiptarëve
në botë. Bill Klinton ka thënë botërisht në
qershor 2002: Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më
bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar
që plotësova një detyrë morale ndaj Saj dhe ndaj
vlerave të lirisë. Por origjina shqiptare nuk duhet absolutizuar.
Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm
Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë
qytetarja e botës, e popujve, feve dhe e qytetërimeve. Në
vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj te murgeshave te quajtur Misionaret
e Bamiresise qe i sherbejne teresisht te varferve. Shqiptarja trupvogel
ishte kthyer ne nje legjende te gjalle. Vetem sipas te dhenave te vitit
1980, ajo ishte kujdestare e 7'500 femijeve ne 60 shkolla, mjekonte
960'000 te semure ne 213 spitale, ishte e vetmja ne bote qe trajtonte
47'000 viktima te lebrozes ne 54 klinika, kujdesej per 3'400 pleq te
braktisur e te lene rrugeve ne 20 shtepi pleqsh dhe kishte biresuar
160 femije jetime. Sot, Urdhri i saj ka më shumë se 700 shtëpia
në 132 vende.
Nder titujt qe i jane dhene Nënë
Terezës permenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII per Paqe, te cilen
ja dorezoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mire, ne Boston;
Shperblimi Nderkombetar Xhon Kennedy, ne Uashington; Nena e te Gjithe
Nenave; Balzan; Çmimi Nobel per Paqen; Medalja e Lirise, shperblimi
me i larte amerikan; Medalja e Paqes, shperblimi me i larte i Rusise;
etj.
Saimir Lolja
Nën-Prof. Dr. PEng.
Tetor 2003

