Eduard
Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799
Kur filloi levizja studentore
e Dhjetorit 1990, Dr. Zaloshnja ishte asistent-pedagog ne Fakultetin
e Ekonomise Agrare ne Tirane. I ndikuar fuqimisht prej edukimit
antikomunist ne familje, iu bashkua qe ne 11 Dhjetor grupit
te studenteve dhe intelektualeve te rinj qe themeluan Partine
Demokratike.
Ne muajt e pare pas themelimit
te PD-se, Dr. Zaloshnja u mor me hartimin e programit ekonomik
per bujqsine, si dhe me sqarimin e tij publik ne gazeten RD,
televizion, radio, dhe neper qytete e fshatra te Shqiperise.
Ne zgjedhjet e Marsit 91, ishte kandidat per deputet ne nje
kooperative bujqesore te Beratit. Rivalja e tij ishte kryetarja
e koperatives, e cila, si shume kolege te saj fitoi ne zgjedhje.
Ne Kuvendin e Pare te
PD-se (Shtator '91), Dr. Zaloshnja propozoi qe PD-ja, ne vend
te nje kryetari te vetem te kishte nje kryesi kolegjiale me
rotacion 6 mujor. Propozimi i tij, te cilin e konsideronte shume
te rendesishem per demokracine e brendeshme ne parti, nuk u
aprovua nga Kuvendi. Qe pas atij kuvendi u shkeput nga PD-ja
dhe iu dedikua plotesisht karrieres akademike.
Ne Janar 1992, Dr. Zaloshnja
shkoi ne SHBA per studime pasuniversitare, dhe qe prej asaj
kohe ka jetuar ne shtetin e Virxhinias. Aktualisht merret me
analizen ekonomike te aksidenteve ne pune dhe trafik.