Ese politike
"Tradhtar
i kombit!"
Botuar në
"Bota sot" , 23 tetor 2003
Koha është që
para se të flasim, ta peshojmë fjalën shumë. Po,
edhe nëse e kemi dikë kundërshtar në sferat e jetës
politike e publike, nëse ka vlera kombëtare, duhet tia
theksojmë. E, jo, si kundërshtar, ta zymtësojmë.
Se, kështu, vetëm kombin e dëmtojmë. Sindromi kuturu
"tradhtar i kombit" do ti infektojë edhe gjeneratat
pas nesh
Nga Nazmi Lukaj
Akuza kuturu tradhtar
i kombit!, është bërë sot diçka e zakonshme
te ne. Madje, kur e shqiptojmë këtë togfalësh denigrues,
as që mendojmë se kemi thënë diçka të
rëndë! As se kemi shkelur ndërgjegjen tonë. Kryesorja,
ta akuzojmë dikë për të tillë. Është
a s'është i tillë dikush, kjo s' është fare
me rëndësi! Me këtë togfjalësh denigrues, që
e përdorin kryesisht të denigruarit, kuturu-akuzuesit i luftojnë
kundërshtarët dhe konkurrentët e vet sidomos në
politikë. Por, ky togfjalësh denigrues nuk është
më pak i pranishëm as në sferat e tjera. Nuk ka mbetur
kush, sidomos nga politikanët tanë, që do të na
mbetet atdhetar (!) nga këta kuturu-akuzes! As nga përfaqësuesit
e tjerë të jetës publike. Kjo sështë
dukuri e re për ne, sepse akuza ndaj njëri-tjetrit kemi bërë
që nga koha e Ilirisë. Pastaj, në kohën e Skëndërbeut,
ai është konsideruar nga ithtarët e myslimanizmit "tradhtar",
pse ka bërë luftë kundër turqve. Ata kanë konsideruar
se, duke mos luftuar me turqit, shqiptarët do ti kenë
punët më mirë. Për ta, Skënderbeu i madh tradhtar
ka vdekur. Por, po të ringjalleshin sot, këtë sigurisht
se nuk e kishin thënë. Pse? Sepse, do të bindeshin se
edhe personaliteti i Skëndërbeut, dhe luftërat që
ka bërë ai atëbotë kundër turqve, janë
një faktor i rëndësishëm i kësaj lirie që
gëzojmë sot. Mjaft shtete demokratike evropiane kanë
qenë të vëtëdijshme se, me ato luftëra në
mbrojtje të atdheut, Skënderbeu e ka mbrojtur edhe civilizimin
e tyre. Andaj, kontributin e Tij në këtë drejtim, e kanë
shpërblyer duke i ndërtuar edhe permendore. Përmendorja
e Tij u vu në Romë, në Zvicër
Shpata e Skëndërbeut
ruhet në Vjenë. Kështu Evropa e ruajti kujtimin për
të. Dhe, në një moment të rëndë për
ne, edhe kontributin që dha ai në mbrojtje të këtij
civilizimi, na e shpërbleu, duke i nisur aeroplanët e vet
për të na e ruajtur substancën kombëtare. Për
të na e sjellë lirinë. Se ky është realitet
e jo imagjinatë imja, këtë mund ta dëshmojë
secili prej nesh, në biseda me
ndërkombëtarët. Të rrallë janë ata që
skanë dëgjuar për Skëndërbeun, dhe për
kontributin e tij në mbrojtje të civilizimit evropian. Po
të ishin tani të gjallë ata që dikur e kanë
quajtur tradhtar, sot do të ishin penduar thellë
për akuzën e pabazë që ia kanë bërë.
Më trup, si thotë populli, do të ishin ndjerë të
turpëruar. E sa e sa të tjerë atdhetarë tanë
janë shigjetuar me këtë kuturu-akuzë. Po ndalemi
veç nga shekulli 19, e deri në kohën tonë, që
ti numërojmë tradhtarët e kombit! për
një pjesë tjetër të popullit. Për një
pjesë tjetër politikanësh. Për një pjesë
tjetër
Ismajl Qemajli, p.sh.. Edhe ai ka mundur, janë
shprehur oponentët e tij politikë, ta ngriste flamurin më
në thellësi të tokave shqiptare! Po qe, pasi nuk e paskësh
ngritur diku tjetër, po në Vlorë, ata e kanë konsideruar
tradhtar. Edhe njerëzit e asaj politike oponente,
po të ishin gjallë në këtë botën tonë,
sdo ta kishin akuzuar më për të tillë, sepse
edhe vetë do ta kishin konsideruar se ai e deshi
kombin e vet. Bëri për të aq sa mundi. Ata do ta kishin
pasur të qartë se ai e bëri atë pjesë të
mëmëdheut të pavarur
Të ecim edhe pak nëpër
kohë. A su konsiderua edhe Ahmet Zogu tradhtar i kombit?!
Po sot, kush e konsideron të tillë, veç ndonjë
që smerr vesh gjë nga politika. Kush mund ta quajë
të tillë, kur ai Shqipërinë, në kohën
e tij, e ngriti në një shtet modern? Kur ai, në kohën
e tij, vuri themelet e një arsimimi të fortë te shqiptarët.
Edhe kundërshtarët e tij, po të ishin në mesin tonë,
do të ndjeheshin të turpëruar që e akuzuan aq rëndë.
Veç pse deshën të përfitojnë vetë në
politikë. Ose, pse nuk ishin të vetëdijshëm se vërtet
ai ishte atdhetar. Nëpër ingranazhin e tradhtisë
kombëtare kanë kaluar edhe kryetari i parë i Ballit
Kombëtar- Mehdi Frashëri(!); pastaj letrari dhe ish-ministri
Ernest Koliqi(!), i cili është më meritori që shkolloi
rininë shqiptare në Kosovë; edhe Xhafer Deva(!), edhe
Azem Bejta(!), që është akuzuar nga oponentët e
tij se ka bërë "marrëveshje të fshehta me Serbinë(!)"
, edhe
, edhe
, edhe
, edhe
Gati të gjithë
politikanët dhe veprimtarët tanë të mirëfilltë,
që vërtet e deshën dhe bënë për atdheun,
për kohën kur vepruan, nga një pjesë e oponentëve
të tyre politikë, së këndejmi nga një pjesë
e popullatës, u shpallën tradhtarë të kombit(!).
Këtij ingranazhi, rrallë i shpëtoi pas luftës sonë
të fundit ndonjë politikan yni. Me së rëndi, dhe
në kohën më të keqe, këtë kutur-epitet
oponentët e tij politikë, ia veshën kryetarit të
Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, kur ai u zu peng. As tash se
pushojnë këtë propagandë, edhe pse mirë e dinë
ata se, që nga fillimi, ky ka kërkuar pavarësinë
e Kosovës. Dhe, këtë se pushon së kërkuari
as tash pas luftës. As para disa ditëve në Vjenë.
Megjithatë, e vazhdojnë propagandën e tyre. Pa ndjerë
kurrfarë turpi. Madje, në vend se ta kenë këtë
ndjesi, ata këtë e bëjnë me mburrje! Se duan, burrat
e botës, të përfitojnë vetë politikisht! Se
duan, burrat e botës, që të jenë ata që e kanë
fjalën kryesore për Kosovën! Se duan burrat e botës
që ata ta bëjnë pavarësinë! Se duan të
hynë me çdokusht në histori, se ishin ata pa të
cilët Kosova nuk paskësh mundur ta gëzojë kurrë
lirinë. Telit të turpit i bien edhe përmes mediave që
i kontrollojnë, duke botuar fotografinë e Tij me kriminelin
Milosheviq, në rrethana pengu. Po si sndjejnë turp ta
bëjnë këtë?! Edhe pse janë të vetëdijshëm
për ato rrethana të rënda dhune?! Veprojnë kështu
jonjerëzisht, pse kurrë nuk i kanë bërë pyetje
vetes, si do të kishin vepruar ata po të gjendeshin në
atë situatë?! Sepse, nuk duan të përballen me realitetin,
pra, se atë e detyruan me dhunë të shkonte atje. Siç
ia tha dr. Rugova këtë kriminelit në fytyrë në
Hagë . Ata edhe vetë e dinë se kjo kuturu-akuzë
e tyre është vetëm një propagandë e kulluar.
Por, duan ta përdorin si levë për ta zhvlerësuar
veprimtarinë e Tij prej atdhetari dhe politikani. Edhe pse s'u
pi fare ujë. Po, ja, këtë që s'do të thotë
asgjë, e dinë, dhe duan ta
ngrisnin në mënyrë të pandershme në argument.
Tjesht, po dëshmojnë se ende ka të tillë në
mesin tonë, që një gjë që sështë
asgjë, e përdorin deri në fund, si levë për
rrënimin e dikujt, ose kur duan të përfitojnë politikisht.
Kur duan mbi kontributin e tjetrit ta ndërtojnë kontributin
e vet. Kur u pengon pse dikush është i zoti. Kur
Kur
Kur
A sështë primitive kjo logjikë? Dhe e turpshme?
Sipas kësaj logjike të mjerë, kur sështë
një person i partisë sime, është tradhtar
i kombit! . Kjo del: Me ne, patriot! Të kundërtën-tradhtar!
Haaa! Edhe kolonel Tahir Zema, që ua kalli datën serbëve
në Loxhë, po të ishte me ata që e akuzuan për
të tillë- asnjë media nuk do të shpifte fejtone
të njëpasnjëshme kundër tij. Po, madje, do ti
thurnin panagjerikë atdhetarie. Edhe me Skënderbeun do ta
kishin krahasuar. Pasi nuk ishte me ta, s kishte si bën të
konsiderohej atdhetar! Medet, për këtë logjikë!
Aspak më të kursyer nuk janë edhe njerëzit e profesioneve
të ndryshme publike. Po, deri kur, kështu, nuk do të
kemi përgjegjësi ndaj kësaj fjale fyese e denigruese
- "tradhtar i kombit!". Deri kur, kështu, ideologjia,
shpirngushtësia dhe xhelozia, do të na e shëmtojnë
shpirtin?! Deri kur asgjënë duam ta bëjmë argument
për ta fyer njëri-tjetrin?! Aq shumë individë të
jetës sonë politike e publike kanë kaluar nëpër
tehun e kësaj akuze të ndyrë vetëm pas luftës,
pa as më të voglin argument, sa kjo sikur është
bërë modë te ne! Dhe, aq është banalizuar nga
kuturuxhinjtë, sa tash aq shumë e ka relativizuar të
qenit e dikujt atdhetar a jo. Ose, thënë me fjalë të
tjera: aq shumë është banalizuar togflalëshi denigrues
tradhtar i kombit! , sa ec e bjeri më në fije
kush vërtet ka qenë dhe është i tillë e kush
jo. Vetëm një gjë dihet: kur atdhetarët akuzohen
për tradhtarë të kombit, tradhtarët
e vërtetë e kryejnë punën e vet me sukses kundër
kombit. Prandaj, koha është që para se të flasim,
ta peshojmë fjalën shumë. Në këtë prizëm,
edhe nëse e kemi kundërshtar në
sferat e jetës politike e publike dikë, nëse ka vlera
kombëtare, duhet tia theksojmë. E, jo, nëse e konsiderojmë
për të tillë, ta zymtësojmë, siç ka
ndodhur deri më tash. Se kështu vetëm kombin e dëmtojmë.
Dhe, ky sindrom do ti infektojë edhe gjeneratat pas nesh

