Intervistë eksluzive me
Xhemajl Berishës, ish bashkëveprimtar i Sali Çekajt,
të cilën e botoi gazeta "Bota sot" (26.08.2003-05.09.203)
KAM PARË E KAM DËGJAUR
SHUMËÇKA
Shikoni
të gjitha fotot që shoqërojnë intervistën e
zotit Xhemajl Berisha
Thotë Xhemajl Berisha,
njëri nga bashkëveprimtarët e Sali Çekajt, i cili
i formoi celulat e para
ushtarake
në Rrafshin e Dukagjinit. Për kombëtaren "Bota sot",
z. Berisha, për herë të parë, ka shpalosur shmëçka
nga ajo që di për luftën. Veç kësaj, ka shprehur
edhe brengat e tij për të këqijat që ia kanë
sjellë lëpëkëstët kësaj lufte, dhe popullit.
Po ashtu, ka shprehur edhe reagimet e tij ndaj disa pjesëve të
intervistës së Xhavit Halitit dhënë ditores "Zëri".
Xhemajl Berisha ka hedhur poshtë edhe disa deklarata të Bajram
Kosumit, të cilat i ka cilësuar tepër cinike. Po ashtu
ka vërtetuar, me këtë intervistë, të gjitha
fjalët që i ka thënë kohë më parë,
po në këtë gazetë, bashkëveprimtari i tij,
Saim Tahiraj nga Belegu i Deçanit. Përmes z. Berisha, lexuesit
do ta kenë edhe më të qartë figurën e madhe
kombëtare të Sali Çekut, dhe të grupit të
tij prej 33 pjestarëve. Lexuesit do të dinë disa detaje
të panjohura deri më tani, për legjendarët Adem
Jasharin e Sali Çekajn. Dhe shumë e shumë gjëra
të tjera, gjatë rrëfimit të të cilave, Xhemajl
Berisha shkëput rrjedhën e tyre, për ta shfryrë
mllefin dhe mallkimin e vet në ata që sot Adem Jasharin e
quajnë njeri të LPK-së, që Sali Çekajt nuk
duan t'ia pranojnë rolin e vet të madh në historinë
kombëtare, që vrasin natën e vajtojnë ditën,
që kanë vrarë njerëz edhe gjatë luftës
dhe pas saj, në emër të atdhetarizmit të rrejshëm
etj
Biseduan : Sefedin KRASNIQI
dhe Nazmi LUKAJ
PYETJE : Kur keni dëgjuar
për herë të parë për organizmet e para ushtarake,
dhe nga kush?
Xhemajl Berisha: Ishte
fillimi i vitit 1991. Saim Tahirin e takova në Beleg në shtëpinë
e tij. Të dytë bashkë dolëm në Deçan.
Hymë në një çajtore. Ai, në bisedë e
sipër, më tha se janë duke u bërë biseda rreth
mundësisë së organizimit për një rezistencë
të armatosur kundër Serbisë. Bisedat, më tha, zhvilloheshin
mes autoriteteve të Kosovës dhe të Qeverisë së
Shqipërisë. Kush krejt ka marrë pjesë atëherë
në ato biseda, nuk është punë imja ta them. Ky lajm
i Saimit, më emocionoi. Thashë se këto duhet të
jenë bërthamat e para të një ushtrie të armatosur
të Kosovës. Edhe Saimi u pajtua me këtë konstatim
timin. "Kështu fillohet formimi i ushtrisë, se asnjë
ushtri nuk formohet me 100.000 a 200.000 ushtarë përnjëherë",
më tha ai: "Mjaftojnë, sa për fillim, për secilën
komunë të Kosovës nga 7-8 njerëz, deri sa ta zgjerojmë
dhe ta rrisim numrin e pjesëtarëve të kësaj rezistence".
Në fund të marsit të vitit 1991, Saimi shkoi në
Zvicër për të punuar. U kthye para fillimit të sezonit
të pushimeve, dikund kah fundi i majit a fillimi i qershorit. Duke
biseduar me të, më tha se marrëveshja është
arritur për fillimin e ushtrimeve ushtarake. "Tash ka mbetur
vetëm ta dimë se kur fillojnë ushtrimet e para, pra,
kur do t'ia nisë ushtrimet grupi i parë", më tregoi
Saimi. Ai ishte i bindur se në shtator të '91-s, do t'i niste
ushtrimet grupi i parë. Saimi kërkonte të bisedonim me
njerëz të sigurtë kombëtarisht për zgjerimin
e aktivitetit. Gjatë bisedës, pasi që tash e dinim se
filloi të lëvizë diçka më konkretisht, unë
ia propozova një person që e njihja, dhe në të cilin
kisha besim, duke u bazuar në vetë personalitetin dhe karakterin
e tij, si dhe në gatishmërinë që kishte për
çështjen kombëtare. Atë e kisha të anës
sime. Quhet Osman Ferizaj, nga Kodralia.
PYETJE : Pastaj si rodhi
kjo çështje?
Xhemajl Berisha: Osman
Ferizi e propozoi Shkëlzen Gjonajn dhe Hasan Ferizin, gjithashtu,
nga Kodralia. Këto ishin propozimet e para. Natyrisht kontaktonim
edhe me persona të tjerë si këta. Madje merrnim edhe
opinionet e tyre për këtë nismë të parë
të rezistencës së armatosur. Në grupin e dytë,
nga Deçani, duheshin katër veta. Grupi i parë tashmë
kishte filluar ushtrimet në Shqipëri. Pritej nisja e grupit
të dytë. 3-4 ditë, pa i përfunduar ushtrimet grupi
i parë, Saimi më thirri në telefon. "Xhemajl, më
tha, po thotë shefi merri shokët dhe ejani t'ju provojmë
çka dini të punoni. I keni dhjetë ditë punë.
Nëse tregoheni të aftë, ua bën garancionet".
Pra, kjo ishte parolla për nisje në Zvicër, pastaj për
Shqipëri në ushtrime ushtarake. Unë u tregova shokëve.
U përgatitëm. I morëm biletat e udhëtimit, dhe u
nisëm me një taksist, që e kishim angazhuar të na
dërgonte deri në Aeroportin e Shkupit. Ai njeri ishte nga
Carabregu. Taksisti na priti në aeroport, derisa u sigurua se ne
u futëm brenda, dhe se s'ishte më rrezik të na kthenin.
Mbërrimë në Cyrih. Në aeroport, kishin dalë
të na prisnin Saim Tahiraj dhe Ismet Abdullahu, që na dërguan
në shtëpi. Kemi ngrënë darkë aty, e pastaj
jemi shpërndarë. Unë kam ndejur nja 10 ditë. I prisnim
shokët të vinin për t'i marrë detyrat e reja. Në
ndërkohë, nga Shqipëria erdhën edhe pjesëmarrësit
e grupit të parë. Dy nga ta i takova. Njëri ishte nga
Drenica, tjetri nga Kaçaniku. Luma, më duket, e kishte mbiemrin.
Këta të grupit të parë janë kthyer në
Kosovë secili në mënyrën e vet. Kanë shkuar
nëpërmes Gjermanisë, Zvicrës etj. Kufirin Shqipëri-Kosovë
e kanë kaluar vetëm Sali Çekaj dhe Zymer Luli, kuptohet,
të armatosur deri në dhëmbë. Salihu ka pasur kontakte
me njerëzit tanë në Kosovë. Po edhe Zymer Lulaj.
Vlen të ceket se në këtë grup ishte edhe Zahir Pajaziti.
Më vonë, e kam kuptuar se edhe Rrustem Bruçi ka qenë
i kyçur drejtpërdrejt. Kështu, pasi jemi bashkuar ne
të grupit të dytë të gjithë në Zvicër,
jemi nisur me autobus për në Shqipëri. Në këtë
grup nga Deçani kanë shkuar: Osman Ferizi, Hasan Ferizi,
Shkëlzen Gjonaj edhe Sami Tahiraj, i cili ka qenë duke punuar
në Zvicër sezonalisht. Unë, të nesërmen, kisha
për të udhëtuar në Shkup. Në bisedën e
fundit që e pata me Saimin, më pati thënë: "
Xhamal, a ke mundësi ta gjejsh një koordinator për Gjakovë?"?
Nga kjo pyetje, kuptova se duhej zgjeruar aktivitetin edhe në komunën
e Gjakovës. Iu përgjigja se, sikur të ishte puna për
Pejë ose për rrethinën e saj, si p.sh. në Rugovë,
do ta gjeja dikënd, sepse andej njoh njerëz më shumë,
që janë të devotshëm për këtë çështje.
Në Gjakovë, nuk isha shumë i sigurtë, sepse njerëzit
i njihja pak. Të nesërmen, në mëngjes, ka ardhur
Skënder Tolaj me veturë dhe më ka dërguar në
Aeroportin e Cyrihut, prej nga ku kam fluturuar për në Shkup.
PYETJE : Gjatë kohës
që keni qëndrur në Zvicër cili ka qenë aktiviteti
juaj atje?
Xhemail Berisha : Gjatë
atyre ditëve sa qëndrova në Zvicër, bisedonim me
Saimin lidhur me mundesinë e angazhimit të të rinjve
nga komuna e Deçanit. U pajtuam të dytë që, sapo
të mbërrija në Kosovë, të bisedoja me Ismet
Mehmetajn nga fshati Isniq dhe Sokol Gjocin nga Dubrava.
PREJ VESEL LEKËS KAM KËRKUAR
T'I GJEJ NJA SHTATË-TETË
PERSONA, PËR TË NISUR ORGANIZIMIN USHTRAK (2)
PYETJE : Kur u kthyet
në Kosovë, me kë u takuat së pari?
Xhemajl Berisha: Me t'u
kthyer në Kosovë, pas tri ditësh, jam takuar me Vesel
Lekën e Lumbardhit. Veselin e njihja prej vitesh. Duke pasur besim
në devotshmërinë e tij kombëtare, e kam njoftuar
të parin për fillimin e kësaj përgatitjeje të
lëvizjes ilegale të armatosur. I thashë: "Vesel,
s'ka qenë keq të angazhohesh edhe ti në këtë
punë. Ti e di situatën prej Saimit qysh në qershor, andaj,
nëse ke mundësi t'i gjesh nja 7-8 persona në Prapaçan,
Lumbardh, Broliç e Dubovikë etj., për t'ia bashkëngjitur
këtij organizimi".
I tregova, gjithashtu, se armët që do futen në Kosovë
duhet lëvizur nëpër vende të ndryshme, në mënyrë
që t'i fshehim gjurmët nga shërbimet sekrete të
Serbisë. Veseli shprehu gatishmëri për këtë
punë. M'u përgjigj shkurt: "Jam në dispozicionin
tuaj, dhe nuk do të kursej asgjë". Më vonë,
pas shumë kohësh, janë dëgjuar disa zëra se
nga na doli ky njeri! Normalisht, kam thënë se ky person ka
qenë i angazhuar qysh në qershor të vitit 1991, dhe se
i ka pranuar të gjitha detyrat.
Njeriun e dytë që e kam takuar është Ismet Tahiraj.
Më tregoi se i kishte tre djem nga Belegu, të gatshëm
për gjeneratën e tretë, për t'i dërguar në
ushtrimet ushtarake në Shqipëri.
" Po ashtu, edhe unë i kam tre të tjerë " -
i thashë. Me një fjalë, grupi i tretë nga Deçani
u kompletua. Pas një kohe e takova edhe Ismet Mehmetajn, me të
cilin bisedova gjërë e gjatë sesi qëndronte puna,
pra se na duhej gjetur njerëz të besueshëm dhe të
ndershëm, të cilët janë të gatshëm të
bëhen ushtarë të Republikës së Kosovës.
Edhe këtij i ofrova gatishmërinë për tu kyçur.
Pa hezitim, dhe shumë i vetëdijshëm, pranoi të marrë
çfarëdo detyre në shërbim të atdheut. Pas
tri ditëve vendosa ta takoja Sokol Gjocin, për të biseduar
me të gjerë e gjatë. Shkova në Dubravë. Për
fat, Sokoli ishte në shtëpinë e vet. Hymë në
odë të burrave. Muhabet pas muhabeti, e njoftova gjerësisht
për situatën, dhe angazhimin që është bërë
deri më tash në shërbim të kombit.
" Na duhen djem të besueshëm për këtë
punë, dhe jo vetëm nga komuna e Deçanit, por edhe nga
komuna e Gjakovës, nëse njeh ndokënd", i thashë
atij. Kuptohet, edhe ai menjëherë u tregua i gatshëm
që të bashkëpunonte me ne në këtë drejtim.
Kemi shkuar bashkë që të dy deri në Irzniq. Ai u
ndal aty për të biseduar me dikë, që e njihte për
këtë që i thashë. Aty jemi ndarë. Tek pas një
jave jemi takuar prapë në Deçan. Atë ditë,
Sokoli më tregoi se i ka disa djem të gatshëm për
ushtrime, jo vetëm për një muaj, por për çdo
gjë që duhet në shërbim të atdheut. Prej meje
kërkoi që t'i tregoj dy-tri ditë para nisjes për
në Shqipëri. Kështu me kohë ne filluam edhe ta dinim
përafërsisht kush ishin djemtë që do të angazhoheshin
në ushtrimet ushtarake. Osman Ferizi, një ditë, ma sygjeroi
Rrustem Shalën nga Barani i Pejës, për ta angazhuar për
Lugun e Baranit. Unë, personalisht, nuk e njihja, por e mora obligim
të bisedoja për këtë punë me Shpend Shalën,
i cili ishte, po ashtu, nga Barani, që është nip imi.
U takova me Shpendin në Deçan. E pyeta për Rrustemin.
Më tha se e njeh, dhe se e ka djalë të axhës. I
tregova se pse e pyeta për të. Shpendi më pyeti se kush
e ka caktuar atë, mirëpo unë i thashë se kjo s'është
e rëndësishme për ta ditur. Me rëndësi, i thashë,
është që t'i duhet të bisedosh me të. "
Do të jeni të dytë a njëri, kjo mbetet punë
juaja ", tha ai. Kryesorja, njerëzit duhet të jenë
të përgatitur që në momementin kur t'ju lajmërojmë,
të jenë të gatshëm. Në fshatin Pozhar, aty
ku kam lindur dhe jam rritur, kërkova ndihmë dhe angazhim.
Pozitivisht m'u përgjigjën dy njerëz - Hazir Idriz Berisha
dhe Nexhat Bajram Musaj. Haziri më ka ndihmuar me veturë kudo
që kam pasur të shkoj për këtë çështje.
Qoftë kur kam pasur të shkoj në Pozharan të Vistisë
te Xhevat Qerimi, bashkë me Saimin për t'i dërguar detyrat
e reja që kërkoheshin nga kompetentët, qoftë gjetiu.
Xhevati ka qenë koordinator për Pozharan e rrethinë.
Hazirin kurrë s'kam pasur nevojë ta pyes a është
i lirë a i zënë për të na shërbyer. Ka
mjaftuar që t'i them se nesër do të shkojmë në
shëtitje, dhe u krye puna. Ai gjithmonë më ka thënë
: "Jam i gatshëm për kudoqoftë dhe për çkadoqoftë
për juve". Nexhat Bajram Musajn një ditë e kërkova
në shtëpi, por nuk ishte aty. Pas dy a tri ditësh, u
takuam në rrugë afër shtëpisë së tij.
Më tha menjëherë: " Baca Xhemë, më kishe
pasë kërkuar në shtëpi para 2-3 ditësh ".
" Po ", i thashë. " Të kam kërkuar te
tregu, sepse dy grupe i kanë përfunduar ushtrimet në
Shqipëri, e janë kthyer me municion dhe armë me veti.
Ato i kemi shpërndarë. Mirëpo, do të sjellim ende
armë të tjera, andaj ato duhet strehuar dikund, deri sa të
është e nevojshme. I thashë se jam menduar t'i fshehim
në xhami. Për këtë na duhet ai, sepse e ka çelësin
e xhamisë. Po ashtu, prapë ia ceka se është punë
me rreziqe. Pra, i thashë këtë e di edhe ti vetë.
Nexhati, pasi që më dëgjoi, më tha: " Baca
Xhemail, rreziku është edhe për ty, e ti i ke hy kësaj
pune". " Pra, edhe unë, për çdo punë
që mund ta kryej, nuk është problem fare ", më
tha ai. Rugovën e shumë fshatra përreth Pejës, ku
banojnë një numër i konsiderueshëm i tyre, ka qenë
e planifikuar ta aktivizojmë me grupin e IV. Koordinator për
këtë rajon ka qenë Sokol Muriqi, të cilin e njoh
qysh nga viti 1972.
PYETJE : Pasi i mbaroi
ushtrimet gjenerata e parë e ushatrëve në Shqipëri
dhe e dyta ishe në fazën përfundimtare, çka prisnit
në Kosovë, si ishte atmosfera?
Xhemajl Berisha: Në
Kosovë ishim shumë entuziastë. Prisnim t'i mbaronte ushtrimet
edhe gjenerata e dytë, e cila ishte zotuar edhe për sjelljen
e armatimeve nga Shqipëria, ndërsa, ne që ishim në
Kosovë ishim zotuar për shpërndarjen e tyre. Ushtrimet
e këtij grupi mbaruan. Na lajmëruan se do hynin së shpejti
në Kosovë. Mirëpo, shihej se ushtria jugosllave lëvizte
jo si zakonisht. Hetohej edhe një lëvizje më e madhe
e policisë serbe nëpër territorin tonë, pra në
Deçan. Andaj edhe na duhej që, me përpikëri, ta
vlerësonim kohën dhe situatën, që organizimi i futjes
së armatimeve nga Shqipëria të mos dështonte. Saim
Tahiri dhe Sali Çekaj, kuptohet, se ishin të informuar me
rrjedhat në Kosovë dhe me situatën në Deçan,
për lëvizjet e policisë dhe të ushtrisë serbe.
Kështu, një a dy ditë pasi bisedova me Saimin, dëgjuam
se Sali Çekaj ishte nisur për të hyrë në
Kosovë. Për shkaqe sigurie, kishte qenë i detyruar ta
ndërrojë edhe itinerarin e rrugëtimit. Në vend se
të zbrisnin në Pobërxh, ashtu siç ishim dakorduar,
Salih Çekaj, së bashku me 33 ushtarët e tij, ishte
ndalë në Voksh. Kishin ndaluar në shtëpinë
e Avdyl Panxhajt, dhe në shtëpinë e Ramë Panxhajt
e të disa të tjerëve.
ADEM JASHARI I THA SAIM TAHIRAJT
SE NUK
KTHEHEJ PA ARMË NË SKËNDERAJ (3)
Në këtë kohë,
kishte luajtur puna me Qeverinë e Ramiz Alisë në Shqipëri.
Mirëpo, papritur, kuptuam se u zbulua Grupi i Mentor Kaçit.
Nuk vonoi shumë, në Prishtinë u zbulua edhe Xhavit Gubetini.
Më 29 dhjetor '91, në mëngjes, shtëpia e Saim Tahirajt,
po ashtu, u rretua nga policia serbe.
PYETJE : Nën komandën
e kujt kanë hyrë në Kosovë njerëzit tuaj? Sa
u vonuan të tjerët të hynin, dhe ç'bënit
ju në ndërkohë?
Xhemajl Berisha: Për
organizimin e ushtrimeve ushtarake në Shqipëri ka qenë
i caktuar nga institucionet atëhershme të Republikës
së Kosovës Salih Çekaj. Këta njerëz i njihnin
Salihu e Saimi. I ndjeri profesor Fehmi Agani ishte kryesori. Ndërsa
për të komanduar gjatë hyrjes nga Shqipëria në
Kosovë, Sali Çekaj ka qenë i caktuar nga bashkëluftëtarët
e tij, që ndër këta ka qenë edhe vetë legjendari
Adem Jashari, me disa të tjerë nga Skënderaj. Ka pasur
edhe nga Shkupi, Tetova, Kumanova. Ne ishim organizuar për pritjen
e tyre, kur të mbërrijnë në Kosovë, andaj secili
e kemi ditur se kush do të shkojë ku. Me mua erdhën ata
të Maqedonisë. I kam futur në autobus, dhe iu tregova
ku do të shkonim. Ishin kushte të jashtëzakonshme. Kërkohej
të vepronim shpejt, e pa rënë në sy se kush janë
dhe nga janë. Shoferin e autobusit e kisha të njofshëm.
Ishte djali i axhës së gruas sime. E ndalova për të
biseduar me të. Më tha se do shkonte në Gjakovë,
por ia ktheva rrugën. I thashë se këta udhëtarë
duhej t'i dërgonte në një vend. I ka futur në autobus,
dhe i ka dërguar atje ku duhej të shkonin. Mendjen e kishim
përqëndruar te armatimi, që Salih Çekaj me shokë
e kishin futur në Kosovë. I tëri mbeti në Voksh,
në familjen e Tolajve. Tashmë dihen njerëzit me emra
në shtëpitë e të cilëve ka qenë armatimi:
në shtëpinë e Fadil Tolajt në Pobërxhë,
ka qëndruar armatimi dhjetë ditë. Pas Fadilit, armët
janë dërguar në shtëpinë e Salih Çekajt
në Broliç. Prej shëpisë së Salih Çekajt,
një pjesë e këtij armatimi është bartuar në
Beleg te vëllezërit Tahiraj. Nga këtu, ua kanë dhënë
grupit të Drenicës dhe të Llapit. Dëshminë
deri tash më të sigurt e ka dhënë Saim Tahiraj në
një intervistë të tij në kombëtaren"Bota
sot", në të cilën i ka dhënë emrat dhe
mbiemrat e ushtarëve, komunat, numrin e armës si dhe sasinë
e karikatorëve dhe fishekëve. Për armatim, kemi shkuar
unë, Saimi dhe Samiu në shtëpin e Salihut. Te dera dolën
vëllezërit e tij, Smajli dhe Musaja. Këtë të
dytin, nuk e kam njohur më herët. Saimi më tregoi pastaj
se është vëllai i Salihut. Të dytë na i kanë
dhënë armatimet. I kemi marrë, dhe jemi nisur për
në Beleg. Ishte nje natë shumë e ftohtë. Binte borë
pandalë. Saimi e ka ngarë traktorin të mbushur me armë.
Kemi mbërritur te Blini i fshatit Llukë, që shihet prej
Strellcit, pra, prej një largësie të madhe. Rrugës
për në Beleg, nga pesha e rëndë e armëve në
traktor e, po ashtu, edhe nga shpejtësia e madhe, kemi parë
se traktori është nxerë. Kishte rrezik të prishej,
dhe të mbeteshim në rrugë me tërë atë
armatim. Jemi afruar te shtëpia më e afërt, që e
kishim në rrugë. Ishte shtëpia e Tafil dhe Murat Ukajt,
dy vëllezër që i njihnim. Ishin shumë djem të
mirë. U kemi kërsitur në derë të oborrit. Doli
njëri nga vëllezërit Ukaj, i cili na ftoi të hynim
brenda për t'u nxehur dhe për t'u çlodhur pak. Ia shpjeguam
problemin që kishim me traktorin, dhe se na duhej vetëm pak
ujë për të. Na e solli ujin. Pasi e zgjidhëm problemin
me traktorin, e kemi vazhduar rrugën menjëherë për
në Beleg. Para se të dilnim në rrugën kryesore,
nëpërmes së cilës ishim të detyruar të
kalonim, e kemi marrë nga traktori nga një automat që,
në rast se takoheshim me policinë serbe, të luftonim
me të. Fati e deshi të arrijmë në shtëpinë
e Saimit, pa telashe. Pasi i zhgarkuam nga traktori dhe i siguruam armët,
para se të fillonim me shpërndarjen, ato i përgatitëm.
PYETJE : Kush i ka mbushur
dhe si u bë shpërndarja e armëve?
Xhemajl Berisha: Saimi
dhe unë i mbushnim, ndërsa Samiu i regjistronte me numra kush
dhe çfarë armësh merrte. Në mbushje, na kanë
ndihmuar Ismet dhe Bajram Tahiraj. Ka qenë e paraparë që
secilit t'i jepej nga një automatik, me katër karikatorë
dhe 120 fishekë. Duhej t'i mbushnim shumë shpejt, që
të mos humbnim në kohë, sepse plani ishte që të
shpërndaheshin sa më shpejt. Ademi Jashari ka ardhur i pari
për t'i marrë për Skënderaj. Me Ademin ka qenë
Xhafer Zena, që i pati marrë për Llap e Prishtinë.
Më kujtohet shumë mirë Adem Jashari. Rrinte i ulur këmbëkryq,
dhe shikonte si ia ndanim armët e mbushura. Saimi i tha: "Adem,
nuk shkohet kështu, me gjithë këto armë. Duhet pasur
kujdes, sepse, veç organizimit, më së shumti po e rrezikon
veten. Si do t'i dërgosh kështu deri në Drenicë?".
Edhe Xhaferi, që, të vetat, i kishte maskuar pak, i tha: "Adem,
do vi nesër në mbrëmje të të ndihmoj, për
t'i dërguar bashkë në Drenicë". Ai nuk pranoi
: " Sonte,-tha,- kam vendosur t'i marrë. Nuk kthehem assesi
pa to. Ju vetëm mbushni" . I përcollëm atë
natë. Të nesërmen, na u lajmëruan se kishin mbërritur
shëndosh e mire.
PYETJE : Po në komunën
e Deçanit si u bë shpërndarja e armatimeve?
Xhemail: Berisha: Saimi,
pas 3-4 ditësh, prapë ma dërgoi Samiun, që ta lajmëroja
Grupin e Kodralisë, që të shkonin t'i merrnin armët
edhe këta. Shkëlzeni, Osmani dhe Hasani nuk donin t'i merrnin
me qerre, sepse ishte rrezik. Ata më thanë t'ua qitnim në
livadh, kah ora gjashtë e mbrëmjes. Caktuam takimin për
të nesërmen në mbrëmje. Të nesërmen, dolëm
në çajtoren e Shkëlzenit, në Kodrali. U takova
me të. E pyeta se a i kishin marrë të gjithë armët.
Ai më tha se kishin ardhur Hasani dhe ai, por Osmani jo. I thashë
se unë i marrë për Osmanin. Shkëlzeni më tha
se Osmani e kishte porositur t'ia marrë armët edhe për
Muharremin, të cilit do t'ia dërgonte ai. Kemi shkuar në
livadh, larg 600 m nga shtëpia e Saimit. Na kanë pritur Saimi
dhe Samiu. Ne të tretë - unë, Shkëlzeni dhe Hasani,
i morëm armët nga Saimi dhe Samiu, dhe i sollëm deri
në Kodrali. Unë pastaj u ktheva në shtëpi. Salih
Çekaj kishte lajmëruar se, për një kohë,
nuk do vinte prej Shqipërisë. Ndërsa në përgatiteshim
ta kalonim kufirin këmbë. Dhe, pritnim të na jepej urdhri.
Salihu na pati thënë se do të na tregonte kur duhej të
niseshim.
Në këtë kohë, kishte luajtur puna me Qeverinë
e Ramiz Alisë në Shqipëri. Tërë kohën
ishim në kontakt me njerëzit tanë. Mirëpo, pa pritur,
kuptuam se u zbulua Grupi i Mentor Kaçit. Nuk vonoi shumë,
në Prishtinë u zbulua edhe Xhavit Gubetini.
SAMIUN E BURGOSI POLICIA (4)
Diku kah ora dy pasmesnate, kemi
qenë në Rrasë të Zogut, Rrafsh ishte, por ftohtë
nën 18 gradë celsius. Tentuam të depërtonim kërrshave,
por ishte e pamundur për shkak të borës. Zbritëm
poshtë në Erenik. Por as nga këtu nuk mund të depërtonim.
Më 29 dhjetor '91-s, në
mëngjes, shtëpia e Saim Tahirit, po ashtu, u rrethua nga policia
serbe. Dhe tri shtëpi të tjera në Kodrali të Deçanit.
Samiu është zënë në shtëpi, Shkëlzen
Gjonaj në Kodrali, ndërsa Hasan Ferizi kishte arritur të
ikte. Osmani s'ka qenë në shtëpi, andaj edhe ky arriti
të ikte. Saimi kishte ikur në mëngjes, me një djalë
të axhës-Zymer Tahirajn. Bashkë me të, kanë
ardhur te unë në Pozhar. Kur e pashë Zymer Tahirajn,
u tremba mos kishte vdekur kush, ose mos kishte ndodhur diçka
tjetër. I shqetësuar i thashë se ç'kishte ndodhur.
" E ka burgosur policia Samiun ", më tha ai. E pyeta
pastaj për Saimin. Për të, më tha se ishte andej
shtëpisë sime, por se nuk kishte ardhur deri këtu, sepse
kishte menduar mos ishim rrethuar edhe ne. U tregova se e kam dëgjuar
një tanks, por se nuk e kisha ditur ç'ishte duke ndodhur.
Kisha menduar se, si zakonisht, ishte duke u sjellë policia. Pritëm,
i thashë. U bëmë bashkë me Saimin. Ai kërkoi
nga unë të shkoja në Kodrali, ose ta dërgoja dikë
tjetër për të shikuar se çka ishte duke ndodhur.
Pranova, dhe e pyeta pastaj se ku duhej të takoheshim. "Në
shtëpi të Isuf Zymerit, te mixha im", më tha Saimi.
PYETJE : Si arrite të
depërtosh atje, dhe çfarë ishte gjendja në atë
fshat? A ishte rrethuar ai a jo?
Xhemajl Berisha: Kur shkova
atje, iu afrova afër shitores së kodralive. Duke ecur, i dëgjova
disa hapa. Vazhdova prapë, edhe pse i dëgjoja këpucët
që afroheshin. E dita se ishin hapa policësh. Kam ecur edhe
nja 50-60 metra. Jam ndalur, gjoja se po e ndezja një cigare. Dhe
jam kthyer përballë, kinse po ma merrte era flakën e
shkrepsës. Me bisht të syrit vërejta se policët
ishin pas shitores së kodralive. E kuptova tashmë se edhe
Kodralia ishte rrethuar. Të kthehesha menjëherë, nuk
mundja, se do t'u bija në sy si i dyshimtë. Fati im ishte
se, afër shtëpisë së Hasan Ferizit, ishin edhe dy
shtëpi të tjera, andaj vazhdova. Te Hasani nuk guxoja të
shkoja, sepse Vula, Slloba e disa policë më njihnin. Jam ndalur
te Shtëpia e Muhamet Ferizit, i cili punonte si elektricist. E
thirra disa herë në emër. Ka dalë babai i tij. "
Hajde, djali i bacës Muzli, hajde ta pijmë një kafe në
këtë mengjes, se jam tue pi vetë. Shyqyr qe erdhe me
m'ba shoqni ", më ofroi kafe ai. " Zoti të dhashtë
bereçet,- i thashë-, se nuk kam kohë. Po më duhet
Muhameti, se një orë e rrymës po më kërset,
e erdha ta marrë të ma shikoj atë ". Plaku më
tregoi se ishte në gjumë ende, pasi kishte kujdestaruar gati
tërë natën. " Po e zgjoj ", tha. " Jo,
mos e zgjo, se ndoshta s'ka gjë ora ". Më vete, thosha:
" O çfarë kafeje, se ika. N'pshtofsha prej këtij
rrethimi, vonë do të m'i pashë sytë ". U përshëndeta
me plakun. Për fat, nuk më ndali asnjëri nga policët,
që sillej andej. Shkova drejt e te Saimi në Beleg, aty ku
e kishim lënë të takoheshim. Tërë ditën
Saimi më telefon ka qenë në lidhje me njerëzit tanë,
që ta dinim se ç'po ndodhte më saktësisht. E ka
thirrë Xhafer Zenën, dhe i ka treguar krejt çka ishte
duke ndodhur. Të tjerët nuk dinin si t'i merrnim, sepse s'i
kishim numrat e tyre. Saimi e ka thirrë edhe në Shtutgard
Salihun, mirëpo s'di nëse ka folur me të a jo. Nuk dinim
se çka të bënim: ta sulmonim policinë e t'i nxjerrnim
njerëzit që na i kishin marrë, të arratiseshim në
Shqipëri për konsultime tjera.
PYETJE : Si e gjetët
formulën e shpëtimit në këtë situatë të
rëndë për ju ?
Xhemajl Berisha : Thjesht,
nuk dinim se çka të vepronim. Urdhri ka qenë që
të mos binim në duart e policisë, por të iknim me
çdo kusht. Ata që i kishin zënë, kanë treguar
atë çka kanë ditur, por jo sa dinte Saimi. Saimi dinte
shumëçka. Unë disa gjëra i kuptova prej tij.
Vendosëm të iknim. Jemi përgatitur rreth orës 17
: 00. Dolëm nga Belegu, me dy automatikë, me bukur shumë
fishekë. Shkuam në Pobërxh. Deri aty na ka përcjellë
Imer Tahiraj. Ky nuk e di a ka fjetur në Pobërxh a jo, vetëm
e di se ne kemi vazhduar rrugën më tutje. Prej Pobërxhe
na ka përcjellë tezakët Tahir dhe Mujë Hadërgjonaj,
bashkë me një kushëri të vetin, deri në bjeshkë.
Njërin automatik ia kemi dhënë atyre, që ta kenë
më vete për çdo rast. Njërin e kemi marrë
ne, dhe kemi ecur tërë natën në borë e në
të ftohtë. Bukë kishim, por nuk kishim kohë për
të ngrënë fare. Diku kah ora 2 pasmesnate, kemi qenë
në Rrasë të Zogut. Rrafsh ishte, por ftohtë nën
18 gradë celsius. Tentuam të depërtonim kërshave,
por ishte e pamundur për shkak të borës. Zbritëm
poshtë në Erenik. Por as nga këtu nuk mund të depërtonim.
Na u desh të kthehemi. Natën e dytë jemi kthyer prapë
në mal. Rreth muzgut, pra më 30 dhjetor, kemi mbërritur
prapë në Pobërxhë. Ishim mërdhirë nga
të ftohtët. Kemi fjetur atë natë aty. Të nesërmen
e kemi marrë Mujë Hadergjonajn. Bashkë me të, në
këmbë kemi shkuar deri në Junik. Atje e kemi marrë
një taxi, që na ka dërguar deri në Shishmon. Prej
Shishmonit, deri te shtëpia e fundit, kemi shkuar me një djalë
të asaj shtëpie, në të cilën na pati dërguar
Mujë tezaku. Para se të ndaheshim me atë djalin, e pyetëm
për rrugën se nga dhe ku duhet të shkonim. Na ka udhëzuar
aq drejt si të ishte me ne. Jemi ndarë me të. Unë
e Saimi e kemi vazhduar rrugën. Diku kah ora 22 : 30 a 23 : 00
kemi mbërritur në fshatin Lugu i Zi (fshat i Tropojës).
Filluam t'i shihnim dritat e ndezura të oborreve të shtëpive
të fshatit. U ndalëm për të trokitur në një
derë të shtëpisë, që e kishim më të
afërmen. Saimi ka thirrë në oborrin e një shtëpie:
" O i Zoti i shtëpisë! A doni mysafirë?" Doli
një djalë. "Hajdeni, byrem!", na tha. Jemi futur
brendë. Ia kishim pasë qëlluar shtëpisë, sepse
ajo kishte qenë tamam një familje bujare shqiptare. Atë
natë kemi fjetur aty. Të nesërmen, rreth orës 10
: 00 të mëngjesit, kemi dalë nga aty. Na ka përcjellë
një vajzë e asaj shtëpie. Mësuese kishte qenë.
Ajo na mësoi se kah duhej shkuar deri në Bajram Curr. Para
se të ndaheshim prej saj, na pati porositur se "nëse
keni ndonjë shumë parash më vete, askujt asnjë fjalë
mos ja thoni, se është rrezik". Kemi udhëtuar atë
natë. Kemi fjetur në një hotel, i cili ishte duke u renovuar,
andaj s'kishte as nxemje, as asgjë. 8 batanije m'i ka qitur Saimi
përmbi, por nuk më nxeheshin këmbët nga të
ftoftët. Të nesërmen, më 1 janar, trageti nuk qarkullonte
fare për shkak të festës. Na u desht të ktheheshim
prapa. Në mbrëmje, jemi ndalur në fshatin Markgegaj,
ku kemi fjetur në shtëpinë e Ibish Camit. Me një
kamion, jemi nisur të nesërmen deri në Fierz. Kemi hypur
në traget, dhe jemi nisur për Tiranë.
" DELEGATI " I PARË
QË NA ERDHI NË TIRANË, ISHTE XHAVIT HALITI (5)
PYETJE : A ju priti dikush në Tiranë?
Xhemail Berisha : Po, na
ka pritur një njeri shumë me autoritet në hierarkinë
ushtarake të asaj kohe. Për momentin pa dijen e tij nuk mund
t'ia permendi emrin. Veç ketij personi, te hotel "Tirana",
na ka pritur një familje gjakovare, të cilën e kam njohur
qysh në vitin 1981. Te ta edhe kemi fjetur atë natë.
Ditën tjetër, e kemi marrë vajzën e të zotit
të shtëpisë, Zija Ejupit, sepse doja ta vizitoja Brahim
Pozharin. Vajza, në fakt, shtëpinë e Brahimit nuk e dinte,
por me tha se punonte te Hajdin Sejdia (H. Sejdia nga fshati Grabanicë
e Klinës v.j.). Pasi hëngrëm mëngjes, shkuam te
shtëpia e Hajdinit. Por Brahimi nuk ishte aty. Më thanë
se do të kthehej ka ora 16.00, se kishte shkuar me punë në
Fier. Në familjen gjakovare hëngrëm drekë. Shkuam
ta kërkonim sërish Brahimin. Tani ai ishte aty. Na mori në
objektin ku punonte, te vila e Simon Stefanit, të cilën e
kishte marrë me qera Hajdin Sejdia. Na luti për drekë.
Me Hajdinin, ka folur nja pesë minuta. Ka dalë pastaj bashkë
me të. Hajdin Sejdia, pas një njoftimi të shkurtër
me ne, na tha: "Sa të jem unë këtu, për të
ngrënë e për të fjetur mos u brengosni. E kam edhe
një vilë tjetër, andaj, pa asnjë problem, rrini",
na tha ai. Ju falënderuam. Atij i treguam se kishim ardhur ta takonim
Brahimin, e jo për të ndejur tek ai. E kemi marrë Brahimin.
Dhe shkuam në shtëpinë e tij ku jetonte. Aty ai na ka
dhënë tesha dhe këpucë. Ne s'kishim marrë asgjë
më vete. Në vilë e takuam edhe Demë Berishën,
kushëririn e Sali Berishës. Kështu ditët i kalonim
duke shetitur, dhe duke u takuar me shokët që ishin në
Tiranë. Gjatë 15 ditëshit a 2 javëshit të janarit,
" delegati " i parë që na erdhi ishte Xhavit Haliti.
Në vilë, ku ishim unë, Saimi, Demë Berisha, Bajram
Pozhari e shumë të tjerë, Xhavit Haliti m'u ka drejtuar
me këto fjalë: "Tungjatjeta, Xhemajl Berisha!".
" Tungjatjeta", ia ktheva. Nuk më bëri përshtypje.
" Më duket se s'po më njeh ? ", vazhdoi Xhaviti.
" Më fal,- i thashë-, se s'po të njoh. Ka kaluar
kohë e gjatë e s'më kujtohesh". Ai ma ktheu: "
Të kujtohet atëherë me Ramë Lulin në Burgun
e Pejës ? ". " Ahaaa,- i thashë-, po, po tash po
e di ". Mua s'më kujtohej aspak veç i thashë ashtu.
Nejse e vazhduam bisedën. "Pse ke ikur, çka ka ndodhur?
", më pyeti: " Apo për biznes diçka?".
" Pse, tregtar të dukem a, apo po tallesh me mua?", iu
drejtova. "Vërtet fola", m'u përgjigj. Nejse. I
rashë shkurt. "M'i ka zënë ca shokë policia,
andaj ika, sepse kishte mundësi të më montonin ndonjë
gjë".
Pyetje: Patët takime dhe
telashe të tjera me sitipat e Xhavitit?
Xhemajl Berisha: Gjatë janarit,
më kujtohet se ka ardhur edhe një kushëri imi-Faton Mehmetaj,
bashkë me një Bajram Mehmetajn nga Gllogjani, por që
nuk ishin në farë e në fis, edhe pse mbiemrin e kishin
të njëjtë. Edhe e fejuara e Fatonit. Kemi qenë të
fshehur, por nuk e di si kishte mundur të na gjente.
I pyeta çka keni. Fatoni më tha se kanë ardhur t'i
marrin armët nga ne, se donin ta vrisnin Vulën, që ishte
një polic me famë të keqe në Deçan. "A
s'keni armë në Deçan për ta vrarë atë?
Apo këtu doni ta vrisni ?", i thashë Fatonit. Dhe vazhdova:
"Faton, armët t'i kemi ofrur në shtëpi, por nuk
i ke pranuar, andaj s'kemi çka flasim për to unë e
ti!". Unë e Saimi i kemi përcjellë Fatonin e Bajramin
prej shtëpisë ku banonim, në rrugën "Hajdar
Hidi", afër Lidhjes së Shkrimtarëve, deri te hotel
"Arbëria". Fjalët e fundit që ua kemi thënë
janë:" Shkoni në shtëpi. Kur të vijë koha,
pra, kur të fillojë lufta, që ishte e pashmangshme, menjëherë
do t'ua dërgojmë ato. Vetëm lajmërohuni te unë
ose te Saimi. Në dakik i merrni. Por duhet ditur se dikush duhet
të japë urdhër për këtë. Duhet të
jetë një udhëheqës për këtë, se lufta
pa krye s'bëhet". Asnjëri prej tyre kurrë nuk janë
paraqitur për të kërkuar armë. " Delegati "
a personi i tretë, që na ka "vizituar" atë
kohë ka qenë Brahim Avdyli, nëse nuk gaboj, nga Reka
e Keqe. (Saimi e di më mirë kush ka qenë ai). Brahimi
thirrej në njëfar dokumenti, që gjoja dokumentoka se
Ibrahim Rugova e ka nënshkruar autonominë e Kosovës.
Aty na erdhi edhe Zymer Berisha, i cili ishte person zyrtar në
Përfaqësinë e Kosovës, në Tiranë. Pastaj
një oficer i lartë - quhej Kastrioti, i cili i ushtronte grupet
nga Kosova. Ishin edhe shumë të tjerë. Brahimi këmbëngulte
vazhdimisht në atë dokumentin e tij. Njëri ndër
18 shokët që ishim aty, i tha: "Tregona atë dokument
". "Jo,- tha ai- atë e posedon Rexhep Qosja". Oficeri
që ishte me ne, ia ktheu: "Po, mirë . Ti burrë,
edhe pse s'po të njoh, çka mendon ti? Pse kanë ikur
këta djem? Pse janë duke ushtruar? Kush i ka dërguar
këta këtu? Rexhep Qosja a ti? A kush? A je ti për luftë?".
Brahimi u shtang dhe filloi pakëz të belbëzonte. "Mirë
që po ushtrojnë, por Ibrahim Rugova e ka nënshkruar autonominë.
Edhe unë jam për luftë, por
.", belbëzonte
Brahimi. Thjesht u diktua se nuk ishte i përgatitur për asgjë.
Nejse, ai iku. Deri në gusht, nuk e kam parë më kurrë.
Një ditë, ishim duke ngrënë bukë në hotel
"Arbëria". Rastësisht e pashë. Iu afrova. E
përshëndeta, e pastaj iu drejtova: "A më njeh?".
"Jo, s'të kam parë kurrë!". " Unë
po të njoh. Ti je ai që një herë, në Rrugën
"Hajdar Hidi", mua e disa të tjerëve na ke pasë
premtuar se do të na e sjellësh dokumentin e nënshkruar
nga Ibrahim Rugova për autonominë e Kosovës". Mbeti
i habitur. "Jo, jo. Je gabim, se unë asfarë dokumenti
s'i kam premtuar kurrë askujt". Atëherë i thashë:
Ke gënjyer një herë, e sot po gënjen prapë.
Dy herë po gënjen. Ishalla Rexhep Qosja nuk është
me mendtë e tua".
Xhemajl Berisha shkëputet
pak nga biseda jonë, për t'i kundërshtuar disa pohime
të lëpëkësitëve për Adem Jasharin, dhe
për t'i demantuar disa pjesë të intervistës së
Xhavit Halitit, dhënë ditores "Zëri" si dhe
ndonjë diskutim të Bajram Kosumit në Parlamentin e Kosovës.
Xhemajl Berisha në veten
e parë: Kam dëgjuar dhe lexuar se Adem Jashari paska qenë
anëtar i LPK-së! Këtë e kam lexuar në gazetën
"Zëri i Kosovës", shkruar nga Bedri Islami, më
10.12.1998. Athua, askush s'e ka ditur ku dhe në çka ka
qenë i kyçyr Adem Jashari, vetëm i paska mbetur Bedri
Islamit të na e mësojë këtë!? Por, në
këtë kohë Adem Jashari veç kishte rënë
për lirinë e Kosovës. Për të, e kishte flijuar
gati edhe tërë familjen. Kishte dhënë tërë
atë çka mund të jepej. Tashti ky farë Bedri Islami
fliste në emër të Adem Jasharit! Poashtu ky, Bedri Islami,
thoshte se Isuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka paskan qenë
themeluesit e LPK-së, dhe anëtarë të kësaj
partie. Këtë unë nuk e di. Ndrërsa Adem Jashari
kurrë s'ka qenë as drejtues, as anëtar i LPK-së.
Mund të polimizoj edhe me njerëz që e ndiejnë vetën
edhe më afër me Adem Jasharin, e lëre më me Bedri
Islamin, të cilin më së miri na e kanë pasqyruar
Abdi Baleta në shkrimet e tij, si dhe Nazmi Berisha i Dyzit në
librin e tij "Njëzet vjet nëpër burgjet e Enever
Hoxhes". Një sqarim për lexuesit pra: Ky, Bedri Islami,
ka qenë njeri i Sigurimit të Enver Hoxhës që i ka
marrë në pyetje shqiptarët e Kosovës derisa i ka
çmendur. Vërejtjen tjetër e kam për Musë
Jasharin, ish-bashkëveprimtar i legjendarit Adem Jashari, siç
edhe thirret ai, tash është pjestar i TMK-së. Në
pyetjen e gazetës ditore "Zëri" të 8 marsit
2002 se cila është historia e fotografisë së Adem
Jasharit me Ibrahim Rugovën, Musa Jashari përgjigjet: "
Unë mund të them aq sa mund të thuhet për atë
fotografi. Adem Jashari ishte në Shqipëri, dhe në atë
kohë bisedohej për çështjen e Kosovës. Atëherë
Ademi shkoi aty të mësonte se çka në fakt bisedohej.
Ishte shumë i interesuar. Aty e zuri fotoaparati. Kjo është
historia. Unë kaq mund të them për fotografinë e
tij me Ibrahim Rugovën".
Çka ka thënë Musa Jashari nuk është fare
e vërtetë. Nuk e di se ku dhe për çka ka qenë
ai në atë kohë, as ku e ka marrë këtë
informatë për çështjen e fotos. Ndërsa unë
po e them të vërtetën, sepse, një ditë, përpara
kam qenë me Adem Jasharin në përfaqësinë e
Kosovës, në Tiranë, në atë kohë. Kemi
ndejur me Zymer Berishën. Ai na ka thënë: "A po
vini në aeroport ta presim të zotin e shtëpisë,
se na vjen nesër?". Unë i thashë se s'kam mundësi,
sepse më duhej të kërkoja banesë për pesë
fëmijët dhe gruan time. "Por Ademi mund të shkojë,
dhe mund ta marrë më vete edhe Jakup Nurën", i thashë
Zymerit. (Jakupi, në atë moment, nuk ka qenë aty prezent).
Dhe, kaq ka qenë biseda mes nesh, për çështjen
e ardhjes së Ibrahim Rugovës. Të nesërmen, ka shkuar
Ademi me Jakup Nurën, që shihet edhe në foto. Pra, Adem
Jashari nuk ka shkuar rastësisht atje. Po ashtu, as aparati nuk
e ka zënë Adem Jasharin rastësisht në pritjen e
Ibrahim Rugovës në Tiranë. Po ka shkuar me vetëdije
dhe dëshirë të plotë. Kaq.
FEHMI AGANI E SALIH ÇEKAJ
KANË QENË NË KONTAKT ME LEGJENDARËT ADEM JASHARIN
DHE ZAHIR PAJAZITIN (6)
Xhavit Haliti, i ka kontribuar
më së shumri formimit të ushtrisë me dy krahë.
Krahu i tij ka pasur 150 ushtarë në tërë Kosovën,
dhe krahu ynë 99% të ushtrisë, dhe ka qenë nën
komandën e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës,
komanduar nga i ndjeri Ahmet Krasniqi, që e vranë lëpëkësitët
në Tiranë.
Në vitin 2002, lexova rastësisht
" Zërin". Hasa në një intervistë të
Xhavit Halitit. Nuk kam pasur mundësi t'i përcjellë të
gjitha pjesët e saj. Në ato që i kam lexuar kam hasur
në shumë të pavërteta. Pyetja e "Zërit"
drejtuar Xhavit Halitit ishte:" Ku dhe si je takuar me Adem Jasharin?".
Xhavit Haliti: " Me Adem Jasharin jam takuar në Tiranë
më 1991 për herë të parë. Ai ndejti një
kohë të gjatë në pritje, pasi që të gjithë
ata që ushtronin në Shqipëri, ishin realisht të
dekonspiruar". Unë tash i drejtohem Xhavit Halitit: "
Pasi e paske ditur që kemi qenë të dekonspiruar, pse
nuk na tragon tash kush na ka dekonspiruar? Po ashtu, Adem Jashari,
më 1991, nuk ka qëndruar gjatë në Shqipëri,
por vetëm një muaj (tetor-nëntor), gjatë ushtrimeve
ushtarake, që i ka pasur me shokët e tjerë. Dy ditë
para se të kthehej në Kosovë, kam pasur një shëtitje
me të te Varrezat e Dëshmorëve, një orë a më
pak. Xhavit Haliti s'ka pasur mundësi ta takojë gjatë
Ademin, sepse ai s'ka qëndruar kaq kohë në Shqipëri.
Pastaj, Xhaviti e thotë edhe këtë: "Së bashku
me të tjerët, ishin vendosur në Shtëpinë e
Oficierëve, siç quhej në atë kohë".
As kjo s'është aspak e vërtetë, sepse Ademi më
1991 s'ka qëndruar në atë shtëpi, si thotë
Xhaviti, por ka bërë ushtrime me shokët e tij në
Malin e Dajtit, në Surrel. Xh. Haliti thotë:" ...normalisht
s'kishim asgjë tjetër se ç'të bënim, pos
që rrinim së bashku në një çajtore, ku mblidheshim
dhe bisedonim".
Fatkeqësia është
se tash, kur dikujt i duhen poena politikë, e hap
gojën për ta bërë të afërt komandantin
legjendar Adem Jasharin
E pyes Xhavitin: A ka mundësi
të na tregosh se ku ka qenë ajo çajtore, sepse, me
sa di unë, në Shqipëri, më 1991, s'ka ekzistuar
asnjë sosh atëherë. Xh. Haliti thotë më tutje:
"...në të vërtetë, s'kam biseduar shumë
as intimisht me të, por, së bashku, kemi trajtuar problemet
e qëndrimit në Kosovë, ose të mundësisë
së arratisjes nga Kosova, si dhe për mundësinë e
organizimit në Kosovë". Aspak s'është e vërtetë.
Fatkeqësia është se tash, kur dikujt i duhen poenat politikë,
e hap gojën për ta bërë të afërt komandantin
legjendar Adem Jasharin. Në fakt, s'kanë pasur kurrë
biseda të afërta me të. Sipas Xhavit Halitit "...
pasi që shumica e të ardhurve që hynin në Shqipëri,
rrinin duke pritur dokumentat për t'u arratisur në perëndim,
Ademi kishte vendosur dhe priste miratimin në një mënyrë
që të futej në Kosovë. Nuk e di nëse qëndronte
dikush prapa tij, siç po shkruhet nëpër revista me
plot patetizëm ". Ashtu siç është shkruar
nëpër gazeta, ashtu edhe ka qenë. Dihet kush ka qenë
prapa tij, kurse patetike është intervista e Xhavit Halitit,
për arsye se sharron edhe më shumë, kur thotë se
" rreth këtyre çështjeve, nuk kemi bërë
biseda intime me Ademin. Nuk kemi biseduar rreth planeve të tij
konkrete. E kam konsideruar si të tepërt perzierjen në
çështjen e tij private, dhe as sot nuk pyes askënd
për gjërat personale ". Hëëë ! Në
një anë ai ka qenë komandant i UÇK-së, thotë
Xhaviti (në fakt ai kurrë emblemë të UÇK-së
nuk ka pasur) - e në anët tjetër thotë se kurrë
me të nuk ka biseduar intimisht. I vetmi njeri që e paska
pyetur Xhaviti paskëshkam qenë unë (!), atëherë
kur interesohej të dinte pse kam ikur, ku dhe si. Thjesht, ty,
Xh. Haliti, të kemi pasur hap pas hapi pas shpine, duke na përcjellë
se ç'po bënim. Kudo që kemi shkuar, qoftë 2 ditë
në Tirane, në Durrës a kudo, na ke mbirë prapa.
Kush dhe si të ka dërguar, ti e di. Veç ti e di se
ç'plane ke pasur. Prapë po të them: kemi qenë
të përcjellur nga ti kudo pas shpine, kryesisht unë dhe
dy shokët e Mentor Kaçit. Këtë s'e luan topi,
as pushka, ta kojti ty a jo. Edhe shokëve të tu të tjerë.
Xh. Haliti: "Nëpër gazeta shkruhet se është
fshehur dikush pas gjithë kësaj". Normalisht se po, sepse
këto punë është dashur ashtu të bëhen.
Këto punë i ka udhëhequr Fehmi Agani e Sali Çekaj,
që ka qenë i lidhur me Adem Jasharin dhe Zahir Pajazitin.
Zahiri, fatkeqësisht, u vra pas pak kohësh, pasi u njoftua
me ju antarët e LPK-së. Kush e ka vënë në lidhje
me ju të LPK-së, e di ai që e ka bërë këtë,
dhe ia ka borxh Zahirit ta thotë të vërtetën. Të
kthehemi tek patetikja. Patetizëm i Xhavitit është kur,
për shembull, në pyetjen e gazetarit të "Zëri"-t:
"Ti kthehemi bisedës që e patët në Tiranë
me Nait Hasanin dhe Rexhep Selimin. A u morët vesh rreth organizimit
të një shtabi të përgjithshëm a të një
koordinimi më intensiv?", Xh.Haliti përgjigjet: "Shtabi
duhej të funksiononte normalisht. Dihej se në një shtet
normal, shefi i një shtabi duhej të zgjedhej nga presidenti
dhe qeverija e atij shteti". Sipas Xhavitit, presidenti i atëhershëm
dhe parlamenti i asaj kohe, paskan qenë punë jonormale! Nën
okupim populli i ka mbajtur zgjedhjet, dhe është përcaktuar.
I ka treguar botës dhe Serbisë se ne edhe në këso
situatash, mund t'i mbajmë zgjedhjet, dhe t'i zgjedhim prijësit
tanë, si për çështje politike, ashtu edhe ato
ushtarake. Edhe ti, Xh. Haliti, e di këtë gjë. Kjo është
ajo patetikja jote, Xh. Haliti." Kjo në rastin tonë nuk
ka qenë e tillë, pasi që nuk kemi pasur asnjë organizim
të tillë që do t'i pranonte rreziqet", thotë
ai. Unë po i përgjigjem Xhavitit, se rreziqet nuk kanë
qenë për ty në vitin 1991, '92, '93
.e deri sa plasi
lufta . E pye Xhavitin sa ushtarë i ka pasur ai? Një, dy a
tre në secilin fshat? E diku, asnjë.
Në komunën e Deçanit,
kanë qenë 99% e popullsisë pro instituioneve
Sipas tij, s'paska pasur organizim
tjetër, veç atij të LPK-së!!! Ky ka qenë
qëllimi I Xhavitit - t'i vjelësh frytet në bashçen
e huj. Formimi i ushtrisë a organizimi i armatosur ka qenë
qysh në vitin 1991 në mënyrën institucionale, e
jo siç thotë ai. Do t'a cekë disa "të mira
të tij". E di shumë mirë Xhaviti bisedën që
e kemi pasur në vitin 1993, kur më ka ardhur njëri në
banesë e më ka thënë se ka ardhur dikush nga Zvicra
e po do të shohë ty, Xhemajl. Më ka shkuar mendja menjëhere,
se Xhaviti mund të ishte ai që më kërkonte. Jam
nisur bashkë me atë që ma kishte pasë dërgur.
Jemi takuar në një restorant afër Lanës (lumi Lana).
Pasi u përshëndetëm, kemi porositur nga një kafe.
Kuriri i tij është larguar (s'po ia përmendi emrin, por
deçanas është). Nëse atij i kruhet shpina, do
t'ia cekë " të mirat e tij ". Sa na kanë ardhur
kafet, është larguar kamarieri, Xh. Halitit më tha: "Xhemajl,
nuk më kishe pasë treguar drejt në vitin 1992, në
vilën e Hajdin Sejdisë, kur të kam pyetur". "Sepse
s'e kam pasur obligim ", t'u përgjigja. " Jo, jo,-tha-,
ke të drejtë". Nuk guxonte të më shikonte në
sy. Atëherë i kam thënë: "Do të flasim
tash pak shkurt, se ju ka ardhur fundi disa gënjeshtarve. Unë
e di se ti, Xh. Haliti, në momentin që m'u ke drejtuar atëherë
me emër e mbimër, e kam ditur se je i dërguar me qëllim
tek ne, që t'i vjelësh frytet tona, sepse kemi qenë të
organizuar të gjithë djemtë e Dukagjinit, Llapit e Drenicës
". Tash po i them se, nëse do të dijë diçka,
le të hapet vetë. I tregoj se ku jam unë e ku është
ai. Sipas lëpëkësë, del se ajo e ka organizuar ushtrinë
(!), dhe se vetëm ajo ka luftuar e askush tjetër më.
Më irituar një diskutimi I Xhavitit në Parlamentin e
Kosovës, në janarin e këtij viti (2003) " Unë
jam njeriu më i përfolur në Kosovë. Flitet që
unë e kam armatosur edhe Alkaidën, kam luftuar me ata, kam
armatosur IRA-n, kam luftuar për IRA-n". E kjo është
patetike, Xh. Haliti, sepse ti i ikën së vërtetës.
Në fakt, Xh. Haliti, i ka kontribuar më së shumti formimit
të ushtrisë me dy krahë. Krahu i tij ka pasur 150 ushtarë
në tërë Kosovën, dhe krahu ynë me 99% të
ushtrisë, dhe ka qenë nën komandën e Minsitrisë
së Mbrojtjes së Kosovës, komanduar nga i ndjeri Ahmet
Krasniqi, që e vranë lëpëkësitët në
Tiranë. Pra, lëpëkëistët kanë "merita",
sepse e vranë njeriun kryesor profesionist, që, për ekspertët
si Ahmet Krasniqi, të tjerët investojnë, kurse këta
lëpëkëistat, i vrasn! Me gjak e kanë filluar e kam
frikë se me gjak do të merrni fund. Kenë filluar me vrasjen
e Ali Ukajt në qendër të Tiranës. Aliu ishte një
gazetar nga Lumbardhi dhe zëdhënësi i parë i UÇK-së.
Pse e bënë këtë? Sepse nuk u pajtua me ta. Ai pranoi
UÇK-në nën komandën e Qeverisë së Kosovës,
të cilën qeveri Xhaviti dhe shokët e tij kurrë nuk
e njohën, por ia bëtë taminin qverisë kuislinge
të Fatos Nanos, etj. Si mendon Xh. Haliti, se Greqia, për
hir të shqiptarëve të Shqipërisë, e shet Serbinë?!
Si keni mendon ai dhe shokët e tij se, përmes Greqisë,
mund ta nxjerrni Kosovën prej kthetrave të saj ?! A e ha Greqia
këtë? Jo, kurrë, sepse Nanosi është agjent
i grekut. Të gjithë e njohin Nanosin për tradhtitë
e tij. Xhaviti dhe shokët e tij e kanë filluar me gjëra
të këqija. E të gjithë ata që e fillojnë
me gjëa të këqija një punë, fundin e kanë
të keq. Pak ju duket vrasja e Shaban Manajt? Djegia e tij? Vetëm
shkiet e kanë bërë një gjë të tillë.
Këtë e bëtë edhe ju. Pastaj, dy djemtë e Zeqirajve,
që e kishin përcjellë kryetarin e komunës në
Istog. Ismet Rracin, Enver Malokun, Xhemajl Mustafën, komandant
Drinin, Smajl Hajdarajn, kolonel Tahir Zemajn e mjaft të tjerë.
Sipas Xhavit Halitit dhe shokëve të tij, " kolaboracianotë
" (bashkëpunëtorë, se s'po ma qet gjuha, hahah !).
Këta i vranë se ua kanë zënë rrugën, që
të vinë ku janë tash.
POLEMIKË ME BAJRAM KOSUMIN
(7)
PYETJE : Pasi veç
dole në një temë tjetër, si i komenton fjalët
e Bajram Kosumit në parlamentin e Kosovës se "
edhe
nëse është marrë ndokush, janë marrë disa
bashkëpunëtorë të serbit, e nuk duhet të bëhet
e madhe?"
Xhemajl Berisha në vetën
e parë: Bajram Kosumit do t'ia bëjë këto pyetje,
dhe vetë do t'u përgjigjem atyre, se nuk është vështirë:
"Po si, bre Bajram Kosumi, u vra Tahir Zemaj vetë i treti
në Pejë, pastaj Ibish Hoti - avokat, Ilir Selimaj, pas vrasjes
së Tahirit
të gjithë në Pejë? Të
gjitha janë vrasje politike. Pse shqetësoheni kur i quan dikush
vrasje politike? Sepse ju djeg, keni vetë dorë në ato
gjëra. Jeni të njëjtë me Xhavitin. E ju, as që
diskutoni asnjë fjalë të vetme, por vetëm me këtë
shprehje dilni në opinion: "Pse nuk zbulohen këto vrasje"?
Do të zbulohen, do të vijë koha. Ti, Bajram Kosumi, si
mund t'i quash Xhemajl Mustafën, Enver Malokun e komandant Drinin
bashkëpunëtorë të serbit, kur dihet sa kanë
kontribuar ata për çështjen e Kosovës. Komandant
Drini u vra kinse qenka dëgjuar duke folur serbisht në radiolidhje?
Hëm ! Si të flet dikush serbisht, medemek, qenka bashkëpunëtor
i shkaut a? Edhe po të kishte qenë ashtu, ekzistojnë
ligjet, rregullat me të cilat punon çdo kush, andaj nuk
vritet njeriu kështu si bëni ju, duke ekzekutuar njerëz.
Jo, more zotni, jo, se ti brenda në partinë tënde, bile-bile,
edhe programin e partisë tënde, ta ka bërë bashkëpunëtori
i Titos, Mahmut Bakalli. Tash ke fytyrë t'i thuash dikujt diçka.
Por, mos u bëni merak, se do t'u vijë fundi edhe këtyre
gjërave. Do të them edhe diçka. Kam dëgjuar se
shumë kanë qenë bashkëpunëtorëtë
Serbisë, sipas teje dhe shokëve tu. Keni thënë për
të gjithë ata që ua keni ndërperë jetën.
Dhe gjithmonë vetëm pasi janë vrarë ata. Mua më
intereson një gjë: Xheladin Muharrem Lekajn, që ka jetuar
në Perëndim, të cilin e kam njohur si shumë djalë
të mirë e të zgjuar, që 6 gjuhë i ka ditur.
Ai i është përgjigjur atdheut, duke e lënë
luksin e tij të madh, dhe asnjëherë nuk e ka lëshuar
në front pikën e Lumbardhit e në Pozhar. Një ditë,
është marrë në pyetje nga shtabi i Gllogjanit, disa
herë. Dhe është dërguar në Lumbardh, sipër
Maznikut, kah Maliet e Dashinocit. Këtë e ka marrë një
person (tash s'do t'ia përmendi emrin asnjërit nga këta
tre persona), dhe e ka dërguar në Gllogjan. Ky ia dorëzon
personit të dytë, i cili e merr në pyetje, dhe e lë
nën mëshirën e të tretit. E ky i treti e likuidon.
Pra, me qëllim s'po them, e pushkaton, por e likuidon, në
mënyrën më barbare. Unë, them lirisht, se më
tradhtar është ai që e ka dhënë urdhërin
për likuidim, se sa ky që akuzohej gjoja se ishte bashkëpunëtor
i serbëve. Në bazë të cilit ligj ju e quani bashkëpunëtor
një shqiptar, dhe në bazë të çfarë urdhëri
ligjor ju e likuidoni? Besim Dajaku, Bekim Kastrati u vranë nga
dora shqipfolëse. Bekimi ishte ushtar i UÇK-së dhe
një gazetar, që e kreu detyrën e vet me nder. Tradhtarë
janë këta?! Tradhëtar ishte Gani Geci që, me urdhër
të Adem Jasharit, kreu aksionin e parë në Skënderaj
kundër policisë gjakpirëse të serbit. Tradhtar ishte
Ukë Bytyçi vetë i treti, që e vranë ditën
e zgjedhjeve, duke e festuar fitoren?! S'keni turp. Sipas jush, ju me
15 veta në Zvicër e Shqipëri e keni fituar lirinë
e jo të tjerët. Ne të tjerët kemi ngrënë
bari, apo jo?! Zotëri, ne kemi punuar me urdhra të njerëzve
të pendës e të pushkës, në mënyrë
të organizuar. Ne kemi qenë të udhëhequr nga njeriu
i pendës e i pushkës, që nuk ka dhënë vetëm
urdhra, por ka ditur edhe t'i dëgjojë ata lart. Organizimin
në Rrafsh të Dukagjinit e ka bërë Sali Çekaj.
Në Drenicë Adem Jashari. Zahir Pajaziti e vllezërit Gurbetini
në Prishtinë. E shumë e shumë të tjerë
nga Llapi, të cilët ishin djem të mirë e trima.
Pastaj Xhafer Zena, vëllezërit Sheholli nga Hertica, Ekrem
Sheholli, Isuf Ismajli
Janë të gjithë këta
emra që i kontribuan me nder kombit shqiptar. Këto janë
gjëra reale e jo patetizëm, si i quan Xhaviti.
PYETJE : T'i kthehemi temës
sërish. Ishim tek viti 1993.
Xhemajl Berisha: Po, dakord. Atëherë
isha në Tiranë. Fola një ditë me Saimin në
telefon. Ai më tha ta prisja se do të vinte në gusht.
Ata nuk erdhën në gusht, por kah gjysma e korrikut. I thashë:
"Po ti më ke thënë në gusht, e jo tash? Çka
u bë?". " E po,-tha- nganjëherë duhet me rrejt.
Jo shumë, po ngapak, s'ka dert", tha. Plasi gazi. Kishin ardhur
me bus të Zenun Idrizit, bashkë me Ismet Avdullahun deri në
Vlorë. Salihu e Zymer Luli me aeroplan. Me ta, ishte edhe një
Nazmiu. Zenun Idrizin e pritnim atyre ditëve të vinte. Dola
unë me Ismet Avdullahun ta prisja në aeroport. Ka ardhur edhe
Zenuni. Janë përgatitur. Të nesërmen unë me
Ismet Avdullahun dolëm në qytet. Ka zbritur Sali Çekaj.
Ai kishte qenë në përfaqësinë e Kosovës.
Aty jemi përshëndetur, dhe kemi biseduar pak. Unë s'kam
ndejur me ta, po jam larguar. Salihu më tha të rrija. I thashë
se çështjet, dhe disa biseda që vetëm ju i dini,
s'kam qejf t'ju përzihem. Pasi e kanë kryer bisedën me
Salihun, unë e Ismeti jemi përshëndetur me Salihun. E
kishin pasë lënë që të nesërmen të
nisemi me bus të Zenunit. Dhe të takohemi në Bushat,
tek nje restorant. Të nesërmen, u bashkuam. Gruan e tij e
kemi dërguar te daja në Divjak. Aty ka qenë edhe Bajrami
(vëllai i Saimit). Jemi kthyer unë, Saimi, Ismeti Avdullahu,
Zenuni në Tiranë. Aty ishte edhe Nazmiu (s'më kujtohet
mbiemri). E takojmë Salihun e Zymer Lulin në Bushat. Atë
natë kemi hypur në traget të gjithë, dhe kemi kaluar
Komonin, Fierzën dhe kemi shkuar në Bajram Curr. Këtë
po e ceki, për shkak se këta lëpëkëicat po
flasin gjithçka. Salihu donte ta kemi një bazë në
Tropojë, që të jemi në lidhje tërë kohën.
I thashë: " Unë i kam tri vende, në të cilat
mund të llogarisim për ndihmë në këtë
aspekt. Njëri është në Bajram Curr, pra te kushëriri
i Salih Berishës, tjetri në një fshat tjetër të
Bajram Currit, që s'kishte të bënte më familjen
e tij, kurse vendin e tretë në Lugun e Zi, që ishte edhe
pak më larg. Ti, Salih, zgjidh në cilën familje të
duash ". Salihu më tha se, për momentin, jemi këtu,
andaj s'mund të zgjedhim ku e si, por po shkojmë tek kushëriri
i Salih Berishës, pasi që ishim veç në Bajram
Curr. Kemi shkuar në shtëpinë e tij. Babai i tij quhet
Ahmet Xhema. Ka tre djemë: Demën, Abedinin dhe Rexhën.
Të gjithë kishin qenë në bjeshkë. Vetëm
Abedini ishte në shtëpi. Kam thirrë në shtëpinë
e tyre. Ka dalë gruaja e Abedinit. Më lutën me Abedinin
të hyja brenda. Nuk hyra, veç Abedinit i thashë t'i
tregojë gruas se, deri kah ora 23. 00, nuk mund të vijë,
sepse jam me shokë, e ata duan të shkojnë në Kosovë.
Jemi bërë bashkë me Abedinin, dhe me shokët. I kemi
marrë armët, dhe jemi nisë të gjithë nën
komandën e Sali Çekajt. I kemi përcjellë deri
në fund, deri ku s'ka shku më vetura. Pastaj nën hijen
e një lajthie jemi ulur dhe kemi bisedonim. Salihi ka qenë
i interesuar të dalë deri në Bjeshkën e Gjeravicës.
Abedini e ka udhëzuar krejt cilës rrugë të shkojë.
Bile Abedini ua tregoi edhe emrin e një personi ku mund të
ndaleshin. Aty,u tha, ndaluni lirisht. Ishte vonë. Vlen të
ceki se shoqërimi im me Sali Çekajn nuk ishte se ai nuk
e dinte rrugën e kufirit, mirëpo qëllimi ynë ishte
që të jemi në lidhje tërë kohën, dhe ta
kemi një bazë aty. Për këtë, më ka marrë
më vete Sali Çekaj. Kjo bazë, tërë kohën,
ka qenë e jona. Pra, unë isha vetëm t'i njoftoj me atë
familje aty, dhe të mbetej si bazë jona ajo familje. Qëndruan
sa qëndruan në Kosovë. Atje i takuan njerëzit, të
cilëve ua dërguan armët që i kishin. Më vonë,
u kthyen në Shqipëri. Ismeti e Avdullahu më përpara,
2-3 ditë. I kam vendosur në një banesë në Tiranë,
afër times. Kanë ngrënë darkë te unë,
dhe i kam dërguar të flenë. Më ftuan edhe mua të
bisedonim, por unë nuk shkova. Ju thashë se, nëse kanë
vërejtje deri në bazën ku unë i kam dërgur,
të ma thonë lirisht. Salihut në Kosovë iu kishte
pas enjur këmba nga ndrydhja. Kemi shkuar me Saimin, dhe e kemi
thirrë në orën 23.00 një mjek, që unë
e njihja, dhe ia kemi sjellë Salihut, quhej Zamir. Ai na pyeti
se a kishe marrë ndonje medikamanet Salihu? Më kujtohet se
i pata thënë:" Zamir, ne s'kemi ditur çka t'i
bëjmë për këmbë, vetëm se 1 litër
raki llozë ia kemi qitur në këmbë. Mjeku ia shëroi
të enjturit. Pas 2-3 ditëve, iu shërua këmba. Shokët
shkuan, përveç Salihut, i cili mbeti në Shqipëri.
Nuk e pyeta pse ka mbetur ky në Tiranë, por shokët më
treguan pastaj se kishte pasur probleme në kufirin Zvicër-Gjermani,
e kanë dashur ta kthejnë në Beograd a ku ta di unë.
Kryesorja, shyqyr që kishte shpëtuar. Sa ka qëndrur në
Tiranë, çdo ditë jam takuar me të. Takoheshim,
shkonim kah Qeveria e Kosovës, pinin ndonjë kafe nëpër
restorante, dhe bisedonim për organizimin dhe për luftën.
Zakonisht nëpër lokalet, ku kishte shumë shqiptarë
të Kosovës, Salihu nuk shkonte, sepse kishte shumë pisa
që s'meritonin as t'i shohësh, e lëre të takoheshe
me ta. Një ditë me Salihun jemi ulur në një lokal
afër bankës shqiptare. Pas pak, ka ardhur Azem Hajdari, i
cili u ul me ne.
SALI ÇEKAJ BËNTE AKSIONE, LPK-ja SHKRUNTE KOMUNIKATA
PYETJE : A folët rreth
Kosovës me Azemin dhe a ju kujtohet ndonjë detal nga përmbajtja
e asaj bisede?
Xhemajl Berisha: Po, biseda
ka zgjatur më tepër se dy orë. Pasi u thelluam në
bisedë, unë deshta të çohem, meqë nuk e dija
a ishte takim i planifikuar në mes të Salihut dhe Azemit."
I thashë, Salih, nëse unë ju pengoj, po largohem".
"Jo, tha Salihu - në asnjë mënyrë". Gjatë
diskutimit, më kujtohet se Azem Hajdari na ka thënë:
" Po filloi lufta sa të jem ne në qeveri, po të
donë shqiptarët e Kosovës, do të kenë armë
e municion çfarë të duan e sa të duan. Janë
të gatshme dhe të konzervuara, andaj vetëm jau hapi derën,
dhe merrni çka të doni për të luftuar kundër
serbit. Dhe jo vetëm fishekë e municion, por edhe oficierë".
Ka qenë në marrëveshje me Sali Berishën ky a jo,
unë nuk e di. Por, ka qenë vërtet fat i keq që Azem
Hajdarin e vranë, se ishte një njeri tepër i dhënë
për çështjen shqiptare. Ishte një kolos i atdhetarizmit.
Pse e thashë këtë? Sepse ka shumë gjëra që
unë e Saim Tahiraj i dimë dhe me kohë do t'i themi.
Salihu shkoi në Gjermani,
unë mbeta në Tiranë
PYETJE : Salihu ka qëndruar
edhe më tutje në Tiranë apo u kthye në Gjermani?
Xhemajl Berisha: Pasi qenë
kthyer nga Kosova, Salihu një kohë qënrdoi në Tiranë
pastaj shkoi në Gjermani. Unë mbeta thuajse vetëm një
kohë në Tiranë. Kuptohet, tërë kohën isha
i rrethuar me lëpëkëica, të cilët më bënin
pyetje tërë kohën, pastaj oferta, më ofronin pasaporta
kinse të dalë jashtë, e këso e aso gjërash
të llojllojshme. Me thoshin se, po pate nevojë a dëshirë
të qëndrosh edhe në Shqipëri, të ndihmojmë
të punosh shtëpi, ma qitnin në tavolinë pasaportën
e dikujt që ta shfrytëzoja etj. I kam refuzuar në vazhdimësi,
me arsyetimin se jam me gruan dhe 5 fëmijë, po edhe se s'kam
dëshirë të dilja jashtë vetë e ta lija familjen
këtu te Fatos Nano. Me thoshin se ne ju kemi ndihmuar shumëkujt,
por po na thonë se këtë ndihmë ua kemi ofrur vetëm
e vetëm të bëhen antarë të partisë sonë,
pra të LPK-së. Ju kam pasë thënë se, po të
m'i ofronin miliardat, s'bëhem anëtar i partisë së
tyre. " Këtë pasaportë falëmnderit që
ma keni sjellë, jepjani Bajram Mehmetit, i cili është
i juaji, dhe këtë pasaportë është duke e pritur
të dalë në Zvicër", u pata thënë.
Kështu njeriu i LPK-së, që ma kishte sjellë atë,
mbeti si në grackë me këtë, andaj edhe ia dha pasaportën
Bajram Mehmetajt. E ka marr Bajrami pasaportën, dhe me të
doli në Zvicër, ku jeton edhe sot e kësaj dite. Personi
që ma ka sjellë atë, quhej Adem Grabovci. Kjo ka ngjarë
në kafe-lokalin e quajtur "Evropa", në katin e parë
përdhesë.
PYETJE : Po a të shoqëronte
dikush tjetër gjatë kësaj kohe?
Xhemajl Berisha: Unë
e njihja pak Ismet Çekun. Rrinim me të. Nga Kosova ishte
edhe Elez Elezi, kështu që u bëmë bashkë dhe
rrinim e shëtisnim. Unë bëra përpjekje në çdo
mënyrë të dalë në Zvicër a në Gjermani.
Në tetor, me ndihmën e shokëve, ia arrita të dalë.
Nuk do t'jau përmendi emrat. Si refugjat në Kampin Rojsvill,
kam ndejur deri në shtator - tetor të vitit 1994. Të
parët që më kanë vizituar kanë qenë 2
anëtarë të LPK-së, por të cilëve nuk do
t'ua përmendi emrin, pasi që nuk janë të egër
si këta të tjerët, por janë të pasherr. Por
prapë se prapë, falëmnderit prej tyre. Salihu me shokë,
më 1994, u futën prapë në Kosovë. Bënë
disa aksione, për të cilat diskutohej shumë nga njerëzit
në variante të ndryshme. Këto aksione apo veprime u përsëritën
edhe më 1995, pasi që u futën prapë në Kosovë
Sali Çeku me Saimin, Zenun Idrizin, Ismet Çekun e të
tjerët. Kur filluan shokët tanë t'i bëjnë shpërthimet
fillojnë edhe komunikatat e famshme të Xhavit Halitit, me
kompani. Para se të futën në Kosovë edhe në
vitin 1996, një ditë më thirri Saimi në telefon
e më tha: "Xhemajl, e kam një hall të vogël,
por s'është që nuk ka zgjidhje".
Më tregoi se do të futen brenda, por fëmijët s'mund
t'i linte vetëm me gruan në banesë. I kam thënë
ta sillte tek unë familjen. Saimin e kam përcjellë deri
në aeroport. Gjatë ndarjes, e di që i kam thënë:
"Amanet e ki kur të kryhet puna, pra, kur të mbërrish
në Tiranë, lajmërom se a keni mbërritur të
gjithë mirë, apo çka do që të ndodhte. Jemi
përshëndetur. Kanë shkuar, por normalisht me vonesë,
sepse dihej si ishin mundësitë e hyrjes në Kosovë.
Gruaja e tij u bë merak, se nuk dinte se ç'po ndodhte, dhe
për ku ishte nisur Saimi me shokët. Por, në lajme kur
dëgjuam se në shtëpitë e refugjatëve në
Junik edhe Irzniç e gjetiu janë bërë këto
shpërthime e sulme ndaj policisë serbe, atëherë
ajo e diti se Saimi ishte në Kosovë. Megjithatë, unë
nuk ia pohova këtë. Më duhet të cek se është
shumë e çuditshme se si sot ka ndodhur aksioni, e të
nesërmen në TVSH ka dalë se ndodhi kjo e kjo ngjarje.
Të pasnesërmen, po i dëgjoja lajmet në RTSH se Shtabi
i Përgjithshëm i UÇK-së, me komunikatën nr
(nuk
e di cila ka qenë), kështu e kështu, e merr sulmin mbi
vete. S'ishte interesant për mua se çka thoshin, por kush
doli me këtë komunikatë? Ishte qesharake vërtet.
Erdhën Saimi, Sali Çekaj, Ismet Çeku, Zenun Idrizi
dhe plot të tjerë nga Kosova, pas aksioneve dhe detyrave që
i kishin kryer. Kaluan 4-5 ditë, dhe bëri telefoni. Ishte
Saimi. E pyeta se si kanë kaluar, dhe se ç'kishte të
re. "Të gjithë shëndosh e mirë jemi",
më tha: "Si kemi shkuar, edhe jemi kthyer. A ka diçka
të re, - më pyeti?". "Po", - i thashë.
"Ka dalë një komunikatë, në të cilën
pranohen aksionet e kryera në emër të Shtabit të
Përgjithshëm". "Jo, bre", tha Saimi. "Kur
ashtu?". Thashë para dy- tri netësh, sa keni qenë
ju ende në Kosovë.
Ja këto ishin punët e fëlliqta të lëpëkëicave
që kanë manipuluar me vlerat tona. Ata e quajnë Adem
Jasharin komandant legjendar të UÇK-së, kur ai kurrë
shenjë të saj s'ka bartur, kurrë armë s'i kanë
dërguar e asgjë tjetër. Si mund të thirren në
emër të tij e të Zahir Pajazitit, kur ata kurrë
s'kanë qenë me lëpëkëica?! Pse e ndajnë
Sali Çekajn, kur dihet shumë mirë se ai ka qenë
prijësi i gjithë grupit prej 33 njerëzve, gjatë
hyrjes me armatim në Kosovë qysh në vitin 1991?! Unë
nuk e di se çka janë ata. Ua ka mbyllur sytë paraja
e popullit, që e kanë mbledhur në diasporë. Por,
ka me ju pëlcitë marrja që e kanë bërë.
Turp ju qoftë të gjithë juve që i ndatë dëshmorët.
Nuk ka pyetur askush se nga cila parti jeni. Një ka qenë e
ditur. Zotëri do të bësh ushtrime, të ndihmosh?
Po, ose jo. S'ka pasur tjetër pyetje aty. Të vetmit që
keni pyetur për parti, keni qenë ju lëpëkëistat
e LPK-së, që e tradhëtuat duke formuar "parti të
luftës" . I njoh të gjithë njerëzit tuaj me
emër e mbiemër. Tash jeni bërë të gjithë
komandantë, komesarë e gjithçka tjetër. Emëroheni
vetë ashtu si doni. Ju ushtarë s'keni pasur fare. Kur ju pyesnin
gazetarët kush je ti, thoshit unë jam komandanti. Unë
komesari, etj. Po mirë, ushtrinë ku e keni? Aaaaa, ushtria
janë në mal! Sipas jush, pra, komandantët po dilkan haptaz,
kurse ushtarët duhet të rrinin në mal!!! Ashtu e ka rregulli
i ushtrisë, sipas lëpëkëistave.
Unë kam respekt për të gjithë ata që e kanë
marrë pushkën për lirinë e Kosovës, e respekt
më të madh kam për ata që kanë rënë
për lirinë e saj, pa marrë parasysh a ishte ushtar a
civil, pa dallim partie a shoqate ku kanë qenë. E nderoj edhe
atë që ka ardhur të luftoj për Kosovën nga
vendet e huaja. Qofshin të nderuar të gjithë ata që
ranë për lirinë e Kosovës, pa i ndarë në
baza partiake. Ju qoftë për faqe të zezë të
gjithë juve që bëtë kësi ndasish partiake.
Pra, ju lëpëkëicat që ndatë e po ndani dëshmorët
dhe luftëtarët e lirisë.
Xhemajl Berisha në vetën
e parë: Do të ndalem prapë te Xhavit Halitit. Isha akoma
në një kamp si refugjatë në Ladlizvil. Nja dy persona
erdhën ta vizitonin Gëzim Avdimetajn. S'ka qenë djalë
i keq, por ishte mashë e Xhavit Halitit. Ndejtëm me të.
Më tha të dilnim në Cyrih. "Jo,-i thashë,-
kam për të shkuar pas dy ditësh. Më ka ftuar Kryqi
i Kuq". " Mirë-, tha,- mos shko se vi unë e të
marrë, pra ". Atë ditë prita pak në mëngjes
mos po vinte, por s'kisha shumë kohë ta prisja. Shkova. Rrugës
" Bertastrasse ", numër 8, e takova . Hypa lart në
ndërtesë, dhe pritja kur të më thërrasin në
bisedë autoritet që më kishin ftuar. Aty i takova rastësisht
Demë Tolajn dhe Fadil Tolajn. Edhe ata ishin për disa punë
aty. Mbaruan punë ata, mbarova edhe unë. U takuam që
të tre së bashku në rrugë, kur, papritmas, prapë
na doli përpara Gëzim Avdimetaj. Na ftoi të pinim kafe
në një restorant aty afër. Dema tha hajt të shkojmë.
Shkuam, dhe u ulëm e porositëm kafe. Nuk di a patëm filluar
t'i pijmë ato. Kur po e shohim Xhavit Halitin, duke zbritur shkallëve.
Thashë ka na doli ky këtu tash se! Gëzimi tha: "Ky
banon këtu në ndërtesë". Folëm pak, por
nuk hymë shumë në bisedë. Duke u ngritur për
t'u përshëndetur, Xhaviti po ma ofron numrin e telefonit.
"Nëse ke nevojë, thirrëm", më tha ai.
Nejse, e mora numrin, edhe pse e dija se s'kisha arsye t'i telefonoja.
Atij i ka interesuar të dinte lidhjen e organizimin e vitit 1991.
I ka interesuar që të thirrej vetë në emër
të atij grupi dhe të atyre aksioneve. Mashtrohet shumë
Xhavit Haliti, kur thirret në emër të Zahir Pajazitit
dhe të familjes Jasharaj, sepse jo vetëm unë, por ka
edhe mijëra të tjerë, që e dinë të vërtetën
e tij, dhe të vërtetën e trimave të vitit 1991.
Për faksat që i dërgonin këta nga Aeroporti i Cyrihit
e nga vendet e tjera, e dinë ata që vetë i bënin
këto gjëra. E kam një rast konkret. Mbasi ndodhi masakra
në familjen Jasharaj, erdhi tek unë në Vintentur, te
Sadik Berisha, Isa Krreku nga Juniku, i shpërngulur shumë
herët në Firajë. Sot jeton në Shqipëri, si
i ikur më 1968. Unë Sadikun e kam kushëri, sepse i kemi
baballarët bijë të axhës. Më thirri Sadiku
në telefon, e më pyeti nëse doja ta vizitoja Isën
se kishte ardhur te ai. Iu përgjigja pozitivisht. Hypa në
tren dhe shkova te ai. Kemi ndejur deri në mbrëmje, dhe kemi
shkuar te Riza Berisha. Edhe atë e kemi kushëri. Kemi fjetur
aty të gjithë. Isa më tha se do të shkonte në
punë në Mediamarket në Dierikom. Me çka do shkosh?-
e pyeta. Tha se me veturë me djalin e Rizasë, Bujarin. "Do
vish edhe tek unë?". "Patjetër", tha ai. Erdhëm
në banesën time me Isën e Bujarin, dhe filluam të
diskutojmë për Jasharajt, si dhe për atë se kush
po i dërgonte faksat etj. Dajës i thashë se unë
i tregoj se kush po i dërgon faksat. "Jasharajt u vranë.
Atëherë as LPK-ja, as Xhavit Haliti nuk thoshin se u vra komandanti
a prijësi ynë, por vetëm Adem Jashari", nisa t'ia
shpjegoj këtë çështje. Ia tregova edhe rastin
e hyrjes së Adem Jasharit me Sali Çekajn e 33 të tjerët
në Kosovë. " Ai-vazhdova- s'ka qenë kurrë anëtar
i LPK-së.
KUSH E KA NJOHUR SALI ÇEKAJN,
E KA NJOHUR RRUGËN E URTISË (9)
Madje, e di një rast me Ademin
dhe një djalë nga Deçani, kur i tha Ademi atij: "Ti
je shumë djalë i mirë, po të mos ishe aty ku je,
në LPK". Isa, pasi më dëgjoi, më pyeti se kush
i dërgon faksat. Shkurt i rashë se po i dërgojnë
këta të LPK-së. Xhavit Haliti, Bardhyl Mahmuti, Adem
Grabovci etj., etj. "Pse? - tha Isa, - mos ata po i dërgojnë
faksat, dhe një ditë të dalin se ata janë Shtabi
i Përgjithshëm?". Ja kapi Isës menjëhërë.
Pra, daja ia qëlloi. Kam filluar t'i tregoj Isës rastin kur
kemi shkuar ta shohim Rifat Jasharin unë, Saim Tahiraj, Ekrem Sheholli,
Bajram Tolaj, Osman Ferizi. Kur kemi mbërritur te dera, kanë
qenë grumbull këta të LPK-së, por kanë ikur
menjëherë, si ta kishin parë gjeraqinën. Ka mbetur
i vetmi Jashar Salihu, duke u përshëndetur me Rifat Jasharin.
Më ka përshëndetur edhe mua, pasi që isha veç
tre hapa larg tij. Atëherë kanë filluar hilet. Kjo ka
qenë në fillim të 1998-s, pas masakrave të Prekazit,
Likoshanit e Qirezit. E tek më vonë kanë dalë se
janë këta njerëz me emra e mbiemra. Disa njerëz
i kanë kthyer prej vetes me të holla, disa për shkak
të së kaluarës së tyre të ndytë për
kombin shqiptar, e disa që s'kanë pranuar të jenë
anëtarë të tyre i kanë shpallur tradhtarë para
luftës. E llogarite ti, kur tradhtari të shpallë tradhtar!
Spiuni, thotë, e vramë, spiunin, ndërsa në fakt
spinunin e ka brenda në parti. Jo një spiun, por shumë
sish, për fat të keq të njerëzve që jau dhanë
atyre votën. Ata s'kanë faj, se një ditë do ta shohin
të vërtetën vetë. Do të shohin se çfarë
punërash të këqija kombëtare kanë kryer ata.
Vraje shqiptarin para lufte, gjatë luftës dhe pas saj ! Për
çfarë arsye? Thuase nuk kishim serbë, thuase kemi qenë
të okupuar prej shqiptarëve e jo nga shkau i zi !
Xhavit haliti bën demagogji
Xhemajl Berisha i kthehet edhe
një herë shkëputet nga tema, duke iu kthyer sërish
asaj për Xhavit Halitin. Xhavit Haliti flet me foret e tij për
Alkaiden e Binlladenin, vetëm e vetëm t'i ikë të
së vërtetës. Si po i armatoska Xhavit Haliti Alkaiden
e Binladenin, kur, në fakt, ai ishte njeriu që e ka penguar
të armatosen të gjithë ata njerëz që nuk ishin
në krahun e tij a në partinë e tij. E sot e hap gojën
se ata kanë luftuar, se tjetër ushtar s'ka pasur. Por, ai
e mashtron vetveten me ato përralla. Ai as krahun e vet nuk e ka
armatosur. Pse e them këtë? Sepse fort mirë e di si ka
shkuar armatimi në atë kohë. Në 42 fshatrat e komunës
së Deçanit, 99% e popullsisë kanë qenë të
armatosur nga fondi i bashkatdhetarëve, pra me paratë e bashkëvendasve
të vet, që jetojnë e punojnë në Zvicër.
Ju jeni si kulçedrat, sepse ajo së pari i ha këlyshët
e vet, e mëpastaj të tjerët. Edhe juve, si të tillë,
ua zinin rrugën shqiptarët, e më pastaj makineria serbe.
Ju jeni fshehur si pleshtat nëpër parti të tjera. Kjo
s'ju pengon juve, se jeni mësuar me këtë stil. Por, do
të vijë fundi e do të dalë në shesh kush çka
ka bërë. Unë jam i gatshëm në çdo kohë
e kudo qoftë, edhe në parlament ta them këtë çka
thashë. Që ta kuptojë populli dhe parlamenti se çfarë
njerëzish ka në parlament. Me vetëm një qëllim:
që ta dijnë të gjithë se kush ishte Sali Çekaj,
kush ishin luftëtarët e vërtetë të lirisë.
Sepse e di se mundohen t'ia humbin emrin këtij trimi, që e
dha jetën, duke luftuar ballë për ballë me bishat
serbe. Salihu ishte ai që kufirin shqiptaro-shqiptar e theu qysh
në vitin 1991 për herë të parë, së bashku
me legjendën e Kosovës -Adem Jasharin, dhe me trimat e tjerë
të grupit të tij prej 33 anëtarëve. Ai e theu kufirin
më 1991, dhe e mbrojti më 1992, 93 e deri më 1999 nuk
e la të mbyllej, kur edhe u vra bashkë me Agim Ramadanin e
dëshmorët e tjerë. Kufi për të, dhe të
gjithë të tjerët që luftuan me të prej vitit
1991, nuk kishte, përkundër faktit se kishte njerëz në
Shqipëri dhe Kosovë që ky realitet nuk u pëqente,
e kam fjalën për Nanoistët në Shqipërisë
dhe këlyshët e tij në Kosovë.
PYETJE: Cila është
figura e Salih Çekajt sipas teje z. Xhemajl ?
Xhemail Berisha: Kush e
ka njohur Sali Çekajn, e ka njohur rrugën e urtisë,
ndershmërisë, sinqeritetit, dashurisë për atdheun,
patriotizmin e trimërinë. Kush e ka njohur Salihun, ka mësuar
se si veprohet e punohet për çështjen kombëtare.
Këtë e dëshmoi me laps e pushkë gjatë gjithë
jetës së tij. Ka qenë njeri që ka ditur çka
flet. I matur e i urtë, por ka ditur që edhe fjalën e
të tjerëve ta dëgjojë, bile ajo që është
e vlefshme ka ditur edhe ta marrë. Ai, andaj, ka qenë edhe
i suksesshëm. Dhe do të mbetet në histori gjithmonë.
Edhe pse e dimë se lëpëkëistat kanë dëshirë
ta humbin këtë realitet, ashtu siç deshi ta humbte
Rrustem Berisha, duke i shkrirë dy brigada në një të
vetme, vetëm e vetëm që t'i humbte emri Sali Çekajt,
që ishte gabim fatal për Rrustemin. Ky, nëse nuk është
penduar deri tash, do të pendohet patjetër, sepse tek e fundit,
nuk është vetëm Rrustemi që e ka bërë
këtë punë të pandershme. Të vërtetën
e dinë me qindra mijëra njerëz, prandaj kot mundohen
lëpëkëisitat ta shtrembërojnë historinë.
Sa më parë që ta pranojnë të vërtetën,
aq më mirë është për ta. Nëse s'e bëjnë
këtë, do të përfundojnë në faqe të
pista të historisë
Takimi i fundit me Xhavit Halitin
në Tiranë
PYETJE: z. Xhemail ke folur shumë dhe me pezëm për
Xhavit Halitin, a të kujtohet takimi i fundit me të?
Xhemail Berisha: Po. Isha
duke pirë kafe në lokalin "Evropa". Me mua, ishte
edhe Ismet Çeku dhe djali im atëherë 6 vjeçar,
Flamuri. Pas një kohësh, Ismeti shkoi, sepse kishte pak punë.
Unë vazhdova ndejën me Flamurin. Dhe, nuk vonoi shumë,
u dëgjua një zë afër meje. "Ju bëftë
mirë ! ". E ngrita kokën. Para meje ishte Xhavit Haliti.
" Falëmnderit, urdhero e ulu " - i thashë. U ul.
E porositi kafen. Filluam të flasim, po thuajse aty ku e kishim
lënë para disa ditësh, në restorantin afër
Lumit Lana. Fillimisht, m'i përkujtoi disa fjalë që ia
kisha thënë, por për dallim nga atëherë Xhaviti
në bisedë ishte më i hapur. Gjatë bisedës më
kujtohet kur në një moment më tha: " Kishte qenë
mirë që të gjitha grupet e organizuara të shkriheshin
në një të vetmin grup, dhe të fillonte një
organizim të ri. Unë i thashë: "Xhavit, dëgjo
mirë. Unë nuk e di sa je i njoftuar t'i me organizimin tonë,
por atë që do ta them tash, mbaje në mend ti edhe shokët
e tu, të cilët mbajnë tubime nëpër shtetet
perëndimore, e nëpër ato tubime të bashkatdhetarëve
e shesin një " koca-kola" për 6 sfr. E çka
është më e keqja, këtë e bëjnë në
emër të patriotizmit, që ju e keni për Kosovën.
Organizimin tonë as ti, as askush nuk mund ta quaj grup, sepse,
në gjeneratën e parë, kane ushtruar 80 djem, e në
të dytën pak më pak se aq, e mos të pyesim për
të tjerët, që janë të gatshëm ta bëjnë
këtë punë". Sa i përket shkrirjes, i thashë:
" Neve mund të na bashkohet çdo shqiptar që i
rrah zemra shqip, dhe që shkrihet për Kosovën. Ky organizim
e ka udhëheqësin e vet, dhe nuk vjen në shprehje asnjë
lloj shkrirjeje a ngrirje. Nëse jeni të gatshëm për
të dhënë kontributin tuaj, atëherë urdhëroni
e rreshtohuni aty ky janë shumica e popullit. Jemi dëshmitarë
se mbi 90% e popullit shqiptar të Kosovës, jane pro organeve
të zgjedhura me votën e tyre të lirë. Andaj, ne
i treguam botës edhe Serbisë se ne jemi të gatshëm
me çdo mjet ta mbrojmë Kosovën, dhe dimë të
mbajmë shtet. Prandaj, populli doli në zgjedhje, i zgjodhi
njerëzit që do ta udhëheqin deri në pavarësi,
qoftë me paqe, qoftë me luftë. Sa i përket organizimit,
plotësisht të ri, sipas teje, kjo bjen në fund të
pusit, sepse ti e kërkon që çdo gjë që është
bërë deri më tani, të harrohet. Tjetër. Si
mendon ti se kush duhet ta bëjë këtë organizim.
Unë e ti? Jo, ore, se një gjë të tillë nuk
guxon ta bëjë as presidenti, qeveria a parlamenti, sepse askush
s' ka legjiminitet për një gjë të tillë. Kjo
çka po kërkon ti, është grabitje e djersës
së të tjerëve, është një absurd. Deri
sa ti e ke një person me një pushkë, ne kemi 99% të
masës të armatosur, 99% të përgatitur politikisht,
ndërsa ti po kërkon që ky 99 përqindësh, të
vijë pas 1 përqindëshit tënd. Kjo, sipas meje, është
më e rëndë se sa tradhtia ". Xhaviti vetëm
më dëgjonte në heshtje. Pas pak, u ngrit dhe shkoi. Ia
la në tavolinë djalit tim Flamurit 10 sfr, të cilat ende
i kam të shënuara në fletoren time, ku i mbaj shënimet.
TAKIMI I FUNDIT NË TIRANË
ME ADEM JASHARIN (10)
PYETJE : Po me legjendën e luftës çlirimtare
të Kosovës Adem Jasharin, kur jeni takuar për herë
të fundit?
Xhemail Berisha: Nga të
gjithë shokët që në atë kohë u larguam
nga Kosova në Shqipëri, mbetëm vetëm unë, Vehbi
Gubetini dhe Mustafë Haliti nga Hereçi. Nuk shkoi gjatë,
dhe erdhi edhe Enver Selimaj nga Skivjani. Që të dy këta
ishin në grupin e Mentor Kaçit. Në afërsi me ne,
banonte edhe vëllai i Mentorit, Jetoni. Pas disa muajsh, Vehbiu
shkoi në Perëndim. Dhe, diku kah teori i vitit 1992, shkuan
edhe Mustafa dhe Enveri. Pa u mbushur ende një javë, e takova
Elez Gecin nga Lluka e Ultë, me të cilin banova rreth tre
muaj, por edhe ai shkoi në Tropojë, sepse atje i kishte dajat.
Unë mbeta vetëm, i rrethuar nga të gjitha anët prej
lëpëkëicave.
Bashk me Adem Jasahrin shkuam
te Zymer Berisha në përfaqësinë e Kosovës në
Tiranë
Një ditë dola të
shëtisja nëpër Tiranë. Pasi u lodha mirë duke
shëtitur rrugëve të Tiranës, u ula te shkallët
e Muzeut Kombëtar. Pas pak, e vërejta një njeri që
afrohej drejt meje. Nuk e njoha nga larg. " A po më njeh ti
mua ? "- më pyeti. Nuk priti t'i përgjigjem. " Kam
qenë me Xhafer Zenajn, më tha, në Beleg te Saimi me i
marrë armët, e ti ke qenë aty. U ngita në këmbe
dhe e përshëndeta: " Tungjatjeta, Adem Jashari! ".
" Tungjatjeta, e me të mira Berishë"- ma ktheu.
"Emrin, a ma ke harruar a?"- e pyeta. "Jo nuk ta kam
harruar, Xhemajl Berisha". Pas një bisede të shkurtër
i propozova të shkonim diku të pimë nga një kafe.
"Kafe do pijmë", me tha. " Po së pari po shkojmë
te Zymer Berisha në pëfaqësinë e Kosoves. Kam për
ta pyetur diçka- tha. Shkuam në përfaqësi. Pasi
mbaroi punë, shpejt dolëm, dhe shkuam te hotel "Arbëria".
I porositëm kafet, dhe filluam të bisedojmë. Interesohej
sesi e kam kaluar kohën e lirë, që kur kam ardhur nga
Kosova. Dhe se a ishte dikush nga shokët tonë, a kam farë
shoqërie me gjeneratat e tjera, e kështu me radhë. I
thashë Ademit se në fillim ka qenë më vështirë
për organizim, e tash është më lehtë diçka.
"Nga shokët e grupit, përpos meje, të gjithë
kanë dalë në perëndim. E sa për shoqëri,i
kam ata të LPK-së, me të cilët po e humbi kohën
kot, sepse shoqëri të mirëfilltë me ta nuk ka. Dhe
nuk mund të kem kurrë, sepse ata kanë dëshirë
vetëm të komandojnë, dhe atë nga shtetet e jashtme.
Nuk e kanë nga frika, por e kanë sëmundje komandimin.
Thënë shkurt, e kanë në shpirt ta përvetësojnë
punën e të tjerëve", e njoftova. "A po do të
të them trup, se e kanë marak luftën me pushkë të
Bali i Agës", - më tha Ademi. Ndejtëm e biseduam
edhe pak, dhe u nisëm për në banesat tona. "Ku banon
", e pyeta. " Banoj afër ATSH-së ". Ecëm
në atë drejtim, sepse edhe unë banoja përballë
ATSH-së, Rruga " Ali Demi ", përafërsisht nja
500m mes njeri-tjetrit. Na nadante vetëm lumi Lana. Ademi ka qenë
së bashku me Jakup Nurën disa herë te unë. (Jakupi
tashti kam dëgjuar se është pjesëtar i TMK-së
me punë në Mitrovicë). Gjatë asaj kohe, sa ishte
Ademi me Jakupin në Tiranë, s'ka shkuar ditë pa u takuar
dhe ndejur së bashku. Hërë me të dytë e hërë
vetëm me Ademin. Bisedonim gjerë e gjatë për organizimin,
për atë se kush na tradhtoi, kush na dekonspiroi etj. Ademi
shpesh thoshte se mos na tradhtuan këta të Shqipërisë,
" se ishin zoti boft rahmet ". Unë i thosha se edhe ky
verzioni i tij është i mundur.
Mirëpo, Ademit ia përkujtova edhe disa fjalë të
poetit Agim Gjakova, të cilin shpesh e kemi takuar si në Përfaqësinë
e Kosovës, në Lidhjen e Shkrimtarëve apo edhe në
rrugë, e që na thoshte: "Djema dijeni që këtu
në Shqipëri edhe prapanicën e keni të zbuluar".
Kjo u vërtetua plotësisht. Ademi më tha: " Ne vetëm
po bisedojmë, sepse, në fakt, m'u marrë me këtë,
nuk ja vlen, por me ta them të drejtën, unë në këta
socialistët pikë bese nuk kam, sepse janë në gjendje
të të vrasin për lekë, me të cilët nuk
mund ta blesh as një pako cigare. Fatkeqësisht, edhe këta
të LPK-së hiq më të mirë nuk janë, sepse
janë në gjendje gjithçka të bëjnë për
PSSH-në dhe Fatosin e Nonës ",- më tha Ademi, dhe
vazhdoi :
Ademi më porositi që
të kërkoj nga Sali Çekaj
7 kallashë për 7 bashkëluftëtarët e tij
" Mirëpo, edhe pse ne
jemi zbuluar, nuk guxojmë të ndihemi të zhgënjyer.
Përkundrazi, duhet të punojmë edhe më tepër
se deri më tani ". " Po - i thashë- sa ta kemi nënën
Shqipëri, ne nuk na han maca psheshin". "Besa - tha Ademi-
këtë e kishim pas më të zezë se njerkën,
se nanë hiq se hiq. Krahas kësaj që ndodhi, unë
s'jam i zhgënjyer aq shumë, sa jam zhgënjyer në
dy njerëz-në Bujar Bukoshin dhe Hafiz Gagicën, të
cilët më patën premtuar se, nëse dalim deri në
Shqipëri, do të na ndihmojnë për të shkuar
në Gjermani. Por, deri më sot, nuk ka asgjë pozitive
nga ata në këtë aspekt, as në telefon nuk paraqitën,
së paku, të thonë se nuk kanë mundësi që
të bëjnë diçka. Unë s'munde t'i pres deri
në pafundësi "- thoshte Ademi. E dëgjoja me vëmendje.
Çka t'i thosha? Që të mos i thosha se po rrejnë,
e zbuta fjalorin: "Ishalla nuk të dalin shterp ato premtime
të tyre". Erdhi pranvera e vitit 1993. Nëse nuk gaboj,
ishte fundi i muajit maj. Adem Jashari dhe Jakup Nura kishin vendosur
që të ktheheshin prapë në Kosovë. Me t'u takuar
me ta, menjëherë Ademi më tha: "A mund të bisedosh
me Salihun a Saimin, që të na i japin 7 kallashnikovë,
sepse i kam 7 shokë pa asnjë armë, qoftë edhe thikë".
"Këtë punë e rregullojmë. Nesër a pasnesër
ta japim përgjigjen". Fola me Saimin në telefon, i tregova
për kërkesën e Ademit. Përgjigja e Saimit ishte
kjo: "Xhemajl, nuk e kthejmë duar thatë Ademin, por fol
edhe me Salihun". E thirra edhe Salihun dhe i tregova njëjtë
për kërkesën e Ademit. Edhe ai m'u përgjigj pozitivisht.
Tha: " Mund t'ia japësh, por ti duhet vetë të shkosh
te personi që i ka armët, sepse këta nuk njihen mes vete,
ose le të presin deri në fund të korrikut a në fillim
të gushtit. Në këtë kohë, Sali Çekaj
kishte qenë vetë duke u përgaditur që me shokë
të futeshin në Kosovë. Në fakt, edhe hyri atë
kohë me shokë dhe plot armatim deri në dhëmbë.
Të nesërmen pas këtyre bisedave, u takova me Ademin,
dhe ia tregova të dyja mundësitë. Ai u përcaktua
për variantin e dytë. Pasi që e kryem këtë,
Ademi filloi të më tregonte se si Fehmi Agani i kishte sygjeruar
se, po doli Ademi në Gjermani, policia serbe do ta kuptojë
se ai e ka lëshuar Kosovën, dhe pastaj do ta takojë Sali
Çekajn, e bashkë me shokët e tjerë, kohë
pas kohe, të futeshin në Kosovë, të kryenin aksione
nëpër stacionet policore dhe prapë të largohen nga
Kosova. Meqenëse Bujari dhe Hafizi nuk e mbajtën premtimin,
që ma kishin dhënë, ne po kthehemi", më tha
Ademi. Unë nuk dija se në çka i kishin premtuar këta
të dytë, por e di se pas një kohe e kam kuptuar se Ademi
ishte takuar me Buajarin në Tiranë. Mbase në këtë
takim, iu ka dhënë premtimin që kurrë nuk u realizua?
Nuk shkoi gjatë, dhe erdhi dita që Ademi dhe Jakupi kishin
vendosur të niseshin në Kosovë. Një ditë para
nisjes, unë me djalin tim Flamurin u takova me Ademin para selisë
së PDSH-së. Ndejtëm bukur gjatë duke biseduar. "Berishë,-më
tha Ademi- unë nesër do të udhëtoj për Bajram
Curr me tragetin e parë, dhe në qoftë kysmet, nesër
natën e bëj në Kërrnaja". Jemi përshëndetur
dhe u ndamë. Më nuk e pashë.
KUSH JNË ATA QË RRAHIN GJOKS
SE JANË PARTI " TË DALA NGA LUFTA "? (11)
Ata që jepnin urdhra nga
hotel " Rogneri-i " në Tiranë me një legen
mish të pjekur, birra dhe raki përpara vetes, të blera
me paratë e mbledhura nga bashkatdhetarët shkojnë aq
larg, sa mudndohen ta anatemojnë kolosin e kombit Salih Çekajn,
thirren në emër të Zahir Pajazitit dhe thonë se
anëtar dhe ushtar i tyre ka qenë Adem Jasahri !
PYETJE : Pas përshkrimit
që i bëtë takimit të fundit me legjendën e
luftës çlirimatre të Kosovës, Adem Jasharin në
Tiranë, normalisht këtu do ta përfundonim këtë
intervistë. Por, është bërë zakon që bshkëbiseduesi
të pyetet se a ka ende diçka që do të deshironte
të shtojë për fund. Pastaj, pse Xhemajl Berisha nuk ka
folur më herët?
Xhemajl Berisha: Të
flas kam ende edhe më shumë. Por, po kufizohem me disa rreshta
se e çuam gjatë. Nuk i kam pasur më shumë se 10
vjet, por bisedatë që i kam dëgjuar nëpër oda
të burrave edhe sot i kam të freskëta. Në bisedatë
e tyrë tema kryesore ka qenë barbaria që gjatë viteve
të parët tonë i kishin përjetuar nga serbët.
Kjo bisedë ka dominuar me vite në të gjitha odatë
e burrave të Kosovës. Prej asaj kohe e kam fituar bindjen
se me shkije herdokurdo do t'i kemi punët shumë vështirë.
Por që do të ketë shqiptarë shumë më të
zi e të poshtër sesa shkijet, këtë nuk e kisha besuar
kurrë! E dija edhe ate se, po nuk u bashkuam si një trup i
vetem, dhe nënë një komand, do ta pësojmë keq.
Kjo gjë edhe na ndodhi, madje u vërtetua ketërcipshi.
Pati rrahje, totura, dhunime, vrasje masive, prerje kokash, nxerrje
sysh, djegje kufomash varrosje masive, nxerrje nga varrezat nga ana
e serbëve. Por, që do t'i mbushnin automjetet e tipit frigorifer
me kufoma të më dashurëve tonë për t'i dërguar
në Serbi, këtë s'e ka besuar askush. Pastaj, hudhja e
kufamave të shqiptarëve të pafajshëm në lumin
Danub, varrosja e tyre nënë autostradë etj.
Në këtë tragjedi komëtare këta sitipat e xhavitit,
të "partive të dalura nga lufta", të qaraveshin
gojën, e të shkyejn gërmazin për ta gënyer
ende popullin, kjo është më shumë se skandaloze.
Këta që iu kanë gëzuar çdo vrasjeje të
shqiptarëve, kundërshtarëve të tyre politik, që
kanë ndodhur pas luftës, nuk durohen më. Prandaj, ajo
që duhet bërë duhet t'i denoncojmë para popullit.
Këta e mashtrojnë edhe vehten, gjoja se janë ata të
cilët e kanë formuar UÇK-në. Fryhen sikur gjelat
në grumull të plehit dhe e rrahin xhoks se janë parti
" të dalura nga lufta ".
Më pyetët pse fola vetëm tash. Fola, sepse nuk shkon
më, nuk munda të heshtë më kur po shoh se kush luajti
e po luan me vlerat e luftës dhe kush u promovua dhe po vetpromovohet
si themelues i UÇK-së, pastaj si anëtar i Shtabit të
Përgjithshëm të saj. Ata që jepnin urdhrëra
nga hotel " Rogner-i " në Tiranë me nga një
legen mish të pjekur, birra e raki para vehtes të blera me
paratë e mbledhura nga bashkatëdhetarët, të cilët
i jepnin për ta ndihmuar luftën. Këta guxojnë të
shkojnë edhe më larg, sa mundohen ta anatemojnë kolosin
e kombit Salih Çekajn, thirrën në emër të
Zahir Pajazitit dhe thonë se anëtar dhe ushtar i tyre ka qenë
Adem Jashari ! Sa herë kam thënë vetmeveti: "Çou
Adem se këto s'iu falen, çou bre se i kanë lënë
mendët" !.
FUND

