Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

Rama dhe Ngjela: filozofi te kunderta qeverisje

Nga Eduard Zaloshnja

www.eduardzaloshnja.com

BOTUAR NE GAZETEN KORRIERI

 

Qe prej vitit 1960, vetem dy presidente amerikane, presidentet Regan
dhe Klinton, kane arritur t'i mbyllin me sukses tete vjetet qe
kushtetuta amerikane i lejon dikujt te jete qytetari i pare i ShBA-se.
Por ironikisht, keta dy presidente te suksesshem ishin perfaqsues te dy
filiozofive krejt te kunderta te qeverisjes. Presidenti Regan qeverisi
me parimin qe nje udheheqes i mire percakton udhen qe duhet ndjekur, dhe
me pas, e bind popullin ta ndjeke ne ate udhe. Ndersa presidenti
Klinton qeverisi me parimin se politikat dhe vendimet e nje qeverisesi
duhet te reflektojne preferencat e shumices se popullit qe ai qeveris.
Thene ndryshe, stili i qeverisjes se Reganit anonte me shume nga
udheheqja, ndersa i Klintonit nga udhendjekja. Dhe pavarsisht nga
stilet e ndryshme, te dy keta presidente e mbyllen karrieren
presidenciale me perqindje te larte te aprovimit te qeverisjes se tyre
nga publiku sepse, pervec mbeshtetjes nga anetaret e partive perkatese,
ata arriten te fitojne edhe zemrat e atyre qe nuk i perkisnin asnje
partie.

Nderkohe qe fati nuk deshi qe Regani dhe Klintoni te perplaseshin me
njeri-tjetrin ne nje gare elektorale, dy politikane shqiptare qe kane
nje diference te ngjashme ne filozofine e qeverisjes po garojne sot per
te marre drejtimin e bashkise se Tiranes. Ne njeren ane eshte Edi Rama,
i cili ideon, ndermerr, dhe zbaton projekte, per te cilat mundohet t'i
binde tiranasit se jane ne te mire te tyre, ndersa ne anen tjeter eshte
Spartak Ngjela, i cili deklaron se do te trupezoje gjithnje mendimin e
shumices se tiranasve ne projektet me te rendesishme te tij. Por ne
ndryshim nga Regani, Rama nuk e deklaron hapur filozofine e tij te
qeverisjes, ndersa ne ndryshim nga Klintoni, Ngjela e deklaron hapur
rendesine qe do te kene anketat dhe sondazhet e opinionit ne qeverisjen
e tij.

Per te analizuar se sa te ndryshme do te ishin rezultatet e zbatimit te
filozofive te Rames dhe Ngjeles ne qeverisjen e Tiranes, eshte mire te
hidhet nje veshtrim ne dy nga projektet me te bujshme te realizuara prej
Rames deri me sot. Keshtu, perpara se Rama te vendoste t'i lyente
fasadat e pallateve te qendres me ngjyra te feksura, asnje sondazh,
ankete, apo konsulte publike nuk u zhvillua nga bashkia. Dhe
pavaresisht nga zerat e fuqishem ne media kunder zgjedhjes se ngjyrave
qe kishte bere Rama, ai i shkoi deri ne fund projektit te tij
ekstravagant. Ndersa ne qofte se do te kishte qene Ngjela kryebashkiak
ne ate kohe, sipas filozofise me te cilen ai ka deklaruar se do te
qeverise, gjasat do te ishin qe te zgjidheshin ngjyra shume me pak te
ndezuara dhe shume me afer ngjyrave qe mbizoterojne ne qytetet e tjera
mesdhetare.

Nje projekt tjeter i rendesishem i Rames ka qene rikthimi i parkut
"Rinia" dhe Lanes ne gjendjen e tyre te meparshme. Ne qofte se do te
ishte bere nje anketim apo konsultim publik para se te merrej vendimi
per te zbatuar kete projekt, nuk do te kishte qene cudi qe ai te mos
ishte marre fare. Kjo sepse, te ballafaquar me alternativa te ndryshme
te perdorimit te fondeve dhe punes qe kerkonte ky projekt, ne vend te
tij, tiranasit e thjeshte mund te kishin zgjedhur asfaltimin e rrugeve
dytesore, te cilat kryejne funksionin e rendesishem te lidhjes se
shtepive te tyre me rruget kryesore, ose ndertimin e shkollave te reja,
te cilat kryejne funksionin e rendesishem te arsimimit te femijve te
tyre, ose permirsimin e kanalizimeve, ose dicka tjeter te rendesishme
per jeten e perditshme te qytetarit te thjeshte.

Fakti qe disa nga vendimet me te rendesishme te marra nga Rama do te
kishin qene te ndryshme po te reflektoheshin paraprakisht ne to
preferencat e shumices se tiranasve, do te kishte qene i mjaftueshem per
cdo analist politik te konkludonte se popullariteti i Rames duhet te
jete sot i kufizuar vetem ne elektoratin tradicional te partive politike
qe ai perfaqson. Por e kunderta duket se eshte e vertete.

Se sa jane permasat e kapercimit popullaritetit te Rames pertej kufijve
elektorale te majte eshte veshtire te percaktohet ne kushtet e mungeses
se statistikave te besueshme, por nje episod nga ndeshja e futbollit
Shqiperi-Zvicer mund te sherbeje si tregues i mire i ketyre permasave.
Ne pritje te fillimit te asaj ndeshje, 20 mije spektatoret e stadiumit
"Qemal Stafa" leshuan nje brohoritje kur nje grup vajzash balerina dolen
ne fushe. Nje brohoritje me e madhe pasoi kur futbollistet e kombetares
tone dolen per nxehmje. Dhe brohoritja me e madhe u degjua kur Edi Rama
u shfaq ne tribunen qendrore te stadiumit.

Nje popullaritet te ngjashem mund te kishte patur edhe Ngjela po te
kishte qene kryebashkiak ne tre vjetet e fundit, pavarsisht se vendimet
e tij per investimet me te rendesishme te bashkise do te kishin qene te
ndryshme nga ato te Rames. Kjo sepse ne syte e tiranasve te thjeshte ai
do te kishte qene kryebashkiaku qe degjon dhe ploteson deshirat e
shumices se bashkeqytetareve te tij.

Sic mund te jete bere tashme e qarte per lexuesin, analiza e mesiperme
nuk eshte ne gjendje te percaktoje se cili nga pretendentet kryesore per
shiritin e kryebashkiakut te Tiranes do te fitoje me shume zemra nder
ata tiranas qe shpirterisht nuk i perkasin asnje partie, dhe si
rrjedhim, edhe vete zgjedhjet e 12 tetorit. Por e bere pas shume vitesh,
nje analize e tille ndoshta do te jete ne gjendje te vlersoje ne se
vendimi i tiranasve asnjeanes do te jete per te miren apo te keqen e
Tiranes.

Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799


Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull


Na mbėshtesni dhe Ju !

 
© albemigrant.com 2003