Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

Ja kush do të jetë "demokracia" jonë në të ardhmen në Shqipëri

Marrë nga vendimet e Byrosë Politike në Tetor të vitit 1989


Nga Klajd Kapinova Manhattan New York

Sigurisht që dokumenti që po ofrojmë për herë të parë përmes internetit për shqiptarët, nuk është hartuar në redaksitë e gazetave limonatë sikurse janë ato që sot me politikën e tyre i shërbejnë shpërbërjes së nacionit shqiptar. Herë pas herë do të ofroj faqe nga dokumentet që disa përsona në fund të vdekjes së tyre ia kanë dhuruar miqve të mi, duke kërkuar mospërdorimin dhe publikimin e emrit të tyre, sepse janë të penduar për fatkeqësitë që i kanë sjellë popullit shqiptar...
Po ndodh pikë për pikë ajo që pritej dhe që shpesh është folur e shkruar në median shqiptare në vendindje dhe diasporë në Evropë dhe këtu në ShBA. Të gjitha janë hedh në sulm, për të shtënë në dorë nga ajo çka ka mbetur nga pasuritë nëntokësore dhe sipërfaqësore të Shqipërisë së lodhur në të gjitha drejtimet nga mashtrimet e atyre që deri dje e masakruan kurse sot kanë veshur lëkuren e engjëllit mbrojtës. Bankat shtetërore dhe private, kompanitë e ndërtimit, naftës, shtypi, televizioni privat dhe shtetëror kontrollohet nga ishët dhe fëmijët e tyre. E ashtëquajtur diplomacia shqiptare, pa asnjë shkollë në universitetet Perëndimore, në vend që të merret me politikën e shtetit dhe të mbrojtjes së shtetasve të vet në Europë e botë, merren me bisnese private, pushime dhe shitje e blerje vizash për njerëzit që duan të largohen përgjithmonë nga Shqipëria. Të gjitha gazetat shtetërore dhe proqeveritare deri tashti më shumë janë marrë me figura të konsumuara si kriminele të popullit shqiptar si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Bedri Spahiu, Koçi Xoxe, Arianit Çela, Hysni Kapo, dhe shkrimtarët e realizimit socialist si beniamini i oborrit të Enver Hoxhës "disidenti" që i cilësoi nga "varfëria" e Parisit (kur vërshuam nëpër ambasadat e huaja në Tiranë) bashkëkombasit e vet si "jashtëqitja e popullit" një farë Ismail Kadare etj.
Sot edhe media e emigrantëve shqiptarë në Evropë dhe deri në ShBA është vënë në shërbim të qeveritarëve shqiptarë drejtpërdrejtë apo indirekt. Në gazetat e diasporës më shumë spikasin "analistë" autorë që shkruajnë në gazetat qeveritare apo të përaferta me to. Asnjëherë emri I gazetarit Mero Baze, apo të gazetarëve të tjerë kundërqeveritarë nuk kanë hapësirë në gazetat e "pavarura" dhe "patriotike" të diasporës. Edhe kur Departamenti i Shtetit Amerikan kritikonte qeverinë e Tiranës për korrupsion, organizim të prostitucionit, mafies politike, dhunës ndaj gazetarëve të opozitës, shtypjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut dhe kundër ish-Përndjekurve Politikë, "gazetarët" e ish-gazetave të Tiranës së kuqe i kanë anashkaluar temat dhe shqetësimet e popullit shqiptar, sepse kanë pasur frikë se po "shkelet vija e gazetës"...
Më mirë është që të mos bëjmë shumë komente, por le t'i lejmë shqiptarët përmes internetit të lexojnë në origjinal një dëshmi të një përsoni që ka marrë pjesë në mbledhjen e Byrosë Politike të vitit 1989, ku është hartuar apo është udhëzuar që komunistët të penetrojnë dhe të jetojnë si kameleonë brenda partive të djathta e të majta, dhe asnjëherë të mos lejonë që ish-kulakët, dhe shtresat e tjera të komunitetit shqiptar të dalin në krye të shtetit. Analistët amerikanë e krahasojnë Shqipërinë si një shembull model për të gjithë politologët dhe studiuesit e rrymave paskomuniste në botë që me përpikëmëri kanë zbatuar platformen e Katovices... Ata thonë se në botë Shqipëria është i vetmi vend, ku përsekutorët duken si engjëj dhe e kunderta....

Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji, u tha Ramiz Alia të pranishëmve.

Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:
1- Në respektimin e të Drejtave të Njeriut.
2- Në krijimin e pruralizmit politik.

A. Do të nxisim të krijojmë parti sa të duan: të majta dhe të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhet të kontrollohen e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do t'i formojmë ne.
Në krye të tyre duhet të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, dhe në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste.
Ata që janë në burgje, të denuarit dhe të përsekutuarit politikë, do të thonë për ne: Dhe këta e urrejnë komunizmin. Do të afrohen e do t'u përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre.
Do t'i afrojmë dhe do t'i japim pun të parëndësishme, por kurrë nuk do t'i lëmë të marrin pushtetin, sepse ata, sa të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren dhe ne bëhemi hysmeqarë të tyre, siç kemi qenë kur me dhunë ua morëm pushtetin më 1944...
Në zbatimin e të Drejtave të Njeriut, duhet që t'u japim dhe kompensim në para të burgosurve e t'u plotësojmë komuditete banimi. Të sekuestruarve dhe të shpronsuarve, do të japim nga një letër në dorë (pa vlerë), që t'u njihen pronat, por asnjëherë nuk do t'ua japim, në forma të ndryshme do t'i ngatërrojmë njeri me tjetrin.
Të kalojmë në Gjykatë, ku do të zbatohet rotacioni nga Gjykata e Shkallës së Parë në të Dytën dhe për defekte teknike, kthehen përsëri në të Parën. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë dhe duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion I largojmë jashtë, ndërsa ata që do të pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria e tyre na përket neve se neve e bëmë
Materialin që ma dergoi Mikail Gorbaçovi kam dy vjet që e studioi dhe ata kanë ecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni.
Neve kemi kuader sa për shtatë Komitete Qendrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe planplatformën gati për zbatim. Do të ketë shumë intelektualë që do të kundërshtojnë, këtyre nuk do t'i japim punë.
Një shqetësim mund të krijojnë intelektualë pensionistë, këtyre do t'u ofrojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës, do t'u japim një minipension dhe do t'u mbajmë ision.
Cassava është në pragun e shpalljes Kushtetuese. Le të bëjnë si të duan, neve kemi platformën tonë.
Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e keni të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët dhe qëllimin e misionit tonë.
Nënë një propagandë ekstreme kundër komunizmit dhe me disa ndeshkime të vogla të numeklaturës sonë, ne komunistët reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne, njerëzit tanë.
Me këtë strategji brenda dy tre legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste.



Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull


Na mbėshtesni dhe Ju !

 
© albemigrant.com 2003