TE
VOTOSH APO MOS VOTOSH?
Kjo
eshte nje pyetje qe abstenuesit kronike duhet t'i japin nje
pergjigje te peshuar mire.
Nga Eduard
Zaloshnja
www.eduardzaloshnja.com
Kur per here te pare pas 50 vjeteve diktature
iu dha mundesia te
zgjedhnin lirisht ne se do te votonin apo jo, pothuajse 100% e shtetasve
shqiptare me te drejte vote vendosen te shkonin ne kutite e votimit.
Ajo vajtje masive e votuesve ne kutite e votimit, ne kushtet kur nuk
i
detyronte me njeri, spiegohet lehtesish me alternativen qe PD-ja e
atehershme ofronte pas shkermoqjes se diktatures komuniste. Pese vjet
me vone, ne permasa pothuajse te ngjashme, votuesit perseri iu drejtuan
kutive te votimit -- kesaj rradhe si rezultat i alternatives qe ofronte
PS-ja pas katrahures se skemave piramidale. Ndersa duke filluar nga
viti 2000, pothuajse gjysma e votuesve, pasi e pyesin veten ne se ia
vlen te votojne, vendosin te bejne cdo gje tjeter diten e votimit pervec
egzekutimit te te drejtes se tyre kushtetuese per te zgjedhur
perfaqsuesit e vet ne pushtetin qendror apo vendor.
Nje rritje e tille dramatike e numrit te
votuesve potenciale qe e kane
humbur deshiren te votojne nuk mund te spiegohet me tendencen natyrale
te uljes se pjesmarrjes ne zgjedhje qe vihet re ne vendet me demokraci
te stabilizuar -- Shqiperia eshte akoma shume larg atij stadi te
zhvillimit te demokracise. Egzistenca e nje armate kaq te madhe
menefregistesh elektorale mund te spiegohet vetem me deziluzionimin
qe
ata kane pesuar nga dy partite qe kane qeverisur Shqiperine ne 12 vjetet
e fundit, si dhe nga mungesa e nje alternative te trete reale.
Pare ne nje kendveshtrim afatgjate, me
zgjedhjen qe bejne keta votues
potenciale i bejne nje sherbim demokracise. Ata japin ne kete menyre
mesazhin se egziston ne pluralizmin politik shqiptar nje hapesire e
madhe boshe qe pret te mbushet nga nje force e re qe do te ofronte nje
alternative reale per ndryshimin e status kuose. Nje mesazh i tille
inkurajon ata qe kane deshiren dhe aftesite per t'u bere udheheqesit
e
nje force te tille te fillojne piketimin e saj.
Ndersa pare nga nje kendveshtrim me afatshkurter,
ata qe nuk votojne i
bejne nje mossherbim vetes. Duke mos votuar ata humbasin shansin per
te
zgjedhur ate qe eshte me pak e keqe midis alternativave qe ata nuk
pelqejne. Thene ndryshe, votues te tille i heqin vetes shansin per te
zgjedhur ate kandidat apo parti qe, po fitoi, ofron nje probabilitet
disi me te madh per te sjelle tubacionet e ujit dhe kanalizimet ne
lagjen ku ata jetojne, per te asfaltuar rrugen ku ata perdite kalojne,
per te ndertuar nje shkolle te re apo rinovuar te vjetren, per te
permirsuar furnizimin me energji elektrike, etj, etj.
Ndoshta shume nga ata qe s'votojne nuk
e bejne nje analize te tille
ne mendjen e tyre para se t'i thone "Jo!" alternativave aktuale.
Por mire do te ishte qe ta benin. Po ta benin, nuk do te ishte cudi
qe
nje pjese e konsiderueshme te anonte nga prespektiva afatgjate -- pra
vendimi i tyre te ngelej i njejte. Por nuk do te ishin te paket edhe
ata qe do te anonin nga prespektiva afatshkurter, me idene se presioni
i
Bashkimit Europian eventualisht ose do t'i detyroje partite aktuale
shqiptare te shnderrohen ne parti te pergjegjshme per fatet e vendit,
ose do te behet mamia e nje alternative te re politike.
Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799

