Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

Bursa e Ngjeles dhe hallet e tiranasve

Nga Eduard Zaloshnja

 

Jam i bindur qe kur Spartak Ngjela permendi fuqizimin e Burses se
fjetur te Tiranes nder premtimet e tij elektorale, shume njerez kane
vrare mendjen te gjejne lidhjen midis burses dhe halleve te tiranasve.
Dhe nuk do te habitesha aspak po te mesoja se shumica e tyre nuk kane
arritur akoma ta gjejne kete lidhje. Kjo sepse, per shume shqiptare,
bursa eshte nje emer qe e kane degjuar shpesh ne televizor, por qe
ngelet nje koncept abstrakt per aq kohe sa nuk egziston nje burse
funksionale ne vendin e tyre.


Ne qofte se shqiptaret qe u hutuan nga premtimi i Ngjeles per fuqizimin
e Burses se Tiranes do te kishin rastin te bisedonin me disa nga 130
milione amerikanet qe kane investuar parate e tyre ne bursa, do te
mesonin se pothuajse te gjitha kompanite e energjise elektrike dhe
ujesjellsat ne Sh.B.A. kane si burim kryesor te kapitalit te tyre
aksionet dhe bondet qe ia shesin publikut te gjere ne bursa. Gjithashtu
ata do te mesonin se per njerez me kursime modeste, te cilet nuk do te
kishin mundesine financiare te themelonin kompani te tyret, bursa krijon
mundesine qe ata te behen bashkepronare edhe ne korporatat me te
fuqishme te vendit.


Duke shpresuar qe fjalet "elektrike" dhe "ujesjelles" kane terhequr
tashme vemendjen e lexuesit, do te mundohem te argumentoj me poshte se
si Bashkia e Tiranes mund te ndikoje ne fuqizimin e burses, dhe se si
bursa mund te behet nje mjet per te permirsuar jetesen e tiranasve.


Para se te futem ne detaje konkrete, dy fjale per rendesine e bursave.
Ne themel te prodhimit kapitalist qendron kombinimi i kapitalit me
burimet njerzore dhe natyrore. Nderkohe qe per shume vende te botes,
burimet njerzore dhe natyrore nuk perbejne pengese, mungesa e nje burse
te fuqishme per thithjen e kapitalit perben nje hendikap serioz per
zhvillimin ekonomik te tyre. Kjo sepse akumulimi individual i kapitalit
ka kufijte e tij te kuptueshem. Ndersa thithja e kapitalit nga publiku i
gjere nepermjet burses iu jep mundesine kompanive te investojne per
zgjerimin dhe rinovimin e tyre ne permasa shume me te medha se sa do te
lejonte akumulimi individual i kapitalit.


Problemi me Bursen e Tiranes, e cila ka vite qe eshte krijuar, eshte se
ajo nuk ka arritur deri me sot te funksionoje si nje burse e vertete
ngaqe qytetaret shqiptare, te djegur nga skemat piramidale, nuk kane
besim te bilancet zyrtare te kompanive private qe do te ishin kandidate
per te shitur aksionet e tyre ne burse. Cdo njeri qe do te blinte
aksionet e ketyre kompanive do deshte te ishte i sigurte se fitimi i
raportuar, i cili ndahet perpjestimisht midis aksionereve, eshte ne
realitet fitimi i realizuar.


Kjo pengese e rendesishme psikologjike mund te kapercehet ne qofte se
njerez te zgjedhur nga vota e popullit behen garante per kompanite qe do
te shesin aksione ne burse. Nje njeri i tille mund te jete, p.sh.,
kryetri i bashkise se Tiranes, i cili ballafaqohet me votuesit cdo tre
vjet. Keshtu, ne qofte se ai do te ndermerrte inisiativen per
privatizimin e ujesjellesit te Tiranes nepermjet shitjes se aksioneve ne
burse, tiranasit qe kane kursime mund t'i kerkonin bankave qe te
beheshin ndermjetse per blerjen e aksioneve per llogari te tyre. Duke
mbajtur paketen kontrolluse te aksioneve dhe duke thithur kapitale nga
publiku i gjere, Bashkia do te kujdesej qe ujesjellsi te rriste
kapacitetin furnizues, dhe qe fitimi i tij te shperndahej drejt midis
aksionereve. Perndryshe, kryetari i saj do te perballej me zemerimin e
votuesve ne zgjedhjet e rradhes.


Te njejten skeme Bashkia e Tiranes mund ta perdore edhe per
privatizimin e kompanise elektrike qe furnizon zonen nen juridiksionin e
saj ose per nderitimin e qendres se madhe tregtare-argetuese qe
planifikohet te ngrihet ne Tirane. Ndersa nje rol me te terthorte, por
sidoqofte te rendesishem, bashkia mund te luaje duke iu kerkuar
kompanive serioze te Tiranes qe t'i falin asaj nje pakete te vogel
aksionesh ne shkembim te garancise qe do t'i jape publikut per
vertetsine e bilanceve te tyre. Duke ditur qe do ta kene nen kontroll
Bashkine nepermjet mekanizmit te votes, tiranasit mund te kandisen te
blejne aksionet dhe bondet e ketyre kompanive private. Keto te fundit do
t'i perdorin kapitalet e thithura nepermjet burses per te zgjeruar me
tej aktivitetin e tyre, duke krijuar keshtu me shume vende pune.


Duke u munduar t'i permbahem formatit te nje artikulli gazete, ne
shtjellimet e mesiperme, iu shmanga detajeve financiare dhe politike te
projekteve te mesiperme. Per kete arsye, ne syte e lexuesve te
paekspozuar ndaj mekanizmave te burses, realizimi i projekteve qe une
sugjeroj mund te duket relativisht i lehte. Keta lexues i siguroj se
realizimi i tyre kerkon perpjekje titanike nga kushdo qe do te vere ne
qafe shiritin e kryetarit te Bashkise se Tiranes.


Njeri prej kandidateve aktuale ka premtuar qe do t'i beje keto
perpjekje. Ngelet te shihet ne se ai, ne qofte se fiton, do ta mbaje
premtimin e tij.

Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799



Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull


Na mbėshtesni dhe Ju !

 
© albemigrant.com 2003