Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

 

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

POEZIA DHE PIKTURA SHQIPTARE NË DY BOTIME GJERMANE

Nga Ferdinand Laholli

 

Botimet e herëpashershme të krijuesve shqiptarë në gjuhë të huaja dëshmojnë gjithnjë e më shumë për një interesim të botës letrare ndaj kulturës sonë. Edhe dy botimet e njëpasnjëshme të sapovëna në qarkullim: "Poesie und Malerei" dhe "Nocturno" të entit "Edition Wendepunkt" me seli në Weiden të Gjermanisë, janë një pohim i tillë. "Poesie und Malerei" (Poezi dhe piktura) me numër porosie ISBN 3-935841-54-X, është një botim kalendarik me krijime në poezi e pikturë të autorëve nga bota. Në të janë përfshirë edhe poezi nga Mustafë Xhemaili, Ferdinand Laholli e Isuf Sherifi, si dhe punime në pikturë nga Zenun Sherifi, profesor në Universitetin e Tetovës, dhe Eriol Laholli, student në "Southern Connecticut State University" të New Haven/U.S.A. Përjashtuar këtij të fundit, autorët e lartpërmendur përfshihen me punimet e tyre edhe në botimin antologjik "Nocturno", me numër identiteti ISBN 3-935841-61-2. Botimet janë hartuar nga shkrimtarja Betti Fichtl, e cila është edhe drejtuesja e Shtëpisë Botuese "Wendepunkt".




Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull


Na mbėshtesni dhe Ju !

 
© albemigrant.com 2003