Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

 

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

Këngët e Lirio Nushit vidhen nga "piratët" shqiptarë…

Përgatiti: A. Stefa


Hajdutësia shqiptare kalon çdo kufi ligjor dhe çështja ka marrë rrugën ligjore...
A ekziston ligji për mbrojtjen e të drejtës së autorit? Nëse po, përse nuk zbatohet?

Hajdutëri dhe vjedhje ordinere. Shteti nuk i mbron të drejtat e autorëve. Arti dhe Artistët Shqiptarë në mëshirë të injorantëve. Ministria e Financave nuk i kontrollon kompanitë dhe dyqanet që shesin CD-të, kasetat, apo materialet e tjera filmike, elektronike etj. Një pirateri e Liçensuar, 90% e materialeve muzikore, filmike apo elektronike janë pirate. Shteti mbyll sytë ndaj kësaj anarkie tragjike. Përpara botës Shqipëria sot duket si një përbindësh i keq, si një çerdhe hajdutësh dhe sinonim i botës jolegale-një vend që është jashtë ligjeve njerëzore pa të drejtat që gëzojnë gjithë Europa dhe bota, duke vazhduar të mbetet kështu një botë e tretë për njerëzimin, një botë e paligjshme. Dhe nëse mundohesh që ta gjesh të drejtën duke ju drejtuar organeve kompetente, rrezikohesh me eleminim fizik.
Kantautori i suksesshëm shqiptar, Lirio Nushi, i cili brenda një viti nxjerr në qarkullim dy disqe me kënë arbëreshe dhe të përpunuara, flet ekskluzivisht për gazetën DITA, pas vjedhjes që i bëhet diskut të tij. Zhgënjimi, revolta, tronditja, janë të pasqyruara në fytyrën dhe në fjalët e tij

 

Aty ku Ligji egziston dhe nuk zbatohet do të thotë që nuk ka Drejtësi dhe aty ku nuk ka Drejtësi Sundojnë Barbarët.


Ishte obligim për mua që gjatë realizimit të materialit muzikor në studio me vegla muzikore Live disa prej muzikantëve të ishin patjetër shqiptarë. Ndërmjet tyre ishte edhe nje muzikant nga Elbasani, Klement Marku. Sa herë mblidheshim në studio për të punuar na vështirësonte shumë. Ishte zënë me të gjithë muzikantët pothuajse. Ishte një karakter i vështirë dhe i pakomunikueshëm deri në absurditet. Na kishte lodhur të gjithëve tej mase me sherret e tij ordinere. Një ditë më sjell fëmijët e tij në studio dhe më thotë se nëse nuk këndojnë edhe fëmijt e mij në këtë disk unë do ta le në mas punën, në një kohë që të gjithë e kishin kuptuar aë aty bëhej fjalë për një punë shumë serioze dhe një investim goxha të madh dhe nuk kishte as kohë as vend për skena kaq qesharake dhe aspak serioze.
Sapo kishim mbaruar orkestracionet, ai u pagua rregullisht sipas kontratës së bërë me të dhe pagesa u siglua edhe nga organet kompetente Greke sipas ligjit dhe rregullave. Filloi të më lutej që ti jepja masterin muzikor që ta dëgjonte në shtëpi. Me shumë dyshim ja dhashë me shpresë se do të na e kthente përsëri.

Masteri është gjithë puna e 15 muzikantëve që luajtën në studio për Diskun "Arbëreshe Songs" rregjistrime të cilat për tu realizuar zgjatën plot një vit e gjysëm dhe mbi atë bazë prodhohet dhe shumfishohet disku, mbi atë bazë këndohen të gjitha këngët.
Ai e mori masterin, vodhi edhe partiturat dhe iku në Shqipëri pa më njoftuar duke kryer kështu një vjedhje të shëmtuar që dënohet edhe moralisht por mbi të gjitha nga Ligji pasi Masteri muzikor ligjërisht i takon producentit pasi ai i paguan të gjitha paratë për realizimin e nje disku muzikor.
Gjeta një mënyrë dhe kontaktova urgjentisht me të direkt duke e njoftuar se duhet të ma kthente masterin dhe partiturat. Përgjigjia ishte se as masterin nuk ta jap dhe as partiturat për të cilat ishin paguar goxha para. E pashë që çdo gjë ishte e kotë dhe se s'mund të zgjidhej asgjë brenda moralit dhe normave shoqërore dhe i bëra të ditur se në rast se masterin e përdor gjëkundi do të ket probleme serioze me mua dhe me ligjin.

Për fat të mirë kisha përgatitur në studio dy mastera se përndryshe gjithë puna prej një viti e gjysëm dhe të gjitha paratë që kisha paguar për studion do të na shkonin dëm. Njoftova të gjithë grupin e punës për çka kishte ndodhur dhe vazhduam punën me diskun i cili më në fund përfundoi dhe qarkulloi në shtator të vitit 2002 në Greqi dhe jashtë saj nga Kompania Greke "MBI Kinisis Sound & Vision" me producent vetë mua duke i lënë kësaj kompanie eksluzivitetin per Greqinë dhe Jashtë saj duke përjashtuar në Kontratë Shqipërinë dhe Kosovën pasi atje ja dhashë këtë të drejtë Kompanisë Shqiptare "AdrionLTD" zt. Teodor Misha. Pra Disku ka qarkulluar edhe në Shqipëri menjëherë mbas daljes së tij në Greqi nga "Adrion LTD" kompani e cila nuk merret me mbrojtjen e të drejtave të autorit por me shitjen dhe distribucionin e tij.
Producenti në këtë rast ka paguar paratë për të gjithë realizmin e kësaj pune: ka paguar muzikantët që të luajnë live, ka paguar orkestracionet, ka paguar partiturat, ka paguar studion tepër prestigjioze për një vit e gjysëm me rradhe e cila kap një shumë parash të jashtëzakonshme, miksazhin e materialit muzikor, masterizimin e materialit muzikor, kopertinat, përkthimin e materialeve ne katër gjuhë të huaja, librin me tekstet e këngëve që ndodhet brenda në CD, Bar Cod-in, diskun, Tatim taksat, të drejtat e autorit për llogari të poetit shqiptar Lasgush Poradeci vetëm për disa vargje që janë vendosur në njërën prej këngëve, shumfishimin dhe prodhimin e CD, si edhe shiritat sigurues të të gjithë tirazhit të tij etj, dhe të gjitha këto janë realizuar nga profesionalistë të vërtetë grekë dhe që të gjithë janë paguar jashtëzakonisht shtrenjt pasi nuk doja kurrsesi që në Greqi kjo punë të përbuzej, por të krenohesha me të në çdo drejtim ashtu sikurse ndodhi më vonë. Në këtë rast gjithë këto shpenzime janë mbuluar nga mua dhe kapin vlerën rreth 20.000 euro. Gjithë kursimet e jetës sime për të nxjerrë një disk e për të përfaqësuar kulturën shqiptare nëpër botë me shpenzimet e mia pa shtuar punën rraskapitëse që është bërë për të, studimet e lodhshme dhe orët e vona në biblotekat e Greqisë dhe të Italisë, udhëtimet e mija nëpër katundet arbëreshe në Itali dhe fshatrat ku rrojnë arvanitasit e Greqisë, orët në studio për të kënduar. Gjithë kjo lodhje dhe kjo punë raskapitëse pesë vjeçare vidhet në mënyrë kaq të shëmtuar dhe ordinere sepse kështu ju dashka qejfi disave?

Unë që që jam lodhur kaq shumë, që kam shpenzuar kaq shumë, që jam munduar dhe kam ndenjtur për netë me rradhë duke punuar deri në rraskapitje, duhet të hesht përpara kësaj ngjarjeje?


Klement Marku ja shet masterin muzikor një të ashtëquajture Tatjana Isai, duke shkelur përsëri edhe marrveshjen midis dy palëve tona, duke shkelur ligjin, dhe duke më dëmtuar në një masë të pakompesueshme edhe moralisht edhe ekonomikisht. Përveç kësaj jep edhe tekstet e mija, edhe muzikën time dhe për të përligjur gjithë këtë paligjshmëri i fut edhe vetë një të kënduar duke e shoqëruar këtë këngëtaren në CD.

E ashtëquajtura Tatjana Isai, e cila ishte paralajmëruar nga shumica e shtëpive diskografike në Tiranë të cilët nuk e pranuan ta nxjerrin në qarkullim këtë material muzikor kur ajo u paraqit tek ata pasi e dinin shumë mirë të gjithë që materiali muzikor ishte i imi duke i thënë konkretisht se ky është disku i Lirio Nushit dhe ne nuk mund ta nxjerrim në qarkullim. Kjo zonjë duke qenë në djeni të plotë për këtë shkelje, e pavarësisht se në një intervistë pohon se është avokate dhe një avokat i njeh mirë ligjet e sidomos kur ka jetuar në Gjermani sikurse ajo pohon, vazhdon të ngul këmbë dhe të gënjej edhe publikisht se këngët janë rregulluar nga burri i saj gjë që më bën të mendoj se çdo gjë është bërë me paramendim.

Paraqitet kështu kjo zonjë tek BBF-ja.ku përfaqësues na qenka një zotëri me emrin Bardhi Kalivaçi së bashku me z.Flamur dhe Bledi Kalivaçi dhe pa të keq fare kjo e ashtëquajtur BBF na e shumëfishon dhe e nxjerr në qarkullim materialin tim muzikor dhe disa tekste sikur kjo të ishte gjëja më e thjeshtë në botë duke i vënë edhe pullën e kompanisë së tyre përsipër e duke luajtur kështu rolin e një producenti të ligjshëm. BBF-ja e nxjerr këtë material në qarkullim afërsisht nga fundi i vitit 2003.

Jane pak 13 vjet demokraci per te konsoliduar ligjet?


Duhet vënë në dukje se këta të fundit dhe konkretisht z. Bardhi Kalivaçi u njoftuan për shkeljen Ligjore që kishin bërë dhe ju kërkua që të ndërpresin hedhjen në treg dhe reklamimin e këtij materiali muzikor pasi në të kundërt do t'ju drejtohemi organeve kompetente ligjore për ta zgjidhur këtë çështje i thame, dhe përgjigjia që morrëm nga ai ishte se ne nuk duam t'ja dimë fare se kush jeni ju dhe se ne bëjmë ç'na do qejfi, sa për ligjin as që duam tja dimë fare nga ajo ane, pa treguar asnjë shenje pendese.
E njëjta gjë ndodhi edhe me zt. Klement Marku i cili kur kontaktova vetë personalisht me të më tha se nuk donte t'ja dinte fare, dhe se bënte ç'ti donte qejfi i tij dhe se për ligjin as donte t'ja dinte fare, pa treguar asnje shenjë pendese.
Zt. Bardhi Kalivaçi gjithashtu pohoi se materialin muzikor e ka blerë nga Tatjana Isaj, gjë për të cilën unë personalisht nuk jam i sigurt pasi nuk kam mundur të kontaktoj akoma vetë me Tatjanën, dhe nëse është kështu aq më keq për ta.

I shkatërruar shpirtërisht


Mbas gjithë këtaj, ndjehem i vjedhur, dhe i dërrmuar shpirtërisht. Një dëm moral dhe material i pakompesueshëm. Dhe nuk do të merresha me këtë nëse gjithë kjo punë ishte e sponsorizuar nga të tjerët dhe çdo gjë e kisha të shtruar gati mbi tryez, por nuk mund të le kurrë të hedhin poshtë, të tallen dhe të marrin nëpër këmbë djersën, punën dhe mundin tim pesvjeçar, një grup injorantësh dhe matrapazësh. Një hajdutëri kaq e shëmtuar ndodh vetëm në Shqipëri, dhe as një lloj pendese nuk duket gjëkundi, asnjë lloj faljeje.
E për fat të keq shoh një komb që unë me aq krenari mundohem të mburrem nëpër botë me këngët e mija se ka Besë dhe është Trim, i cili në të kundërt më pohon se vetëm besën nuk e njeh më dhe trimërinë e ka përdhosur me krimin e egër, kurse demokracinë e ka keqkuptuar kaq shumë. Një komb për të cilin unë i them botës se sa krenar jam që jam shqiptar në një kohë kur atdheu im më ka ndjekur, braktisur, plaçkitur e grabitur dhe këtë nuk e them për rastin konkret por për rreth dy milion shqiptarë që janë të mërguar, një komb që me mish e me shpirt e kanë mbajtur gjallë gjithsejt dhjetë burra të cilët që të gjithë kanë vdekur larg dheut të atit në vuajtje, në mjerim e në hidhërim të plotë sepse atdheu i tyre nuk diti t'i mbante pranë vetes në një kohë kur ata i falën Shqipërisë gjithë ajo çka gëzon sot, unë mundohem ti them botës me këngët e mija se ne kemi një kulturë të lashtë që nuk do të vdesë kurrë, në një kohë kur në Shqipëri po vdes ditë për ditë çdo gjë e bukur që është shqiptare, në një kohë kur në Shqipëri po vdes një komb. Këngët e mija dhe puna që unë kam bërë nuk janë vetëm një argëtim momental por një histori e tërë që Shqipëria e ka lënë kaq kohe në harresë, një studim dhe material që do t'ju mbetet brezave që do të vijnë, fëmijëve shqiptarë, prandaj mos e lini që kjo punë të bjerë në duar të barbarëve dhe të keqtrajtohet nga satrapët e kulturës dhe të artit, mos i ndiqni bijtë tuaj më të mirë nga Dheu i Atit, mos e përdhosni kulturën shqiptare dhe artistët që mundin ta mbartin atë sepse arti i mirëfilltë është identiteti i vetëm i gjallë i një kombi.


Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull


Na mbėshtesni dhe Ju !

 
© albemigrant.com 2003