Figura e emigrantit
përmirëson imazhin e Shqipërisë
Bashkëbisedim dhe konkluzione
me z. Dritan Shehu
Nga Evis Qaja
Më tërheq vëmendjen
një shprehje e Jacob Burckhardit, i cili shprehet: "Në
Mesjetë të dyja anët e ndërgjegjes - ajo që
reflekton në vetvete botën e jashtme dhe ajo që bën
imagjinatën e jetës së brendshme të njeriut - qëndronin
të ngjitura në një perde të përbashkëta,
si ëndrra ose e përgjumja".
Thua ky version na ngjitet ne brenda këtij fillim-shekulli si shtojca
të një riciklimi historik?
Nuk kërkoj të kundërshtoj këtë të fundit,
por të heq një paralelizëm mes njeriut të sotëm
( dhe këtu kam parasysh njeriun e sotëm emigrant) mes variacioneve
të tyre koordinues në gjallimin mes kësaj shoqërie.
Në qoftë se mar në konsideratë dhe " luaj "
me termat e J. Burckhardit perdja për ne është endur
tashmë nga besimi, injoranca foshnjore, iluzione të kota:
parë përmes tyre, bota dhe historia duken si të riveshura
me ngjyra fantastike. Në të vërtetë, sipas kësaj
optike njeriu nuk ka vlerë veçse si anëtar i një
familje, populli, partie, korporate, një race ose çfarëdolloj
kolektiviteti.
Të ardhur në fillim - në shkëputjen e një sistemi
të caktuar shoqëror, u transformuam brenda një "përshtatje
statike". Me këtë të fundit, kam parasysh integrimin
ndaj modeleve të tilla që e lënë të pandryshuar
tërë strukturën e karakterit duke u nënkuptuar vetëm
në përftimin e një "strehe" të re. Këtë
mund ta konkretizoj me një shembull në vija të trasha
- kalimin nga zakoni "kinez i të ngrënit" në
zakonet perëndimore për të përdorur pirunin dhe
thikën.
Me vetëdije përdor një përqasje trashanike, për
të mos humbur në këtë formë fjollën e
mendimit.
Pra të ardhurit në brendësi të papërgatitur
brenda një shoqërie, kthen tezën që çdokush
të mendojë dhe të përpiqet i vetëm të
mbijetojë në pozicionin e këtyre kushteve. Gjasë
që sjell gradualisht simptomat e një indiferntizmi, egoizmi,
zilie, përçarje - këto s'janë veçse lëndë
të mbetura nga ky "ishull për ekzistencë".
A po fillojmë të sensibilizohemi vitet e fundit me nevojën
për tu afruar me njëri-tjetrin?
Kjo mbetet një pyetje që secili duhet t'ja bëjë
vetes. Në vetëndërgjegjësimin e integritetit të
gjitha klasat e shoqërisë janë vënë në
lëvizje. Nuk ka më një vend të fiksuar në rendin
ekonomik që mund të konsiderohet natyror, i padiskutueshëm.
Individi pra - nuk ndjehet veçse i braktisur në vetvete,
por gjithçka varet nga përpjekja e tij personale dhe jo
më nga siguria e prestigjit të tij tradicional.
Z. Dritan mendoni se emigrantët
shqiptarë kanë nevojën e një lidhjeje më të
gjerë midis tyre ? Cilat janë kushtet në të cilat
devijojnë këto impulse ?
Fakti që unë mora pjesë
në një festim të organizuar nga konsullata shqiptare
në Selanik së bashku me emigrantët këtu, me rastin
e Shpalljes së Pavarsisë tregon dhe një herë se
hallkat mes tyre po vijnë dhe po forcohen. Është diçka
e bukur, e domosdoshme që organizohen të tilla festa. Bile
do të thoja brenda jetës normale mirë do të ishte
të organizoheshin aktivitete të ndryshme mes shqiptarëve
që punojnë këtu. Të jenë aktivitete të
natyrave të ndryshme, sepse realisht njerëzit kanë nevojë
të mblidhen, të diskutojnë, të bisedojnë midis
tyre. Kjo padyshim do të forcojë lidhjet mes vetë shqiptarëve
që janë këtu, në solidaritetin, në ndihmën
dhe mbështetjen reciproke. Në këtë mënyrë
po krijohet një ambjent i kulturuar, një ambjent i qytetëruar,
një ambjent i cili realisht duhet të arrijmë për
të përmirësuar imazhin tonë në vendet ku punojnë
jashtë Shqipërisë. Veçanërisht në Greqi,
i cili është një vend fqinj dhe ku ka një numër
shumë të madh shqiptarësh. Pikërisht këto zgjedhje
që ata bëjnë mes njëri - tjetrit e përmirësojnë
imazhin e vendit tonë. Realisht krijojnë më shumë
hapësirë për të realizuar aspiratat e tyre. Aspiratat
e gjithsekujt për tu integruar më mirë, për të
jetuar më mirë në këtë shoqëri.
Fakti që idetë kanë
një matricë emotive është e një rëndësie
të veçantë për kuptimin e shpirtit të një
qytetërimi. Shoqëri ose klasa të ndryshme (kam parasysh
pushtetin autoritar) dallohen në bazë të një karakteri
shoqëror specifik, mbi formën e të cilit zhvillohen dhe
marrin forcë ide të ndryshme. Në qoftë se këto
të dyja (individi - autoriteti) mundësojnë dhe kthehen
në një propagandë në favor të idesë për
një përpjekje të palodhur dhe të lufte për
sukses kushtëzohet në mënyrë të dukshme tendenca
për të qenë i varur. Këto nxitje obsesive thyhen
në strukturën e një skeme popull - individ - pushtet.
Ardhja e konsullit të ri në Selanik është një
përvojë e pandryshueshme në përmasat e këtij
institucioni, apo është diçka që varion sipas
shkallës së individualizmit të arritur brenda opinionit
publik ?
Unë kam qenë ministër
i jashtëm dhe në diplomaci ka disa rregulla. Në diplomaci
ka një rotacion të vazhdueshëm njerëzish. Konsulli
i mëparshëm kishte një periudhë kohore rreth katër
vjet e gjysëm. Kishte kaluar dhe afatet kohore të të
qënit konsull. Megjithë punën e mirë dhe korrekte
që ka bërë ishte një moment që duhej të
zëvendësohej.
Iliriani është një njeri, i cili e ka treguar veten si
konsull i aftë në Janinë. Është treguar një
njeri i gjerë me vision dhe jo I ngurtë. Unë besoj se
Iliriani do të vazhdojë të përmirësojë
punën e konsullatës këtu në mëkëmbjen
e problemeve ekzistuese, për ta bërë sa më afër
këtë institucion për të gjithë emigrantët.
Në këtë mënyrë të gjejë një
zgjidhje sa më të përshtatshme për ta, për
tëpërmirësuar imazhin e shqiptarëve, për të
krijuar atë lidhje që duhet krijuar mes figures të quajtur
eprore dhe shqiptarëve.
E pikërisht në këto
relata të përcaktuara situata është mjaft e komplikuar
për klasën e mesme qytetare. Sistemi ynë industrial modern
kërkon që energjitë më të mëdha të
kanalizohen drejt punës. Në qoftë se njerëzit do
të vepronin vetëm nën presionin e domosdoshmërisë
së jashtme atëherë do të shfaqeshin konflikte ndërmjet
asaj që personi duhet të bëjë dhe asaj që do
të bënte dhe efektshmëria do të rezultonte e ulët.
Por, në saj të përshtatjes dinamike të karakterit
me kërkesat e shoqëriasë, energjitë njerëzore,
në vend që t'I lenë vend konflikteve, modelohen në
formë të tillë që shërbejnë për t'I
dhënë zjarr një veprimtarie në harmoni me nevojat
e veçanta ekonomike. A duhet gjetur një formë lidhje
mes këtyre shtresave drejt unitetit konform dhe klisheve të
praktikave ekzistuese?
Ideja e hedhur për krijimin e një ministrie emigracioni mbetet
në përsëritjet e formulave optimiste apo një kusht
I domosdoshëm për projekt?
Akoma është e parakohshme
për një zgjidhje përfundimtare. Është hedhur
ideja nga presidenti I Shqipërisë z. Alfred Moisiu. Është
një ide që duhet vlerësuar jo vetëm për emigracionin,
them se duhet të jetë një ministri që të merret
me gjithë diasporën tone, të renë dhe të vjetrën.
Ose një institucion I rëndësishëm që mund të
bëjë pjesë në rang të anëtarëve të
qeverisë për t'u mare me problemet e diasporas. Për të
krijuar kështu mundësinë që kjo diasporë të
investojë në Shqipëri, të sjellë kapitalet
në Shqipëri, të zgjidhë problemet në vendet
ku janë, pra të integrohen. Janë shumë elemente
që duhen zgjidhur - dhe është mjaft e mundshme krijimi
I një ministrie të tillë. Por padyshim kjo do të
shqyrtohet. Në këtë kohë nuk është momenti
me emergjencën që paraqet Shqipëria. Ndoshta kjo do të
realizohet si projekt vitin e ardhshëm.
Me fjalë të tjera karakteri
shoqëror interioritetin domosdoshmërinë e jashtme dhe,
kështu, e frenon energjinë njerëzore në favor të
detyrave të një sistemi ekonomiko - shoqëror të
përcaktuar.
Thellimi i " një krize demokracie" në vend a nuk
gjen gjasat e shtrirjes së një kodi të krijuar në
zgjedhjet lokale në Shqipëri?
Në zgjedhje pati realisht
probleme. Problemet erdhën në radhë të pare nga
miratimi I një kodi elektoral, I cili realisht nuk ishte kodi që
kishte nevojë Shqipëria. Nën presionet e dy forcave të
mëdha politike u miratua një kod, I cili kërkoi ta dypolerizojë.
Gjithçka në këto dy forca politike eleminoi të
tjerat. Kjo vihet re në komisionin qendror të zgjedhjeve,
në komisionet zonale dhe në komisionet e qëndrave të
votimit. Që këtu duket sensi absurd I këtij kodi elektoral.
Gjithashtu dhe problemi I shfrytëzimit të pas- medias në
favor të dy forcave kryesore, faktori I financimit e cila ishte
favorit I këtyre të fundit. Pra kjo strukturë u krijua
në këtë formë - u krijua në atë moment
kur ishte periudha e dashurisë që bazohet mbi elemente jotransparente.
Unë këtu e shoh shkakun e problemeve që lidhen me këtë
kod. Më pas e shfrytëzuan përfaqësuesit e këtyre
forcave politike.
A nuk është koha që
të integrohen në rrjetin shqiptar dhe fëmijët e
emigrantëve? Mjaft nga këta fëmijë "çalojnë"
në zotërimin e gjuhës amëtare. Kam parasysh këtu
krijimin e shkollave shqipe në Sh.B.A, Kanada, Francë etj.
A nuk është forca e energjisë së tyre një amalgamë
në kontrastet e dy shteteve?
Unë mendoj që është
e domosdoshme. Detyrimisht duhet punuar ngurtësisht me qeverinë
greke për të bërë të mundur që të
krijohen dhe klasa të koncentruara me shqiptarë, ku mund të
zhvillohen disa orë mësimi në gjuhën shqipe për
fëmijët e emigrantëve shqiptarë.
Për mua kjo është absolutisht e domosdoshme, pasi duhet
të kemi një koncept më liberal dhe më të hapur
lidhur me çështjen e mësimit, të gjuhës amëtare,
sepse kjo është Europa dhe rruga ku ne po shkojmë. Pra
unë mendoj se këtu ka gjëra që duhen ndryshuar dhe
këtu kërkohet një impenjim më I ngushtë I qeverisë
shqiptare me atë greke. Së bashku mund të kontaktojnë
për të zgjidhur këtë problem dhe mjaft probleme
të tjera. Ashtu siç u zgjidh problemi I lejëve të
qëndrimit të emigrantëve shqiptarë. Pra Greqia përbën
një nga dy partnerët strategjikë kryesorë që
ka Shqipëria - ka një peshë shumë të madhe
në të gjithë shkëmbimet ekonomike që ka Shqipëria.
Ka qenë një vend që ka shtyrë dhe ka ndihmuar në
hapjen e negociatave dhe të asociimit të vendit tone në
BE.
Pra unë mendoj që në këtë rrugë kur problemet
realisht po përmirësohen, marrëdhëniet janë
shumë të mira. Unë mendoj se ka elemente të tjerë
që duhen evoluar, duhen ndryshuar për t'iu përshtatur
standarteve të Bashkimit Evropian.
Mendoj se më I rëndësishmi
nga të gjithë shfaqet tendenca për të rritur, zhvilluar
dhe realizuar mundësitë që ka pjekur në vetvete
gjatë histories, si përshembull aftësia për të
menduar në mënyrë krijuese dhe kritike dhe me pasë
në të njëjtën kohë eksperienca emotive dhe
shqisore të ndryshme. Duke patur kështu në qendër
favoritin - brezin e ri.
Me fjalë të tjera, kushtet shoqërore ndikojnë mbi
dukuritë ideologjike përmes karakterit; karakteri, nga ana
tjetër, nuk është pasojë e një përshtatje
pasive ndaj kushteve shoqërore, por fryt i një transformimi
dinamik të bazuar mbi elemente që, biologjikisht janë
të brendshme në natyrën njerëzore, ose që bëhen
kështu shkak të një evolucioni historik.
Pse të mos jemi ne që ta bëjmë këtë kthesë
- në rutinën e gjatë të të jetuarit emigrant?!