Një
alternativë për daljen nga kriza
Nga
EDUARD ZALOSHNJA
(Diskutoni
për këtë temë)
Kohët e fundit,
mësuesja e vajzës time po eksperimenton një sistem të
ri për t'i stimuluar fëmijët e klasës së saj
të sillen mirë gjatë orës së mësimit.
Në thelb të tij është një mekanizëm që
inkurajon përmirsimin e sjelljes individuale të secilit nxënës
nëpërmjet presionit të interesave kolektive të të
gjithë klasës. Kështu, në ditët që të
gjithë fëmijët sillen mirë, mësuesja vizaton
një yll në dërrasën e zezë. Ndërsa në
ditët që qoftë edhe njëri nga fëmijët
sillet keq, ajo fshin një yll. Dhe kur numri i yjeve arrin 10,
ajo ble pica për gjithë klasën, e fëmijët festojnë
me gëzim fitoren.
Tek po bisedoja me
vajzën ditën që klasa e saj arriti të plotësonte
për herë të parë numrin magjik të 10 yjeve,
mëndja ime, e cila në mënyrë të vetvetishme
shpesh gjen paralelizma midis ngjarjeve nga më të rëndomta
të jetës së përditshme dhe zhvillimeve të demokracisë
shqiptare, filloi të shihte tek BE-ja e NATO-ja mësuesen e
vajzës, dhe tek aktorët politikë shqiptarë, shokët
e shoqet e saj të klasës. Kështu, në kokën
time,
analizova ofertat dhe kërkesat e vazhdueshme që këto
dy bashkime të fuqishme i kanë bërë Shqipërisë
në 12 vjetët e fundit, si dhe mënyrën grindavece
e të cilën i është përgjigjur politika shqiptare
atyre, dhe arrita në përfundimin se në qoftë se
intelektualët jashtë politikës nuk veprojnë përpara
se të jetë vonë, fundi i kësaj dekade nuk është
çudi t'i ngjajë fundit të asaj që shkoi.
Çfarë
kam parasysh me intelektualët jashtë politikës? Kam parasysh
të gjithë ata intelektualë që u zhgënjyen prej
shndërrimit të Partisë Demokratike nga një front
me aspirata antikomuniste, prodemokratike, e progresive në një
parti autokratike me tendenca regressive, dhe që pas atij zhgënjimi,
nuk mundën të kapërdinin dot futjen nën çatinë
socialiste tw atyre që kishin shkulur flokët nga hidherimi
kur ishte
rrëzuar busti i Enver Hoxhës ose që po kameshin në
mënyrë të paturpshme në kurriz të shqiptarëve
të varfër. Duke
patur parasysh limbon në të cilën ndodhen intelektualët
e mbetur jashtë politikës, një alternativë logjike
për ta do të ishte krijimi i një partie të re që
do të prezantohej me një platformë dhe ekip të besueshëm
për zgjidhjen e krizës në të cilën ndodhet
Shqipëria. Por, fatkeqsisht, koha për ta bërë këtë
gjë nuk është e mjaftueshme.
Konfrontimi i fundit Nano-Berisha, paçka se paqësor deri
më sot, i ka të gjitha gjasat qw, eventualisht, të përsërisë
diçka të ngjashme me katrahurën e shtatorit 1998 *
arroganca e Nanos nga njëra anë, e paralajmërimet publike
të Ngjelës, Memisë, Haklajt, etj. nga ana tjetër,
e ndjellin një percipitim të tillë të ngjarjeve.
Dhe përpara
se ngjarjet të percipitojnë për keq, do të jetë
në të mirë të Shqipërisë që intelektualët
jashtë politikës të koagulojnë një front të
përbashkët i cili t'i kërkojë politikanëve
shqiptarë dhe partnerëve tanë euroatlantikw që për
një periudhë 16 mujore t'i lihet atij në dorë qeverisja
e vendit. Në platformën e frontit të intelektualeve,
do duhej të përfshiheshin të paktën këto pika:
1- Krijimi i një qeverie teknike me ekspertë të aftë;
2 - Përmirsimi i kushtetutës; 3 - Ngritja e institucioneve
bazë të një shteti demokratik nën shembullin e demokracive
perëndimore; 4 - Thithja e ndihmës financiare dhe investimeve
perëndimore për kapërcimin e kolapsit ekonomiko-energjitik.
Dhe kusht i domosdoshëm që fronti i intelektualëve të
ketë shanse t'i bëjë politikanët aktualë të
rrijnë në sediljen e pasme të makinës së shtetit
për 16 muaj është që t'u japë atyre garanci
të plota se në qershorin e 2005-ës do të kenë
mundësi të rifuten në një garë të pastër
politike për marrjen e pushtetit.
Duke u kthyer atje
ku e nisa këtë artikull - tek mësuesja e vajzës
time - vlen të theksohet se ajo nuk ka si e mban dot gjallë
sistemin e stimulimit të sjelljes së mirë në qoftë
se ai nuk jep rezultat - nxënësit e saj nuk mund të nxirren
jashtë klasës e të zevëndësohen me të
tjerë. Ndërsa euroatlantikët mund ta mbajnë gjallë
atë duke i detyruar politikanët grindavecë shqiptarë
të rrijnë jashtë klasës për 16 muaj, ndërkohë
që intelektualët e pavarur i japin klasës një pamje
më europiane. Në qershorin e vitit 2002, euroatlantikët
ia arritën t'i detyronin kokat e nxehta të politikës
shqiptare të bënin atë që ishte në të
mirë të Shqipërisë. Le të shpresojmë që
në marsin e 2004-ës ata do të kenë dëshirën
të përsërisin një sukses të ngjashëm!