Historia e
shqiptarit Andi
Nga Virxhinia Zarulli
Është vetëm gjashtëmbëdhjetë
vjeç. Ç'do mëngjes vete të punojë tek dyqani
i luleve dhe më pas në shkollën "Paçinoti"
ku vazhdon vitin e dytë me rezultate të mira. Ëndrra
e tij të arrijë e të futet në formula uno.
E shikon të mbrrijë me motorin e vogël. Me çantën
hedhur supeve nxiton duke u futur në shkollë, shkëmben
dy-tre fjalë me shokët. Të gjithë janë si të
përgjumur dhe të gjithë do të donin të rrinin
një çikë më shumë në krevat siç
ndodh zakonisht me gjithë gjashtëmbëdhjetë vjeçarët.
Ndërsa tek të tjerët dita fillon pas a shumë në
orën tetë, ndryshe ndodh me Andin. Ai ka shikimin më
pak të përgjumur sa sa të tjerët. Kjo ndodh se fiks
në orën pesë e gjysëm para se të vejë
në shkollë shkon të punojë tek një dyqan me
lule. Por sa vjeç është ? Vetëm gjashtëmbëdhjetë
dhe është kaq bukur kur të jepet rasti të flasësh
me të, duke zbuluar se e bën me një dëshirë
që të bën të mahnitesh.
Sa adolishentë të moshës së tij do ta bënin
? Pak, shumë pak. Por situata e tij i kërkon të jetë
jo vetëm student por edhe të punojë. Është
e vështirë ta kuptosh në zonën tonë kur është
akoma nën të tetëmbëdhjetat. As na kalon pothuajse
në mëndje fare.
Dhe është me të vërtetë i lumtur se në
këtë mënyrë mund të ketë pavarësinë
e tij dhe nuk do të rëndojë aspak ekonomikisht në
kurriz të familjes. "Punoj për të qënë
i pavarur dhe për t'ia dalë mbanë në jetë."
Prindërit kanë për të rritur dhe fëmijë
të tjerë, një vëlla më të vogël dhe
një motër më të madhe. Dhe nuk është e
thjeshtë kur mamaja është e papunë. Babi punon në
një ofiçinë mekanike duke mbajtur së shumti barrën
e familjes. Kështu që Andi ka përveshur mëngët
dhe është një djalë me këmbë të mbështetura
fort në tokë, që e di mirë atë që do të
arrijë, sakrificat duket se nuk po e trembin. Do ti pëlqente
të vazhdontë të studionte dhe po të dëgjosh
shokët dhe mësuesit e tij do të thonë se ai është
me nota të mira. Çuditesh, jo vetëm ndaj një gjëje
që adolishentët italianë nuk do ta shihnin as në
ëndërr. Punon para se të vejë në shkollë,
por dallohet edhe nga të tjerët.
- "Ëndrra ime, shpjegon Andi, është të arrijë
tek formula uno, do të qe vërtet një ëndërr
të arrija të paktën të punoja aty" dhe kur
flet i shkëlqejnë sytë. Ato sytë e tij bojë
qielli që shkëlqejnë akoma më shumë në
këtë ditë gri me shi, në të cilën vajtëm
neve për ta gjetur. Andi flet në mënyrë të
përkryer italisht, nuk duket se ka arritur këtu e tre vitë
të shkuara ku zbarkoi në Itali nga një traget.
"Kur erdha në fillim këtu më mungonte aq shumë
atdheu im Shqipëria" e thotë këtë fjalë
me pak trishtim në sy. "Tani jam ambientuar shumë mirë
dhe kam bërë shumë shokë e miq".
Kjo është historia e Andit, e këtij djaloshi që
bën përpjekje për të studiuar e që do të
mundet të studiojë.
Përktheu: B.Muçaj