TUXHARËT
NUK KANË MUNDUR TË KONTRIBUOJNË NË THEMELIMIN E
UÇK-së
Reagim në një pjesë
të intervistës së Saim Tahirajt,
botuar në "Bota sot" më 26 prill 2003
Nga SHEFQET
CAKIQI-LLAPASHTICA
(Botuar ne gazetën "Epoka
e re " )
Tash ku e kanë hallin
të ashtuquajturit "bashkëluftëtarë" të
Sali Çekut unë nuk e di, por e di se bashkëluftëtarët
e Sali Çekut kanë qenë disa të tjerë, dhe
ata kanë qenë bashkë me të në luftë e
jo në lukse të azilit politik të Banhofeve të Europës.
Saim Tahiraj e din se unë e kam njohur shumë mirë Sali
Çekun. Kam njohur gjithashtu edhe Zahir Pajazitin. Por e kam
njohur edhe atë personalisht, si dhe shumë të tjerë
që kishin bërë ushtrime në Shqipëri dhe kishin
ikur dhe ishin aziluar në Europë, ku kishin deklaruar lëndën.
"Bota sot" nuk ka të
ndalur në marrjen me mua dhe me shkrimet e mia. Është
e katërta herë që e bënë këtë, duke
mos më dhënë asnjëherë mundësi të
jap përgjigje. Kjo tregon se sa ajo është e interesuar
për të vërtetën dhe sa është gazetë
në kuptimin e vërtetë të fjalës.
Në numrin e saj të datës 26 prill 2003, në faqen
13, në një intervistë të Sefedin Krasniqit me Saim
Tahirajn, "bashkëluftëtar" i Sali Çekajt,
përmes konstatimit në pyetjen që i bën të intervistuarit,
më akuzon pa argumente: "Shefqet Cakiqi-Llapashtica mohon
tërë grupin e Sali Çekajt. Aty mohohet edhe veprimtaria
Juaj, e Zenun Idrizit e Zymer Lulajt etj.".
Është e vërtetë se në qershor të vitit
2001kam pasur një shkrim ku kam përmendur shkarazi emrin e
Saim Tahirajt. Kanë kaluar dy vjet dhe Saim Tahiraj tani e gjen
momentin që të konstatojë se "shpifjet e Shefqet
Cakiqit janë të turpshme"!! Megjithatë, para se
të vazhdojë më tutje, për hir të lexuesve po
reprodukoj atë pasus të shkrimit ku kam përmendur Saim
Tahirajn:
"A mundet sot dikush të besojë se guerilja, dmth. UÇK-ja,
u formua në diasporë ng Bujar Bukoshi,
..,
..
, Tahir Zemaj, Saim Tahiri,
.etj? Unë personalisht i
kam njohur dhe kontaktuar Bujar Bukoshin, Sali Çekun, Saim Tahirin,
,
. (të gjithë në emigracion)
dhe pa dashur as të uli dhe as të ngritiveprimtaritë
e tyre, puna e disa prej tyre ka qenë pengimi i forcave ushtarake
që veç ishin të formuara dhe vepronin në Kosovë.Bujar
Bukoshi, pasi si kryeministër i Kosovës në ekzil në
vitin 1993 kishte shkapërderdhur "Ministrinë e Mbrojtjes",
në qershor të vitit 1998 bënë publikimin e ri-formimit
të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës në
Gjermani me ministër AhmetKrasniqin. Vetëm naivët mund
të mashtrohen dhe të mos e dinë se atëherë
UÇK-ja kishte Shtabin e Përgjithshëm, Drejtorinë
Politike, dhe kishte një përbërje dhe shtrirje organizative
në krejt Kosovën. Shefqet Jashari- Strofci e ka lehtë
nëse don të argumentojë me fakte: UÇK-ja ka pasur
strukturat e veta që i din e gjithë Kosova, le të përmendë
se cilin njësit, cilën brigadë e formuan Bujar Bukoshi,
Sali Çeku, Saim Tahiri,
..,
..,
etj. Pa nënvlerësuar, por duke çmuar heroizmin eSali
Çekut dhe rënien e tij duke hyrë në Kosovë,
i cili po të kishte fatin të hynte në Kosovë patjetër
se do të shtonte heroizmat, është jo modeste që
persona nga emigracioni, pasi kanë mundësi dhe të holla
e munden të porosisin shkrime me "kutlla gruri", të
përvetësojnë meritat e atyre djemve dhe vashave në
Kosovë që gjithë kohën rezistuan për lirinë
e Kosovës në Kosovë. Por, fatkeqësisht çyrku
(gëzofi) shumëkujt po ia mbulon marren. Por, besoj, përkohësisht.
Vetëm një duhet bërë publike, jo të gjithë
ata që ishin në ushtrime ushtarake në Shqipëri kryen
me nder misionin e marrë, një pjesë e madhe e tyre kanë
aziluar në Perëndim. Nuk do të ishte problem vetëm
azilimi i tyre, po çështja është se përpara
organeve të shteteve që kanë kërkuar strehim, kanë
deklaruar lëndën dhe kanë dekonspiruar, e kush është
në rrjedhë të këtyre ngjarjeve e din se çfarë
dëmi është bërë me këtë dekonspirim
dhe zbulim të dhjetëra veprimtarëve. Këta të
aziluar që tash na paraqiten si themelues të UÇK-së,
as që tentuan më të kthehen në Kosovë dhe të
ndihmojnë luftën. Ka qenë një përpjekje dhe
është themeluar FARK-u, por ai ka vepruar vetëm në
Shqipëri dhe ka pasur filiala në shtete të Perëndimit!!".
Saim Tahiraj e din se Sali Çeku nuk ka qenë
MERCENAR i Bujar Bukoshit dhe i din shumë mirë
raportet e Sali Çekut dhe Bujar Bukoshit
Pra, nën 1) Nuk është
e vërtetë se unë dikund kam mohuar "grupin e Sali
Çekut" dhe as që jam marrë ndokund në shkrimet
e mia me "grupin e Sali Çekut". Unë as që
e di se ka ekzistuar një grup i Sali Çekut, edhe pse atë
e kam njohur shumë mirë.
2) Nuk është e vërtetë se unë në shkrimet
e mia kam përmendur dikund Zymer Lulajn, të cilin as që
e njoh.
3) Është e vërtetë se kam shkruar dhe publikuar
intervista afirmative për Sali Çekun (shih intervistën
me Frashër Osekun, bashkëluftar i vërtetë i Sali
Çekajt dhe Agim Ramadanit, i plagosur në betejën e
Koshares). Shih dhe "web-sitet" e mija http://go.to/shefqet
dhe http://shefqet.beep.de
Tash ku e kanë hallin të ashtuquajturit "bashkëluftëtarë"
të Sali Çekut unë nuk e di, por e di se bashkëluftëtarë
të Sali Çekut kanë qenë disa të tjerë,
dhe ata kanë qenë bashkë me të në luftë
e jo në lukse të azilit politik të Banhofeve të
Europës. Saim Tahiraj e din se unë e kam njohur shumë
mirë Sali Çekun. Kam njohur gjithashtu edhe Zahir Pajazitin.
Por e kam njohur edhe atë personalisht, si dhe shumë të
tjerë që kishin bërë ushtrime në Shqipëri
dhe kishin ikur dhe ishin aziluar në Europë, ku kishin deklaruar
lëndën.
Saim Tahiraj e din se Sali Çekaj nuk ka qenë MERCENAR i
Bujar Bukoshit dhe i din shumë mirë raportet e Sali Çekajt
dhe Bujar Bukoshit.
E din shumë mirë se Sali Çeku nuk ka pas lidhje me
të ashtuquajturin FARK-un në Shqipëri. Saim Tahiraj e
din shumë mirë se Sali Çeku ka qenë i rreshtuar
në radhët e Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës, të Brigadës që ka zbatuar urdhërat
e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Saim Tahiraj do të duhej ta dinte se si u bë që gjatë
udhëtimit të Sali Çekut për në Shqipëri,
në Itali i vidhet një sasi armatimi i cili më vonë
stërshitet, ndërsa Sali Çeku rrrezikohet të kthehet
për në Serbi. Saim Tahiraj do të duhej ta dinte cilët
ishin bashkëluftëtarët e Sali Çekut në Brigadat
e UÇK-së e jo Banhofeve të Europës. Shokët
e Sali Çekut nuk kanë qenë ata që ia vodhën
armatimin në Itali dhe e dekonspiruan dhe gati e quan në Serbi.
Saim Tahiraj në një vend thotë: "Me përgjegjësi
po them se një javë pasi grupi i Sali Çekut i ka bërë
disa arsione në Kosovë, Shefqet Cakiqi ka ardhur në banesën
time me disa shokë të tij, aktivistë të LDK-së
së atëhershme, dhe më kanë lutur të anëtarësohem
në LDK, me propozim të më bëjnë kryetar të
Nëndegës së Wilisaut. Tash të gjithë kanë
dezertuar nga LDK-ja. Atëherë vetë Shefqet Cakiqi thoshte
se këto aksione i kanë bërë serbët".
Saim Tahiraj duhet disa gjëra t'i ketë të ditura para
se të dezinformojë në mënyrë naive. Unë
atëherë isha anëtar i Kryesisë së Degës
së LDK-së në Zvicër dhe meqë Sali Çeku
ishte anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së
në Gjermani, raportet e mija përpos private me Sali Çekun
ishin edhe raporte funksionesh në kuadër të LDK-së
në diasporë. E tash absurdi: e paskam lutur Saim Tahirin të
bëhet anëtar i LDK-së dhe kryetar i një nëndege,
një njeri që atëherë ishte një "veprimtar"
anonim, që nuk e njihte as mahalla e vet. Gjatë asaj periudhe
është e vërtetë se unë kam marrë pjesë
në shumë tubime dhe takime me bashkatdhetarë, e është
e mundur që edhe kam qenë te Saim Tahiri, por një është
e vërtetë; se kurrë nuk kam qenë në banesë
që ta bëjë anëtar e më pastaj kryetar të
një nëndege të LDK-së në Wilisau. Në atë
periudhë dihet si janë anëtarësuar anëtarët
në LDK dhe dihen edhe procedurat për t'u zgjedhur kryetar
i një nëndege të LDK-së. Saim Tahiraj, edhe atëherë
edhe sot me përgjegjësi them, se Sali Çeku dhe UÇK-ja
nuk kanë pasur lidhje me disa bomba të hedhura grave dhe fëmijëve
refugjatë në disa kampe të refugjatëve serbë
në Kosovë. Sali Çeku dhe UÇK- ja nuk kanë
pasur të bëjnë me refugjatë fëmijë dhe
gra të mjera serbe në Kosovë.
Atëbotë kjo propagandë bëhej për të kompromituar
luftën e UÇK-së. Edhe sot jam i bindur se ato provokime
i kanë bërë serbët. Sepse Sali Çeku dhe UÇK-
ja e kanë treguar veten në beteja me ushtrinë dhe policinë
serbe e jo me fëmijë dhe gra të mjerë refugjatë
serbë në kampe të ndryshme në Kosovë. E ata
që mundohen t'ia mveshin këto Sali Çekut dhe UÇK-së
nuk ia duan të mirën as Sali Çekut e as UÇK-së.
Kujdes Saim Tahiraj! A mendon Saim Tahiraj se mund të gënjehet
dikush me konstatimin tënd se "me këmbëngulje them
se ne kemi qenë themelues të bërthamave të para
të Ushtrisë së Kosovës nën udhëheqjen
e institucioneve
."? Atëherë, kur s'paskeni qenë
as anëtar i LDK- së dhe as keni qenë kryes i obligimeve
ndaj Qeverisë së Kosovës, ndërsa për themelues
të FARK-ut është proklamuar dikush tjetër para teje
Saim.
Por, nejse. Tash prej Zvicre për t'u shpallë hero në
stilin "prvi borac" i `41- shit, me dy-tre dëshmitarë,
për ndonjë pension, më duket se je ende i ri. Dhe, nuk
ke gjetur vend të mirë ku të rrëfehesh Saim Tahiri;
në një gazetë që e boton një ish-polic i Jugosllavisë
dhe para "gazetarit" Sefedin Krasniqi, ish-punëtor i
konsullatës jugosllave në Francë. Kjo i bie Saim Tahiraj
si të shkosh në altarin e Kishës së Deçanit
sot për të predikuar patriotizëm shqiptar. Unë nuk
kam çka të bëjë dhe nuk mund të të ndihmojë.
Nuk je i vogël sa të mos i dish këto gjëra.
(Shënim i autorit: Ky reagim
i është dërguar gazetës "Bota Sot", por
ajo ka refuzuar ta botojë)
Lexoni në mënyrë
kronologjike :