Sistemi
elektoral dhe perfaqsimi i zgjedhesve
Nga Eduard
Zaloshnja
(Botuar ne gazetën "Korrieri"
)
Objektivi i cdo sistemi elektoral
ne vendet demokratike eshte qe
zgjedhesit ta ndjejne veten sa me te perfaqsuar ne parlament. Historia
moderne ofron nje larmi shembujsh te sistemeve elektorale, te cilet,
ne
nje menyre ose nje tjeter, mundohen te realizojne pikerisht kete
objektiv. Eshte veshtire qe, duke perdorur nje shkalle matje absolute,
te percaktosh se cili sistem e realizon me mire objektivin e perfaqsimit
te deshirave te zgjedhesve. Kjo sepse nje sistem qe do te ishte i
pershtatshem per nje vend dhe kohe te caktuar nuk do te ishte i
pershtatshem per nje vend apo kohe tjeter. Fatkeqsisht, ne Shqiperi
jane
adoptuar sisteme zgjedhore te huajtura nga vende te tjera, pa patur
parasysh veçorite konkrete te kohes dhe vendit ku jane perdorur.
Keshtu, ne zgjedhjet e marsit
1991, u perdor sistemi i zgjedhjes se
drejtperdrejte te deputeteve (ndryshe i quajtur mazhoritar), sistem
ky i
perdorur ne SHBA dhe Britanine e Madhe. Ky sistem eshte me perfaqsuesi
per vende me parti qe kane strukture elektorale, pasi kandidati qe perqafon
programin e nje partie te caktuar zgjidhet ne menyre te
drejtperdrejte nga antaret apo elektorati i partise ne zonen e tij dhe
jo nga strukturat drejtuese te partise. Ne kete menyre, ne qofte se
ky
kandidat fiton ndaj kandidatit te partise tjeter dhe shkon ne parlament,
ai ka aq pavaresi nga bosat e partise sa te vere interesat e zgjedhesve
te tij para interesave politike te bosave. Gjithashtu, ky sistem eshte
i
pershtatshem per vende ku mundesia e kandidateve per te bere presion
ndaj komisioneve zgjedhore ose thjesht per t'i manipuluar zgjedhjet
eshte pothuaj inekzistente.
Shqiperia e '91 shit ishte shume
larg te qenit gati per nje sistem te
tille. Kjo sepse mundesia e manipulimeve ishte shume e larte dhe sepse
elektorati i seciles parti nuk pati as me te voglin rol ne perzgjedhjen
e kandidateve -- ne shume raste madje elektorati nuk i kishte njohur
paraprakisht kandidatet qe konkuronin. Ne ato kushte, zgjedhesit thjesht
e hodhen voten per partite qe preferonin dhe jo per kandidatet konkrete.
Si rezultat i manipulimeve te PPSH-se dhe i sistemit qe u perdor,
rezultati i zgjedhjeve nuk pasqyroi drejt deshirat e zgjedhesve. Keshtu,
me shume se 40% e shqiptareve deshironin qe te perfaqsoheshin nga
deputetet e PD-se, por ne fakt, PD-se iu dhane me pak se 33% te vendeve
ne parlament.
Ne zgjedhjet e marsit '92, PD-ja,
e djegur nga sistemi mazhoritar, beri
presion qe te kalohej ne nje sistem mazhoritar te kombinuar me
proporcional (sistem qe perdoret ne disa vende te Europes), sipas te
cilit pjesa me e madhe e deputeteve zgjidhet drejtperdrejt nga votuesit
e çdo zone dhe pjesa tjeter zgjidhet nga listat e kandidateve
te
partive, ne proporcion me votat qe e fituara nga partite ne shkalle
vendi. Nje sistem i tille, me pak variacione, eshte perdorur qe atehere
per te krijuar paralmentin shqiptar. Por vetem ne '92 shin, sistemi
mazhoritar i kombinuar me proporcionalin arriti te prodhonte rezultate
qe, ne shkalle vendi, ishin shume te peraferta me konfiguracionin e
preferencave reale te votuesve. Kjo sepse partia ne fuqi, PPSH-ja e
transformuar ne PS, e ndjeu qe realiteti historik i kishte lene vetem
nje dere te hapur -- ate te kalimit ne opozite. Ne ato kushte, PS-ja
nuk
beri perpjekje per te manipuluar zgjedhjet dhe, si rezultat, ajo mori
aq
perqind te vendeve ne parlament sa ç'ishte perqindja e votave
qe kishte
marre ne shkalle vendi. Por ne shkalle rajonale, shkalla e perfaqsimit
te votuesve ne parlament mbetej perseri e dobet. Kjo sepse deputetet
Demokrate te zonave ku perqindja e votuesve Socialiste ishte e madhe
(zona te tilla kishte shume ne jug) e ndjenin veten shume me te detyruar
ndaj bosave te partise se sa ndaj banoreve te zones qe perfaqsonin ne
parlament. Ne ato kushte, votuesit Socialiste te zonave ku kishin fituar
Demokratet ndjenin si te vetmit perfaqsues te tyre deputetet e listes
proporcionale te PS-se, te cilet nuk kishin asnje lidhje direkte me
zonat e veçanta.
Dhjete vjet pas konsensusit per
sistemin elektoral te kombinuar qe pak
a shume kemi sot, PD-ja dhe PS-ja i jane kthyer perseri tavolines se
bisedimeve me synim ndryshimin e sistemit, ne menyre qe manipulimet
e
zgjedhjeve te mos behen me aq lehte sa c'jane bere pas '92 shit. Ashtu
si para zgjedhjeve te marsit '92, eshte perseri presioni i PD-se, si
dhe
realiteti historik qe po e detyron PS-ne te ulet ne tryezen e bisedimeve
per te gjetur nje sistem me te mire.
PD-ja ka ofruar si alternative
sistemin e paster proporcional me prim,
sistem qe siguron qeverisjen e vendit nga nje parti e madhe, pra
stabilitet qeverises, nderkohe qe nuk zgjidh problemin e perfaqsimit.
Bijeza e PD-se, PDr-ja, ka ofruar si alternative sistemin proporcional
rajonal, i cili krijon mundesine qe ne shkalle prefekture, dhe jo ne
shkalle vendi, pak a shume cdo zgjedhes ta ndjeje veten te perfaqsuar
ne
parlament. Sipas ketij sistemi, nga nje prefekture ku dominojne
Socialistet, si p.sh. prefektura e Beratit, krijohet mundesia te dalin
edhe disa deputete Demokrate. Aktualisht, nga prefektura te tilla nuk
dalin deputete te PD-se. Anasjelltas, nga prefektura ku dominojne
Demokratet, si p.sh. Shkodra, nuk dalin deputete Socialiste.
Megjithese sistemi qe propozon
PDr-ja me duket sistemi me perfaqsues
per kushtet e vendit tone, ai ka nje difekt. Sipas PDr-se, ne qofte
se
partite e vogla nuk arrijne te nxjerrin deputete direkt nga prefekturat,
votat per to duhet te mblidhen dhe te vlejne per zgjedhjen e deputeteve
nga listat e tyre proporcionale ne shkalle vendi. Siç permenda
me siper,
deputete te tille nuk kane asnje lidhje direkte me ndonje prefekture
te
caktuar -- ata thjesht mbrojne interesat politike te partive te tyre.
Ky difekt mund te zgjidhet duke eliminuar listat proporcionale ne
shkalle vendi. Per t'i dhene mundesine simpatizanteve te partive te
vogla te shprehin sa me mire preferencat e tyre per deputet qe do te
perfaqsojne prefekturen ne parlament, fletet e votimit mund te ndertohen
ne menyre te tille qe te votohet me preference rendore. Ne nje flete
votimi te tille, nje simpatizant i PDr-se, p.sh., vendos PDr-ne te paren
ne listen e preferences dhe pastaj vendos partine qe do deshte ta
perfaqsonte ate ne rast se PDr-ja nuk do te arrinte te nxjirrte asnje
deputet nga prefektura e tij. Ne kete rast, PDr-ja do te fitonte dy
pike
nga kjo flete votimi, ndersa partia tjeter vetem nje pike. Nga numerimi
i pikeve qe japin votuesit ne rang prefekture dalin edhe deputetet qe
do
ta perfaqsojne ate, ne proporcion me piket e fituara nga çdo
parti.
Nje sistem i tille elektoral nuk
garanton zgjedhje 100% te pastra
(vetem vullneti politik i partive do mund te realizonte nje pasterti
te
tille), por sidoqofte, ai eliminon stimulin per manipulime te
kandidateve individuale te sistemit mazhoritar, eliminon balotazhin,
dhe
ndoshta edhe nevojen e ngritjes se kufirit 2.5% per futjen ne parlament.
Kuptohet qe nje sistem i tille zgjedhor e ul probabilitetin qe partite
e
vogla te arrijne te futen ne parlament pa bere koalicion me partite
e
medha, por ai, nderkohe qe redukton manipulimet, ofron shkallen e
perfaqsueshmerise me te larte ne kushtet e vendit tone.
Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799

