Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

Ne e dimë se shpëtim i gjuhës shqipe janë ‘programet
kompjuterike’

Nga Lulëzim Shishani

[Ky mesazh i drejtohet grupit te punes per hartimin e Letres drejtuar institucioneve më të larta të Shqipërisë e Kosovës për të ndihmuar emigrantët shqiptar në ruajtjen e gjuhës shqipe]

 

 

Të nderuar anëtarë të grupit të punës,

Me lejoni që t’ju përgëzojë për iniciativën tuaj dhe njëherit të
solidarizohem me shqetësimin tuaj rreth gjuhës shqipe.
Një shqetësim i këtillë ekziston edhe në institucionet shtetërore si në
Kosovë ashtu edhe në Shqipëri madje është diskutuar disa herë në Parlamentin e Kosovës. Por, diskutimet dhe fjalët e bukura rreth këtij problemi nuk mjaftojnë si dhe nuk e zgjidhin problemin.
Organizata jonë, Qendra për Edukim dhe Përparim që nga viti 1999 ka si synim të vetin krijimin e kushteve për pengimin e zhbërjes së gjuhës shqipe dhe jemi në përfundim të projektit “Gjuha Shqipe dhe Kompjuteri”, i cili ka disa synime, ndër to: ‘Programin kompjuterik për drejtshkrim’ (Albanian Spellchecker) simbas standardeve të Microsoft-it dhe i cili do të integrohet në produktet e Microsoft-it, ‘Fjalorin elektronik shpjegues të gjuhës shqipe’ etj.
Një dallim i vetëm mes nesh dhe të tjerëve qofshin edhe institucionet
shtetërore është se ne nuk jemi me në fazën e konstatimit të problemit dhe në fazën e kritikës, NE OFROJMË ZGJIDHJE të këtij problemi dhe avancim të gjuhës shqipe. Ne e dimë se shpëtim i gjuhës shqipe janë ‘programet kompjuterike’
Nga testimet qe ia kemi bërë programit në fjalë dhe njëherit hulumtimit të
problemit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe nëpër gazeta, shkresa zyrtare
apo libra shkencorë, jemi plotësisht të befasuar me rezultatet pozitive qe
ofron ky program. Sa për informim, të gjithë librave shkencorë (me dhjetëra) qe kanë qenë të lekturuara dhe te korrektuara nga ndonjë profesionistë në mënyrë klasike, PËRMES KËTIJ PROGRAMI IA KEMI DETEKTUAR DHE KORREKTUAR SË PAKU NJË MIJË GABIME e ka raste edhe deri në 3000 gabime te korrektuara, varësisht nga sasia e tekstit. Derisa dokumenteve prej 250 faqeve, te palekturuara në mënyrë klasike, mesatarisht deri 5.000 gabime, e ka raste deri 10.000 gabime drejtshkrimore.
Çfarë do të fitojë kultura shqiptare me këtë program dhe sa do të lehtësohet përdorimi i gjuhës shqipe për të gjithë shqiptarët kudo që janë anembanë botës do të shihet pas përfundimit të projektit.
Jemi në bashkëpunim të ngushtë me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, përkatësisht Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Tiranë dhe shpresojmë së brenda kësaj vere të gjithë shqiptarët do ta kenë këtë program në kompjuterët e tyre.
Prandaj, që të mos të mbetet iniciativa juaj vetëm fjalë të bukura Ju ftojë
që të njoftoheni me punën e Organizatës sonë dhe sidomos projektin
mbarëkombëtar “Gjuha Shqipe dhe Kompjuteri’ dhe shqyrtimit të mundësive që të përfshiheni edhe Ju në këtë projekt mbarëkombëtar.

Lulëzim Shishani, drejtor
Qendra për Edukim dhe Përparim


Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull


Na mbėshtesni dhe Ju !

 
© albemigrant.com 2003