"SINDROMA
BERISHA" DHE EDI RAMA
Nga Eduard
Zaloshnja
Para 10 vjetesh, tek pija kafe
ne nje nga kafenete e universitetit
"Virginia Tech" (SHBA), po diskutoja me disa bashkstudente
pasuniversitare shqiptare rreth zhvillimeve politike ne Shqiperi. Ne
momentet kur debati po arrinte temperatura shume te larta, domethene
kur
inati ia kishte zene vendin argumentave racionale, aty prane kaloi nje
profesor i yne. "Cili eshte subjekti i ketij debati kaq te zjarrte?"
-
pyeti profesori. "Politika shqiptare" - iu pergjigjem ne.
"Duke ju
pare ju, mijra kilometra larg Shqiperise, te diskutoni me kaq zjarr
rreth politikes shqiptare, nuk eshte veshtire per mua te imagjinoj se
si
zhvillohet debati midis politikaneve shqiptare" - verejti profesori.
Sot, 10 vjet me pas, eshte e lehte per çdo ndjekes te debatit
politik
shqiptar te konstatoje se deduktimi qe beri profesori amerikan eshte
akoma i vlefshem. Ne fakt, ashpersia e debatit midis shqiptareve,
perveçse ne politike, mund te vihet re edhe ne debate fare te
rendomta ne kafenete apo dhe ne bisedat familjare shqiptare.
Duke anashkaluar nje anlize te
hollesishme antropologjike, do te ofroja
kete spiegim te shkurter per shkaqet e mungeses se debatit te civilizuar
ne Shqiperi. Historikisht, Shqiperia, si shume vende ne Ballkan e me
gjere, nuk ka pasur institucione te zhvilluara per zgjidhjen paqesore
te
konflikteve midis individeve. Ne Shqiperi, akoma njerzit vriten per
nje
vije uji apo per nje sherr fare te rendomte. Te rrethuar nga nje
kulture qe sheh tek komshiu nje armik potencial, me te cilin konfliktet
mund te zgjidhen eventualisht me dhune, shumica e shqiptareve, kur
debatojne, zgjedhin fjalet e faqes se fundit te fjalorit para se te
perdorin faqet e para. Me keq akoma, disave iu shkon mendja menjehere
pertej faqeve te fjalorit. Fatkeqesisht, shenjat e permirsimit te kesaj
kulture jane shume te zbehta aktualisht -- prinderit shqiptare akoma
i
sugjerojne femijve te vegjel ta rrahin tavolinen kur ata padashje
perplasen me te*
Duke e pare kete problem ne prespektive,
mendoj se kontaktet e
vazhdueshme me boten e civilizuar perendimore do te ndikojne
eventualisht ne zbutjen e kultures se konfliktualitetit qe mbizoteron
sot ne Shqiperi. Nje rol te rendesishem ne pershpejtimin e ketij
proçesi mund te luajne udheheqesit politike dhe figurat intelektuale
me peshe ne perpunimin e opinionit publik. Nder keta, shansin me te
madh per te ndikuar pozitivisht ne zbutjen e konfliktualitetit ne
Shqiperi e pati Berisha ne fillim te viteve '90, kur kryesonte te parin
regjim pluralist ne Shqiperi ne 70 vjet. Ne fakt, menjehere pas marrjes
se frenave te pushtetit ne dore, ai perdori moton shpresedhenese
"Opozitare, por vellezer", e cila u jepte mesazhin shqiptareve
se pasja
e mendimeve te kunderta nuk duhej te perkthehej ne armiqesi.
Fatkeqsisht, koha tregoi se predikuesi i kesaj ideje aplikoi ne realitet
te kunderten e saj. Ai sulmoi ashper çdo njeri qe mendonte ndryshe,
si
brenda partise se tij, ashtu edhe jashte saj. Aq te ashpra ishin
sulmet, saqe disa ish-aleate te ngushte te Berishes perfunduan mbi
tanket e drejtuara kunder pushtetit te tij ne marsin e vitit 1997.
Edhe pas kalimit ne opozite, Berisha i ngeli besnik stilit te tij
luftarak ne debatet politike. Duke perjashtuar muajt e mjaltit me
Nanon, sharjet, epitetet perçmuese, dhe akuzat e renda ngelen
armet
kryesore te Berishes ne debatet me kundershtaret politike. Ne
pergjigje, edhe kundershtaret e tij, ne pergjithesi, kane perdorur
pakashume te njejten monedhe. Si rezultat, sindroma e debatit ofendues,
ose, sic po e quaj ndryshe per nder te kampionit te ketij lloj debati,
"sindroma Berisha", ka mberthyer sot shumicen e politikaneve
shqiptare.
Duke hedhur nje veshtrim ne perberjen
e klases politike shqiptare, nuk
çuditem kur gjej politikane qe vuajne nga "sindroma Berisha"
midis
atyre qe jane lindur e rritur ne zona te thella te vendit dhe/ose qe
kane milituar me devocion per vite me rradhe ne Partine e Punes. (Te
tille politikane ka me shumice ne te dyja krahet e spektrit politik).
Zgjidhja e konflikteve me dhune ka qene historikisht shume me
karakteristike per zonat e thella malore se sa per zonat e zhvilluara
te
vendit. Ndersa karakteristike e kultures se antareve te devotshem te
PPSH-se ka qene anatemimi i njerezve qe nuk pajtoheshin me vijen e
partise. Nen peshen e nje bagazhi te tille kulturor, politikanet e
siperpermendur e kane te veshtire te behen kampione te moderimit dhe
debatit te civilizuar. Ndryshe qendron puna me politikane qe jane
lindur e rritur ne zonat me te zhvilluara te vendit dhe qe nuk kane
milituar ne rradhet e PPSH-se. Keta politikane, te influencuar nga
kontaktet ekstensive me kulturen perendimore gjate dekades se fundit,
kane potencialin te behen promotore te zbutjes se frymes se
konfliktualitetit qe mbizoteron ne Shqiperi, duke dhene shembullin e
tyre personal ne debatet publike qe zhvillohen ne media apo ne
parlament. Fatkeqsisht, edhe ne kete grup politikanesh, gjen shume te
prekur nga "sindroma Berisha".
Nder keta politikane, me i spikaturi
eshte Edi Rama. Lindur dhe rritur
ne kryeqytet nga nje familje intelektuale, pa asnje lidhje personale
me
PPSH-ne, i ekspozuar ne maksimum ndaj kultures perendimore, me karizmen
e lindur te nje udheheqesi politik, me nje baze te gjere simpatizantesh
ne kryeqytet e me gjere, Edi Rama ka potencialin te behet udheheqes
i
proçesit te zbutjes se konfliktualitetit ne Shqiperi. Por fatkeqsisht,
edhe ai nuk i ka shpetuar dot "sindromes Berisha". Epiteteve
perçmuese,
dhe akuzave te renda te Berishes, Rama ka zgjedhur t'i pergjigjet ne
menyre te ngjashme. Ne vend qe ta padise Berishen per shpifje dhe
ofendim publik, ne se eshte i bindur qe akuzat dhe epitetet jane te
pabaza, Rama e siluron ate me tallje dhe epitete akoma me te hidhura
se
sa te vete Berishes. Kuptohet qe nje pergjigje e tille i argeton
lexuesit e gazetave dhe ndjekesit e lajmeve televizive neper kafenete
shqiptare, por Edi Rames, sipas analizes se mesiperme, i takon te shohe
me larg se tymi i kafeneve.
Per te qene sa me i balancuar
ne gjykimin rreth perqasjes qe ka
zgjedhur te perdore Edi Rama ne debatin publik me Berishen, mundohem
te
gjej nje spiegim elektoral per kete perqasje. Por sadoqe mundohem, nuk
arrij dot ta gjej ate. Une e kuptoj qe batutat anti-Berishe iu pelqejne
shume tiranasve, por ato kane pak gjasa te terheqin drejt kutive te
votimit ata qe, te lodhur nga konfliktualiteti i politikes shqiptare,
nuk duan te votojne per asnjeren pale. Duke patur parasysh se objektivi
kryesor i fushatave elektorale eshte gjithmone terheqja drejt kutive
te
votimit e njerezve qe akoma nuk kane vendosur ne se do te votojne apo
per ke do te votojne, konkludoj se nje llogari racionale elektorale
nuk
mund te jete mbrapa perqasjes qe Edi Rama ka zgjedhur.
Ne mungese te nje spiegimi racional
per arsyen pse Edi Rama, si dhe
politikane te tjere te nje kategorie me te, nuk i shpetojne dot
''sindromes Berisha", nje hamendje me thote se 12 vjet kontakte
me boten
perendimore nuk mjaftojne per t'i shpetuar nje trashegimie
shumeshekullore. Ndoshta duhet te kalojne edhe 12 vjet te tjere qe te
shohim nje dominim te politikes nga politikane te sheruar nga "sindroma
Berisha".
Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799
(Botuar ne gazeten
"Koha Jonë")
