Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

 

Zgjedhjet e lira dhe demokracia

Nga Eduard Zaloshnja

Ne artikullin "Zgjedhjet e lira dhe politikanët shqiptarë", botuar
ne "Shekulli", Mustafa Nano ngre shqetesimin per pafytyresine e
politikaneve shqiptare, te cilet, te shtyre nga grykesia per pushtet,
nuk lejojne te zhvillohen zgjedhje te lira e te pastra ne Shqiperi. Ky
artikull i Mustafait me ngacmoi qe te shkruaj rreshtat e meposhtem rreth
raporteve zgjedhje-demokraci.

Mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe te pastra ne Shqiperi eshte pa
diskutim nje kusht themelor per shendoshjen e demokracise shqiptare.
Por zgjedhjet e lira dhe te pastra nuk prodhojne domosdoshmerisht
demokraci te shendoshe. P.sh., Berisha i fitoi me se paster zgjedhjet e
marsit '92, por qeverisi si nje autokrat. Ai i siluroi te gjithe
kundershtaret e tij brenda pushtetit ekzekutiv, dobesoi pushtetin
gjyqesor dhe parlamentin, dhe i beri shantazh mediave te pavarura. Nje
skene te ngjashme mund ta gjesh edhe ne Rusine e Vladimir Putin, i cili
erdhi ne fuqi pas zgjedhjeve te pakontestuara nga asnjeri. Ndersa ne
Venezuelen e pasur me nafte, demagogu Hugo Chavez, i cili u zgjodh
president me nje shumice te papare votash, eshte kthyer tashme ne
diktator. Si rezultat i politikave te tij diktatoriale, 88% e
venezuelaneve jetojne sot nen kufirin minimal te varferise.

Ajo qe une po e quaj demokraci te shendoshe njihet ndryshe ne Perendim
me emrin demokraci liberale. Nje demokraci e tille karakterizohet,
pervec zgjedhjeve te lira e te pastra, edhe nga funksionimi i shtetit
ligjor, ndarja e pushteteve, dhe respektimi i te drejtave themelore te
njeriut e te prones private. Ne perendim, tradita e lirise dhe ligjit
eshte zhvilluar perpara se demokracia te behej sistemi dominues. Kjo u
arrit si rezultat i disa zhvillimeve te rendesishme sic ishin ndarja e
fese nga shteti, Rilindja Europiane, Iluminizmi Francez, dhe lindja e
kapitalizmit dhe e shtresave te mesme qytetare.

Anglia dhe SHBA konsideroheshin si shtete ku sundonte ligji dhe liria
200 vjet me pare, nderkohe qe vetem 5% e popullsise se tyre kishte te
drejte te votonte. Me afer ne kohe, Hong Kongu, qe per dekada ishte
thjesht nje koloni e Britanise ku nuk zhvilloheshin zgjedhje, mbahej si
nje nga vendet me te lira ne bote politikisht dhe ekonomikisht. Ne
Perendimin e sotem, zgjedhjet e lira dhe institucionet e shendosha
demokratike jane te nderthurura pazgjithshmerisht me njera tjetren. Por
ne vendet ne zhvillim ato nuk jane gjithnje bashke - zgjedhje te lira po
zhvillohen pothuajse kudo, por jo kudo po lulezon nje demokraci e
shendoshe.

Duke u kthyer tek Shqiperia, duket se kembngulja e BE-se qe forcimit te
shtetit ligjor te mos i jepet me pak rendesi se sa mbajtjes se
zgjedhjeve te lira e te pastra reflekton ate qe Paddy Ashdown,
politikani britanik qe u caktua administrator i Bosnjes, shkruan rreth
experiences bosnjake te Perendimit: "Ne menduam se zgjedhjet e lira
dhe te pastra ishin prioriteti me i larte, dhe ne e matem suksesin tone
me numrin e zgjedhjeve qe ne mund te organizonim. Rezultati, pasi shume
vjet kane kaluar, eshte qe bosnjaket jane lodhur nga votimet. Per me
teper, fokusimi jone kryesisht tek votimet ngadalsoi perpjekjet tona per
te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, te cilat kane
perkeqsuar cilesine e jeteses ne Bosnje dhe kane trembur investitoret e
huaj. Ne retrospektive, ne duhej t'i kishim vene vetes si prioritet
ndertimin e shtetit ligjor, sepse cdo gje tjeter varet prej tij:
funksionimi i ekonomise, liria dhe drejtesia e sistemit politik,
zhvillimi i shoqerise civile, dhe besueshmeria e policise dhe
gjykatave."

Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799

(Botuar ne gazeten "Shekulli")


Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull



 
© albemigrant.com 2003