Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

Gjuha shqipe

Nga Lek Gjoka

 

Qesh fytyra e Bjeshkeve të Nalta
kur shqip era nis e flet
dhe u nisen n'udhna t'largta
rrokullimthi në kurbet !

Shtriqet fusha e pergjumur
dhe një sy pakez e hap
shqip iu nis kanges dhe lumi
shqip nis t'flasin rrruezat në gjak!

Shqip nis flet dhe shija e puthjes
ku dashnia nis e rrjedh
shqip nis flet dhe loti i humbjes
kur shpresa n'rrugë na ka ngel !

Por..iken shqipja në mergim
se varfnia duhet vra
nis femija tue psheretim
edhe shqip ai nis me kja!

Qesh fytyra me vogelushin
sa mire shqip ai din me kja
malet jashta frymen ndalin
deti syte hapi tu pa!

Ç'ashtë ky za,kjo gjuhe qe mbjell
diamante rreth e qark
e vransinen në det e hedh
vetem diellin sjell në prag ?!

Që sheron malle e trishtime
t'fohtin n'shpirt në vend ta heq
e me ty rri n'halle e n'gezime
e kurre s'lodhet,kurre s'thotë dreq !

Gjuhes shqipe i qeshin syte
në mergim bijte ledhaton
shqip prapë flasin dhe dashurite
dhe era e shpirtit veç shqip kendon!


Lek Gjoka


Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull



 
© albemigrant.com 2003