Serbia
një shtet gangëster
Nga Joe
Dioguardi & Shirley Cloyes DioGuardi
Me nostalgjinë
e pashqyrtuar për Jugosllavinë e Titos dhe nocionet false
të përparësive ekonomike në Serbi, Uashingtoni dhe
Brukseli kanë fshehur për katër vitet e kaluara faktin
që Serbia ishte më pranë një shteti gangster se
sa një demokracie.
--Shirley Cloyes DioGuardi
nga Serbia: Rrëzimi i miteve
Të dashur miq shqiptaro-amerikanë,
Për muaj kemi dëgjuar rreth
nevojës së ndryshimit të rregjimit në Irak, që
tashmë është shumë pranë.Por nuk kemi dëgjuar
rreth nevojës së ndryshimit të rregjimit në Serbi.Ky
diskutim duhet të fillojë së shpejti tani që
Serbia e pasluftës është de-maskuar si një shtet
i kontrolluar nga krimi, në të cilin anëtarë të
botës së nëndheshme të Beogradit, policia sekrete,
dhe establishmenti sundues vranë kryeministrin serb Zoran Xhinxhiq
me 12 mars. Qysh nga vrasja, më shumë se 2 mijë serbë
janë arrestuar në përpjekje për të shkallmuar
rrjetin kriminal që çoi në eleminimin e Xhinxhiqit.
Megjithatë, ashtu siç vë
në dukje Shirley Cloyes DioGuardi në Serbia: Rrëzimi
i miteve (Ju lutemi, klikoni këtu për tekstin anglisht
ose shqip), nuk mjaft të arrestosh mbeturinat kriminale të
epokës së Millosheviçit. Serbia nuk do të bëhet
një demokraci e vërtetë, dhe nuk do të ketë
paqe dhe stabilitet në Ballkan deri atëherë kur i gjithë
vendi të konfrontojë historinë e racizmit të tij
dhe gjenocidin kundrejt shqiptarëve dhe jo-sllavëve të
tjerë.
Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane beson
se tani është koha për të këmbëngulur
që e ardhmja e Kosovës nuk mund të lidhet me atë
të Serbisë. Siç shkroi botuesi Blerim Shala në
Zëri me 8 prill, Të gjitha argumenten e mundshme të
dikujt në Perëndim që të na urojnë të
mirën dhe në të njëjtën kohë të përpiqen
për një lloj kompromisi me Beogradin kanë shterruar.Ne
besojmë se pavarësia është i vetmi opsion i mundshëm
dhe se nuk duhet të ketë asnjë lloj negociimi ndërmjet
Prishtinës dhe Beogradit deri atëherë kur pavarësia
të jetë garantuar.
Si Lobi i vetëm i rregjistruar në
Uashington, DC, Liga Qytetare vazhdon të mendojë dhe veprojë
me guxim.Në janar, ne bindëm kongresmenin Tom Lantosh, demokratin
me pozitë më të lartë në Komitetin për
Marrëdhënie Ndërkombëtare të Dhomës së
Përfaqësuesve, dhe kongresistin Henry Hyde, kryetarin e këtij
Komiteti, të paraqesin një Rezolutë të Kongresit
(H.Res. 28) në mbështetje të pavarësisë së
Kosovës.
Ne shpresojmë se ju dhe familja
e juaj do të na mbështesni
në
këtë përpjekje. Ju lutem bëhuni anëtar me kartë
anëtarsie i Lobit tonë në Uashington duke klikuar në
ikonën e kartës së antarësisë, duke plotësuar
aplikimin, dhe duke përdorur kartën e kreditit për të
dhënë një kontribut.
Në rast se preferoni, ju mund të
postoni aplikimin tuaj në adresën tonë:
P.O. Box 70,
Ossining, NY 10562.
Përshëndetje të ngrohta,
Shirley and Joe
