Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

 

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

Klasa politike që trashëguam nga Ramiz Alia

Nga EDUARD ZALOSHNJA

(botuar te Panorama)

Shumë rrallë bën vaki të kalojë një ditë pa dalë në faqet e shtypit të
përditshëm shqiptar të paktën një artikull që stigmatizon klasën tonë
politike. Dhe duket se shumica dërrmuesve e lexuesve i aprovon artikuj të
tillë. Ditët e fundit, korrit të të pakënaqurve me klasën politike
shqiptare iu bashkua edhe Ramiz Alia, njeriu që deri në dhjetor 1990, u
mundua me të gjitha mënyrat të mos lejonte lindjen e një klase të re
politike në Shqipëri - një fakt që, siç duket, ai e ka harruar.

Siç duket, ai ka harruar se në dhjetor 1990, kur lëvizja studentore e
detyroi të lejonte krijimin e një partie opozitare, me gishtat e njërës
dorë numëroheshin intelektualët që ishin shprehur hapur për
transformimin e Shqipërisë në një vend demokratik. Ndërsa për një
lëvizje desidente si në Poloni, Çekosllovaki, apo Hungari as që mund
të bëhej fjalë. Dhe ndërkohë, njërzit që i përkisnin klasës politike
shqiptare të viteve 30-40 ose kishin vdekur burgjeve e internimeve, ose
ishin atrofizuar intelektualisht si rezultat i persekutimit të egër nga
partia e zt. Alia. Me pak fjalë, partisë së re që u krijua, e cila u
mbështet me entuziazëm nga qindra mijra shqiptarë, i mungonte një
grup i konsoliduar udhëheqës që të ishte i përgatitur realisht për
sfidën e çuarjes së vendit drejt një demokracie të shëndoshë të tipit
perëndimor.

Grupi i intelektualëve që u vu në krye të PD-së ishte thjesht një
amalgamë njerzish që i bashkonte dëshira për t'i dhënë fund regjimit
komunist e për ta orientuar Shqipërinë drejt Perëndimit. Ndër ta, vetëm
Berisha dhe Pashko ishin intelektualët që ishin shprehur publikisht për
ndryshimin e regjimit para dhjetorit '90. Kështu që ishte e natyrshmë
që ata të pozicionoheshin që në fillim si udhëheqës krysorë të partisë që
po lindëtte. Dhe jo rastësisht, këta dy personazhe politikë, ishin
përfaqsuesit më tipikë dhe më të spikatur të dy kategorive kryesore të
intelektualeve që la trashëgim regjimi i zt.Alia.

Kështu Berisha, lindur e rritur larg kryeqytetit, dhe milituar në
partinë e zt. Alia për 25 vjet, do të përcillte në stilin e tij drejtues
atë çka eksperienca jetësore kishte latuar në karakterin e tij. Ndërkohë
që ndjenja e hakmarrjes është e gdhëndur thellë në psikikën e çdo
shqiptari, ajo ka qënë tradicionalisht më e fortë në krahinat e thella.
Dhe Berisha nuk mund të bënte përjashtim nga kjo trashëgimi. Pra
hakmarrja, në vend të tolerancës, do të ishtë përgjigjia ndaj çdo njeriu
që do ta sfidontë atë si brenda, ashtu edhe jashtë partisë.

Nga ana tjetër, përvoja e militimit në partinë e zt. Alia i kishte
riforcuar Berishës ndjenjën e malësorit se pas çdo guri e ledhi mund të
jetë fshehur pushka e hasmit. Si rezultat i kësaj paranoje, jo pak
bashkëpuntorë të Berishës u siluruan, duke filluar nga viti 1991 e
deri në vitin 2000.

Pavarsisht se portretizimi i mësipërm është i individualizuar, ai pak a
shumë do të vlente edhe për çdo intelektual tjetër me biografi të
ngjashme me të Berishës. Për njerëz që fëmijërinë e rininë e tyre e
kishin kaluar në një ambjent patriarkal të mbizotëruar nga psikologjia e
klanit dhe hasmërisë, dhe që më vonë kishin milituar me devotshmëri të
spikatur në partinë e zt. Alia, ishte e kuptueshme që nuk do t'i
kishin cilësitë e nevojshme për të udhëhequr popullin drejt krijimit të
një shoqërie demokratike, e cila karakterizohet nga debati konstruktiv,
toleranca, dhe mirkuptimi.

Gramoz Pashko, udhëheqësi tjetër që spikati në fillim të revolucionit
demokratik, është përfaqsuesi tipik i atyre intelektualëve të cilët
ishin lindur e rritur në kryeqytet; e kishin prejardhjen nga familje me
peshë në strukturën shtetërore komuniste; militonin në partinë e zt.
Alia jo me ndonjë devocion të madh; ishin ekspozuar që herët ndaj ideve
perëndimore; dhe ishin të bindur që sistemi totalitar duhej zëvendësuar
me një sistem demokratik. Ndërkohë që këta intëlektualë ishin më pak të
influ
encuar nga kultura klanore, prapë nuk mund t'i shmangeshin
prejardhjes së tyre nga nomenklatura komuniste - ta do mendja se të
gjithë ata kishin patur rastin të dëgjonin prindërit duke biseduar për
favore që do t'ia kërkonin ose që ua kishin bërë miqve*duke
shfrytëzuar pozitën zyrtare. Një karaktëristikë tjetër e këtij grupi
intelektualësh ishte tendenca për të nënçmuar opinionin e njerëzve
përreth - tendencë që mund të shpiegohet me ekskluzivitetin që ata
perceptonin, dhe që relativisht e kishin në njohjen e botës
perëndimore.

Në dyelin midis Berishës dhe Pashkos për të dalë zyrtarisht në krye të
PD-së, Berisha doli fitimtar pa shumë vështirësi si rezultat i zgjuarsisë
së tij natyrale, karizmës, dhe përvojës më të madhe në luftën politike
brenda rradhëve të një partie. Marrja e timonit të PD-së nga Berisha
bëri që pozitat kyçe të pushtetit gjatë qeverisjes demokrate të
dominoheshin nga kategoria e intelektualeve që ai përfaqsonte. Ndërsa në
poste jo të rëndësishëm u vunë ata që ishin persekutuar nga rregjimi
komunist. Si rezultat, periudha e qeverimit të Berishës u karakterizua
nga një shtet pothuajse autokratik, të cilin ai e drejtonte me
psikologjinë e bajraktarit të fisit, dhe që mbahej në këmbë nga zyrtarë
servilë dhe të korruptuar.

Kur Fatos Nano hypi në majë të piramidës së pushtetit, i erdhi rradha
për dominim intelektualëve të asaj shtrese që politikanë si Nano,
Gjinushi, Pashko, etj. përfaqsonin. Të mësuar që në fëmijëri me një
komoditet më të lartë se të shumicës së shqiptarëve, dhe të privuar nga
ky superioritet gjatë viteve të qeverimit të Berishës, këta politikanë
filluan ta shijojnë përsëri atë.

Në ndryshim me periudhën e qeverisjes berishiane, ajo socialiste u
karakterizua nga një farë demokratizimi në raportet brenda pozitës,
ndërkohë që armiqësia ishte mjaft e mprehtë ndaj opozitës. Ndërkohë,
ndjenja e superioritetit intelektual i bënte politikanët me origjinë nga
familjet e nomenklaturës komuniste të talleshin drejtpërdrejt e
tërthorazi me njërezit përreth, duke krijuar premisat për një ftohje
të përgjithshme të popullsisë ndaj tyre.

Një kategori e tretë intelektualësh që patën një farë shansi të
dominonin skenën politike shqiptare pas rënies së komunizmit,
përfaqsohet nga figura si Eduard Selami e Pandeli Majko, etj. Këta
politikanë të rinj nuk kishin milituar në partinë e zt. Alia;
prejardhjen e kishin nga shtresa të mesme qytetare; ishin ekspozuar ndaj
ideve perëndimore në nivelin që i lejonin kushtet e atëhershme; dhe
luftonin që të vendosnin në Shqipëri një sistem demokratik perëndimor.
Kjo kategori politikanësh dështoi në përpjekjet për të marrë timonin e
partive përkatëse sepse i bëri këto përpjekje duke ndjekur modelin
perëndimor të lojës politike, i cili presupozonte konkurrencën e lirë
të ideve në forumet e partisë. Fatkeqsisht, një stratëgji e tillë nuk
mund të funksiononte. Sepse kundërshtarët nuk zbatonin të njëjtat
rregulla loje*

Kështu, Berisha përdori me brutalitet pushtetin e tij prej bajraktari
për të bllokuar avancimin e intelektualëve të rinj. Ndërsa Nano, për
të realizuar të njëjtën gjë, përdori të gjitha lidhjet miqësore e
korruptive që kishte trashëguar nga e koha e sundimit të Zt. Alia, si
dhe ato që kishte krijuar gjatë qënies në krye të PS-së. Dhe si
rezultat, sot kemi klasën politike që nuk i pëlqen zt. Alia*



Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull


Na mbėshtesni dhe Ju !

 
© albemigrant.com 2003