|
|
- Klubi albemigrant
(së shpejti...)
- Arshiv
|
|
Emigrantet shqiptare
pushtojne mediat vendase
Nga Agim Jazaj, Athinë
Shkrimi është botuar në
gazetën "Vëzhguesi" që del në Selanik
SABINA LOIS emigrantja shqiptare që fitoi konkursin
dhe bën rezistencë
|

Sabina Lois
|
në vazhdimin e garës së pabarabartë.
Ajo ndodhet edhe përballë mesazheve telefonike "kërcë-nuese"
, fyese dhe lënduese, duke lënduar shpirtin e njomëzakes,
por pa mundur të lëkundin qëndresën e saj për
të bërë reziste-ncë edhe asaj fryme ksenofobe dhe
raciste periferike. Talentja ka nevojën e mbështetjes së
bashkëko-mbasve të saj, mbështetje e cila përligjet
nga aftësia dhe pasioni i saj.
Talente të rralla të emigracionit shqiptar, pushtojnë mediumet
greke. Në 20 talente të rinj, fiton të futet në "Akademinë
e Këngës" dhe 21 vjeçarja, emigrantja shqiptare,
Sabina Lois. "Jam krenare që jam shqiptare". "Kur
shqiptarët si peshëngritësit, Shabani, Xhelili, Mitro,
Manjani, këngëtari i njohur Andoni Rremos, etj, ngrejnë
lart flamurin grek, ju i duartrokisni" argumentoi përfaqsuesi
i emigracoint, Tahir Mici në debatin publik. Talenti i emigrantes
kërkon edhe përkrahjen modeste të emigrantëve, TË
VOTOJNË PËR TALENTIN E TYRE, kështu votojnë për
vet-veten, kulturën e kombit të vet. Komunikimi mes vajzës
në lojë dhe nënës së malluar dhe të merakosur
jashtë saj nis në gjuhën amtare, por nuk mund të vazhdojë,
ndoshta për të mos krijuar "dyshime" që zakonisht
merren
|

Logo e emisionit në
të cilin merr pjesë shqiptarja e talentuar
|
kështu edhe në ambiente jo të tilla.
Nuk është hera e parë që talente të emigracionit
shqiptar bëhen protagonistë të mediave vendase, greke,
por dhe të pushtimit të analizave të ditës, duke u
dhënë hapësirën e (mos) duhur për habinë
që shtrojnë madje dhe njerëz më peshë në
mediat vizive vendase. Vajza shqiptare, këto ditë mundi të
kapërcente traun e konkurimit të organizuar nga televizioni
ANT1 i rëndësishëm dhe i shikueshëm, të përzgjedhjes
së talenteve të reja të këngës. Në konkurs
doli fituese, midis 20 të rinjve dhe emigrantja shqiptare, Sabina
Lois, e cili për disa ditë ka qënë pjesë emisioneve
të vazhdueshme të mediave vizive. Sabina mahniti shikuesit me
bukurinë trupore, zërin e saj duke kaspercyer kufirin e fitueses
së konkursit. Ajo në këtë konkurim shfaqi dhe bukurinë
e mendimit dhe vlerat e saj, të cilat pushtuan këto ditë
publikun dhe fituan më shumë vlera dhe emigrantët shqiptarë,
për këta njerëz talentë që përfaqsojnë
jo më veten, por kulturën dhe kombin. Sabina Lois, 21 vjeçare,
emigrante në Korfuzi, disa herë kishte tentuar ta arrinte pikët
e mundëshme. Ishte futur për disa herë në konkurim,
por asnjëherë nuk kishte mundur. Vinte prej Korfuzit në
Athinë dhe kthehej. Por prap nisej duke mundur lodhjen, dhe vështërsitë
ekonomike, të familjes emigrante. E stërlodhur në kushtet
e emigraciont, kurrsesi pasioni dhe aftësia e saj nuk mund të
realizoheshin deri në këtë kuotë, duke arritur konkurimin.
Këto ditë ajo mundi të futej në "Akademinë
e Muzikës" e organizuar për rreth tre muaj për t'u
kualifikuar si këngëtare. Të gjithë garuesit pothuaj
fitojnë, fitojnë publicitet po dhe hapsira për punësimin
e tyre gjithashtu si këngëtarë madje, duke hapur sipari
në këtë fushë. Fituesi relaizon një kontratë
pune me një firmë të madhe muzikore si dhe 200 000 euro.
Të gjithë konkuruesit janë të rrethuar nga kamerat
dhe emocionet. Sabina ka edhe një arsye më shumë të
jetë e impresionur. Ajo nuk është e barabartë. Ajo
është e huaj
Duhet të përballonte të gjitha,
ankthin përpara publikut të madh, jurisë që do të
ndiqte dhe do të vlersonte talentin, por duhet të përballonte
dhe "pyetjet" e drejtuesit të emisionit, Andreas Mikruciko.
Duke parë talenti që mori OK nga juria e specializuar, drejtuesi
e pyet: "Je krenare që je shqiptare" një pyetja gati
"zakonëshme" nga njerëz të mediave këtu,
veçanrisht e "rezervuar" për shqiptarët. Vajza
elegante ngriu për një çast në skenë, por e
mblodhi veten. Në syt e saj shkruante: "<Çfarë?
"E çuditur nga pyetja e drejtuesit?! Ajo ju përgjigj
prerë : Sigurisht që ndjehem krenare se jam shqiptare"
. "PO ju jeni krenar që jeni grek"?. Po, ju përgjigj
ai atë çast. "Edhe unë jam krenare për Atdheun
tim" shtoi vajza talent. Si për të humbur "ngatërresën"
e pyetjes që solli pështjellimm në sallë e jashtë
saj, drejtuesi vijoi pyetjen tjetër: "Sa vjet kini në Greqi?
."13 vjet dhe banojmë në Korfuz ishte përgjigja e
saj. Por kronika më temen "Sabina" kanë qënë
disa rresht këto ditë. Ajo po bëhet fituesja e konkursit
dhe pa e mbaruar atë. Ka fituar edhe admirimin e pjesës elitare
te vendit, të atyre që nuk vujanë nga racizmi dhe ksenofobia
me doza si dhe në pyetjen e drejtuesit të konkursit në
televizion. Përsëri në një lajm kryesor të ditës
ishte dhe konkuruesja për këngë në "Akademinë
e Muzikës" në lojën "Realitet" ishte përsëri
tema e emigrantes shqiptare, Sabina Lois. "Një shqiptare në
televizionin grek me të njëjta të drejta si grekët".
Ky ishte po thuaj dhe kryelajmi. Në debatin e zhvilluar ishte në
linjën telefonike dhe përfaqsuesi i emigraconit shqiptar si
gjithnjë, Tahir Mici. "Kemi të bëjmë me një
racizëm të pozuar dhe nuk mund të bëhen pyetje fyese,
sidomos nga njërëz të tillë piblik, tha Mici. Kur
shqiptarët e njohur si peshëngritsit. Shabani, Mitro, Manjani
ngrejnë lartë flamurin grek, ju i duartrokisni. Dhe kur një
fëmijë shqiptar do të dali në krye të fëmijve
grek doni ta shkelni nën këmbë". Ngjarja e thjeshtë
nuk shkoi pa fituar dhe admirimin e njerëzve progresist dhe veçanërisht
të emigracionit. Por kamerat dhe mikrofonët do të fokusonin
edhe nënën e Sabina Lois, e cila shpalosi jetën dhe mundin
e familjes për të dhënë mundësinë talentit
të rrallë të vajzës së tyre. Ajo ka punuar edhe
me orë të gjata në ndërtim, bashkë me babain
e saj dhe nuk i ka humbur shpresat për të fituar pasioni dhe
aftësia e saj. "Ajo dhe ne do të këmëbëngulim,
të dalë në jetë si këngëtare. Është
njëkohësisht edhe përfaqsim i kombit, të cilët
prezantojnë artin dhe kulturën e vendit".
Por përballë këtij evenimenti jo të zakonshëm
dhe të zakonashëm për emigracionin shqiparë, edhe
këta duhet të përkrahin talentin e vendit të tyre,
të votojnë edhe emigrantët duke votuar nëpërmjet
telefonatëve, të cilët e kanë votën edhe këta
të barabartë. Ajo fitoi të futet në konkurs, bashkatdhetarët
duhet të japin kontributin e tyre modest, në përkrahje
të talentit të rrallë për të qënë dhe
fituesja e kësaj beteje, të konkursit prej tre muajsh. Talenti
i emigrantes ka nevojën e mbështetjes dhe të bashkëkomësve
të saj, të barabartë në dhënien e votës.
Mbështetje e cila përligjet nga talenti, pasioni dhe aftësia
e saj, deri më tani e pozuar dhe e admiruar.
Të dielën që shkoi, Sabina kaloi suksesshëm provën
vijuese duke marrë vlerësimin maksimal të jurisë edhe
pas zemëratës se shoqes së duetit.


|
|