Zoti
e bekoftë Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët...
Ashtu sikurse Papa Gjon Pali
i Dytë bekon artistin shqiptar Artan Shabani.
Gjithkush do të donte të
pritej në audiencë nga Papa Gjon Pali i dytë dhe nuk
çuditemi tek shohim foto politikanësh apo diplomatësh
në krah të Atit të Shenjtë. Por kënaqësia
më e madhe është kur shohim një artist shqiptar
të pritet në audiencë nga vetë Ati i Shenjtë.
Na duket se se në atë fotografi jemi gjithsecili nga ne shqiptarët.
Them kështu sepse se Artan Shabani nuk ka njeri që ta prezantoj
tek Papa, nuk ka "kanalet diplomatike" për ti siguruar
një audiencë por është puna dhe talenti i tij që
i hapin rrugën dhe i sigurojnë respektin dhe famën. E
kështu ai na përfaqëson ne të gjithëve. Sepse
në një farë mënyre ai përfaqëson vlerat
më të mira të popullit shqiptar, ai është "ambasadori
ynë".
Në këtë javë
të Pashkës së Shenjtë uroj të gjithë besimtarët
e krishterë :
GËZUAR
PASHKËN dhe uroj gjithë shqiptarët të jetojnë
në paqe dhe zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën
dhe gjithë shqiptarët kudo që janë.
Komentet nga Ajet Nuro


