Retrospektiva
e emigracionit shqiptar
Nga Gjergji Gambeta, kryeradaktor
i revistës "Prestige"
që botohet në Greqi
Historia e dhjetevjecarit te fundit,
qe per shqiptaret eshte lidhur kaq
shume me emigracionin sa me asnje fenomen tjeter, krijoi kushte te tilla
qe
shnderuan Greqine ne nje strehe per emigrantet, vecanerisht
per ata qe
kaluan kufirin ilegalisht. Ky eksod ka tensionuar here pas here marredheniet
midis dy shteteve. Tensione jane provokuar per me teper nga mungesa
e nje
politike te vertete emigracioni nga te dy shtetet. Marredheniet
greko-shqiptare u rifreskuan me renien e regjimit komunsit (1991) dhe
pasi
Shqiperia u clirua nga izolimi i vetevetes. Nje element i rendesishem
ne
keto marredhenie eshte prezenca e nje popullsie emigruese shqiptare
ne Greqi
Vala e rritur e kriminalitetit ne Greqi gjate ketyre viteve, u debitohej
shpesh emigranteve shqiptare dhe kjo eshte perdorur shpesh si nje pretekst
per te zbatuar taktika kundervenese ndaj tyre. Stereotipe negative jane
krijuar ne shtypin grek edhe nga figura politike. Ndjenjat ksenofobe
te
vazhdueshme jane perdorur per te justifikuar veprimet e politikave
qeveritare. Keto taktika u kane sherbyer dy qellimeve. Pike se pari,
ato
kane mbuluar ne nje fare menyre mungesen e nje politike koherente te
emigracionit ne Greqi, e cila do te mund te kishte privuar (1) ngritjen
e
perqindjes se kriminalitetit, (2) perdorimin e emigranteve si krahe
te lire
pune ose (3) trafikimin e tyre me pashaporta ose viza fallso. Se dyti,
keto
taktika kane sherbyer si nje mjet per te ushtruar presion sa here qe
tensionoheshin marredheniet midis shteteve fqinje. Qeveria greke shume
here
ka ndaluar ose shtyre dhenien e vizave ndaj qytetareve shqiptare per
te
ushtruar presion ndaj Tiranes. Shqiperia, nga ana tjeter, ka ofruar
koncensione premtuese ndaj investitoreve dhe biznesmeneve
greke, ne menyre
qe te siguroje trajtimin favorizues te emigranteve shqiptare qe jetojne
ne
shtetin Helen.
Emigracioni shqiptar
Kalimi ne nje ekonomi tregu ishte
dicka teper e veshtire per Shqiperine.
Terapia shokuese filloi me 1991. Qindra e mijera mbeten te papune, pasi
90%
e fabrikave u mbyllen. Legjislatura e modelit ekonomik te paefektshem,
krizat ekonomike te viteve 90, shkaterrimi i struktures ekonomike
dhe
revoltat e viteve 1991-1997, ishin vetem disa faktore nga te shumtet
qe
krijuan nje plage ekonomike gjate periudhes tranzistuese. Emigrimi ishte
nje
zgjidhje e shpejtuar dhe e pakthyeshme per momentet, sepse thjesht duhej
te
plotesoheshin nevojat baze me elementare. Ky emigrim u ndihmua
nga mungesa
e kontrolleve ne kufij (nga te dy palet) gje qe u ushqye me revoltat
anti-komuniste ne fund te vitit 90. Ne vitin 1996 numeroheshin
rreth 400
000 shqiptare qe punonin larg atdheut te tyre per ti derguar familjes
500
dollare ne vit. Keto para ishin te nevojshme per mbijetesen e atyre
qe
mbeten ne atdhe dhe per zhvillimin e bizneseve private. Eksodi i pare
i
emigranteve drejt Greqise e Italise u shenua gjate krizes se viteve
91-92.
Gjate asaj periudhe, arsyet e largimit ishin kryesisht politike, pasi
ata
emigrante urrenin regjimin komunist dhe deshironin nje ndryshim. Ne
te
njejten periudhe kohore, qeveria greke vendosi te hape kufijte dhe dha
nje
numer te madh vizash, ne menyre qe te lejonte minoritaret greke ne Shqiperi
te ribashkoheshin me familjet e tyre. Shume prej tyre kishin 40 vjet
pa u
pare. Me kete rast, shume shqiptare kaluan kufirin. Qe atehere arsyet
e
emigrimit ndryshuan duke u shnderuar ne, kryesisht, ekonomike. Gjithashtu
ka
ndryshuar edhe politika greke. Greqia ishte zakonisht destinacioni i
shumices se emigranteve ekonomike shqiptare gjate periudhes 90-99. Kjo,
sidomos kur lidhjet me Italine, nepermjet detit u bene te pamundura
per
arsye te kontrollit te vijave detare nga te dy anet e Adriatikut. Nga
ana
tjeter, eshte me e veshtire te ruhen kufijte midis Greqise e Shqiperise,
aq
me teper kur emigrantet zgjidhnin si rruge kalimi
malet.
Reagimi i qeverise greke
Shteti grek nuk ishte aspak i
pergatitur per te pranuar nje fluks kaq te
madh emigrantesh, pasi ishte hera e pare qe Greqia perballohej me nje
fenomen te tille. Vecanerisht gjate periudhes 1990-1998, nuk ekszistonte
asnje lloj politike emigracioni pasi vendi konsiderohej thjesht si nje
rrjet
eksportimi i popullsise. Nuk ekzistonin institucione te specializuara
ose
qendra keshilluese per orientimin legal, social dhe ekonomik te emigranteve,
sidomos femijeve. Per me teper, emigrantet ishin perjashtuar nga cdo
e
drejte sociale, vecanerisht nga ato te strehimit e sigurimit shendetesor.
E
verteta eshte se asnje qeveri (shqiptare apo greke) nuk kishte asnje
lloj
politike per te perballuar keto nevoja ose lidhjen e rritjes se
kriminalitetit me emigracionin (te pakten deri kohet e fundit). Si rrjedhoje
e kesaj, shperndarja e vizave apo pashaportave si dhe e lejeve te qendrimit
te fallsifikuara, ka treguar se bashkepunimi i grekeve me shqiptaret
ne keto
fusha te caktuara ka qene perfekt.
Ndikimi ne ekonomine shqiptare
Kryesore ishte dhe mbetet rendesia
e emigracionit ekonomik per Shqiperine,
pasi mbetet nje lloj ndihme zhvilluese nepermjet eksportit
te forces
punetore. Dergimet e parave nga emigrantet kane perbere nje burim financiar
mese te nevojshem per zhvillimin e aspektit privat shqiptar. Sidomos
ne nje
periudhe kur burime te tjera kursimet familjare, te ardhurat
nga eksporti,
borxhet, investimet e huaja, ndihmat - ishin te pamjaftueshme gjate
viteve
1990-1999. Per me teper, mbijetesa e maxhorances se familjeve shqiptare
varej nga ata. Eshte llogaritur (sipas te dhenave) qe dergimet e parave
per
vitin 1991, te kene arritur ne 548.5 miline dollare dhe ne 364 milione
dollare per vitin 1992. Shumica e tyre vinin nga Greqia (82% gjate dy
viteve
te siperpemendura) dhe shumica e pjeses tjeter nga Italia (13.2%). Pervec
kesaj, njohurite teknologjike dhe eksperienca e punes, te fituara nga
emigrantet duke punuar ne keto vende, u perdoren per modernizimin e
prodhimit pas kthimit te tyre ne atdhe. Emigracioni ka edhe rendesi
politike
si nje celes per te ulur cdo lloj tensioni qe mund te krijonte anarkine
ose
rritjen e metejshme te kriminalitetit, ne qofte se gjithe keta njerez
do te
kishin qendruar ne vendin e tyre.
Pasojat positive dhe negative
ne ekonomine greke
Nje nga pasojat positive ne ekonomine
greke ishte punesimi i punetoreve
shqiptare kundrejt rrogave te ulta dhe pa asnje lloj sigurimi. Kjo ka
pasur
si rrjedhoje prodhimin me kosto te lire dhe favorizimin e eksportit
grek
duke e bere ate me konkurues. Punetoret shqiptare kane ushtruar nje
influence pozitive ne rritjen e harxhimeve totale konsumatore dhe ne
te
ardhurat e disa kategorive te caktuara te qytetareve greke, si ajo e
pronareve te pasurive te patundshme. Me fjale te tjera, punetoret shqiptare
dhe familjet e tyre ndihmojne rritjen dhe konsumimin privat te sherbimeve
dhe te mirave materiale, megjithese ne nje shkalle te vogel, pasi synimi
kryesor i tyre eshte kursimi dhe depozitimi i parave. Mbi te gjitha,
punetoret e paligjshem perbejne nje force punetore te paorganizuar,
te
disponueshme, elastike dhe rastesore (okazionale). Shoqeri te vogla
greke,
te cilat perballohen me falimentimin dhe mbylljen, kane perfituar nga
kjo
force punetore. Ne vitin 1994, mbijetesa e tyre nga ana ekonomike eshte
siguruar per arsye te pageses se ulet ndaj kesaj force punetore, afersisht
2000 dhrahmi (6 euro) ne dite, duke iu shmangur sigurimeve shoqerore
dhe
duke punesuar ate vetem ne raste nevoje. Pjesa me e madhe e shqiptareve
jane
punesuar si punetore te pakualifikuar ne ndertim, transport si dhe ne
bujqesi. Ne pergjithesi ata kane bere pune te cilat nuk duan te bejne
punetoret greke - pune te veshtira, jo te paguara mire, te perkoheshme,
pa
pasur orar te caktuar ose sigurim shoqeror. Se fundi, per tu permendur
eshte fakti se femijet dhe adoleshentet shqiptare, sidomos ata ndermjet
moshave 10 dhe 17 vjecare, kane ushqyer edhe industrine
e erotikes ne
Athine dhe provincat e saj.
Nga ana tjeter, pasojat negative ne ekonomine greke duken ne ngritjen
e
papunesise ne punet e krahut (te pakualifikuara), nderkohe qe ne pune
te
kualifikuara nuk ka pasur ndryshim. Pagesat e ulta ndaj emigranteve
kane
sjelle si rezultat largimin e punetoreve greke, vecanerisht nga sektori
industrial, i ndertimit, i bujqesise etj. Per tu permendur eshte
fakti se
si pasoje e dergimit te parave nga emigrantet ne familjet e tyre, pjese
e
konsiderueshme e tarifes se kembimit del jashte kufijve te Greqise.
Gjithashtu edhe humbja ne taksat mbi te ardhurat vjetore eshte nje dukuri
negative pasi keto te fundit jane teper te ulta dhe te patatuara.
***
Gjithnje shqetesimi primar i gekeve ne lidhje me emirantet ka qene i
lidhur
me mbrojtjen e tyre te jashtme, sidomos pas forcimit te marredhenieve
te
Shqiperise me Turqine, rivalit tradicional te Greqise ne Mesdhe. Greqia
e ka
pare kete afrimitet teper e alarmuar pasi ajo ka frike nga rritja e
influences se Turqise ne Ballkan dhe mbi te gjitha rritjen e potencialit
te
harkut mysliman, qe do te rrethoje kufijte e saj (Shqiperi- Bosnje -Turqi).
Por le te fokusohemi me mire ne kercenimin e nuhatur ndaj sigurise se
brendeshme te Greqise e coroditur nga emigrantet shqiptare. Greqia eshte
prekur nga rritja e krimit te organizuar pas ardhjes se emigranteve
(sidomos
nga tregetia e droges dhe armeve me Shqiperine). Vecanerisht tregetia
e
droges eshte rritur ne nje shkalle alarmuese gjate 10 vjecarit te kaluar
ne
gjithe zonen e Rusise, Azise Qendrore, Kafkaseve dhe Ballkanit si rrjedhoje
e varferise, deshtimit dhe shkaterrimit te shume institucioneve shteterore
dhe konflikteve te brendeshme. Ne kete sektor ekonomik jozyrtar,
bashkepunimi midis grekeve dhe shqiptareve eshte perfeksionuar. Sikur
ky
problem te mos mjaftonte, rreth 700.000 arme u vodhen nga depot e armeve
gjate trazirave te 1997-s, dhe vetem 100.000 prej tyre jane gjetur e
rikthyer. Shume prej ketyre armeve jane shperndare nepermjet tregut
ilegal
te armeve ne Greqi.
Per me teper, kerkesa e madhe per viza ka cuar ne zhvillimin e dallavereve
qe kane te bejne me viza e pashaporta fallso ose te vjedhura. Edhe ne
kete
fushe bashkepunimi greko-shqiptar ka qene i cilesise se larte. Formalitetet
greke ne Shqiperi dhe ne kufij kane tregetuar viza ilegalisht
ne
bashkepunim me shqiptaret.
Ndjenjat e popullsise greke
Ne pergjithesi, ndjenjat e qytetareve
greke ndaj atyre shqiptare jane
negative dhe per tu permendur eshte fakti se nga te gjithe emigrantet
e
ardhur ne Greqi -bullgare, rumune, kurde, afrikane etj.- shqiptaret
jane me
te padeshirueshmit. E verteta eshte se racizmi dhe frika ndaj ballkanasve
te tjere te perfaqesuar nga emigrantet shqiptare, eshte nje realitet.
Kjo
vihet re akoma edhe ne persona te cilet perpara 1991-t nuk shquheshin
per
ndjenja te tilla raciste. Pasiguria e qytetareve greke mbulon nje spekter
te
gjere, duke filluar qe nga frika e vjedhjeve ose vrasjeve, kercenimit
te
kultures dhe gjakut te paster grek dhe duke perfunduar tek
frika e
krijimit te nje potenciali te nje minoriteti shqiptar ne Greqi. Ne
koshiencen kolektive sociale te grekeve, kriminaliteti eshte me teper
i
lidhur me emigrantet dhe vecanerisht ata shqiptare. Vecse sipas statistikave
kriminaliteti i emigranteve shqiptare kap vetem 4.5%, pra nuk eshte
aspak i
larte. Eshte e vertete se situata ekonomike deshperuese, papunesia dhe
jeta
ne geto brenda qyteteve greke, jane faktore qe frymezojne kriminalitetit
dhe
izolimin e popullsise emigruese.
Shqiptaret nuk jane vetem keqberes, ata jane edhe viktima te aktivitetit
kriminal, pasi vete prezenca e tyre ka krijuar shanse te panumerueshme
per
aktivitete ilegale (si prostitucioni, trafikimi ilegalisht i emigranteve,
fallsifikimi i vizave dhe pashaportave). Se dyti, keto aktivitete jane
administruar nga te dy palet, greke dhe shqiptare dhe shpesh nga vete
autoritetet greke. Megjithate emigrantet jane ata qe akuzohen lehte
nga
policia.
Nje ndihme te konsiderushme ka dhene media (televizioni,
gazetat etj) qe
nuk eshte kursyer ne akuza, kryesisht ndaj shqiptareve. Kjo histeri
ndaj
emigranteve shqiptare pati ekstremet e saj ne kohe sipas rastit... nga
ky
shtyp. Sa here kemi degjuar neper lajme ose kemi lexuar neper gazeta
se
hajdutet ishin shqiptare, pa pasur aktualisht ndonje prove, pasi individet
e
fajshem nuk ishin arrestuar. Ka pasur raste kur greket kane demtuar
ose
vrare shqiptare duke u justifikuar se ata ishin hajdute dhe duke u shpetuar
keshtu pasojave penale dhe per me teper duke u ndjere te justifikuar
qe
kishin marre ligjin ne duart e tyre dhe duke inkurajuar te tjetret te
vepronin si ata. Per me teper shqiptaret jane goditur vazhdimisht per
arsye
te kombesise se tyre. Megjithate per tu permendur eshte fakti
se ne Greqi
nuk ekzistojne organizata raciste si ato ne Gjermani apo France. Se
fundi,
stereotipet kriminale kunder shqiptareve jane perdorur nga vete politikanet
greke per interesa personale ose partiake te tyre dhe policia greke
ka
mbeshtetur shume here teorine e rritjes se kriminalitetit per arsye
te
emigranteve, per te mbuluar mungesat ne politiken e tyre parandaluese.
Rrjedhojat ne marredheniet shqiptaro-greke
Emigrantet shqiptare ne Greqi
kane marre pjese padyshim ne aktivitete
kriminale. Megjithate mediat dhe shume here politikanet greke i kane
ekzagjeruar keto incidente me synim krijimin e stereotipeve qe i donin
emigrantet fajtoret kryesore te krimit dhe papunesise ne Greqi. Keto
stereotipe kane ndihmuar shoqerine greke te justifikohet shpesh per
trajtimin jo te mire te emigranteve ekonomike nga policia dhe shteti.
Le te
kujtojme Operacionet fshese si nje mase e rende qe ka ndermarre
here pas
here policia greke. Keto operacione i kane sherbyer nje qellimi te dyfishte.
Pervec trysnise qe kane ushtruar ndaj qeverise shqiptare, ato kane mbushur
boshllekun e krijuar nga mungesa e nje politike te emigracionit dhe
kriminalitetit, e cila do te mund te privonte emigrimin ilegal si dhe
mund
te zgjidhte problemet e korrupsionit te lidhura me fallsifikimin e vizave
dhe aktiviteteve te tjera. Masat e raprezaljes kunder emigranteve shqiptare
u pranuan dhe u justifikuan moralisht nga maxhoranca e popullit grek,
pasi
sipas tyre te gjithe shqiptaret ishin kriminele dhe shteti i tyre duhej
pastruar nga ata. Politika te tilla kane shkaktuar vazhdimisht ferkime
ne
lidhjet shqiptaro-greke.
Qeveria shqiptare eshte ankuar tek organizatat nderkombetare dhe per
shkak
te kesaj protokolli i Greqise per te drejtat humanitare eshte njollosur
seriozisht. Pervec kesaj, ne koshiencen e shqiptareve mbase Greqia mund
te
konsiderohej si armike, pasi kjo ide kishte qene kultivuar nga regjimi
Hoxha
Gjate periudhes 1990-1999, Greqia nuk ka arritur dot te largoje mosbesimin
tradicional te popullsise shqiptare ose te portretizoje vetveten si
nje
superfuqi rajonale dhe mike ndaj Shqiperise. Stereotipet e kriminalitetit,
vulgariteti ndaj shqiptareve kane shkaktuar demtim ne marredheniet
greko-shqiptare edhe per nje arsye tjeter. Nje pershtypje e pergjithshme
eshte krijuar per shqiptaret nga populli grek, se ata jane te korruptuar
dhe
te djallezuar dhe nuk duhet pasur besim ne ta, por as nuk duhen ndihmuar.
Eshte teper e veshtire tashme per qeverine greke te binde popullin e
saj se
shqiptaret duhen trajtuar si miq... (kujtoj se) nje gje e tille duhet
te
ndodhe normalisht ne nje shoqeri normale qe evolon...
***
Persa i perket Shqiperise, nga
ana tjeter, nuk eshte vene re ndonje
perpjekje, qe te ndaloje emigrimin ne menyre ilegale, as ndonje bashkepunim
i dyanshem ne kete ceshtje dhe ne ate te rritjes se kriminalitetit.
Qeveria
aktuale, por dhe ato qe kane kaluar, nuk paten asnjehere nje politike
konstante emigracioni per me shume se 1/3-en e popullsise!
E pra edhe shteti shqiptar eshte tragjikisht i deshtuar ne kete aspekt...
Megjithe kalimin e viteve, per shkak te mendimeve te ndryshme, zgjidhje
te
mjaftueshme dhe te kenaqshme nuk jane gjetur ende
Sigurisht qe
eshte per
tu perkrahur nje projekt-ide, qe do te mundesonte krijimin e nje
Ministrie
te vecante Emigracioni (kaq te specifikuar), ne ate mori ministrish
e
organesh burokratike. Edhe pse pati nje fije shprese para disa vitesh,
qe u
konkretizua me krijimin e nje Instituti te Diaspores brenda Ministrise
se
Jashtme (gjate qeverisjes Meta), ky organ i izoluar ne struktura
therrmuese nuk realizoi asgje, perkundrazi mbeti nje strukture
e
parealizuar.
Emigracioni ka retrospektive, ka te kaluar te dhimbshme (kurrsesi nuk
mund
te analizohet vetem ne keto faqe), ka edhe te ardhme, qe mesa duket
te erret
qe nga momenti qe nuk mendohet seriozisht per te.