Gjuhët
në botë dhe mbijetesa e tyre
Përgatitur nga Saimir
Lolja
Megjithëse një gjuhë duhet të shuhet me vdekjen
e personit të parafundit që e flet atë, kjo nuk ndodh
gjithmonë. Disa gjuhë në buzë të shuarjes së
tyre kanë mundur të rigjallërohen ndërsa të
tjera janë edhe përtërirë plotësisht. Sidoqoftë,
shumica e gjuhëve zhduken dhe nyjet lidhëse të kulturave
të tyre humbin përgjithmonë. Në vitin 2001, gjendeshin
tani 6809 gjuhë të gjalla, sipas revistës Etnologu (Ethnologue)
të botuar nga Instituti i Gjuhësisë SIL International.
Kurse në vitin 1996 gjendeshin 6703 gjuhë të gjalla.
Pra për katër vjet janë shtuar 106 gjuhë dhe mund
të duket që gjihët nuk janë të kërcënuara.
Megjithatë kjo nuk është e vërtetë.
Ndonëse revista Etnologu gjykohet si më e mira në botë,
shifrat që jep ajo nuk mund të thuhen si plotësisht të
sakta. Askush nuk e di saktë sa gjuhë fliten në botë.
Një nga arësyet është se vështirësia për
të dalluar dryshimin midis një gjuhe dhe një dialekti.
Një arëye tjetër për numrin e shtuar të gjuhëve
është se herë pas here zbulohen gjuhë të panjohura
më parë. Kryeredaktori i revistës Etnologu thotë
se shumica e gjuhëve të reja, të botuara nga revista
Etnologu, u gjetën në Papua - Guinea e Re, Nigeri dhe Indonezi.
Kjo nuk është per t'u çuditur sepse më shumë
se 800 gjuhë janë tashmë të folura në Papua
- Guinea e Re. Ky vend ka një popullsi më të vogël
se 5 milion dhe është i mbuluar nga xhungla të dendura
dhe pa rrugë (e vetmja mundësi ështe të fluturosh
ose të ecësh për nje kohë tepër të gjatë),
gjë që i ka lënë fiset e shumta plotësisht
të izoluara. Biles, fise të reja zbulohen fare rastësisht
në këtë ishull të madh.
Organizata ndërkombëtare Terralingua me zyra në Miçigan,
ShBA, beson se bota mund të ketë edhe 4000 gjuhë të
tjera që duhet t'i shtohen listes së botuar nga revista Etnologu.
Shumica e ketyre gjuhëve shtesë janë tashme gjuhë
të shuara dhe nuk kanë qenë përmendur më parë
nga shkollarët. Kjo organizatë parashikon se në fund
të shekullit XXI mund të jenë te shuara deri 90% e gjuhëve
të tanishme të botës, domethënë mbijetesa mund
t'i përkasë 700-1000 gjuhëve. Nëse ky parashikim
është i saktë, ai do të thotë se të paktën
një gjuhë do të shuhet çdo javë.
Lind pyetja: Pse gjuhët shuhen? Një nga shkaqet është
globalizimi që ka shekuj që thellohet. Në një botë
që bëhet gjithnjë e më shumë e ndërvarur,
gjuhët më të vogla rrezikojnë të shtyhen derisa
madje edhe të shuhen nga dukja. Disa gjuhë janë shtypur
prej qeverive të cilat pëlqejnë vetëm një gjuhë
kombëtare në shtetet përkatëse. Profesori Majkël
Kraus i Universitetit të Alaksës dallon që vendet me
shumllojshmërinë më të madhe gjuhësore janë
Indonezia dhe Papua - Guinea e Re, ku të paktën ato që
sundojnë mbështesin përhapjen e gjuhëve kombëtare
dhe zvoglimin e shumllojshmërisë. Kërcnime të tjera
për gjuhën janë edhe vrasjet e racave shoqërore
dhe sëmundjet ngjitëse shfarosëse.
Lind pyetja: A mundet që një gjuhë në buzë
të shuarjes të gjallërohet? Përgjigja për këtë
nuk është e qartë. Kreyredaktori i revistës Etnologu
spjegon se kjo pyetje dhe përgjigja e saj është një
fushë shumë e gjërë diskutimesh midis gjuhtarëve.në
botë. Disa gjuhtarë janë optimistë dhe thojnë
se një gjuhë mund të mbijetojë nga një mbështetje
e duhur e bashkësisë përkatëse shoqërore, ndërsa
të tjerë thojnë se kjo nuk ka qenë provuar të
jetë e vertetë. Megjithëse gjuhtarët janë të
ndarë në lidhje me pyetjen nëse egzistojnë mënyra
frutdhënëse për të gjallëruar një gjuhë
që po shuhet, përpjkjet janë duke u bërë. Kreyredaktori
i revistës Etnologu ka një pikpamje otimiste në lidhje
me këtë çeshtje dhe thotë se tani ndodhen disa
rezervate të Indianëve Amerikanë ku mësues janë
punësuar në shkola nate për të dhënë mesimet
e gjuhëve që rreziojnë të shuhen.
Hebraishtja është shëmbulli më i suksesshëm
i gjallërimit. Pas më shumë se 1000 vjet si gjuhë
fetare dhe literature, ajo u gjallërua si një gjuhë e
folur në fund të shekullit XIX dhe tani është gjuha
zyrtae e Izraelit. Në vitin 1995, ajo ishte gjuha e parë e
4.5 milion Izraelitëve dhe e 500'000 të tjerëve si gjuhë
e dytë. Nuk ka gjuhë tjetër e përtërirë
në këtë mënyrë. Një tjetër gjuhë,
Kaurna nga Australia, u gjallërua në vitet 1990 shumë
kohë pasi folësi i fundit pat vdekur, tregon Dr. Rob Ameri
i Univesitetit të Adelaidës. Kjo gjuhë ka qenë përdorur
çdo ditë për 130 vjet dhe ka të paktën 70
vjet që nuk flitet rrjedhshëm nga dikush. Për fat të
mirë, kjo gjuhë është dokumentuar dhe tani janë
duke u bërë përpjekje për të bashkuar pjesët
në një të tërë dhe për ta zhvilluar si
një gjuhë të folur dhe të shkruajtur që t'iu
përgjigjet nevojave të tanishme.
Renditja sipas folësve (1999)
Gjuha Milion Folës
Kineze Mandarine 1'075
Anglisht 514
Hindu 496
Ruse 275
Arabike 256
Bengale 215
Portugeze 194
Malaj-Indoneziane 176
Frënge 129
Gjermane zyrtare 128
Japoneze 126
Urdu 105
Panxhabe 94
Koreane 78
Kineze Vu 77.175
Javaneze 75.5008
Telugu 76
Tamile 74.075
Marati 71
Gjuhë të reja kanë lindur gjithashtu gjatë shekujve
të fundit. Një nga këto është gjuha Tok Pisin,
e cila është një gjuhë e zhvilluar prej një
zhargoni të largët të Anglishtes dhe Gjermanishtes dhe
tani është gjuha kombëtare e shtetit Papua - Guinea e
Re. Kjo gjuhë është shumë imagjinuese, sepse thotë
për shembull: Nambawan pikini bilong Mrs. Kwin, që përkthet:
fëmija numër një që i përket zonjës mbretëreshë.
Si shembuj krahasues të shpërndarjes gjuhësore përmenden
Evropa me popullsi 661 milion dhe 225 gjuhë të ndryshme, Irian
Xhaja në Indonezi me popullsi 1'641'000 dhe 265 gjuhë të
ndryshme dhe Papua - Guinea e Re me popullsi 4'553'000 dhe 817 gjuhë
të ndryshmë. Pra, për Evropën janë përafërsisht
3'000'000 njerës për çdo gjuhë të saj, ndërkohë
që në Papua - Guinea e Re janë 5'700 njerës për
çdo gjuhë të saj.
Keni dëgjuar ndokënd të flaës Udihe, Ejak or Arikapu?
E mundëshme është që raste të tilla nuk do
t'i keni kurrë. Një arësye është se pritet
që 50-90% e gjuhëve të tanishme të zhduken nga fundi
i këtij shekulli. Arësyë tjetër është
se gjysma e gjuhëve të tanishme fliten nga jo më shumë
se 2'500 njerës, spjegon Instituti i Vrojtimit Botëror (Worldwatch
Institute). Një gjuhe i nevojiten të paktën 100'000 folës
për ta përcjellur atë nga një brez në tjetrin,
pohon një raport i UNESCO-s. Luftrat, shfarosjet etnike, fatkeqësitë
natyrore vdekjeprurëse, pengesat qeveritare dhe zbatimi i gjuhëve
sunduese, të tilla si gjuha Kineze dhe Ruse, çojnë
gjithashtu drejt shuarjes së tyre.
E ardhmja e gjuhëve Udihe, Ejak dhe Arikapu, që fliten përkatësisht
në Siberi, Alaska dhe xhunglën e Amazonës, është
e pashpresë. Rreth 100 njerës flasin Udihe, 6 njerës
flasin Arikapu dhe një njeri i vetëm mund të flasi Ejak,
dokumentohet prej Institutit të Vrojtimit Botëror. Maria Smith,
83 vjeç me banim në Ankorixh të Alaskës, është
e vetmja që flet gjuhën Ejak sipas vërtëtimeve të
gjuhtarëve. Çeshtja rëndohet më shumë, sepse
zhdukja e gjuhëve ndikon jo vetëm tek populli përkatës,
por edhe tek antropologët dhe shkencëtarët e tjerë.
Këta në këto raste humbin burimet e të dhënave
materiale për punën e tyre që dokumenton historinë
dhe njohuritë popujve përkatës, apo lëvizjet e tyre
nga një rajon në tjetrin. Sipas Institutit të Vrojtimit
Botëror, disa nga të dhënat për gjuhët e kërcënuara
përmblidhen më poshtë:
Amerika e Veriut - Rreth 80% e 260 gjyhëve vendore që akoma
fliten në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada nuk janë duke u mësuar
prej fëmijve. Për shembull, gjuha Ejak në bregun e Alaskës
ka mbetur vetëm me një folës.
Amerika e Jugut - Qindra gjuhë u shuan si përfundim i pushtimit
Spanjoll. Rreth 80% e 640 gjuhëve të ngelura në këtë
kontinent fliten nga më pak se 10'000 njereës; nga keto 27
gjuhë përballen me zhdukjen.
Afrika - Në vendin e lindjes të pothuaj 1/3 e gjuhëve
botës, 54 gjuhë besohet se janë zhdukur dhe 116 të
tjera po përballen me zhdukjen.
Azia - Më shumë se gjysma e gjuhëve vendore të Azisë
kanë më pak se 10'000 folës secila.
Australia - Rreth 90% e 250 gjuhëve të saj vendore përballen
me zhdukjen.
Evropa - Afërsisht 90% e Rusëve flasin Rusisht. Domethënë,
shumica e 100 gjuhëve të tjera vendore të Federatës
Ruse, pothuajse të gjitha gjuhë Siberiane, janë afër
zhdukjes.
Të dhënat për këtë
shkrim janë nxjerrë nga shkrimet përkatëse në
Metro World News.
Përgatitur nga Saimir Lolja
Nën-Prof. Dr. PEng.
18 Tetor 2003

