Idajet
Beqiri dhe mbyllja e kaptinës së "Shqipërisë
etnike" para opinionit shqiptar dhe atij ndërkombëtar
Nga Dr. Nehat Sadiku
1. Këto ditë jam duke
qëndruar në Paris, si i ftuar i një instituti francez
që merret me studimet gjeostrategjike për Ballkanin. Duke
shëtitur rrugëve dhe duke kërkuar literaturë nëpër
bibliotekat dhe libraritë parisiene, si zakonisht shkova në
një kiosk ku shiten gazetat e revistat e huaja për ta blerë
Le Mondin francez, jo vetëm se e bleva atë, ku artikulli im
për Kosovën akoma nuk ishte botuar por e bleva edhe revistën
gjermane "Der Spiegle", nr.46, me datë 10.11.2003. I
lexova faqet 156 dhe 158, aty e gjeta fotografinë e të poshtërit
e tradhtarit-mbeturinës së kombit e të atdheut Idajet
Beqiri, të cilin autorja gjermane Renate Flottau me plotë
të drejtë e kishte quajtur dhe konstatuar si FYRERIN HITLERIN.
Në online, nuk e keni artikullin e plotë, as fotografinë
e FYRERIT-BEQIRI, kështu në origjinal i thotë autorja
gjermane. Opinionit shqiptar dhe ndërkombëtar ia bëjmë
të njohur, që të shkojnë ta blejnë atë
gazetë, për atë duhet të informohen të gjitha
mjetet e informimit në gjuhën shqipe, them me origjinalin
sepse Idajet Beqiri lidhur me atë interevistë e krypi opinionin
duke e rrejtur dhe dezinformuar. Këtë artikull e skenova në
online dhe ua dërgova të gjithëve kujt ma morri mendja,
se duhej tua dërgoja si në trojet etnike shqiptare, Europë
dhe SHBA.
2. Siç e dimë ne shumë
mirë, ai qëmoti e ka mbyllë kaptinën e Shqipërisë
etnike, me poshtërisitë dhe fraksionizmat e tij private, mirëpo,
revista gjermane "Der Spiegle", e ka vulosur përgjithmonë
karirerën e tij politike, duke cilësuar dhe krahasuar me Hitlerin.
Le të dijnë "patriotët" shqiptarë, dhe
hyzmeqarët e tij, se pas kësaj interviste në "Der
Spiegel", do të jenë të ndjekur dhe të anatemuar
si në botën shqiptare, ashtu edhe në atë ndërkombëtare.
Me një njeri të çmendur dhe me dy tre hyzmeqar, si
"shërbetori Jereneji" i Ivan Cankarit, dhe me fraksione
paramilitare private te Fyrerit-Beqiri kurrë nuk mund të bëhet
ribashkimi, as çlirimi i njëmendtë i shqiptarëve.
Këtë duhet ta dijnë të gjithë, e mos të
shkojnë si kopeja pas dashit të plagosur.
3. Mua më habit fakti pse
as në Maqedoni, as në Kosove deri tani nuk është
distancuar politika zyrtare prej idijotit Idajet Beqiri? Pse? Përderisa
politika zyrtare shqiptare si në Prishtinë, si në Tetovë,
si në Preshevë, si në Mal të Zi, nuk distancohet
prej kobit dhe kataklizmës Idajet Beqiri, do të jenë
nën hipotekë nga bashkësia ndërkombëtare. Konsideroj
se, popullit shqiptar dhe politikës shqiptare ne Maqedoni, shumë
janë duke iu përzier njerzit si çifti i Beqirit nga
jashtë, vetëm per t'i mbajtur shqiptarët pengje në
Maqedoni. Ky është mëkat dhe gabim i pafalshëm i
shqiptarëve të pandërgjegjshëm, pavarësisht
se a pajtohen ata me politikën e Ali Ahmetit apo jo. Fundja, unë
mund ta kemë mendimin tim për këtë çështje,
secili prej nesh për vete, por një gjë është
e vërtetë, se Ali Ahmetin me votën e lirë e demokratike,
e ka zgjedhur vetë populli shqiptar në Maqedoni. Këtë
të drejtë shqiptarëve në Maqedoni nuk mund t'ua
shkurtoj as unë, as kurkush tjetër, sepse ata e gëzojnë
me ligj. Atë politikë të Ali Ahmetit - qoftë e mirë
apo të keqe,- mund ta braktisë vetëm elektorati që
e ka votuar, e jo asnjë fraksion ushtarak i Idajet Beqirit, e i
"Çakallave e i Mangallave". Mos të zgjatem, sepse
kjo është çështje për studim të gjatë,
por ne duhet të kontribuojmë me veprimet dhe me sjelljen tonë,
që divergjencat dhe papajtueshmëritë ekzistuese të
subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, t'i mënjanojmë
me çdo kusht, duke i lënë anësh interesat grupore,
ideologjike parciale, fraksioniste ushtarake, e inatet individuale,
dhe lakminë për pushtet, e jo për milet, siç është
deklaruar Idajet Beqiri.
4. Është koha e fundit
të zgjihemi nga letargjia ndjellakeqe, e të kontribuojmë
për pajtimin dhe për INTEGRIMIN E FAKTORIT POLITIK SHQIPTAR
NË MAQEDONI. Unë kështu e shoh fillin e zgjidhjes së
krizës politike në Maqedoni. Ta respektojmë vullnetin
dhe të drejtën e popullit shqiptar në Maqedoni, sepse
ai më së miri e di se çfarë të drejtash dhe
lirishë i duhen atij, e jo t'i japim hapësirë, e fushëveprim
pallavrave dhe përzierjes dirkete të Idajet Beqirit në
destabilizimin e shqiptarëve në Maqedoni. Kush ia do të
mirën vëllazërve dhe motrave shqiptare në Maqedoni,
pa vonuar, urgjentisht, duhet t'i gjejë mënyrat dhe format
për ta izoluar nga skena virusin antipolitik dhe antikombëtar
I.Beqirin me mafinë e tij të krijuar në diasporë,
dhe me mashtrimin e njerzëve hallexhinj të paudhëzuar
brenda vendit. Ështe absurde, dobësi dhe devalvim për
intelegjencën dhe për politikën shqiptare në Maqedoni,
që të dalë një Fyrer-Beqiri, siç e ka quajtur
gazetarja gjermane në "Der Spiegel" të datës
10.11.2003, e të hidhet nga Laberija, për t'ua zgjidhur problemin
shqiptarëve në Maqedoni, në Kosove dhe në Ballkan.
Ky është turpi më i madh edhe për politikën
zyrtare dhe për intelegjencën shqiptare në Ballkan. Te
vijë një psikopat nga Laberija, e t'i urdhëroj, që
të gjithe shqiptarët të futen nën armë?! Kjo
është më shumë se vetëvrasje për të
gjithe ata që bëjnë politikë, analitikë, shkencë
etj.
5. Po qe se ne nuk e gjykojmë
këtë fenomen të shëmtuar të quajtur Idajet
Beqiri, atëherë neve do të na dënojë ashpër
realiteti dhe historia, e së këndejmi edhe populli edhe aleatët
tanë, si dhe bashkësia ndërkombëtare. Shpresoj se
kjo teza ime apo opinioni im do të gjejë përkrahje tek
elitat politike shqiptare si dhe opinioni ndërkombëtar. Kompromis
me politikën destruktive dhe me fraksionizmat paramilitare të
Idajet Fyrerit nuk mund të ketë, sepse po qe se heshtim para
këtyre negativizmave dhe viruseve të rrezikshme, që kanë
për qëllim për ta lënë edhe më tej popullin
shqiptar në Ballkan nën çizmën e huaj sllave,
atëherë edhe bashkësia ndërkombëatare me plotë
të drejtë dhe arsye, do t'i çoje duart prej nesh, sepse
të gjitha investimet e deritashme të bashkësisë
ndërkombëtare për t'i ndihmuar shqiptarët në
Ballkan, si politikisht, ashtu edhe ekonomikisht, nuk mund të konsiderohen
"huq" as "Latifundi" e keqinterpretimit dhe të
shfrytëzimit të harangave të ndryshme të Idajet
Beqirit. Idajet Fyreri me kompaninë e tij të verbuar kanë
rënë në gabim të pakorrigjuar, duke konsideruar
se mund ta luaj rolin e "një superfuqie ballkanike",
duke konsideruar se në këtë formë mund ta mbajnë
peng bashkësinë ndërkombëtare, që të mos
i zhvillojë reformat e saj ekonomike dhe politike integruese në
Ballkan dhe më gjërë.
6. Për t'u kthejlluar situata
politike dhe e gjithmbarshme në Maqedoni, në Kosovë,
në Preshevë në Mal të Zi etj., urgjenitsht duhet
të paralizohet politika dhe propaganda anitshqiptare e Idajet Beqirit.
Këtë mund ta bëjnë, dhe e kanë për detyrë
ta bëjnë si politika zyrtare shqiptare, ashtu edhe institucionet
politike-shoqërore dhe shkencore si ne Tiranë, në Tetovë,
dhe në Prishtinë. Po ashtu në eliminimin e kësaj
kolere antishqiptare, duhet të inkuadrohet edhe e gjithë diaspora
si në Evropë, e sidomos në Amerikë, që të
mos japin asnjë cent, asnjë dollarë për asnjë
fond privat të fraksioneve private ushtarake të Idajet Beqirit,
dhe haptazi përmes apeleve dhe njohtimeve të ndryshme, të
deklarohen para opnionit te brendshëm dhe të jashtëm,
se nuk pajtohen me politikën diletante dhe me format e mjetet e
strategjisë dhe të taktikës së gabuar të Idajet
Beqirit-"fyrerit" siç e ka quajtur me të drejtë
"Der Spiegle", nr.46, f.156 dhe 158, i datës 10 nëntor
2003.
Konkludimi im është:
se pa pëlqimin e popullit dhe të politikës zyrtare të
Tiranës, të Prishtinës, të Tetovës, të
Preshevës dhe të Ulqinit, askush nuk ka të drejtë
të dalë me teza, as me programe, as me veprime e aksione krye
në veti si bajloz, e si bajraktar, ( siç është
duke vepruar AKSH-ja e Idajet Beqirit dhe kompanise së tij mafioze),
duke deklaruar se do të "bëhet një kryengritje e
përgjithshme". Kjo është idiotizëm dhe vetëvrasje
për së kthjellti. Kështu mund të veprojnë vetëm
ata që janë sakatë në kokë e mendje, dhe që
kanë për qëllim për të shkatërruar çdo
gjë që është me interes gjithëshqiptar.
Dr.Nehat Sadiku profesor i shkencës
politike dhe drejtor i Institutit për studime politike me seli
në Lubianë
urska.meglic@guest.arnes.si
nehat_sadiku@yahoo.com
Paris, 16.nëntor .2003

