PREMTIMI
I AVOKAT NGJELES
(Botuar te Shekulli)
Nga Eduard ZALOSHNJA
Lexues i dashur, duke shpresuar
se do te me falesh per bezdine, do te
lutem te besh durim qe, perpara se te te coj ne thelbin e ceshtjes qe
analizon ky artikull, te bej parantezen qe vijon.
Para ca kohesh, isha pjestar i
nje grupi ekonomistesh qe kreu nje
analize perfitim-kosto rreth efektivitetit te ndejtseve te posacme qe
perdoren ne vetura per femijet 5-8 vjec. Financimi per kryerjen e
analizes erdhi nga nje shoqate qe perfaqson prodhuesit e ketyre
ndejtseve. Shoqata shpresonte qe rezultatet e analizes do t'i
demonstronin publikut nevojen e perdorimit te ndejtseve, duke shtuar
keshtu presionin per aprovimin e nje ligji qe do ta bente te detyrueshem
ate.
Por, per fat te keq te shoqates,
analiza jone konkludoi se perdorimi i
ndejtseve sillte vetem nje ulje te paperfillshme te kostos se plagosjeve
te kesaj grupmoshe ne aksidentet automobilistike. Dhe pavarsisht se
shoqata kishte lene te kuptohej se do te finaconte nje studim tjeter
disa vjecar per te analizuar ecurine e zbatimit te ligjit per ndejtset,
dhe pavarsisht se ne na dukej nje ide e mire qe perdorimi i ndejtseve
te
posacme per femijet 5-8 vjec te behej i detyrueshem, rezultatet e
analizes i publikuam thjesht ashtu sic dolen.
E bera kete paranteze te gjate
lexues i dashur, sepse desha te te
siguroj qe analiza dhe opinionet e meposhtme rreth Avokat Ngjeles do
te
kene ne themel te njejtin objektivitet me te analizes se siperpermendur,
pavarsisht nga preferencat e mia personale.
Kur tre muaj me pare, Avokat Ngjela
deklaroi kandidaturen e tij ne TV
Klan, nder te tjera, beri dhe nje premtim qe me entuziazmoi pa mase
ai tha se do te terhiqej nga politika ne rast se nuk fitonte zgjedhjet.
I shtyre nga ky entuziazem, botova shpejteshpejt nje artikull ne te
cilin e falenderoja avokatin per precedentin qe po krijonte ne nje vend
ku politikane si Berisha dhe Nano kane kohe qe mbajne peng zhvillimin
normal te vendit, nderkohe qe kane patur me shume se nje rast te
largohen perfundimisht nga politika.
Por zgjedhjet erdhen, rezultatet
paraprake nuk ishin premtuese per
Avokat Ngjelen, dhe ai nuk e pranoi humbjen. Pse valle? Ngaqe i vinte
keq te largohej nga politika, ashtu sic kishte premtuar? Apo ngaqe nuk
ishte i bindur se kishte humbur? Vetem Zoti dhe avokati mund ta dine
aresyen, por ne qofte e dyta, shpresoj qe paragafet e meposhtem ta
ndihmojne avokatin te heqe dyshimet rreth humbjes se tij.
Dy dite para zgjedhjeve te 12
tetorit, nje grup studentesh zhvilloi nje
sondazh telefonik konfidencial per te testuar saktesine e nje modeli
statistikor ne parashikimin e rezultateve zgjedhore. Sipas atij
sondazhi, dilte se Rama do te fitonte 51.2% te votave, dhe Ngjela 46.6%.
Nderkohe, marzhi i gabimit statistikor ishte plus/minus 4%. Por,
fatkeqsisht, verifikimi i saktesise se modelit nuk u be dot sepse
rezultati real i numerimit te votave nuk u shpall zyrtarisht brenda
48
oresh, sic parashikohej me ligj. Madje edhe po te ishte shpallur, ai
nuk do te perfaqsonte realisht preferencat e votuesve sepse, ose per
arsye teknike, ose per arsye politike, ose per nje kombinim te te
dyjave, jo te gjithe ata qe donin te votonin e gjeten emrin ne listen
zgjedhore te qendres se tyre te votimit.
Nga kurioziteti per te ditur se
sa i sakte kishte qene modeli
statistikor qe perdori grupi i studenteve kuriozitet ky i natyrshem
per nje njeri qe ka kohe qe analizon numra i kerkova te afermve
dhe
miqve te mij te pyesnin sa me shume te njohur te tyre tiranas rreth
votimit te 12 tetorit. Nder njerezit e pyetur, kishte edhe nga ata qe
kane telefon, edhe nga ata qe nuk kane; kishte edhe nga ata qe jetojne
ne periferi, edhe nga ata qe jetojne ne qender; dhe se fundi, kishte
edhe nga ata qe e kishin gjetur emrin ne listen zgjedhore te qendres
se
tyre te votimit, edhe nga ata qe nuk e kishin gjetur.
Katalogimi i pergjigjeve te mbledhura
ne kete menyre, megjithese nuk
perfaqs
on nje metode rigorozisht shkencore, me sherbeu per te vleresuar
saktesine e parashikimit te studentave. Pas katalogimit, arrita ne
perfundimin se ai parashikim i kishte nenvleftesuar preferencat e
tiranasve per Edi Ramen. Jo 51%, por me teper tiranas ia kishin dhene
ose donin tia jepnin voten Edi Rames. Dhe ajo qe binte vecanerisht
ne sy ishte se kishin votuar per Edi Ramen edhe shume tiranas qe kurre
me pare nuk e kishin cuar ne mendje se do te vinte dita te votonin per
nje kandidat te PS-se.
Duke u bazuar ne analizen e mesiperme,
dhe duke qene njeriu i pare qe
botoi ne shtypin e pavarur nje artikull pergezues per kandidaturen e
Avokat Ngjeles, ndjej pergjegjsine morale ti kerkoj atij publikisht
te beje ate qe kolegu demokrat Besnik Musafaj beri para tre vjetesh
megjithese denoncoi shume parregullsi me listat (te cilat ishin ndoshta
me te shumta se ne zgjedhjet e fundit), megjithese denoncoi komisionin
e
Tiranes (i cili atehere zoterohej nga Socialistet dhe jo si tani nga
Demokratet), dhe megjithese denoncoi faktin qe policia dhe SHISH-i i
kishin futur hundet ku te kishte qene e mundur (ndryshe nga zgjedhjet
e
fundit), pranoi denjesisht humbjen.
Dhe pasi te ndjeke shembullin
e paraardhesit te tij, Avokat Ngjela ben
mire te mos harroje ate premtimin e tij.
Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799

