Të
qënit flamurtar në nacionalizmin modern
Nga Evis Qaja
Të qënit flamurtar
në nacionalizmin modern
" Nuk të kemi krijuar as të qiellit as të tokës,
as të vdekshëm as të pavdekshëm në mënyrë
që t'i mund të ishe i lirë sipas vullnetit dhe nderit
tënd, për të qenë krijuesi dhe nderit tënd,
për të qenë krijuesi dhe ndërtuesi i vetes. Ti bart
në vetvete farat e një jete universale" Pico Della Mirandola
Në moshën kur, duke
folur në kuptimin figurativ, fëmija nuk e ka këputur
akoma plotësisht kordonin kërthizor, e cila e lidh me botën
e jashtme individi privohet nga liria, por këto lidhje i japin
sigurinë dhe ndjenjën e "përkatësisë"
duke nënkuptuar se rrënjët i ka diku. Kalimi, relativisht
i beftë nga ekzistenca e fetusit në atë njerëzore
shënojnë pavarësinë e fëmijës nga trupi
i nënës.
Odisea, 18-vjeçari shqiptar më ngjan këtë ditë
mëngjesi sikur ka trashëguar në vetvete legjendën
e një Shkodre, legjendën e një Shqipërie në
forcën e kapërdimit të saj. Më ngjan sikur kufijtë
në logjikën e tij shkëputen duke formuar ndonëse
i ri një kërkesë lirie brenda sferës integruese.
"Pranvera di të çeli të bukurën dhe kjo jeni
ju, të rinjtë, në mënyrë që të hiqni
prej nesh, të moshuarit një fije pluhuri" - këto
fjalët e gjyshes së Odiseas, Fatmirës - një grua
artiste më kumbojnë akoma dhe tani si broshurë e një
jehone të kumbueshme.
Më duhet të shpërfill këtë pranverë...sytë
e këtij djali që kërkojnë nga mua me ankth të
brendshëm mënyrën e trajtimit të bisedës.
Odisea - "Isha 12-vjeç kur erdha në N. Mihaniona. Erdha
së bashku me familjen. Ardhja tonë i përket vitit 1997,
kjo shpërngulje e përkohshme u bë më tepër
jo nga ana akonomike sesa nga ana e sigurisë "
E parashtroj kështu fillimin e fjalës së tij, pasi dua
të ndalem tek një detaj, përballimin e vështirësisë,
hyrjen në një shoqëri të panjohur prej një
fëmije 12-vjeçari. Më lejoni të parashtroj disa
hollësira - mosnjohjen e gjuhës, përballjen me një
territor krejt të ri, humbja e vizionit fëmijnor dhe shoqëror.
Pra qysh në fillim kemi një ndarje (mes dy realitetesh) në
rritje, e cila të krijon farsën e dy kushteve simptomash -
izolimin në vetvete, dhe nga ana tjetër mund t'i lejë
vend një lloj të ri afërie dhe solidariteti. Në
fund të fundit të ketë premisën e përballimit
mes një marrëdhënie të tij me këtë botë.
Odisea " Qëllimi kryesor pas ardhjes këtu ishte shkolla.
Në një moshë 12 - vjeçare, kur e ke lënë
shkollën, ambjentin ku je rritur është e vështirë.
Në fillim isha në një gjendje pezull si çdo fëmijë
tjetër që do të ishte në vend të huaj. Erdha
për një jetë më të mirë "
Iu parashtroj botën e një 12-vjeçari me dëshira
dhe ëndrra, të cilat ndonëse mes një konflikti dhe
përmbysje barrierash kapërcehen.
Por Odisea akoma nuk e dinte se këto për të ishin veçse
një fillim për të përçuar brenda një
" ideologjie " të shfrenuar të një stereotipi
pa emër. " Dikushi " pa emër, një hije fantazmë
përpiqet të mpleksë simbolin me vlerat reale të
një vlerësimi. Të thuash kjo mbetet veçse konstrukt
? Do të ishte tepër naïve sa dhe në logjikën
e një 15-vjeçari nuk mund të thyejë klishetë
e veta.
Odisea "Para tre vjetëve reagimi për të mos mbajtur
flamurin ndodhi vetëm nga prindërit. Pasi ndoshta nxënësit
dhe bashkëmoshatarët e mi ishin më të vegjël
në moshë. Nuk ka mundësi që qysh në këtë
moshë të kemi ndjenja të thella atdhetarizmi"
Odisea qysh në moshë të vogël ndonëse i shkëlqyer
në mësime nuk mundi të përfaqësonte shkollën
në parakalim. Ky djalë akoma i papërgatitur të shohë
"korrektesën" e mardhënieve shoqërore i duhej
të ngatërohej brenda vetvetes. Në këto nivele optika
e kryesuar në këtë objekt shkakton mjaft debate. Fakti
i kësaj problematike është që njerëzit apo
një geto e shoqërisë ciklohet brenda saj në mënyrë
krejt të çuditshme. Synimi im është "të
ndihmoj" brenda këtij mendimi, drejt këtij miti të
pakundërshtueshmë dhe të rivlerësoj të vërtetën,
e cila nënkuptohet si pjesore e pabazueshme. Nuk ka rëndësi
se çfarë race apo etniteti backroundi ju mund të sugjeroni
- kjo mbetet e kundërshtueshme vetëm në qoftë se
platforma juaj njerëzore ka përfunduar verbërisht në
logjikën vepruese.
Odisea "Ajo që më bën më të fortë
është qëllimi që kam unë në jetë
dhe mundohem të eleminoj këto veprime në logjikën
time. Mendoj se çdo shqiptar të paktën një herë
në jetën tuaj ka rënë viktimë e racizmit. Më
ra dhe mua ky fat ndoshta shumë shpejt"
Në këtë formë tejçohet trajta hibride anashkaluar
në akte rrenike. Një fakt që shkakton thyerjen e këtij
proçesi është tendenca në besimin se gjithkush
mund të futet në një grup shoqëror, por me mjaft
përjashtime. Nyja e kësaj çështje është
që ne jemi të ndryshëm, erdhëm me një bagazh
dhe kulturë tjetër. Ajo që na bashkon është
farsa ballkanike. Problemi nuk qëndron që ne jemi të
ndryshëm, por pozicioni shqiptar e cila neutralizohet në format
e një fokusi ndryshimesh arkaike. Në shifra mund të them
se 51,7% e prindërve deklarojnë se prania e emigrantëve
në shoqërinë greke përbën shqetësim, 16,2%
thonë se prania e emigrantëve i irriton, 38,1% e mësuesve
mendojnë se fëmijët e të huajve duhet të ndjekin
një shkollë greke. Shumica mendon se ata duhet të grumbullohen
në klasa të posaçme për të huajt.
Ndjesia që provove në boshatisjen e shkollës, duke ditur
parrullën - flamurtari jo Odisea
Më kujtohet një shprehje
" O Zot, n.q.s do të kisha mundësi urrejtjen ta shuaja
në një copë akulli, atë copë akulli do ta lija
të shkrihej në diell" Nuk mund të urrej njerëzit,
sepse jeta për mua vazhdon. Nuk paragjykoj askënd për
veprimet e tyre.
Si e përballove kalimin prej
jetës së përditshme dhe asktizmit të këtyre
ditëve.
Nuk e di si mund të shpjegohet
gjithë kjo ngjarje, dhe vetë jam ngatërruar. Si mund
të shpjegosh që këta njerëz të të dalin
në pak çaste kundër teje, ndërkohë që
deri dje i kishe shokë
Më jep dot qoftë dhe
një shkas në "mitin" e krijuar Odise
Thënia e tyre "Ne nuk
kemi asgjë me ty personalisht, por kemi të bëjmë
me prejardhjen tënde, kombësinë - që jam shqiptar".
Thelbi është shqiptari flamurtar dhe jo Odisea flamurtar.
Megjithatë, n.q.s kushtet
sociale dhe politike nga të cilat varet proçesi i individualizmit
njerëzor (Odisea - individ) nuk japin një bazë për
realizimin pa një statut koherent, ku ndërkohë ky sfazim
e bën rezistimin personal një peshë të padurueshme.
A s'të ngjan se i gjithë ky "trill" ka në bosht
"shumë zhurrmë për asgjë"?
Kjo është e vërteta.
U hodhën gjithë ato argumente, orë të tëra
bisedimesh, kamera, emisione, përfundimisht
Por u kaluan disa
mesazhe në shoqërinë greke dhe atë shqiptare. Shqiptarët
nuk janë kriminelët, mafia, nuk janë të pashkolluarit,
pa kulturë. Shqiptarët janë njerëz që përpiqen
për të arritur qëllimet e tyre. Nuk flas për veten
time, por për të gjithë nxënësit shqiptarë
që jetojnë në Greqi.
Kush është "thembra"
e Odiseas?
(Qesh) Kam pasur raste kur bashkëatdhetarët e mi më thonë
- Pse mundohesh kaq shumë për flamurin. Pyes veten pse mundohem?
T'iu jap një mundësi më shumë për të besuar
se shqiptarët nuk janë ata që duken në media greke.
Çfarë ka ndryshuar
brenda teje - mëngjesin kur do të rikthehesh sërisht
në shkollë?
Asgjë nuk ka ndryshuar, por asgjë nuk është si më
parë. Jetojnë brenda meje dy fakte të kundërta -
një luftë e brendshme mes dy relaiteteve.
Çdo orvajtje për të
kuptuar lirinë karakteristike të shoqërisë moderne
të duhet të nisesh nga periudha ku u hodh kjo bazë formuese.
E unë e kuptoj që ndihet shqiptar, shkodran, i mbështjellë
me një vel magjie dhe hidhnimi.
Odisea " Ndihem shqiptar se aty më ka ran koka, por Greqia
më mirëpriti. Mora një kulturë, arsimim. Gjithashtu
babain e kam atdhetar të flakët. Më jep të lexoj
libra në shqip, historinë, gazeta, madje shohim çdo
natë lajme në gjuhën shqipe"
Të ngjan sikur fjolla e ngjarjeve
mer kurorën e një doktrine të re, duke racionalizuar
dhe bërë sistematike këtë qëndrim, duke e ekzaltuar
dhe përforcuar në të njëjtën kohë. Në
një farë mënyrë të mëson të pranosh
plotësisht pafuqinë duke e konsideruar jetën një
rang të papriturash.
Zamiri ( i ati i Odiseas) "Para disa ditësh kanë mare
në telefon pronarin duke e kërcënuar të na heqë
nga puna mua së bashku me bashkëshorten kundrejt një
bllokim blerje. Pronari është një njeri me kulturë,
shkëputur prej këtyre komplekseve dhe më përkrahu
në këtë moment të vështirë, pasi tek mua
ka parë njeriun e mirë. Nga këto akte e shumë të
tjera të ngelet një fije e hidhun në shpirt. Ajo shije
e helmët me ngjarjet e tre viteve më parë n a la mbresa
të jashtëzakonshme. Tre vite tëjetosh në aparencë
normale, por në të vërtetë brenda një presioni
psikologjik".
Për të mundur kët ëpanik janë të shumtë
ata që përballë përgjegjësisë që
shoqëron të jetuarin në liri, preferojnë të
"arratisen" drejt kufijeve të rinj të totalitarizmit
ose të strehoen në konformizmin e masës - kë do
të preferonte Odisea?
Odisea "Nuk vë interesin kur pyes veten se ku do të qëndroj.
Jo! Do veproj gjithmonë atje ku ndihem më I lumtur, atje ku
të jep kënaqësinë të punosh për vete dhe
shoqërinë. Besoj se dhe në Shqipëri do të kem
shumë mundësi.
Kush i ndan kufijtë e vetvetes
mes të rinjve të dy shoqërive?
Duhet të zhdukim vjetërsinë prej zemre. Të bazohemi
te e kaluara, por jo të jemi besimtarë të kësaj
të kaluare. Ta përdorim këtë duke pare nga e ardhmja.
Ta përdorim si armë që të mos përsërisim
të njëjtat gabime. Kjo përfshin të gjithë rininë,
pse ta diferencojmë pasi të bashkëjetojmë në
një ambjent
.
Tek flet sytë më kalojnë tek Skënderbeu, flamuri
shqiptar e ai grek që ndodhen tinëz kësaj të vërtete
dhe embleme të hiperbolizuar, të kësaj frike se rrënojat
do të mund të pushtohen prej sarkazmit "të qënit
shqiptar".

