Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

Nga Lek Gjoka


Lamtumire Nane ! -nanes seme ma te dashures ne bote

Para disa ditësh ndërroi jetë nëna e poetit dhe mikut tim Lek Gjoka. Poezia e Lek Gjokës përmban ndjenjat e gjithë emigrantëve shqiptar. Edhe këto vargje kushtuar njeriut më të shtrenjtë që mund të ketë një njeri janë të kapshme prej atyre që kanë lënë atdheun dhe bashkë me të edhe njerëzit e shtrenjtë. Duke i shprehur simpatinë time i uroj Lekës shëndet dhe gëzime në familjen e tij.

Ajet Nuro

Pash zoten o jete shihme ne sy
dhimbjen ma gjuaj me grushta merzije
trishtimin ma laj me lotet e mi
dhe mallin ma len te pushoje pak nen hije !..

Askush s'ka me trokite ne dritare

askush s'do mi ferkoje floket e mallit
askush s'do ma puth ma ballin
vetem qarja ngarkur me lotet e malit!..

Nane ku je folme
jam yt bir vij pertej oqeanit te trishtimit
hapi syte te mi shikosh si dikur
kur udhes se Greqis pumbat vinin
e ti thojshe "O zot,o Krisht ma ruaj ma juaj mu djalin"
e zoti,e Krishti nanes ia degjoj BEKIMIN !..

Se boll mordja mergim na trokiti ne shpi
sa lumenj loti Vela derdhi mbi Kallmet
nane hapi syte te me shohesh perseri
megjithese tuj deke thoje "mos ma trazoni djalin Leke" !..

Hapi syte nane te thote dhe nana jote 100 vjeqe
se djali nga Amerika ka ardhe me ti pa syte
tre muaj ma pare e puthje ne balle
e shpiti tu ba naten tane drite !..

Por mordja ti syte s'ti len ti hapesh
dhe gjumin e vdekjes po fle me buzqeshje
shpirti yt o nane te pushofte ne paqe
e bekimin paq ne jeten e pertejshme..
Ti je per mua nana ma e mira ne bote
nje nane qe s'ka me pas kurre dekje!...


Lek Gjoka Jacksonville Florida Amerike


 

Ne apelin e dashurive a do mungoje NENA ?!..

Papritmas kur nata shtriqet e pergjumur
ca grimza idhnije notonin ne vena
dhe dielli shpirtrorë padashje gjunjezohet
se ne apelin e dashurive mungonte NENA !..

Dhe hena tashti kish nderruar ndriçimin
dhe era kishte tjeter shije
dhe dallget e gjuanin me shuplaka resh zhgenimin
ne diell dhe ne hije!...

E telefonit i ishin keputur gjunjet
se nuk e degjonte dot me zerin e nenes
pshererin merzija e pergjumur
e lare pakez me vesen e henes !...

Nata po mundohet te fleje
e hena te hedh nje veshtrim vetmie
ne apelin e dashurive s'kishte mungese
se NENA po pushon pak ne ndienjat e femijeve !
..Nena s'ka kurre vdekje
vetem te emblen rilindje !....


Lek Gjoka 29 nentor 2003 JAX Florida



Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull


Na mbėshtesni dhe Ju !

 
© albemigrant.com 2003