Çështja
Odisea Cenaj- Opinione.
Mbledhur e përkthyer nga
Mimoza Daka
Janis Mavronatis - kryetar i bashkisë
së N. Mihanionës
Po të ishte grek, asnjë problem
Të paktën 700 të
huaj dhe të riatdhesuar jetojnë në bashkinë tonë
paqësisht dhe pa probleme. Fakti kryesor që tregon për
mentalitetin joracist të banorëve është se shumica
prej tyre janë refugjatë. Janë mikpritës dhe këtë
e kanë treguar shumë herë. Janë mikëpritës
dhe këtë e kanë treguar shumë herë. Odisea
Cenaj nuk është nënshtetas grek dhe është dita
e festimit të eposit shqiptar. Po të ishte grek nuk do të
kishte probleme.
Krisotos Colakis - professor I
fakultetit Pedagogjik Aristoteli të Selanikut
Do të krenoheshim po të ngrinte flamurin
Shkolla e vërtetë është
ajo e cila nuk shërben për qëllime të caktuara,
por edukon të rinjtë sipas idesë së "njerëzimit"
dhe të drejtimit të saj universal. Një shkollë e
tillë do të mund të kishte emblemën e saj Prometheun
e Eskilit, Antigonin e Sofokliut, një grek, një shqiptar,
një turk, një irakian, një amerikan dhe një kinez.
Në një shkollë të tillë, miq të Mihanionës
do të krekoseshin të ngrinte flamurin O. Cenaj, I cili është
dh embetet grek, përderisa ka përvetësuar në mënyrë
të shkëlqyer kulturën greke. E thonë baballarët
tanë. A ka gjë më të çmuar?
Niko Papadhopulo - deputet I Partisë
Socialdemokrate në Suedi, kryetar I Lidhjes Ndërpalamentare
Botërore të politikanëve homogjenë
Është e drejtë demokratike
Si emigrant, shumë kohë
më parë se të marr nënshtetësinë suedeze,
kam mbajtur në fund të dhjetëvjeçarit të
70-të dhe flamurin e vendit dhe flamurin e partisë social-demokrate
në shumë manifestime dhe ndërmjet tyre dhe në varrimin
e Ufof Palmes. Kjo do të thotë nderim jo vetëm kundrejt
një emigranti, por dhe nder për Suedinë. Greqia e cila
është bërthama e demokracisë, duhet të ishte
kryelartë për një fëmijë shqiptar, i cili erdhi
si emigrant dhe qëndroi në Greqi, ashtu si dhe ne shtatë
milionë grekë të diasporës që u gjendëm
dhe u ngulëm në anën tjetër të botës,
pa humbur aspak nga heleniciteti ynë. Është një
e drejtë demokratike e Odise Cenait përderisa është
i pari në mësime, të mbajë flamurin dhe helenizmi
duhet të jetë krenar për këtë gjë. E kundërta
do të ishte gabimi më i madh për një shoqëri,
sepse n.q.s ne s'do të adoptojmë emigrantët e huaj, përse
popujt e tjerë të na adoptojnë ne?
Dhimitër Peklivanidhi - ish
kryetar i këshillit të të rinjve të diasporës
greke
Çështje personale
Në shoqërinë shumëkulturore
të Belgjikës, një temë e tillë, kurrë
nuk do të merte një shtrirje të tillë. Më e
mundshmja, nuk do të diskutohej fare. Jemi mësuar të
bashkëekzistojnë më shumë kombësi, por dhe
të respektojmë vendin i cili ofroi kushte më të
mira jetese prindërve tanë - të cilët u gjendën
atje si emigrantë ekonomikë dhe tek ne, brezin e dytë
dhe të tretë, shumë shanse për t'u arsimuar dhe
për t'u bërë qytetarë të dobishëm. Asnjëri
nga ne nuk do të humbiste ndërgjegjen e tij kombëtare
n.q.s do ti jepej me çdo lloj mënyre mundësia për
të mbajtur simbolet e vendit ku jeton. Por me veprimin e tij, do
të nderonte atë vend I cili përkrahu emigrantët
dhe u ofroi në kohë të vështira, mundësinë
për të jetuar me dinjitet.
Jorgo Ciakalo - dekan i fakultetit
pedagogjik të universitetit Aristoteli të Selanikut
Duhet të shqetësohemi
për faktin se shoqëria jonë është mësuar
me veprime të tilla absolutisht të papajtueshme në qytetërimin
tonë. Por duhet të shqetësohemi veçanërisht
për klimën sociale që mbizotëron dhe lejën
të gjithë ata të cilët bëjnë të tilla
veprime duke pretenduar me pavërtetësi se përfaqësojnë
"ndjenjën e përbashkët". Nuk e përfaqësojnë.
Përfitojnë veç sistematikisht me faktin se shoqëria
nuk reagon, por thjesht i ndjek me pasivitet. Pranuan përdorimin
e karakterit mistik të shprehjes " shoqëri provinciale"
nga të gjithë ata të cilët e quajnë në
mënyrë brutale, ndërkohë nuk raguam mjaftueshëm
ndaj një djallëzimi gjithmonë e në rritje të
atyre të rinjve, të cilët shpesh herë në mënyrë
të fuqishme mbështesin aleancën. Tërheqja e Cenait,
duhet të na zgjojë. Dorëzimi i të pafuqishmëve
nga të drejtat e tyre përbën treguesin më se të
qartë të dobësisë së qytetarëve për
të mbështetur në praktikë parimet bazë të
qytetërimit demokratik.
Një Mihanionë tjetër
Deklaratë e banorëve
Përveç asaj Mihaniona që u bë e njohur nëpërmjet
medias, ekziston dhe një tjetër. Kjo është Mihaniona
e logjikshme, dinjitoze dhe njerëzore.Një shoqëri tolerante
që funksionon pa kufizime shoqërore, dallime fetare dhe nacionalizma
të theksuar. Kjo Mihaniona tjetër, pranon emigrantët
ekonomikë, bashkëpunon me ta, i jep mundësi dhe i admiron
kur duhen admiruar. Nuk i ka smirë, si në rastin e Odiseas,
as nuk mendon se vendi kërcënohet nga flamurmbajtës të
huaj. Përkundrazi, siç ndiheni krenarë me rastin e
olimbionikëve të huaj, po kështu ndjehemi krenarë
dhe në rastin e një nxënësi flamurmbajtës.
Kohët e fundit, këtë mIhanionë tjetër, nga
burimet zyrtare e kufizuan në 5% të qytetarëve. Jo jemi
shumë më tepër dhe këto shifra janë arbitrare.
Konsiderojmë antidemokratike dhe jo të rregullta proçedurat
të cilat na çuan në këtë gjendje. Shtrojmë
pyetjen nëse 65 autorët prezent në mbledhjen e prindërve
dhe vendimet që morrën përfaqësojnë 380 anëtarët
e shoqatës së prindërve të shkollës? Bëjmë
pyetjen gjithashtu nëse 20 nxënësit të cilët
sipas udhëzimeve të prindërve përfaqësojnë
98% të 190 nxënësve të gjimnazit, siç u referua
nga media?
Duke përfunduar do të donim të siguronim se Odisea nuk
është vetëm. Tashmë e di, se ka mbështetjen
e shtetit dhe të njerëzve të inteligjencës. Ta dijë
gjithashtu se ka mbështetjen e një pjese të madhe njerëzish,
atë të një tjetër Mihanione. Të atyre që
ndjehen të hidhëruar, të inatosur, të egërsuar
dhe të poshtëruar për çdo gjë që ndodh
në vendin e tyre. Kjo deklaratë shoqërohet nga 50 firma.
Shkolla fillore 2 e Nea Mihanionës
Mësuesit dhe mësueset
e shkollës fillore së 2-të të Nea Mihanionës,
gjenden në pozitë të vështirë, ndiejnë
frikë dhe turp për ngjarjet që zhvillohen në vendin
tone.
Jemi në pozicion të vështirë, sepse fëmijëve
të gjimnazit, të cilët ishin nxënësit tanë,
u mësuam së pari dashurinë për njeriun duke konsideruar
"pranë" jo vetëm atyre që vuajnë dhe gjenden
skajeve dhe gjenden skajeve të botës të cilëve u
çojnë tone ushqimesh dhe ilaçesh, por dhe fqinjin
tone, i cili për arsye mbijetese braktisi vendin e tij.
Frikë sepse si mësues shohim shkollën të jetë
degjeneruar në një process shkresash burokratike, pa asnjë
mundësi ndërhyrje në formimin e personalitetit të
të rinjve.
Turp sepse në prag të përvjetorit të Rezistencës
së Popullit tone ndaj pushtimit të egër nazist, u mundën
nga një adoleshent shqiptar. Ndoshta pasnesër (28 tetor) do
të dukej të kishin flamurin e dinjitetit në gjysëm
shtizë. Se për simbolet që dëgjojmë përditë,
e konsiderojmë pretekst. Mendojmë se nuk ka më grek se
grekët të cilët dënojnë pabarazinë në
shkollë dh ekufizimet shoqërore.
Mësuesit dhe nxënësit e shkollës:
G. Gaziotis
K. Galahtos
Z. Gelu
F. Dhuga
H. Karajiani
Th. Leftherudhis
G. Mavrudhis
I. Miciokapa
A. Brozaka
V. Milona
E. Nikolaidhi
N. Ksanthupolos
G. Papaleonidhas
S. Papuci
S. Pancaridhia
A. Tavlaridhis ( drejtor i shkollës)
V. Ciakiris
T. Ferveli
Mbledhur dhe perkthyer nga Mimoza Dako

