Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

 

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

Të poshtëruar

DANEL CANA
(Zakintho-Greqi) Ky shkrim është botuar në gazetën "Vëzhguesi" -Selanik-Greqi

Diskutoni për këtë shkrim

Vendosa dhe unë të shkoja jashtë shtetit,për herë të parë.Shikoja shumë që iknin,kush në Itali,e kush në Greqi.Ura mbi lumin e Vjosës,në Memaliaj,u bë postbllok i fortë,me urdhër të qrverisë së atëhershme,për të mos lejuar njerzit të kalonin matanë,për të ikur në Greqi.E ku priteshin njerzit!
Ata filluan ti shmangeshin urës,duke kaluar anës së lumit.I shikoje njerzit anës së lumit,nga ana e Karaules,kështu e quanin Memaliotët atë vënd.Atje përdoreshin forma nga më të ndryshme për të ardhurit nga rrethet e tjera.Dikush paguante policin,e shumë kollaj kalonte matanë.Ky postbllok ishte krijuar të hanin ca polica,e jo se ju bë vonë për njerzit.Ne që ishim aty,vëndas, nuk e kishim të vështirë të kalonim urën e famshme.
U bëmë nja dymbëdhjt veta që vendosëm të iknim.U bashkova me ta,pasi ata,sidomos një nipi i gruas,e dinin rrugën mirë,deri në Janinë.Aq ishte problemi, më tej ishte më kollaj.Vendosëm pra, dhe u nisëm një ditë të bukur behari.
Mbas disa peripecirash,rreth orës një,e drekës,u ndodhëm në Kakavijë.Ishte koha kur,sapo kishte filluar të prishej kloni i famshëm,që na ruajti për pesëdhjet vjet,plotë.Pakë nga pakë,fshatarët kishin filluar ta vidhnin.
Vërtat,nuk e mësova kurrë se ku e çuan gjith atë tel me gjëmba !Kaq të uritur kishim qënë sa, edhe me tel me gjëmba nuk ngopeshim ?!
ÇUDI !!!
Ku u zhdukën me mijra kilometra klon,për nga dymbëdhjet fije që kishte,e pakta !Të kaloje nga porta në atë kohë, bëheshin shumë dallavere.Policija dhe ushtrija numuronin refugjatët dhe u kërkonin para,që ti linin të kalonin dy metra vënd,se pastaj na krahu tjetër të priste tjetër kasap.
Ve ndosëm të kalonim mbi fshatin Kakavijë.Atja ishte një goxha vënt ku ishte prishur kloni.
Sapo kaloje nga toka Greke,fillonte një pyll i dëndur, me shkurre e pemë të larta.
Dy veta ishin që na udhëhiqnin rrugën.Ata mbaheshin sikur e njihnin mirë rrugën deri në Janinë.muarëm anën e djathtë,nëpër pyll,që të dilnim mbi repartin ushtarak Grekë, që ndodhej pak mbi urë.Pylli i dëndur na mbronte nga syri i ushtarëve.Problemi ishte që ne të kalonim pa zhurmë,për të mos u dhënë mundësi ushtarëve të na zbulonin.
Ishte muaj Qershor.Bënte vapë.Të gjith ne udhëtarët ishim nisur të veshur hollë,verore,me mëngë të shkurtëra.Kaluam pa u ndjerë,mbi repartin ushtarak.U shqyem e u coptuam nga shkurret.Aty ishin nja tre-katër shtëpi të mbyllura.Kishim një orë që udhëtonim nëpër pyllë dhe dolëm rreth një km.mbi urën që ruhej.Atje duhej të kalonim lumin,lum i thënçin, se një përrua i vogël ishte.Nuk kishte shum ujë dhe ishte i pastër.Meqë kishim etje, u ulëm e pimë sa u ngopëm.Ishim mësuar me lumenjtë dhe përrenjtë shqipëtar që shumica e tyre rrjedhin të pastër nga malet apo pyjet tona të virgjëra.Udhëtuam edhe ndonjë gjysëm ore dhe dolëm ndën një fsha,nukë e mbaj mënt se si quhej,por njëri nga udhërrëfysit,dha mendimin se duhej të kalonim nga ai fshat,të psonisnim ndonjë bidon ujë,apo ndonjë gjë për të ngrënë.Ashtu bëmë.Ndoqëm rrugën automobilisteike që na çoi,drejt e në qëndër të fshatit.Dukej një fshat i vogël,e jo shumë i populluar.Në qëndër të fshatit lexonim tabelat e lokaleve,kafenio,mini-market.Shkuam atje ku thoshte mini-market,të psonisnim ndonjë gjë.Vetëm dy udhëheqësit dinin pakë greqisht.Ne të tjerët nuk ja thoshim fare.Dinim vetëm- Kalla,- Oqi,- Eladho,- Figje.
Aty në fshat, mesa dinin edhe udhë-rrëfyesit, nuk kishte ndonjë repart ushtarak,e as postë policije.
I zoti i dyqanit,një turi hollë,me një xhungë në krahun e majtë të ballit,na dha njëkëshilllë,të vlefshme.Pse shuheni djema nëpër male,na tha,për një çerek ore e shumta këtu vjen një autobus dhe unë e njoh shoferin.Do ti them t'ju mari deri në Janinë.Me të nuk ju ngacmon as ushtrija e as policija,na tha,sepse nuk kalon nga ura.Të gjith e hëngrëm këtë.Na erdhi mirë të iknim me autobus dhe thamë ja një fshatar i varfër që ka zemër njeriu.I vjen keq,thamë,për ne dhe aq sa dinim e uruam me gjith zemër.Ai u zgërdhi dhe na tha të prisnim të qetë pak,e të mos mërziteshim.Atje në cep të dyqanit filluam të pinim ujë e të hanim ndinjë kroasan që blemë.Nuk zgjati shumë,nja dhjetë minuta kur,përpara nesh u shfaqën nja gjasht ushtarë,me automatik.Ne ngrimë në këmbë.Nuk kishim arritur as të hanim ato që kishim në dorë.Ata filluan të bërtisnin fortë:
-Ela,!-Kato-Gamuto!
Ne shtangëm me ç'kishim në dorë.Njëri nga udhë-rrëfysit deshi t'ja mbathte vrapit.Ata e panë dhe e mbërthyen për këmishe saqë ja grisën gjysmën,pastaj e qëlluan me qytën e automatikut në mes të shpatullave.Ishte një djal nja gjashtëmbëdhjet vjeç.I varfëri ja bëri një herë fort -ëh,dhe u përplas në tokë.Njëri nga ushtarët na i hoqi me forcë nga duart ç'kishim e nuk kishim,me ujë e me kroasan.Na shtyjtën me forcë dhe na hipën në një makinë ushtarake,tip GAS-63,me goma tek.
E kuptuam që kjo ishte një lojë e dyqanxhiut,por çfar të bënim !
Ca me dashje,e ca pa dashje,na futën në makinë.Ne rrinim të gjithë,si pula pas shiut.Atë që goditën në shpatulla,e muar kra e kofshë dhe e ngulën në mes të makinës.Njëri nga djemtë mbante baseta të gjata.Edhe atë e muar dhe e ulën në mes të makinës.Mbas një çerek ore u ndodhëm tek ura e famëshme.Atje gjetëm edhe tre djem të tjerë,nga Lushnja.Ora ishte nja tre e gjysëm e drekës.Na bënë pirg atje,te ana e rrugës automobilistike dhe na ruanin dy nga ushtarët,me automatik në dorë.Rrinim atje,pa marrë vesh se çdo bënin me ne.Mbas një gjysëm ore,erdhën edhe tre ushtar të tjerë.Ata shikonin neve, e ne shikonim ata.
I them njërit, që dinte pak greqishtë,pa pyete,çdo bëjnë me neve,të ikim andej nga erdhëm?
Sapo hapi gojën ai, ju vërsulën me lloj-llojsharjesh.
-Kace kala !Mallakas.Kace kato! etj. etj.
Mbas një ore,erdhi përsëri makina ushtarake.Nga ajo zbritën edhe pesë veta të tjerë,tre meshkuj edhe dy femra.Të gjith të rinj.I zbritën dhe i dyndën aty,si të zbrisnin një tufë bagëtish.Dhe ne,si dele të urta,rrinim pa u ndjerë.E çmund të bëje në ato raste?Vetëm të merrje resto gjysmën e lekut,kur i thonë fjalës.Murit nuk i bihet me kokë.Budallaj dhe fëmija të vrasin kur u bije arma në dorë-thotë një këshillë.Herë policija,e herë ushtrija,atë punë bënin,gjenin ndonjë fukara anës së rrugës dhe e binin aty.Sa vinte dhe numuri po shtohej.Rrinim robër të mbledhur aty,pesqint metra larg tokës Shqiptare.Ç'do i ikur,bëhej pre dhe lojë e ushtrisë kufitare Greke.Rrinim në atë gjëndje si tufë bagëtishë,ulur për tokë,pa lëvizur.Edhe një nevojë personale të kishe,do merje leje e do të vinte ushtari na mbrapa,poshtë urës.Me një fjalë,të burgosur në natyrë.Shyqyr që koha ishte beharë,e nuk binte gjë.
Ngadal-ngadalë po vinte nata.Kishim gjashtë-shtatë orë aty që po rrinim sinë vathë.Ushtarët,aty shtoheshin,aty pakësoheshin.Për një moment, nuk kishin çfar të bënin,e filluan të ngacmonin robërit.Filluan ti pyesnin me radhë,si ju quajnë,emër, mbiemër.Kush e kishte për herë të parë,si puna ime ,thoshin emërin e vërtetë,kurse disa që e kishin pësuar,thoshin emra grek si Spiro, Kosta, Niko, Thanas etj. etj.Kur dëgjonin të till emra qetësoheshin.Jeni vorjo-epiriotë,u thoshin,jeni krishterë orthodoks.Kur dëgjonin emra shqiptar,sidomos mysliman si,Hamit, Qemal,etj. iqëllonin me ç'të mundeshin,e ku të mundeshin,duke u thënë Turkos.
Për këtë arsye,disa kodosha thoshin të tjera emra.për ti shpëtusar goditjes.Që ta kishe mirë me grekun,duhet të kishe ,të paktën të njëjtin emër OTHODOKS.
Na vinin të bënim kryqin,për të parë se çfar feje kishim.Shumica e dinin si bëhej,por kishte dhe nga ata që e ngatërronin.Atëherë i godisnin me shqelma mu në fytyrë.Kush pyeste për gjakun që u mbushte gojën !Urdhëronin disa djem, të dilnin nga grupi,e të bënin si thoshin ata.Ulu, ngrihu, vishu, xhvishu,hiqja shokut me pëllëmbë.Ai që nuk urdhërohej,hante grushta,shqelma e qyta automatiku.
Kur ra nata, koha filloj të ftohej.Deri nga ora tetë e darkës, u bënë nja tridhjet veta aty.Ushtarë ishin tetë gjithsej aty.Njëri nga ushtarët urdhëroj,të nxirrnin çfar kishte nëpër xhepa.E çfar do mbante refugjati në ato raste?Kishim ndonjë dhrahmi me vehte,ndonjë shami,ndonjë prerëse thonjësh.Ç'kishim e nuk kishim, i nxorëm të tëra.Unë për vehte kisha një pesmijshe dhrahmi atëhere.Ç'qenë para i mblodhën të gjitha,të tjerat i lanë.Me sa mora vesh,kishte dhe nga ata që kishin edhe tridhjet mijë me vehte.Të gjitha i muar,e nuk të linin të hapje gojën.Dërguan njërin nga ushtarët,që të psoniste me ato para.Mbas ndonjë ore erdhi ushtari me ca qese plastmasi në dorë.Ashtu siç ishin muar nga një sufllaqe e birrë në dorë,pa u ulur.Hanin,qeshnin e talleshin me ne.Ishte hera e parë që ndehesha i poshtëruar.Si e paska ruajtur,thashë me vehte,fati që edhe ne të poshtërohemi pas kaq vitesh ! Kisha dëgjuar nga prindërit tanë për kohën e luftës,kur tregonin se nga gjith ata që shkelën Shqipërinë,më i egëri,më gjakpirësi,me krimineli ishte treguar Greku dhe Sërbi.Ja, mendova,që na u dha rasti ta provojmë mbi kurrizin tonë,e kjo të them të drejtën na e shtonte ankthin.Hangrën e pinë e erdhën në qejf.Ne rrinim të mbledhur skrupull,e filluam të mpiheshim të dridheshim.Dikush nga ne kërkoi të pinte ujë.Na hodhën një bidon,si i hidhet buka qënit:
-Mereni,pijeni të tërë-Na thanë.
Ne s'dinim mirë Greqishtë,por ushtarët nuk dinin fare Shqip,kështu që filluam të flisnim me urrejtje me njëri-tjetrin.Dëgjoje lloj-lloj fjalësh e betimesh.
-Do t'u bëj nënën - thoshte një Shkodëran.Me bomba do tu vij herë tjetër.
- Vetëm në vdeksha - thoshte një Beratas në krahun tim.Se po shpëtova,pa brek në b...do tu lë të gjithëve.E ç'të mos betohej njeriu kur hiqte pa faj.Kështu shtyhej drejt krimit.Shum nga Shqiptarët, janë detyruar të bëjnë krime,për këtë nuk ma ndryshon mëndjen njeri.
Njëri nga ne, nuk e njihja kush ishte, guxoi dhe i pyeti se çdo bënin me ne.Dinte pak greqishtë dhe i mërzitur u tha të na çonin mbrapa nga kishim ardhur.
- Mbylle gojën. - I bërtitën ushtarët.Atë e dimë ne.Nuk marrim urdhër nga ty.Pas pak,atë që foli,e urdhëruan të dilte para tyre.Deshi s'deshi ai, doli.Ishte një djal rreth të njëzetepesave.I shkurtër dhe me një trup të mbushur.
- Esi ise palikaris ?- I tha njëri nga ushtarët dhe e goditi befas me majën e këpucës në kërcirin e majtë.Djali u shtërngua nga dhimbja dhe u hoth e i kapi armën ushtarit.Atëherë dy ushtar të tjerë e qëlluan,njëri në zverk e tjetëri në brinjë fort, me qytën e automatikut. Dy ushtarët e tjerë na drejtuan armët ne të tjerëve që të mos luanim nga vëndi.Tani e ndjeva veten në presë të briskut.Prite thashë kur të bëjnë kërmën këtu.Bobo, do vemi si qëni në vësht.Djali Shkodran ra në shesh pa ndjenja.E lidhën dhe e hipën në një xhips ushtarak.Me shpejtësi u nisën në drejtim të Janinës.Se ç'u bë me të më vonë, nuk mësova kurrë.
Aty na mbajtën deri në mëngjes.Nuk patëm më provokime më mbrapa atij me djalin Shkodëran.
U plevitosëm tër natën dhe na ora tetë e mëngjesit na hipën në një makinë ushtarake e na çuan lart,tek porta e Kakavijës.

DANEL CANA (Zakintho-Greqi)



Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull


Na mbėshtesni dhe Ju !

 
© albemigrant.com 2003