A
është turp të jesh shqiptar e të flasësh gjuhën
shqipe ?!
Nga MIMOZA DAKO, Drejtore e
redaksisë së gazetës "Vëzhguesi" që
botohet në Selanik, Greqi
Shenim : Titulli i këtij
shkrimi u vendos nga Tribuna Shqiptare pasi shkrimi kishte ardhur pa
titull. Klikoni këtu per te lexuar
shkrimi e plote që na u dërgua më pas nga autoria. -
Tribuna Shqiptare
Shqipërinë as e kanë
njohur e parë ndonjëherë, ose mund tu ketë
mbetur në kujtesën e largët fëminore kur tërhiqeshin
pas fustanit të nënës në radhët për një
tallon mish apo një kile gjizë.
-Përse duhet të pohojë
se është nga Shqipëria, kur sheh se e përbuzin e
largohen sikur të ketë sëmundjen më të tmerrshme
të shekullit?
Edhe nga Afrika po të thoshte
se ishte (paçka se është i bardhë) do ta afronin
më tepër.
E pra mesa duket ky qenka mallkimi
ynë!
Ndoshta do tju duket se
e fillova pak si sëprapthi këtë shkrim, por në të
vërtetë ky është një duf e mllef që del
prej shpirtit, kur sheh se fëmijët tanë, më të
pafajshmit e kësaj bote do të jenë trashëgues të
këtij mallkimi të hershëm.
Gjuha shqipe, e lashtë sa
bota thërret e ngjiret e jehona e saj shpërndahet në
gjithë globin për të mos u harruar, por fatkeqësisht,
jo të gjithë e dëgjojnë.E them këtë sepse
sheh fëmijë të cilët nuk dinë asnjë fjalë
shqip ose e flasin atë për turp.Dhe ata skanë faj,
as më të voglin faj. Nuk janë ata fajtorë se përbëjnë
mbi 72% të nxënësve të huaj në gjithë
Greqinë, nuk janë ata fajtorë për indiferencën
dhe injorancën e pajustifikueshme të prindërve të
tyre, të cilët gëzohen për fëmijët e tyre
që shkojnë rregullisht në kurse private të gjuhëvë
të huaja, apo se janë të parët e shkollës,
madje ndjehen dhe krenarë në qoftë se fëmija e tyre
mund të mbajë flamurin grek, sipas traditës së shkollave
greke.
Flamujt e gjithë botës
le të ngrenë me respekt për vendet që u hapën
dyert, por mbi të gjitha të ndjehen shqiptarë.Ky është
dhe amaneti i të parëve tanë.Nuk do të thotë
të jesh nacionalist, kur ruan dhe trashëgon gjuhën e
të parëve, me të cilën të nanuriti nëna
në djep, gjuhën e cila të ngroh shpirtin kur të
dhemb, gjuhën me të cilën i lutesh perëndisë,
gjuhën me të cilën jep shpirt çdo njëri.
Sami Frashëri thoshte: Me
sa mbahetë kombëri e një kombi? Më parë me
gjuhët të ti.Gjuha është me par e me
madhe shënj e një kombërije. Gjuha me se mbahetë
? Me shkronja. Një gjuh e pashkruar smund të qëndronjë
shumë kohë e paprishurë.
Sot shumë shqipëtarë,
munt të themi, sjanë shqipëtarë as me mënt
as me zëmrë, kombin e tyre e gjuhënë se duan
as e nderojnë, sduanë të këndojn e të
shkruajnë në gjuhët e tyre, edhe shumë kanë
turp edhe të flasin, shqip ! Po në kanë ata turp të
thonë që Shqipëria është mëma jonë,
Shqipëria ka më shumë turp e dhuni të duketë
që ka të tillë bij !Kombi shqipëtar sështë
komb për të pasurë turp prej tij ; të qënët
e një njeriu nga një komb kaqë trim e kaq i xgjuarë,
sështë turp, po nder i math. Në ka mbeturë
pas kombi ynë, sështë faj i ti, po faji ynë
; në ka mbeturë gjuha shqip e pashkruarë, ska mbeturë
se është gjuhë e ligë e e metë, po vetëm
se sjemi kujdesurë na ta shkruajmë. Sna ka faj
gjuha, faji ësht yni. »
E pra faji ynë është
kur fëmijës nuk i flasim shqip, të paktën në
shtëpi, faji ynë është kur fëmijës nuk
i lexojmë një përrallë në shqip. Faji është
yni kur përtojmë apo neglizhojmë të çojmë
fëmijën në ato pak kurse të gjuhës shqipe falas,
të hapura nga shoqata të ndryshme këtu e tre vjet më
parë në Greqi e gjetkë. Mos vallë i pengoi kush
?
Mësues vullnetarë të
cilët ditën e vetme të pushimit e sakrifikojnë për
të mësuar këta fëmijë. Shohim me keqardhje
se nga mijëra fëmijë që janë, të paktë
janë ata që ndjekin këto kurse. Numëri I tyre si
kalon të 20-tët. A i keni pare e dëgjuar sa bukur reciton
në shqip Anisa Topçiu nga Korça, Xheni Leka nga Shkodra,
a i keni pare sa bukur shkruajnë me duart që u dridhen nga
ndrojtja se mos bëjnë ndonjë gabim, a i keni dëgjuar
të flasin aq saktë madje dhe në dialektin e krahinës
së tyre Amarildo Gjonin nga Mirdita apo Xhudi Bujarin nga Cërriku
I Elbasanit, e sa fëmijë të tjerë me të cilët
do të njiheni kur të mbarojë viti shkollor.Ku janë
fëmijët e tjerë ?
Mos vallë prindërit
e tyre presin tu shkojnë nëpër shtëpitë
e tyre (falas kuptohet) këta mësues?
Por më keq se indiferentizmi
egziston dhe ligësia tek disa individë të cilët
ca nga vetë ata, ca të shtyrë si vegla qorre mundohen
të shuajnë këto përpjekje, që bëhen nga
këta mësues, rilindas të kohëve tona.
Është e natyrshme se
një frymë e tillë ndikon negativisht, por kjo sdo
të thotë se pengesat janë të pakapërcyeshme.
Kohët e fundit, me iniciativë të një grupi intelektualësh
të diasporas shqiptare, me një letër të hapur iu
drejtuan personaliteteve të shtetit shqiptar, lidhur me këtë
shqetësim, për të kërkuar një zgjidhje nëpërmjet
shtetit. Kemi dëgjuar shpesh se shteti shqiptar është
i varfër por shteti dhe kombi shqiptar do të varfërohen
akoma më shumë kur nesë këta 70000 fëmijë
shqiptarë të cilët jetojnë sot në Greqi, e
mijëra të tjerë në gjithë botën do të
humbasin gjuhën amtare.
Dhe faji është i yni
dhe i askujt tjetër!