Eksperimenti
"Asch"
Nga
EDUARD ZALOSHNJA
Eksperimenti "Asch"
Nga EDUARD ZALOSHNJA
Në fillim të viteve '50, profesori i psikologjisë sociale
Solomon Asch
zhvilloi një eksperiment të thjeshtë në Universitetin
Princeton për të
demonstruar se sa ndikon opinioni i njerëzve përreth tek individi.
Eksperimenti konsistonte në futjen e tridhjetë vetave në
një dhomë ku iu
tregoheshin çifte vijash vertikale të cilat ishin dukshëm
të ndryshme në
gjatësi nga njera-tjetra, me përjashtim të njërit
që kishte vija me
gjatësi identike. Secilit pjesmarrës i kërkohej të
jepte opinionin e
tij se cili ishte çifti i vijave me gjatësi të barabartë,
ndërkohë që të
gjithë përveç personit të fundit, i cili ishte
në fakt subjekti real i
eksperimentit, ishin instruktuar fshehtazi paraprakisht që të
zgjidhnin
të njëjtin çift të gabuar.
Dhe pas përsëritjes së këtij eksperimenti me shumë
grupe të ndryshme
njerëzish, Asch zbuloi se në 33% të rasteve, individët
i besuan më tepër
opinionit qartësisht të gabuar të njerëzve përreth
se sa syve të tyre.
Ky rezultat spektakolar përdoret shpesh në psikologjinë
sociale për të
shpieguar fenomene të tipit ortek në fushën e investimeve,
në politkë, në
modën e veshjeve, etj., të cilat nuk i kanë munguar as
hisorisë botërore
dhe as asaj shqiptare. Disa shëmbuj: histeria spekulative e blerjes
së
fidanave të zambakëve në Hollandën e shekullit XVIII;
blerja masive e
aksioneve në bursën amerikane në vitin 1929; përhapja
si vetëtimë e
modës së pantallonave me fund të gjërë në
fillim të viteve '70; ethet
e investimit në skemat piramidale shqiptare në 1996; dhe suksesi
i
jashtëzakonshëm i kandidatit demokrat për Shtëpinë
e Bardhë John
Kerry pas fitores së papritur në Iowa në fillim të
këtij viti.
Përveçse për shpiegimin e orteqeve të kaluara
të karakterit shoqëror,
rezultati i eksperimentit të profesorit Asch mund të vlejë
edhe për të
parashikuar orteqe të së ardhmes në rastet kur vihet
re se një top i
vogël dëbore ka filluar të rrokulliset tatëpjetë
malit. P.sh., ai
rezultat mund t'i hyjë goxha në punë Fatos Nanos dhe
mbështetësve të tij
vendas e të huaj për të parashikuar se ç'do të
ndodhë në 20 mars e më
pas, sepse, deri më sot, ata kanë demonstruar se nuk janë
të vetëdijshëm
për mekanizmin psikologjik që i vë në lëvizje
orteqe të tilla.
Nga mënyra se si reagoi shtabi i Nanos dhe ambasadorët e
huaj ndaj
protestës së 21 shkurtit, duket qartë se ata nuk arritën
të shohin tek
ajo topin e dëborës që mund të fillojë një
ortek të fuqishëm. Ata panë
tek ajo thjesht një protestë paqësore të qytetarëve,
shumica e të cilëve
vazhdon ta vlerësojë udhëheqësin e saj me standardin
e pranverës së
1997-ës. Duke harruar që qytetarë të tillë,
të sugjestionuar nga
masiviteti i pjesmarrjes në protestë dhe nga trumbetimi i
përditëshëm i
saj në mediat, si dhe nga biseda me miq, kushërinj, e fqinjë
të tyre
mund të fillojnë të besojnë se një qeveri e
kontrolluar nga Berisha do të
ishte një alternativë më e mirë se një qeveri
e drejtuar nga Nano.
Dhe në qoftë se Nano & Co., si dhe ambasadorët e
huaj që e mbështesin
atë, nuk arrijnë të kuptojnë shpejt se topi i dëborës
që e filloi
rrukullimën në 21 shkurt mund të kthehet në një
ortek të fuqishëm në 20
mars e më pas, ekziston rreziku që shteti i brishtë shqiptar
të shëmbet
nën peshën e tij. Për t'i dalë kësaj të
keqe përpara, ata duhet të
fillojnë që sot të mendojnë për ta kanalizuar
ortekun në një drejtim që
do ta kthente energjinë e tij nga shkatërruese në rinovuese.
Një mënyrë për ta realizuar këtë shndërrim
do të ishte ngritja në
bashkpunim me opozitën e një qeverie teknike me intelektualë
të pavarur,e cila do të kishte si objektiv përgatitjen
e zgjedhjeve të ardhëshme parlamentare, përmirsimin e
kushtetutës, ngritjen e institucioneve bazë të një
shteti demokratik të bazuar në ekonomi tregu, dhe thithjen
e ndihmës financiare e investimeve perëndimore për kapërcimin
e kolapsit ekonomiko-energjitik.
Nga data 20 mars na ndajnë vetëm pak javë. Ngelet të
shihet në se Nano& Co., si dhe ambasadorët e huaj që
e mbështesin atë, do t'i thërresinmëndjes deri atëhere.