Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

 

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

Shock - Rrjet i tregëtisë së organeve (Sipas shtypit grek)

Përgatiti Mimoza Dako

Botuar në gazetën "Vëzhguesi" , Selanik, Greqi

Në gjurmë të rrjetit të tregëtisë së organeve njerëzore të fëmijëve nga Shqipëria ndodhet policia e Selanikut, pas një raporti të ambasadës greke në Tiranë.
Sipas të dhënave të raportit që ushtruan shërbimet shqiptare dhe italiane rezulton se në këtë rrjet marrin pjesë mjekë grekë, italianë dhe shqiptarë. Tani drejtësia greke ftohet të bëj kërkime dhe të avancojë në ndjekjen penale në drejtim të personave që marrin pjesë dhe kështu në ditët e ardhshme çështja të shkojë për shqyrtim në prokurori.
Sipas të dhënave që publikohen në gazetën greke "Ta Nea" aktiviteti i rrjetit ka filluar që nga viti 1994. Viktimat ishin fëmijët që jetonin në jetimoren e Tiranës dhe fëmijë me aftësi të kufizuara, kurse organet e tyre hiqeshin në tre klinika, në Durrës, Fier dhe në një qytet në qëndër të Greqisë së Veriut.
Sipas të dhënave të raportit, ndërmjetësit e rrjetit "gjuanin" fëmijë me aftësi të kufizuara nga familje pa të ardhme të Shqipërisë dhe i kalonin ilegalë nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës dhe zonës greko-maqedonëse në Greqi për të bërë operacionet. Në disa raste heqja e organeve bëhej në klinika të Shqipërisë.
Përsa i përket fëmijëve të jetimores së Tiranës, që sipas raportit u vranë në 1998, kur të afërmit e tyre hapën arkivolet e gozhduara të cilat iu dorëzuan, u vërtetuan se disa ishin bosh dhe të tjerat ishte e dukshme që fëmijëve u ishin bërë ndërhyrje kirurgjikale.
Truri i rrjetit me sa duket është një italian, professor i mjekësisë, i cili kishte lidhje, sa me mjekë shqiptarë që janë mpleksur në krim aq edhe me grekë. Në raport është diktuar një grek mjek gjinekolog, i cili në të kaluarën ishte dënuar në një çështje adoptimi të paligjshëm. Profesori italian duhet të ketë bashkëpunëtorë ish-diplomatë dhe ish-qeveritarë të Shqipërisë të cilët mernin përsipër transportin e organeve nga Shqipëria në Itali në çese diplomatike të cilat nuk kontrolloheshin.
Kërkimet dhe shërbimet greke përqëndrohen në një klinikë të përcaktuar dhe në një mjek të saj në qëndër të Greqisë së Veriut, kurse raporti bën fjalë, pa dhënë emra, për tetë mjekë të tjerë grekë që janë të implikuar në këtë çështje.
Në rrjet thuhet se implikohen gjithashtu katër mjekë shqiptarë dhe drejtues klinikash nga Durrësi dhe Fieri, si dhe pesë bashkëkombës të tjerë që vepronin si bashkëpunëtorë. Një nga mjekët shqiptarë është i afërm i familjes i një ish-ministri të Shqipërisë.



Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull


Na mbėshtesni dhe Ju !

 
© albemigrant.com 2003