Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

P.Sh.H. - Partia e Shumices se Heshtur

Nga Eduard Zaloshnja

(Botuar ne gazetën "Korrieri" )

 

Duke e ndjekur politiken shqiptare nga larg, kam arritur ne
konkluzionin se te vogla jane gjasat qe dy partite e medha te ofrojne ne
te ardhmen e afert nje qeverisje qe do ta pershpejtonte zhvillimin
ekonomiko-shoqeror te vendit dhe, si rezultat, ta pershpejtonte
integrimin e shumepritur ne Europe. Ndersa duke gjykuar nga pjesmarrja
ne votimet e fundit, me duket se te kesaj mendje jane edhe rreth 50% e
votuesve shqiptare. 11 vjet me pare, ne marsin e vitit 1992, pothuajse
te gjithe shqiptaret shkuan ne kutite e votimit dhe ia dhane shumicen
derrmuese te votave Partise Demokratike, partise qe kishte lindur si
rezultat i urrejtjes ndaj regjimit komunist dhe shpreses per nje te
ardhme europiane te Shqiperise. Me 1997, perseri, pothuajse te gjithe
shqiptaret ju drejtuan kutive te votimit, perseri me shpresa. Por sot,
te zhgenjyer nga menyra se si u administrua pushteti, fillimisht nga
PD-ja, dhe me pas nga PS-ja, gjysma e shqiptareve nuk e marrin me
mundimin te shkojne ne kutite e votimit. Kjo shumice e heshtur, e cila
nuk sheh tek asnjera nga partite aktuale forcen politike qe do te
realizonte shpresat e parealizuara te fillimit te viteve '90, eshte
apatike sepse nuk ka dale akoma ne horizontin shqiptar ndonje levizje
politike qe te ofroje nje alternative te trete reale.

Duke iu referuar historise se vendeve demokratike, mund te konstatohet
se çdo levizje e re politike lind me synimin qe te permbyse ekuilibrin
ekzistues politik dhe qe te sjelle nje fryme te re qeverisese. Qe te
jete e suksesshme ne realizimin e ketyre objektivave, levizja politike
duhet te plotesoje dy kushte: 1- te linde si pasoje e ngjizjes se plote
ne mendjen e shumices se popullsise te mendimit se sistemi ekzistues
politik eshte nje pengese serioze per zhvillimin normal ekonomiko-shoqeror; 2 - te drejtohet nga nje grup kompakt udheheqesish
karizmatike qe arrijne te identifikohen me shpresat e kesaj shumice.

Une mendoj se kushti i pare eshte plotesuar tashme ne Shqiperi. Duke
gjykuar nga numri i madh i shqiptareve qe jane larguar nga kutite e
votimit apo jane larguar fare nga Shqiperia ne 11 vjetet e fundit,
natyrshem mund te arrish ne konkluzionin se shumica e tyre bejne fajtore
partite aktuale per mungesen e progresit qe prisnin te shihnin gjate
kesaj periudhe. Kjo shumice e heshtur ka nje perberje shume heterogjene
po ta shohesh nga kendveshtrimi i te shkuares, por nje perberje
homogjene nga kendveshtrimi i te ardhmes. Ne te ka shume njerez qe nuk u persekutuan direkt gjate regjimit komunist, por qe votuan kunder tij kur iu dha mundesia te votonin lirshem ne marsin e '92 -shit; ne te ka
njerez qe u persekutuan nga regjimi komunist, por qe u zhgenjyen nga
qeverisja antikomuniste; dhe se fundi, ne te ka edhe njerez qe ishin
anetare ose simpatizante te PPSH -se, por qe u zhgenjyen si nga
socializmi shterp i Enver Hoxhes, ashtu edhe nga socializmi i korruptuar
i Fatos Nanos. Te treja keto shtresa votuesish te heshtur mund te
mblidhen nen te njejten tende politike ne rast se nje grup udheheqesish
karizmatike do te ishte ne gjendje te ofronte nje alternative te
besueshme per te ardhmen, e cila te ndryshonte rrenjesisht nga
alternativat aktuale.

Ne dekaden e kaluar, disa grupe te shkeputur nga PD-ja u munduan ta
marrin persiper rolin udheheqes te kesaj shumice te heshtur, por
deshtuan per shkak te mungeses se karizmes dhe te unitetit brenda tyre.
Nder udheheqesit e larguar nga PD-ja, Eduard Selami pa dyshim kishte
shanset me te medha per t'u bere udheheqesi i levizjes qe do te thithte
votat e shumices se heshtur, por ai zgjodhi emigrimin ne SHBA, duke bere vetem tentativa te vaketa per t'u rikatapultuar ne politiken shqiptare.
Ai ka akoma kapital te pashpenzuar politik, por ate kapital mund ta vere
ne perdorim vetem ne qofte se vendos te jetoje ne Shqiperi.

Gjate muajve te mjaltit midis Berishes dhe Nanos, neper kafenete e
Tiranes, filluan te qarkullojne zera se Edi Rama do te ndermerrte
inisiativen per te krijuar polin e trete te politikes shqiptare, i cili
do t'i kundervihej dy partive te medha. Se sa te bazuara kane qene ato
zera eshte shume veshtire te konfirmohet, por rrjedha e ngjarjeve tregoi
se Edi Rama e sheh PS-ne si te vetmin mjet per konsolidimin e koatave te tij ne bursen e politikes shqiptare.

Duke iu kthyer edhe nje here kushteve qe percaktojne suksesin e nje
levizje te re politike, mendoj se, qe nje parti e re, te cilen po e
pagezoj Partia e Shumices se Heshtur, te arrije te behet dominuese ne
skenen politike shqiptare, do t'i duhet te udhehiqet nga nje grup
njerezish karizmatike, te cilet te identifikohen me shpresat e kesaj
shumice per nje jete me normale dhe me te mire, duke perçuar tek ajo
idene se grupimi i ri politik nuk do te jete as si PD-ja, e cila u kthye
ne nje parti ku degjohet praktikisht vetem nje ze -- ai i Berishes se
papergjegjshem, dhe as si PS-ja, ku ka kakofoni zerash qe çirren ne
garen e tyre per te ngrene sa me shume nga torta e shtetit. Kuptohet qe,
ne qofte se ky grup udheheqes do te ngjizet dikur, gjasat jane qe ai do
te dale pikerisht nga shumica e heshtur. Dhe duke patur parasysh peshen
e madhe qe ushtron akoma e kaluara ne mendjen e shqiptareve, do te ishte mire qe keta udheheqes te rridhnin nga familje qe nuk u persekutuan direkt gjate regjimit komunist, por qe votuan kunder tij ne marsin e '92 -shit. Gjithashtu, duke patur parasysh shijen e hidhur qe ka lene qeverisja e dy partive te medha tek shumica e heshtur, do te ishte mire qe keta udheheqes te mos kene qene lidhur ngushtesisht me qeverisjen e tyre. Dhe se fundi, duke patur parasysh deformimet qe la regjimi komunist ne psikologjine e shqiptareve, do te ishte mire qe keta
udheheqes te kene jetuar sa me pak nen ate regjim. Renditja e ketyre
kushteve, vetvetiu me ben t'i hedh syte nga studentet e viteve te sotme
apo te pak viteve me pare per te gjetur keta udheheqes te rinj.
Perkthimi: do te duhet te kalojne edhe ca vite para se shumica e heshtur
te shpresoje te kete partine e saj

Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799



Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull


Na mbėshtesni dhe Ju !

 
© albemigrant.com 2003