KONCERTI
"PER NJE TINGULL ARBERESH"
Nga Teuta Llalla
KAM ARDHUR TË MARRË
BEKIMIN E DHEUT TË ATIT,
BEKIMIN E DHEUT VLONJAT
''Duartrokitjet e publikut shqiptar janë çmimi më i
madh në botë për mua.
Koncerti im i parë recital në Shqipëri dhe pikërisht
në Vlorë ka qenë ëndrra
dhe shqetësimi i netëve të mia. Aty ku linda, në
dheun e atit tim do të
ndëgjohen ndoshta për herë të parë në
një përmbledhje të plotë "Këngët
Arbëreshe". Këtë privilegj e kam përcaktuar
qysh në fillim të kësaj pune të
madhe që do ti përkiste Vlorës vendit tim të lindjes,
dhe jo vetëm sepse unë u linda aty por sepse Vlora është
për mua dhe gjithë shqiptarët djepi i
atdhetarizmit, strehëza e ngrohtë dhe mikëpriëse,
djepi i lindjes së
pamvarësisë shqiptare, plaga ku dhemb më shumë ndarja
e Kosovës, vendi që i dha pa kursim bijtë e vet për
të mirën dhe përparimin e kombit shqiptar''.- Kështu
u shpreh këngëtari i njohur Lirio Nushi sapo mbrriti në
Vlorë.
Nën një skenë pothuajse
madhështore Lirio u shfaq dhe magjepsi sallën.
Shqiponja e ndarë në mes menjëherë te linte të
kuptoje se në atë sallë ju
këndohej "dy gjysmave" shqiptare, asaj që ka ndenjtur
në vend dhe asaj që
është larguar prej saj. Nën një ndriçim të
fuqishëm dhe nje teknologji
bashkëkohore skena dukej si një ëndër e pakapshme.
Shumë artistë madje edhe ata më me emer në Shqipëri
do ta kishin zili. Një koncert i tillë
pëshpëritej gjithandej rrallë herë është
realizuar edhe në Tiranë. Këngët
magjepsëse arbëreshe dhe njëmbëdhjetë këngë
te reja që Lirio kishte
përgatitur posaçërisht për koncertin e tij në
Vlorë plotësuan një koncert të
pasur dhe shumë të larmishëm.
I ftuar në këtë
koncert ishte princi i muzikës së vërtetë pop-shqiptare
Redon Makashi i cili fuqishën në sallë i uroj mirëseardhjen
në Shqipëri
Lirios dhe u shpreh se ishte kënaqësi të merrje pjesë
në një koncert të
tillë, u ndjeva me të vërtetë artist tha Redoni
nën një skenë kaq
madhështore me një ndriçim kaq të fuqishëm
dhe me nje teknikë të
mrekullueshme.
Ishin momente të magjishme u shpreh publiçistja Zenepe Luka
për koncertin e Lirios. Askush nuk ka bërë një koncert
të tillë në Vlorë, me një nivel kaq të
lartë artistik. Lirio ky djalosh vlonjat na ka lënë të
mahnitur. Ndjehemi krenar që një vlonjat po e përfaqëson
kaq denjësisht Shqipërinë edhe jashtë kufijve të
saj.
I mrekullueshëm jo vetem fakti se Lirio kendon shume bukur, por
mbi te
gjitha, vlersimi i tij per ate qe sot i mungon kultures dhe ndergjegjies
sone kombetare u shpreh Genci Demiri, drejtori i televizionit "Amantia"
.
Kur e pyetëm se si i shikon gjërat në Shqipëri në
lidhje me artin dhe
shqiptarët Lirio na tha: - Instikti i progresit dhe i kombit tek
shqiptaret
per fat te keq funksionon vetem si nje shprehje e te kerkuarit te nje
jete
me te mire per veten, duke harruar pothuajse plotësisht nga vijme,
kush jemi dhe çdo te behet me ne pas kesaj harrese. Eshte tragjike
shprehet Lirio qe edhe ne filozofine e artit tone sot dominon uni dhe
rrethi vicioz i
politikes se interesit te ngushte. Këtë shije të hidhur
më lanë takimet këto
ditë me emra që sot në Shqipëri përbëjnë
të vetquajturën prej tyre "elita e
artit shqiptar".
Gjithashtu dua të shtoj se mungesa e interesit dhe e përkujdesjes
nga
organet kompetente shtetërore, meskiniteti dhe mungesa e ndjeshme
prej tyre e te kuptuarit te artit si një mision i madh i kombit,
e ka bere sot
Shqipërinë të shfaqet përpara botës si nje
nocion me vlera te zbehta kur ne
fakt e verteta eshte pothuajse madhështore.
Arti i Lirios buron nga zemra dhe suksesi shpreh fisnikerinë e
shpirtit dhe
të artit të tij. Duke dëgjuar këngë nga albumi
i tij "Këngë nga Arbëreshët e
Italisë së Jugut-Arbëreshe Songs from Arbëresh of
South Italy" bindesh se
nga nje shpirt i madh lind vetëm muzike e madhe. Inoçenca
e te kenduarit,
sinqeriteti dhe emocioni i paster të krijojnë ndjesinë
e një burimi magjik
dhe të kristalt. Egzistenca e tyre pa maniera dhe efekte te sofistikuara
profesinale apo amatore e vendosin Lirion pa asnjë dyshim një
ndër
këngëtarët dhe artistët më të mëdhenj
shqiptarë, i cili përbën shpresën e së ardhmes
së muzikës shqiptare që do të mbetet ndër breza.
Ka dicka ne zerin e tij qe te merr me vehte duke plotësuar kështu
protretin e tij vokal dhe
artistik i cili duket se rritet në çdo moment ne koncept
dhe teknik e që pa
dyshim do te krijoj nje emer te madh e te vertet të muzikës
shqiptare e pse
jo edhe asaj botërore.
Të nesërmen Lirio u largua nga Vlora duke lënë pas
një performancë të
shkëlqyer për të vazhduar me pjesmarrjen e tij në
ditët e ardhshme në
Festivlin e Këngës Mesdhetare në Kretë të Greqisë.
Duke u larguar ai na përshëndeti duke na thënë:
Sa herë të ndjeni mall për mua, Puthni sikur të
jem unë, Detin dhe Tokën e
Shqipërisë.
Teuta Llalla Maj 2003

