Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

Berisha, rivalet e tij, dhe rrjedha e historise

Nga Eduard Zaloshnja

(Botuar ne gazetat "Korrieri" dhe "Illyria")

Deri nga fundi i vitit '90, debati mbi rolin e individit ne histori
kishte qene per mua thjesht nje kuriozitet filozofik. Cdo gje ndryshoi
naten e 11 dhjetorit 1990. Ate nate, ne godinen 15 te Qytetit Studenti,
mora pjese ne diskutimet e nje grupi te vogel pedagogesh lidhur me hapat konkrete qe do te ndermerreshin per themelimin e partise se re te sapo lejuar nga Ramiz Alia. Ne grupin e pedagogeve spikasnin dy njerez, te cilet kishin qene figura qendrore ne metingun e madh spontan qe sapo
kish mbaruar. Keta ishin Sali Berisha dhe Gramoz Pashko. Nga menyra se si Berisha fliste dhe si na veshtronte, krijova bindjen qe shume shpejt
ai do te vihej ne krye te partise se re. Ne ato caste, mu kujtuan ato
qe kisha lexuar rreth rolit te individit ne histori dhe qe prej asaj
kohe, si nje qukapik i palodhur, vazhdimisht ma ka goditur trurin pyetja
"A mund te kish dale dikush tjeter ne krye te PD-se, dhe si do te kishin
rrjedhur ngajrjet ne nje rast te tille?" Paragrafet e meposhtem
permbledhin shkurtazi pergjigjet qe i kam dhene kesaj pyetje gjate
viteve.

Ne dhjetorin e vitit '90, me gishtat e njeres dore numeroheshin ata
intelektuale qe deri atehere ishin shprehur publikisht pro transformimit
te Shqiperise ne nje vend demokratik. Per nje levizje desidente si ne
Poloni, Cekosllovaki, apo Hungari as qe mund te behej fjale. Nderkohe,
njerzit qe i perkisnin klases politike shqiptare te viteve '30-'40 si
dhe pasardhesit e tyre, ose kishin vdekur burgjeve dhe internimeve, ose
ishin atrofizuar intelektualisht si rezultat i persekutimit te eger
komunist. Me pak fjale, partise se re, qe u mbeshtet me entuziazem nga
qindra mijra shqiptare, i mungonte nje grup i konsoliduar udheheqes qe
te ishte i pergatitur realisht per sfiden e cuarjes se vendit drejt nje
demokracie te shendoshe te tipit perendimor. Grupi i intelektualeve qe
u vu ne krye te PD-se ishte nje amalgame njerzish qe kishin te
perbashket vetem deshiren per t'i dhene fund regjimit komunist dhe per
ta orientuar Shqiperine drejt Perendimit. Duke pasur parasysh qe nga ky
grup vetem Berisha dhe Pashko ishin intelektualet qe ishin shprehur
publikisht per ndryshimin e regjimit para dhjetorit, ishte e natyrshme
qe ata te dy te pozicionoheshin qe ne fillim si udheheqesit krysore te
partise se re.

Lindur e rritur ne bjeshket e Tropojes, dhe milituar ne partine
komuniste per 25 vjet, Berisha do te percillte ne stilin e tij drejtues
ate cka eksperienca jetesore kishte latuar ne karakterin e tij. Nderkohe
qe ndjenja e hakmarrjes eshte e gedhendur thelle ne psiqiken e cdo
shqiptari, ajo ka qene tradicionalisht me e thelle ne malesine nga e
cila vinte Berisha. Dhe Berisha nuk mund te bente perjashtim nga kjo
trashegimi. Pra hakmarrja, ne vend te tolerances, ishte pergjigjia ndaj
cdo njeriu qe do ta sfidonte Berishen si brenda edhe jashte partise.
Nga ana tjeter, pervoja e militimit ne partine komuniste i kishte
riforcuar ndjenjen e malesorit se pas cdo guri e ledhi mund te jete
fshehur pushka e hasmit. Per nje njeri qe femijerine dhe rinine e tij e
kishte kaluar ne nje ambjent patriarkal te mbizoteruar nga psikologjia e
klanit dhe hasmerise, dhe qe me vone kish milituar me devotshmeri te
spikatur ne partine komuniste per te care rrugen e karrieres se tij,
ishte e kuptueshme qe te kishte mangesi te ndjeshme ne cilesite qe do
t'i duheshin per te udhehequr popullin drejt krijimit te nje shoqerie
demokratike, ne te cilen te mbizoteronte debati konstruktiv, toleranca,
dhe mirkuptimi.

Gramoz Pashko, udheheqesi tjeter qe spikati qe ne fillim te levizjes
demokratike, ishte perfaqsuesi tipik i atyre intelektualeve te cilet,
lindur e rritur ne kryeqytet nga familje me peshe ne strukturen
shteterore komuniste, militonin ne partine komuniste jo me ndonje
devocion te madh. Duke qene te ekspozuar qe heret ndaj ideve
perendimore, keta intelektuale ishin te bindur qe sistemit komunist i
kishte ardhur fundi e qe ai duhej zevendesuar me nje sistem demokratik.
Nje karakteristike dalluese e ketij grupi intelektualesh ishte tendenca
per te nencmuar opinionin e njerezve perreth, e cila vinte si rezultat i
ekskluzivitetit qe ata perceptonin dhe qe relativisht e kishin ne
njohjen e botes perendimore. Nderkohe qe keta intelektuale ishin me pak
te influencuar nga kultura klanore, prape se prape nuk mund t'i
shmangeshin prejardhjes se tyre ballkanike. Ma do mendja se te gjithe
ata pa perjashtim kishin pasur rastin ne femijeri qe, pasi kishin
perplasur koken tek nje tavoline, te degjojnin prinderit e tyre te
thoshin: "Ja, e rraha tavolinen, tani nuk do te dhembi me koka". Ma do
mendja gjithashtu qe te gjithe ata kishin degjuar ne rinine e tyre
prinderit duke biseduar per favore qe do t'u kerkonin ose qe iu kishin
bere miqeve te tyre duke shfrytezuar poziten zyrtare.

Ne duelin midis Berishes dhe Pashkos per te dale zyrtarisht ne krye te
partise, Berisha doli fitimtar pa shume veshtirsi si rezultat i
zgjuarsise se tij natyrale, karizmes, dhe pervojes se tij me te madhe ne
luften politike brenda rradheve te nje partie politike. Nuk kam as
dyshimin me te vogel qe nje fitore e Pashkos do te kishte krijuar nje
klime me demokratike si brenda partise ashtu edhe ne qeverisje. Por kam gjithashtu bindjen qe, ne rolin e e numrit nje te Shqiperise, Pashko do te kishte demonstruar te meta te ngjashme me ato qe Fatos Nano ka
demonstruar me bollek gjate qeverisjeve te tija.

Nje tjeter intelektual qe deshironte dhe qe potencialisht mund te kish
dale ne krye te PD-se qe ne krijimin e saj ishte Edi Rama. Ai ishte
bere i njohur per pikpamjet e tij anti-komuniste nga seria e bisedave
publike qe kishte organizuar ne institutin e Larte te Arteve, te quajtur
"Refleksione". Rastesia e deshi qe, pikerisht kur revolta e studenteve
filloi, ai te ishte ne Greqi per nje vizite pune. Kur u kthye nga
Greqia (14 dhjetor 1991) ishte shume vone per te qe te vihej ne krye te
Demokrateve -- strukturat fillestare udheheqese te partise tashme ishin
krijuar. Si Berisha edhe Pashko e pane Ramen si nje kercenim per
ambiciet e tyre politike dhe e siluruan qe ne tentativen e tij te pare
per te dominuar ne grupin udheheqes te PD-se. Sic demonstroi ne nje
meting te mbajtur ne sheshin para stadiumit Qemal Stafa ne fund te
dhjetorit 1990, Edi Rama e kishte karizmen dhe mesazhin politik qe do
t'i duheshin per te fituar te pakten 90% te zemrave te antareve dhe
simpatizanteve te PD-se te asaj kohe. Ne qofte se do te kishte qene ne
Shqiperi ne ato dite te rendesishme dhjetori, ai padyshim do te ishte
vene ne krye te revoltes studentore qe ne fillim te saj. Ndryshe nga
Azem Hajdari, qe naten e 11 dhjetorit e mirepriti bashkepunimin me
Berishen, Edi Rama do ta kishte perzene ate me motivacionin se dy nete
me pare ishte paraqitur tek studentet si emisar i Ramiz Alise. Ne
duelin me Pashkon, mendoj se Rama do te kishte dale fitimtar fale
karizmes se tij dhe mesazhit me te ashper antikomunist qe percillte tek
simpatizantet. Eshte veshtire te gjykosh se si do te kishin rrjedhur
ngjarjet ne qofte se Rama do te kish marre ne dore drejtimin e PD-se qe
ne themelimin e saj. Kjo sepse ai ishte shume i ri atehere. Sidoqofte,
duke presupozuar qe performanca e tij e tashme si kryebashkiak mund te
ekstrapolohet 10 vjet mbrapa, une mendoj se sot Shqiperia do te kishte
qene me mire se c'eshte.

Nje tjeter udheheqes qe pati shansin te zinte vendin e Berishes ne
vitin '91 ishte Neritan Ceka. Me prejardhje familiare dinjitoze, (i ati
i tij kish qene nje intelektual anti komunist) me nje karizem te
spikatur qe ne momentet e para te perfshirjes se tij ne PD, dhe me
imazhin e nje njeriu te pjekur, Ceka arriti qe shume shpejt te behej
sfidanti kryesor i Berishes per postin e kryetarit te PD-se. Vetem
gjashte muaj pasi Ceka u anetarsua zyrtarisht ne PD, perkrahesit e tij
ne kryesi (15 nga 21 anetare qe kishte kryesia) votuan qe ne listen e
kandidateve per kryetar partie qe do te votohej ne Kuvendin te Pare te
PD-se te ishin vetem Neritan Ceka dhe Azem Hajdari. Por Berisha, duke
perdorur karten e populizmit, arriti te marre aprovimin e aktivit
kombetar te PD-se qe kandidaturat per kryetar partie t'i sugjeroheshin
Kuvendit te Pare nga aktivi dhe jo nga kryesia e partise. Ne kete
menyre, Berisha e shtoi emrin e tij ne listen e kandidateve qe kryesia
kishte sugjeruar. Duke perdorur te njejten karte dhe duke shfrytezuar
lidhjet personale qe tashme kishte krijuar me udheheqesit e degeve te
PD-se, Berisha arriti te fitonte postin e kryetarit ne Kuvendin e Pare.
Qe prej asaj kohe, asnje njeri nuk ka qene me ne gjendje te rrezikoje
seriozisht pozicionin dominues te Berishes ne PD. Ne qofte se Ceka do
te kish arritur te linte Berishen jashte listes ne aktivin qe propozoi
kandidaturat per kryetar, kishte shume te ngjare qe PD-ja te ndahej ne
dy pjese dhe eventualisht pjesa e Berishes te dominonte kampin
anti-komunist. Me pak fjale, Berisha perseri do te behej president;
qeverisja e tij do te kish qene relativisht me e bute; por sidoqofte, ma
do mendja qe ngjarjet do te kishin percipitonin pashmangshmerisht ashtu
sic percipituan.

Marrja ne dore plotesisht e timonit te PD-se nga Berisha beri qe
pozitat kyce te pushtetit te dominoheshin nga kategoria e intelektualeve
qe ai perfaqsonte. Ne poste me pak te rendesishme u vune ata qe ne nje
menyre ose nje tjeter ishin persekutuar nga rregjimi komunist. Periudha
e qeverimit te Berishes u karakterizua nga nje shtet pothuajse
autokratik te cilin ai e drejtoi me psikologjine e bajraktarit te fisit
dhe qe mbahej ne kembe nga zyrtare servile, te cileve iu lejua te
abuzonin me pushtetin per aq kohe sa i bindeshin dhe i sherbenin
prijesit. Nder zyrtaret e larte te periudhes se qeverisjes se Berishes,
ne menyre te vecante bene perjashtim nga kjo karakteristike e
pergjithshme Eduard Selami, Genc Ruli, dhe Dashamir Shehi. Keta
politikane vinin nga brezi i intelektualeve te rinj qe nuk kishin
milituar ne partine komuniste, prejardhjen e kishin nga shtresa e mesme
qytetare, ishin ekspozuar ndaj ideve perendimore ne nivelin qe i lejonin
kushtet e atehershme, dhe luftonin qe te vendosnin ne Shqiperi nje
sistem demokratik perendimor. Ata deshtuan ne perpjekjet e tyre per te
marre timonin e partise sepse i bene keto perpjekje duke ndjekur modelin perendimor te lojes politike -- konkurrence e lire idesh ne forumet e partise. Fatkeqsisht, nje strategji e tille nuk mund te funksiononte sepse kundershtari i tyre nuk zbatonte te njejtat rregulla te lojes.

Ne vitin '97, shumekush mendoi se Berisha me se fundi do te zhdukej nga skena politike shqiptare. Por te gjithe ata qe e paten kete shprese u
deziluzionuan. Pas rrezimit me dhune nga pushteti, Berisha jo vetem qe
nuk u largua nga politika, por i riforcoi edhe nje here pozitat e
tronditura brenda partise dhe per kater vjet e drejtoi opoziten me te
njejtin mentalitet te dhunes me te cilin ai kish zbritur nga bjeshket e
Tropojes. Nuk kam as me te voglin dyshim qe ne qofte se ne mars 1997
Berisha do te kishte pranuar oferten e Eduard Selamit per t'u terhequr
nga politika (Selami vinte nga Sh.B.A. me porosi te Departamentit te
Shtetit), opozita shqiptare e udhehequr nga Selami do te kishte qene
shume me konstruktive dhe qeverisja e Socialisteve do te kishte qene me e pergjegjshme. Fatkeqsisht, Berisha e kishte shume te veshtire te
bente ate qe cdo udheheqes demokratik i tipit perendimor do te kishte
bere po te kishte qene ne vend te tij.

Duke ndjekur karrieren politike te Berishes, kronologjia e ngjarjeve na
sjell ne ditet e sotme. Hyrja ne mijvjecarin e ri duket sikur e ka bere
Berishen qe t'i shkepuse lidhjet shpirterore me boten nga e cila e ka
prejardhjen. Eshte veshtire te kuptosh ne se kjo shkeputje eshte
thjesht nje kalkulim i ftohte politik, apo eshte rezultat i nje
transformimi te brendshem psikologjik qe ka ardhur si rezultat i
ekspozimit te gjate me realitetet e botes se re ne te cilen po jeton.
Pavaresisht se cila eshte aresyeja e ndryshimit te tij, e rendesishme
eshte qe gjasat qe ai t'i kthehet stilit te vjeter te luftes politike
nuk duken fort te medha -- perfitimet nga stili i ri jane aq te dukshme
sa qe edhe politikani me miop nuk do t'i injoronte. Po te gjykosh nga
hapat politike qe ka bere deri me sot, nuk eshte cudi qe para zgjedhjeve
te ardheshme Berisha te ftoje per bashkpunim real Eduard Selamin, Genc Rulin, Dashamir Shehin, dhe ish politikane te tjere Demokrate qe e kane ruajtur reputacion te mire ne syte e opinionit publik. Aleanca me kete kategori politikanesh mund te jete dhe shtysa magjike qe do t'i duhet
per te kaluar kufirin e shumedeshiruar 50%, te cilit Berisha ka vite qe
i afrohet dhe nuk e kapercen dot. Ne rast te nje fitore te tij,
shqiptareve u ngelet te luten qe dekada e ardheshme mos t'i ngjaje asaj
qe shkoi.

Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799


Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull


Na mbėshtesni dhe Ju !

 
© albemigrant.com 2003