ARMIQTË
E GJUHËS SHQIPE DHE TRIUNFI I SAJ
Nga Teuta Llalla
Lufta kundra gjuhës shqipe
ka qenë e ashpër. Ky sulm ishte frontal dhe në të
gjitha nivelet dhe drejtimet të ndryshme.
Fanatikë fetarë ortodoks dhe mysliman injoronin gjuhën
shqipe, filluan të ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarët.
Osmanët i quanin shqiptarët të ''pa fe'' dhe të
''paudhë'' priftërinjtë greke quanin gjuhën shqipe
''gjuhë barbare''.
Një ligj kundra gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar
sulltani i Perandoris Osmane më 31-5-1779, Abdul Hamiti i 2-te,
ku përcaktonte saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqëve
kultura dhe gjuha greke, dhe duhet luftuar gjuha shqipe.
Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është
botuar në gazetën ''Thesaloniki'' më 14-8-1999.
Krahas atij vargu të pafund kryengritjesh të përgjakëshme,
zuri fill edhe një revolucion kulturor, i cili, ndonëse me
pak i dhunës ishte gjithësesi më dramatik.
Kultura e një populli cilësohet si mënyra e përgjithshme
e jetesës dhe e mendimit. Gjuhëtari i ndritur Sami Frashëri
ka thënë; ''Gjuha është gjëja e parë e
përcaktimit të kombësis''.
Dëshmia më e lashtë e ekzistencës së gjuhës
shqipe nuk u shkrua mbi pergame, pra në letër prej kallami,
por mbi gurë të pavdekshëm nga koha. Këtë na
e vërteton Prof.Dhimitër Shuteriqi për gjetjen e një
fjale të vetme, të gdhendur në një mozaik të
Liknidit, sot Ohri i lashtë, që ka qenë kryeqyteti i
fisit Ilir Dasheretëve. Është fjala ''GJON'' dhe është
shkruar dhe shqiptuar njësoj vetëm nga shqiptarët, si
në lashtësi dhe në kohën e sotme. Prof.Shuteriqi
vure në dukje se fjala e lashtë ''GJON'' e zbuluar në
Ohër, është shkruar me të gjitha normat e njohura
drejtshkrimore shqipe.
Në vitin 879 pas Kr, ndeshet emri i qytetit të Krujës,
në kështiellën franceze të Shantilisë. Studiuesit
kanë gjetur një dorshkrim, i cili në faqen 153, përmban
një tekst prej tetë rreshta me shkrim dore, është
një poemë e vogël në gjuhën shqipe.
Në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën
e qytetëruar, greqishtia dhe latinishtia u përdorën në
të gjitha dokumentat e shkruara deri përpara pushtimit osmano
turk.
Dëshmia më e herëshme për ekzistencën e letërsisë
shqipe është një thënie e shkruar nga prifti dominikan
francez Brohariti, arqipeshkvi i Tivarit, më 1332, ai do thoshte
''Ndonëse arbërit kanë nji gjuhë krejtësisht
të ndryshme nga latinishtja, prapëseprap ata përdorin
shkronja latine në të gjitha librat''. Kjo tregon se gjuha
shqipe përdorej gjerësisht dhe shkruhej me shkronja latine
në fillim të shekullit 14.
Shumica e dokumentave në gjuhën shqipe vërtet humbën
përgjithmon, por disa prej tyre arritën të mbijetojnë
jashtë Shqipnis në arkivat dhe muzetë e botës. Kështu
i në vitin 1915 studiuesi rumun, Nikola Jorga zbuloi në Bibliotekën
Laurentine të Firencës një letër qarkore, të
shkruar më 1462 nga Pal Engjëlli(1416-1470), Arqipeshkvi katolik
i Durrësit. Teksi orgjinal thotë ''Unë të pagëzoj
në emnin e Atit e t'birit të Shpirtit të Shenjtë''.
Libri më i vjetër është vepra e Gjon Buzukut, titulluat
''Meshari''. Ai përfundoi dhe u shtyp më 1555. Kopja e vetme
ekzistuese u zbulua në vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit
Gjon Kazazi. Më vonë ''Meshari'' shkoi në Bibliotekën
e Vadikamit, ku u rizbulua më 1909 nga arbëreshi Pal Skiroi.
Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnë 32 faqet e para. Ky libër
ishte shkruajtur me shkronja latine ku ishin shtuar dhe 5 të tjera.
Të tjerë dokumenta për gjuhën shqipe kemi nga shume
shqiptarë që me të shumtit ishin njërës të
fesë.
Frank Bardhi(1606-1643), shërbeu si ipeshkvi i Sapës. Bardhi
hartoi fjalorin e parë në histori shqip-latinisht, që
kishte 2544 fjalë shqipe dhe 5.000 fjalë latine, dhe u botua
në Romë më 1625.
Pjetër Bogdani(1625-1689), lindi në Prizeren, dhe u emërua
fillimisht ipeshkvi i Shkodrës dhe pastaj arqipeshkvi i Shkupit
më 1667. Vepra e tij ''E vërteta e pagabueshme e besimit Katolik''
u botua disa herë në Padovë dhe Venedik. Vdiq i sëmurë
në Prizeren dhe dëshira e tij e shprehur dikur u bë realitet.
''Ah, sikur të kisha një kandil të ndezur e të ndriçoja
atë tokë të varfër të Shqipnisë dhe të
Serbisë, një pjesë e madhe e secilës flet shqip''.
Këto zbulime dëshmojnë që gjuha shqipe është
shkruar më herët se librat historik që janë gjetur
më vonë.
Për shekuj me rradhë turqit osman qëllimisht dhe sistematikisht
kishin përçarë popullsinë shqiptare në grupe
rivalësh, armiqësive fetare dhe zëvëndësimin
e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse
trashëgimia e panumër e poemave, baladave, përrallave
dhe fjalëve të urta ishin përcjellë gojarisht brez
pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptësisht botimet në
gjuhën shqipe. Kështu që shqiptarët shkolloheshin
në shkollat fetare që ishin në gjuhën turke, greke,
sllave, italiane, gjermane. Dhe ata që shkolloheshin nuk e dinin
mirë gjuhën e mëmës, shqipen. Fëmijët
mysliman duhet të shkonin në shkollën e Xhamis, ku mësonin
turqisht, fëmijët të krishterë duhet të mësonin
greqisht.
Kështu në ato pak shkolla fillore në Shqipëri asnjëra
nuk përdorte gjuhën shqipe. Propagandistë të djallëzuar
përpiqeshin të shkombëtarizonin brezat e ardhëshëm
të rinisë shqiptare. Gjuha shqipe përdorej zakonisht
në jetën e përditëshme, prandaj arriti të përcillej
nga brezi në brez.
Shkolla e parë e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap
në Veljet të Mirditës më 1632. Më pas në
Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në
Troshan më 1639 dhe në qytetin e Shkodrës më 1698.
Si mësues në to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe
Dhimitër Dhërmiu. Arsimi katolik morri vrull të madh
në Shkodër më 1855, kur u hap shkolla ''Françeskane''
që më vonë do quhej ''Ilyrikum''.
Këto shkolla katolike në Shqipërinë e veriut mbaheshin
kryesisht me fonde Austriake.
Qëndra Kulturore Voskopojare(Moskopojë) ka luajtur një
rol të madh në kulturën shqiptare. Atje u themelua ''Akademia
e Re'' më 1744, kjo pati një ndikim të fuqishëm
në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe dhe ndërgjegjies
kombëtare shqiptare.
Mbas një lufte të madhe për jetësën e gjuhës
shqipe dolën atdhetarët e shquar shqiptar që shumë
prej tyre u vranë nga armiqtë e gjuhës shqipe.
Teodhor Kavalioti(1718-1797) nga Voskopoja, në vitin 1770 botoi
Fjalori i gjuhës sllave-greke-shqipe, si dhe një studim shkencor
të veçantë të shqipes. Ai ishte drejtor i ''Akademisë
së Re''. Teodhor Kavalioti u vra nga të dërguarit e Fanarit,
rrugës për të sjellë shkronjat latine shqipe të
bëra prej plumbi, për shtypshkronjën ku do shtypeshin
libra në gjuhën shqipe.(shih filmin ''Udha e shkronjave'')
Naum Veqilharxhi(1767-1846). Botoi në Bukurresht të Rumanisë
më 1844 një abetare e quajtur ''EVETARI'' një libër
me tetë faqe, që më 1845 u botua më i zgjeruar.
Abetaret e Veqilharxhit u bënë qiriri i gjuhës shqipe
në rrethin e Korçës. Por kjo abetare ngjalli frikë
tek kleri ortodoksë grek, dhe me urdhër të Patriakut
klerik të Stanbollit, e helmuan Naum Veqilharxhin.
Kostandin Kristoforidhi(1827-1895), i lindur në Elbasan, u bë
një nga gjuhëtarët më të shquar të Shqipëris,
duke fituar titullin ''Pishtar i gjuhës Shqipe''. Studimet e para
i morri në Janinë, dhe më vonë në Kolegjin
Protestant në Maltë. Në Janinë u ftua që t'i
jepte mësim në shqip, Dr.Johan Fon Hanit, i cili, pas 40 vjet
kërkimesh, do të bëhej albanologu më i shquar shkencor
në botë.
Kristoforidhi dha mësim në Maltë, Tunizi, Tiranë
dhe Elbasan. Në Stamboll më 1882, botoi dhe një abetare
në shqip, të quajtut ''Alfavitar Shqip'' në gegërisht
dhe toskërisht.
Me rëndësi shumë të madhe është fjalori
i shqipes me rreth 40.000 mijë fjalë, të mbledhura dhe
të klasifikuara për 20 vjet rresht.
Fjalori u botua në Athinë më 1904, pas vdekjes së
Kostandin Kristoforidhit.
Për përhapjen e gjuhës shqipe, krerët bektashian
shqiptar dolën më haptazi, dhe kjo për shkak të
përleshjeve të tyre me turqit e sektit Suni.
Duke qenë se qeveria turke mbajti një qëndrim mjaftë
armiqësor ndaj përhapjes së letërsisë në
gjuhën shqipe, është e kuptueshme që angazhimi i
pjestarëve të komunitetit musliman në këtë
fushë ka qenë fare i vogël.
Interesi i njerëzve për gjuhën shqipe urrit shumë,
dhe brenda pak vitesh u botuan katër gramatika të mira shqipe.
Njëra u botua në Firencë nga Jeronin De Rada. Tjetra
ishte Gramatika e Gjuhës Shqipe në Greqisht, e botuar më
1882 nga Kostandin Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashërit
e botuar në Bukuresht më 1886, në shqip. Kurse më
1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi në Londër një gramatike
shqipe në gjuhën frënge.
Vërshimi i letërsisë kombëtare shqipe në vend
sigurisht që inatosi qeverinë turke dhe kishën ortodokse
greke.
Patriarku ortodoks grek lëshoi një mallkim mbi letërsinë
shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë
ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe
lexonin në gjuhën shqipe.
Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të
mos lejohej asnjë libër në gjuhën shqipe të
futej në Shqipni.
Dy armiqtë historik kundra njëri-tjetrit, tani po bashkëpunonin
me zell për përndekjen dhe burgosjen e gjithkujt që kapej
me libra të gjuhës shqipe.
Në lëvizjen për gjuhën dhe shkollën shqipe,
që u zhvillua në dhjetorin e parë të shekullit 20,
ndeshi në pengesa të vështira serjoze nga ana e qeveritarëve
turq ashtu edhe nga kleri reaksionar i dy besimeve.
Qeveritarët turq me dhunë dhe prifti e hoxha me propagandë
demagogjike, u përpoqën të përçanin popullin
shqiptar dhe ta linin në errësirë. Kështu kleri
mysliman proturk në rrugë fetare, ndalonte besimtarët
mysliman të ndiqnin shkollat shqipe bashkë me të krishterët,
me pretekstin absurd se ''prishin besën''. Nga ana tjetër
priftër e dhespotë grekë thonin se vetëm greqishtja
është gjuha e perëndisë, kurse shqipja është
gjuhë ''shejtani'' dhe, në këtë mënyrë
përpiqeshin të ndalonin përhapjen e gjuhës shqipe
në shkolla, xhami, kisha e kudo. Por kundër këtyre forcave
armike të gjuhës shqipe dhe interesave kombëtare, të
turqëve dhe grekëve, u ngritën atdhetarët shqiptar.
Ata u vunë në krye të masave popullore dhe i dhanë
hov lëvizjes për gjuhën dhe shkollën shqipe.
Prijësit e Rilindjes Kombëtare e kishin kuptuar mirë
se rruga drejtë pavarsis shkonte drejt arsimit dhe shkollës
shqipe. Hartimi i librave dhe çelia e shkollës shqipe u
bë problemi më i ngushëm. Qëllimi ishte me zgjuar
ndërgjegjien kombëtare dhe për të rritur vullnetin
për të luftuar për panvarsinë pastaj.
Vala antishqiptare ishte shtuar edhe më shumë rreth fqinjëve
tanë mbas formimit dhe programit të ''Lidhjes së Prizerenit''.
Lidhja kishte si qëllim kryesor çeljen e shkollës shqipe,
por me shkatarrimin e Lidhjes, puna e pionierëve të parë
të arsimit shqiptar u bë dhe më i vështirë.
Në Shkodër qytetarët mund të mësonin në
shkollat e klerit katolik, të cilat në sy të qeveritarëve
turq, paraqiteshin si shkolla fetare.
Kështu shkollat fillore fetare katolike u bënë çerdhja
e diturisë arsimore shqipe, dhe Faik Konica pat mësuar në
shkollën e jezuitëve të Shkodrës.
Mësuesit shqiptar u bënë pararoja e nacionalizmit shqiptar,
atëhere qeveria turke morri frikë, dhe, pa u mbështetur
në asnjë ligj, mori masa të, rrepta duke presekutuar
arsimtarët shqiptar.
Në Shqipnin e jugut përhapja e arsimit shqiptar kombëtar
u pengua edhe nga influenca shkataruese e propagandës greke. Pothuase
të gjithë ata që çelën shkolla shqipe në
jug, ishin të fesë ortodokse. Qeveria greke me anë të
Patriakanës së Stambollit, ose ''Fanarit'' kishin siguruar
të drejtën me çel shkolla për Kristianët.
Për tu mësuar ortodoksëve të Shqipëris vetëm
gjuhën greke.
Qeveria greke, me anën të shoqatave arsimore të ndryshme,
çeli me qindra shkolla greke në Shqipërin Jugore, për
të futur ndjenjën greke në brezat e padjallëzuar
shqiptar.
Shqiptarët e krishterë që nuk u përulën politikës
së Greqis, u mallkuan dhe u luftuan me çdo mjet.
Mbas shumë botimesh fjaloresh, të cilët, shkollat myslimane
kur bënin mësim në shqip i shkruanin me shkronja arabe.
Shkolla ortodokse greke përdornin në shqip shkronja greke.
Dhe atdhetarët klerik katolik dëshironin që gjuha shqipe
të shkruhej me shkronja latine.
Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa
alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte
ai i krijuar në Stanboll. Megjithatë, mendimi i përgjithshëm
ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për
prodhimin e letërsis shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe.
Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste ''Bashkimi''
në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm
për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një
alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë
mbarë shqiptare.
Më 14, nëntor të 1908, në Manastir u mblodh ''Kongresi
i Manastirit'' ose ''Kongresi i Alfabetit''.
Në këtë Kongres ishin të pranishëm 150 delegatë,
të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë,
si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi,
Egjypt, Amerik etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Miht'ath Frashëri,
i biri i Abdyl Frashërit. Mihtath Frashëri ishte në atë
kohë redaktor i dy revistave, që botoheshin në Selanik
''Liria'' dhe ''Dituria''. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi
Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë.
Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 antarë
të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë, shqiptar
te fese myslimane, katolike, ortodoksë, protestant, njerës
të ditur, erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër
për një qëllim të madh kombëtar.
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku
të gjithë pjesmarrësit ''Sa një hoxhë, rendi
ta përqafonte para të gjithëve''.
Kërkesa e nacionalistëve shqiptarë ishte, që gjuha
jonë shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja
greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin
qoftë ndaj turqëve, qoftë ndaj grekëve
Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë
alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm
me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më
ditët tona.
Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një
Kongres i dytë në Janinë, për të shqyrtuar
problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për të bërë
përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë
në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë
se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me
shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatiet e tyre, vendosmëria
e delegatë vepër t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte
haptazi një shpallje kulturore e panvarësis, që nuk kaloi
pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse
greke dhe aleati i tyre sllavë.
Ndre Mjeda, një studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta më
të bukura gjuhës shqipe në atë kohë.
Përmbi za, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Përmbi erë, qi nep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundë e majë nji asht Shqipnia,
e nji gjuhë t'gjith na bashkon.
Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një
grup tregëtarësh atdhetar mysliman shqiptar. Shtypshkronja
e Manastirit shpejtë u bë e njohur në të gjithë
Shqipninë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në
gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar
17 vetë, të cilët punonin me një makinë të
re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për
të shtypur gazetën e përjavëshme ''Bashkimi i Kombit''
si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.
Çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin
e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë
përparimin e gjuhës shqipe.
Babë Dudë Karbunara(1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte
ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë
herë filloi gjatë kremtimit të meshës, të lexonte
ungjullin në gjuhën shqipe, dhe kështu i filluan kërcënimet
e para nga eprorët klerikë otodoksë dhe më 1895,
fanatikët i dogjën të tërrë shtëpinë.
Papa Kristo Negovani, një prift ortodoks i cili punoi për
përhapjen e gjuhës shqipe, por në moshën 30 vjeçare,
më 12 shkurtë të 1909 u masakrua me sëpatë
e thika nga të dërguarit e vetë peshkopit ortodoksë
grek. Atë natë i vranë dhe të vëllanë,
Theodhos Negovanin.
Poeti i asaj kohe, Loni Logri, shkruajti një vajtim për të.
Papa Kriston e vranë,
Dhe s'ra për të një këmbanë,
Por malet e Shqipnisë
Dhe shpellat e malësisë
Thërrisnin an e mbanë,
Papa Kriston e vranë!
Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani, vraponte me librat shqip në
gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë
e Jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën
shqiptare.
Veprimtaria e At Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke,
dhe Fanarit të Stambollit.
Tri herë turku ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por,
At Melani nuk pyeti. Më 24 dhjetor 1917, At Stathit i kishin zënë
pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, e vranë,
i prenë kokën At Stath Melanit dhe e çuan në Athinë
tek paguesit e vrasjes.
Petro Nini Luarasi(1865-1911) është një nga atdhetarët
e shquar që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe
në rrethin e Korçës. Qe drejtor i shkollës së
djemëve në Korçë. Petro Nini Luarasi shkonte fshati
në fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më
20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit, Fillaterri, nxorri një lajmërim,
me titull ''Mallkimi i shkronjave shqipe''.
Qëndrimi grek i kishës ortodokse ishte aq i vendosur, se kush
guxonte të këndonte meshën në gjuhës shqipe,
do të përfundonte me vdekje.
Më 1909, qeveria turke në bashkëpunim me kishën
greke dhe sllavët, mbylli të gjitha shkollat shqipe, dhe dha
urdhër të prerë të shuhen në zjarr të
gjutha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe.
Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike
për të marrë flakë nga çasti në çast.
Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do
t'i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa
hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë.
Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt
i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria
turke dhe nga kisha greke, që të dyja kundërshtarë
fanatikë të, gjuhës shqipe dhe të çdo ndjenjë
atdhetare. Megjithatë, gjatë punës për krijimin
e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptar u ndeshën
me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe
greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të
kualifikuar.
Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur
aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin
ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e
tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të kualifikuar të
gjuhës shqipe.
Për të bërë ballë kësaj sfide arsimore,
Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan,
në zemër të Shqipëris, nga data 20 deri 27 gushtë
të 1909.
Në këtë Kongres tetëditore, që kishte synim
zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën
delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres
u vendos që të themelohet ''Shkolla Normale në Elbasan''
një shkollë gjashtëvjeçare për pregatitjen
e mësuesve të rinjë. Njerës të mësuar
në Universitetet e huaja Europjane u gjetën dhe u caktuan
për të formuar stafin pedagogjik.
Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate
të Klubeve Shqiptare në Shqipëri dhe në kurbet.
Qëllimi i Klubeve ishte pëhapja e gjuhës dhe arsimit
shqip, pa u përzier me politik. Klubi korçar ''Përparimi''
u caktua si qëndra financiare, që do të adimistronte
ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës.
Përgjegjësia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e
Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti
të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe
në shkollat e huaja, të përhapura anemban Shqipërisë.
Më 18 nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, ''Përmbajtjen
e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më
shumë para''.
Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli
i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej
një propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatëshme,
Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të pregatiste pionierët
e arsimit për Shqipërin që po rilindëte.
Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi që vite më
vonë kjo shkollë u pagëzua me këtë emër.
Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143 nxënës.
Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet
e armiqëve të gjuhës shqipe. Në atë kohë
dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që
botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare
jashtë vendit.
Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të friksuar nga
ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër,
duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip.
Në Vlonë atdhetarët e ndershëm arestoheshin dhe
internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni
Naçi u largua nga Shqipëria, nga frika e vrasjes. Në
Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi,
u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri,
themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë,
u internua në Selanik. Zhonturqit i kishin vënë detyrë
vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë
shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen
e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.
Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi
myslimanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se
shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe
dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja
latine perendimore ishte një përçmim për fenë
myslimane.
Njerës të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen
edhe të Qeverisë së Zhonturqëve në Stamboll
shoqërinë ''Mahfeli'' me synimin për përçarjen
e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip. Në fundë
të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës
shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anemban
vendit. Gjithashtu, nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha
shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe.
Shoqëria reaksionare ''Mahfeti'' me mbështetjen e qeverisë
turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe.
Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt
në Elbasan një miting proteste, ku 7.000 mijë njerës
protestuan kundra përdorimit të shkronjave arabe për
gjuhën shqipe. Kështu po atë muaj protestat vazhduan
në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 mijë vetë
dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me
gërma arabe, të dërguara nga Stambolli.
Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të
Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të
alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup myslimanësh
u bënë gati të organizonin një manifestim në
përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje
kur 60.000 mijë katolikë dhe mysliman të ndershëm
shqiptar, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë
një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave
latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet,
Kolonjë, Tepelenë, Frashër, Konicë etj. Por turqit
nuk deshën t'ia dinin. Atëherë në mars të 1910
u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të
vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronjua
latine dhe protestat kundër vendimit të padrejt të Qeverisë
Turke.
Gazeta atdhetare ''Shkreptina'' e Kajros botoi një momerandum të
hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipëris.
Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për
plaçkitur apo për të vrarë, por për të
luftuar për lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe
me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të
gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien
në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave
të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte
me mesazhin.
''E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria
e perandorisë Otomane le ta dijë mirë se të gjithë
shqiptarët, gegë e toskë, kristjan dhe mysliman, nuk
do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa,
derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri''.
Edhe në këtë luftë turke, greke dhe sllave, shkolla
shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën
në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve,
sllave, greke dhe turke, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në
jug të Shqipërisë dhe pregatiti breza të rinjë
atdhedashës.
Megjithëse ky revolucion kulturor ishte përfytyruar si një
konfirmim jo i dhunshëm, shpejtë ai ishte kthyer në një
zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa
Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat
për të shpallur mëvetësin e Shqipëris më
28 nëntor të 1912 në Vlorë.
Mbas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet
historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan
nga serbët dhe kroatët. Të gjitha dyqanet dhe librat
shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën
nga serbët, disa u burgosën. Popullata myslimane shqiptare
u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit,
ata familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin
e viteve dhe me dhunë u asimiluan duke humbur dinjitetin e tyre
shqiptar.
Në përfundim të kësaj përmbledhje të shkurtër
mbi ''Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triunfi i saj'' duhet të
kujtojmë amanetin e atdhetarëve të ndershëm, që
luftuan e punuan të bashkuar, gegë e toskë, të çdo
feje, në Prishtin, Shkup e Tiranë, në Ulqin e gjetkë,
për mos zhdukjen e gjuhës tonë kombëtare.
Prandaj, kurrë të mos e braktisim gjuhën tonë amtare
shqipe, mos ta lemë të vdesi sa t'kemi jetën, të
punojmë dhe të merremi vesh të bashkuar, që sa më
gjatë ta ruajmë gjuhën tonë , atdheun dhe zakonet
tona të bukura të lashta që rrrjedhin nga pellazgjët
tek shqiptarët.
Teuta Llalla e-mail

