Bob
Dylan, Kadare, dhe MJAFT!
Nga Eduard Zaloshnja
Tek po shihja nje koncert te Bob
Dylan-it, spektatori ulur prane meje,
nje babaxhan mjekrosh rreth te gjashtedhjetave, me kapi per krahu dhe
me
pyeti i ekzaltuar: A e di se cilet ishin tre emrat me te degjuar
ne
Ameriken e vitit 1964?. Pasi une bera nje ngritje te lehte supesh,
ai vazhdoi: John Kennedy, Fidel Castro, dhe Bob Dylan. Duke
hedhur syte perreth, vura re se shumica e spektatoreve ishin te se
njejtes moshe me babaxhanin qe kisha perkrah dhe po aq te ekzaltuar
sa
ai. Ata i perkisnin brezit qe, te influencuar fuqimisht nga poeti,
mendimtari, kompozitori, dhe kengetari Bob Dylan, protestuan ne menyre
masive ne vitet 60 kunder luftes ne Vietnam dhe klases politike
te
kohes. Ata i perkisnin atij brezi qe vetem dy dekada me vone nxorri
nga
gjiri i tij presidentin e SHBA-se. Nderkohe qe shihja ish-te rinjte
amerikane te brezit te protestes, si rezultat i nje refleksi te krijuar
gjate kohes qe kam jetuar ne SHBA, mendja filloi te bente paralelizma
me
Shqiperine.
Te rinjte ne Shqiperine e sotme,
ashtu si te rinjte amerikane te viteve
60, jane te pakenaqur me klasen politike. Treguesit me te dukshem
te
kesaj pakenaqsie jane emigrimi ne mase dhe pjesmarrja shume e ulet e
tyre ne votime. Te rinjte shqiptare qe sot mbarojne gjimnazet apo
universitetet kane shume pak shprese se klasa politike do te krijoje
kushte te favorshme per zhvillimin e ekonomise dhe krijimin e vendeve
te
reja te punes. Si rezultat, largimi nga Shqiperia perben nje perparesi
per shumicen e tyre. Kur largimi nuk realizohet dot, te rinjte mundohen
te mbijetojne ne Shqiperi, duke e shprehur terthorazi protesten ndaj
klases politike me bojkotimin e zgjedhjeve. Mosvajtja e tyre ne votime,
pervec elementit te protestes, permban edhe racionalen qe i ben shume
shqiptare te tjere te mos votojne mungesa e alternativave. Tek
partia ne fuqi, ata shohin nje konglomerat klanesh te koruptuar qe,
pavaresisht nga rradha e dominimit te klaneve, ka deshmuar se nuk eshte
ne gjendje te krijoje kushtet per nje zhvillim normal te vendit. Tek
partia kryesore opozitare, ata shohin nje piramide monolite te dominuar
absolutisht nga nje udheheqes, i cili, per hir te pushtetit te tij
personal, mund ta sakrifikoje zhvillimin normal te vendit. Ndersa tek
partite e vogla opozitare ata shohin klube politike qe peshojne realisht
ne jeten shqiptare vetem kur makinacionet parlamentare i bejne votat
e
tyre te rendesishme.
Opinioni im eshte se, ne qofte
se presioni i BE-se dhe SHBA-se nuk do
te arrije ta beje klasen politike shqiptare me te pergjegjshme per fatet
e vendit, pakenaqesia e rinise eventualisht do te shnderrohet ne nje
levizje te drejtperdrejte proteste kunder status kuose. Ne fakt,
organizata rinore MJAFT! ka dhene shkendijen e pare te nje
levizje
te tille, por udheheqesit e saj nuk e kane ndoshta karizmen dhe
influencen e duhur per ta shnderruar ate ne nje levizje masive qe do
te
shkundete themelet e klases politike shqiptare. Thene ndryshe,
MJAFT-it i mungon nje Bob Dylan shqiptar. Ne skenen e artit
dhe
letersise se sotme shqiptare eshte veshtire te gjesh nje te ri qe te
luaje ne Shqiperi ate rol qe luajti Bob Dylan-i ne Ameriken e viteve
60. Per te gjetur nje njeri te asaj stature ndoshta duhen hedhur
syte tek moshataret e sotem te Bob Dylan-it.
Nder ta, Ismail Kadare eshte pa
diskutim njeriu me influencial i
letersise dhe artit shqiptar. Duke demostruar hapur pavaresine,
antikonformizmin, dhe pakenaqsine ndaj klases aktuale politike
shqiptare, ai e ka te drejten morale qe te behet mbeshtetes publik i
organizates MJAFT, ose i organizatave te tjera te ngjashme
qe kane
synim te fillojne nje levizje masive proteste kunder status kouse
politike. Ndersa duke qene produkt i kombit te tij dhe duke demonstruar
qe i dhemb shpirti per te, ai ka detyren morale qe ta luaje rolin e
Bob
Dylan-it shqiptar. Ne se ai do ta perdore kapitalin e cmuar qe zoteron
ne opinionin publik per promovimin e nje nje levizje masive rinore,
i
ngelet kohes ta tregoje. Nderkohe, une do te bej tifozllik duke thirrur
Forca Bob Kadare!
Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799

