Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

A DO TA VRASIN MASKAT EDHE DEPUTETIN FADIL GECIN ?

Nga Sefedin Krasniqi

Deputeti Fadil Geci duhet të ketë kujdes. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Berat Lluzha, më 08 maj 2003, në Parlamentin e Kosovës ia ka lexuar aktakuzën dhe ia ka shqiptuar denimin. Ai këtë e ka bërë në emër të PDK-së.

Berat Lluzha, me një zë histerik, duke e shpallur " kriminel " deputetin Fadil Geci në Parlamentin e Kosoves, në emër të PDK-së ka lëshuar fatfanë dhe u bëri me dije maskave në terren se me Fadil Gecin duhet vepruar sukur me gazetarët : Ali Ukaj, Enver Malokun, Xhemail Mustafën, Shefki Popovën, Bekim Kastratin, sikur me oficerët: Ministrin e Mbrojtjes - Ahmet Krasniqin, komandant " Drinin ", kolonel Tahir Zemajn, sikur me ushtarët e Brigadës " Mërgimi ", sikur me Besim Dajakun, Gani Gecin, sikur me deputetin Smajl Hajdarin, sikur me kryetarët e komunave : Ismet Rracin, Ukë Bytyqin dhe veprimtarët dhe anëtarët e LDK-së, Shaban Manajn, Hasan Zemajn, sikur me fëmijtë e tyre dhe gratë shtatzëna të familjes Selimi. Më vjen keq që në këtë moment nuk më kujtohen emrat e të gjithë atyre që këto pesë vite kanë qenë viktima të maskave. Maskat kanë vrarë shumë shqiptarë. As mendja s'po i përthekon!

Edhe pse jemi dëshmitarë të kërcënimeve të liderit të PDK-së ndaj kryetarit të Parlamentit, Nexhat Dacit, që ditën e parë kur u bë konstituimi i këtij parlamenti, pak kush ka besuar se maskat e vogla, që veprojnë në terren nëpër Kosovë, janë të dirigjuara nga maskat e mëdha apo kryemaskat që mrizojnë në Parlamentin e Kosovës. Pasi kryemaskat e PDK-së humbën rastin të bisedojnë me Xhingjiqin, pasi shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Fadmir Limaj, po akuzohet nga Tribunali i Hages për krime ndaj shqiptarëve, pas dështimit, tashpërtash, të rrëzimit të qeverisë së Kosovës dhe pas dështimit total të " Moratoriumit " të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, maskat tash kanë filluar të provojnë ta shkatërrojnë Parlemntin e Kosovës. Por, për një ndërmarrje të këtillë atyre u duhen viktima. Si gjithnjë viktimat i gjejnë lehtë. Ato janë në radhët e LDK-së, apo simpatizantëve të saj. Kësaj radhe kishin vendosur ta zgjedhin deputetin nga Skënderaj, Fadil Gecin, sepse ky para disa javësh tregoi cilat kryemaska fshihen në Parlamentin e Kosovës e që gjinden në listën e Tribunalit të Hagës. Prej atij momenti të gjithë e kanë pasur të qartë se Fadil Geci do ta ketë vështirë t'iu rezistojë provokimeve, apo t'i shpëtojë edhe më të keqes. Të mësuara që të provokojnë, të rrahin e të vrasin shqiptarë nëpër Kosovë dhe në fund t'i vajtojnë nëpër gazeta e sidomos në RTK, maskat kësaj radhe ia kishin mësyer, pra, deputetit Fadil Geci. Në përpjekje, kësaj radhe, veç për ta rrahur, sipas një komunikate të lëshuar nga familja Geci e Llaushës, për mjetet e infromimit, deputeti Fadil Geci paska rezistuar në vetëmbrojtje.

Rrahje ka pasur në shumë parlamente të shteteve të botës, madje edhe të atyre më demokratike. Por rrahjet në Parlamentin e Kosovës mund të kenë përfundime tragjike. Kush garanton që maskat, fatfanë e shqiptuar nga Berat Lluzha, të lëshuar në emër të PDK-së nuk do ta çojnë deri në fund ? Apo më thjeshtë, kush garanton se maskat nuk do ta vrasin edhe Fadil Gecin?


Nëse maskat e vrasin deputetin Fadil Geci, përveç në Drenicë ato duhet të kërkuar edhe më gjerë. Duhet kërkuar llogari më së pari spikerit me zërin histerik të PDK-së që ia ka lexuar dhe shqiptuar dënimin, siç duhet kërkuar llogari edhe atyre që e kanë përpiluar sentencën në emër të Kryesisë së PDK-së kundër Fadil Gecit.

Poqëse Lidhja Demokratike e Kosovës lejon t'i vritet edhe deputeti Fadil Geci pak kush ka të drejtë t'u shkojë në të pame vëllezërve Geci nga Llausha. Lidhja Demokratike e Kosovës në vend të distancimit nga deputeti Fadil Geci, siç ka kërkuar zëri histerik në emër të PDK-së, përkundrazi, ajo duhet me guxim t'i gjindet afër deputetit të vet. Në vend se t'ia ndalojnë hyrjen në Parlamentin e Kosovës, duhet t'i sigurojnë truprojë. Kryeparlamentari Nexhat Daci ka reaguar mirë kur kërkoi që denimi i PDK-së mos të përfshihet në procesvërbal.

Sidoqoftë, le të dihet dhe të kuptohet seriozisht se Fadil Geci, deputet i Parlamentit të Kosovës nga radhët e LDK-së, është në rrezik nga maskat dhe derivatet nanoiste të Kosovës sikur që ishte në rrezik deri në vrasje deputeti i PD të Shqipërisë Azem Hajdari.

Sefedin Krasniqi

 


Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull


Na mbėshtesni dhe Ju !

 
© albemigrant.com 2003