SHQIPJA,
GJUHA QË LINDI GJUHËT INDOEUROPIANE
Nga Teuta Llalla
Nga pellazgjishtia në ilirishte
dhe pastaj në shqipe u shtrashëgua dhe u ruajt gjuha më
e vjetër e Europës. Nga shumë historianë të
huaj dhe shqiptar ehte thene se mund të jenë gjuha latine
dhe gjuha greke!? Kjo nuk është e vërtet sepse është
vërtetuar me argumenta të forta se gjuha shqipe është
gjuha mëmë indoevropiane dhe në ndihmë për
të vërtetuar vjetërsinë e gjuhës dhe historisë
vijne shkencat e gjuhesise dhe arkeologjise.
Po pse nuk u shkruajt gjuha shqipe
ashtu si latinishtja dhe greqishtja? Edhe kjo nuk eshte e vertete, sepse
ka dokumenta te shkruajtura te mbetura nga djegjet porse nuk jane zbuluar
akoma dhe se gjuha shqipe eshte shkruajtur edhe me germat "latine"
edhe ato "greke". Në lashtësi letrarëve dhe
klerikëve u interesonte latinishtja dhe greqishtja sepse ato ishin
gjuhët adminsitrative apo zyrtare. Kështu që dijetarët
e lashtë grekë dhe romakë shkruajtën për ato
ngjarje të kohës që ata mund t'i vërtetonin dhe
t'i ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.
Shkencëtarët e gjuhës
na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve,
sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë
të shkruar që nga fillesat e saj më të herëshme
dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me
burimin familjar të përbashkët. Pra gjuha njihet si një
nga tiparet etnike themelore të një populli. Fjala ''Gjuhësi''
është përkufizuar si studim i ligjërrimit njerzor.
Pjesë të rëndësishme të një studimi gjuhësor
janë: klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur,
fjalë formimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën,
kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e
duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes
së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi
dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transmetimi
i fjalës nga një gjuhë në tjetrën. Në
këtë drejtim, studimi historik i një gjuhe në proçesin
e ndryshimit nëpër vite e zgjidh arkeologjia duke hedhur dritë
mbi një kulturë parahistorike.
Ashtu si në arkeologji edhe
në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morrën
të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarve u duhet
të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm që nuk e linin
të diturohej. Në shekujt XIX dhe XX shkenca e gjuhësisë
krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin
origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët
e tjera indoeuropjane. Shkencëtare qe bene emër ne këtë
drejtim permenden:
Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte
filolog dhe deklaroi se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja.
Hans Tunman 1746-1778, historian
suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë,
ishte albanologji i parë që studioi shkencërisht origjininën
e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në
burrimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhësh
sllav-grek-shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.
Hans Tunman arriti në përfundimin
se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë
së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan
nga dyndjet e mëvonshme.
Johan Fon Han 1811-1869, austriak
i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut,
i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe
më vonë si nënkonsull në Janinë, Johani iu
fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin
gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin. Botoi tre vëllime
'Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë'
dhe nxorri përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja
nga pellazgjishtja.
Franc Bop 1791-1867, profesor
i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë
së krahasuar historike indoeuropjane. Botoi në vitin 1854
veprën e tij dhe nxorri përfundimin se shqipja bënë
pjesë në familjen indoeuropjane dhe është gjuhë
e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.
Dhimitër Kamarda filolog
italian me origjinë shqiptare botoi veprën 'Një ese e
gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe' më 1864, vërtetoi
me dokumenta lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një
gjuhë ndër më të vjetra në botë.
Gustav Majer 1850-1900, profesor
austriak në Universitetin e Gracit, antar i akademisë së
shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën
e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin
'Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve
indoeuropjane' në vitin 1883, që më vonë u pasua
me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë,
përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve
në Itali dhe Greqi.
Eduard Shnajder një studiues
francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës,
shtoi në librin e tij për 'Pellazgjët dhe pasardhësit
e tyre' më 1894 një leksion i hollësishëm teknik,
ku gjuha shqipe paraqitet si 'tingëllimi më i pastër
e më besnik i gjuhës pellazgje'.
Holder Pedersen 1867-1953, danez
i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese
indoeuropjane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet
me rradhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën
shqipe, duke dhënë analiza të vleshme. Gjithashtu mblodhi
e botoi folklorin shqiptar.
Norbert Jokli 1887-1942, gjuhëtar
austriak me origjinë gjermano-çifute, biblotekar në
Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve
të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë
botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve
shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqëndrimi
nazist e privoi Shqipninë nga shërbimet e këtij studiuesi
të madh.
Zef Skiroi 1865-1927, filolog
i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe
danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologjët më
të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorrën në dritë
librin e tij ''Gjuha shqipe'' në Romë më 1932.
Mbas studimeve të shkencëtarëve
të huaj rreth gjuhës dhe historis të shqiptarëve
dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim
të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin Çekrezi,
Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem Çabej, Androkli
Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi, etj.
Kështu mbas shumë studimesh
duke u bindur mbi një varg argumentesh, shkencëtarë apo
gjuhëtarë të huaj dhe shqiptarë nxorrën përfundimin
se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga
ilirët dhe ilirët nga pellazgët parahistorik. Në
krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së
vjetër, është vërtetuar se shqipja si gjuhë
është formuar më herët se këto të dy gjuhë
të vjetra. Nje vertetim i pamohushem per vjetersin e gjuhes shqipe
jane emertimet e qyteteve, maleve dhe lumenjeve qe jane trasheguar deri
me sot duke iu qendruar edhe pushtimeve te gjata nga popujt e tjere,
si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURR?S,
MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj. Trashegiminë
nga pellazgjishtja ne ilirishte dhe me pas ne shqipe e kemi dhe nga
emrat e vjeter qe jane edhe sot tek emertimi i njerezve si; HEKTOR,
ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Te tilla emra
jane mbi 800, qe ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.
Po t'i hedhim një vështrim
të shpejtë hartës të Europës, do të vëmë
re se shumë qytete dhe krahina kanë emërtime të
kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën
shqipe si per shembull:
Toskana në Itali qe e ka
marrë këtë emër prej banorëve të saj,
se ata ishin toskë te njejte me ato të Shqipërisë.
Brindizi lexohet ne shqip: bri
ndezur.
Kryeqyteti i Francës Parisi
është në shqip: i pari ose si i pari.
Marrsiella, qytet i Francës
e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në
lashtësi sepse ai ka qenë dhe eshte qytet bregdetar tregëtar,
pra marr dhe sjell.
Po të vërejmë emërtimet
e qyteteve të lashta greke edhe keta kanë emra të kuptimit
shqiptar, per shembull, Athina - a thënë, Edessa - e desha,
Thiva - theva.
Po ashtu Homeri rrjedh nga fjalë
shqipe, duke patur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgjikët
i vunë emrin i Mjerë, Homer. Veprat e tij Iliada dhe Odisea
(Udhë sheh) janë legjenda pellazgje ose shqiptare, që
u shkruajtën nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan
nga shkruesit e mëvonshëm bizantine. Tek Iliada, të gjithë
kryetarët e fiseve, pjesmarrës në betejën e Trojës
dhe vendet nga vinin kanë emra të kuptimit në shqip,
per shembull:
Mikena - mik kena/kemi, mbret ishte Agamenoni..
Menelao - mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai
i Agamemnonit.
Mirmidonët - mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin,
që do të thotë-aq i lehtë.
Elena - e lanë mend.
Priami - i parë jam ose prij jam, mbreti i Trojës.
Paridi - i pari që di, etj.
Në të gjitha kohërat
bizantinët kanë pasur maninë për të përshtatur
fjalet jo-greke në fjale greke. Kjo mënyrë veprimi ka
ndryshuar deridiku dhe mënyrën e shqiptimit të fjaleve
ose emrave. Megjithatë, po te shohim perendite e lashta te Olimpit
ku besonin greket ne lashtesi, do verejme se ato perendi lexohen apo
kuptohen vetem ne gjuhen shqipe si pershembul: Zeus - Zë, eshte
perendia me e fuqishme qe kishte per grua perendin Hera - Era. Perendia
tjeter Letos - Leton. Zeusi me vone u martua me perendeshen Mentis -
mend dhe linden Athinane. Marsi, ishte perendia e luftes dhe shume here
nxiste grindje midis njerezve prandaj e pat marre emrin nga shqipja
''i marrë''. Perendia Apollon mendoj se e ka marre kete emer nga
shqipja, apo-loni, dhe vertet Apolloni ishte perendi i muzikes, poezise
dhe harqeve, dhe çfar bente Apolloni! Luante muzik, i ndryshonte
drejtimin shigjetave. Loja me e dashur per te luajtur per femijet ishte
shigjeta. Perendia e detit quhej Tetis, qe shume lehte ne shqipe T zevendesohet
me D.
Po të shohim ditës e
javës në gjuhën shqipe vërejmë se kanë
një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive
ku besonin pellazgjët. E Diela, është dita që përfaqson
Diellin ngaqë e Diela është dita më me shumë
diell. E Hëna përfaqson Hënën. E Marta është
dita e Marsit dhe quhet si ditë e marrë. E Mërkura është
dita e Mërkurit. E Enjta nuk është zbuluar akoma. E Premtja
është dita e zezë, të pren, e prenë. E Shtuna
përfaqson Saturnin.
Nderkohë, grekët bizantinë
ditët e javës i emërtojnë keshtu: e diela përfaqson
Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi,
e mërkura, është katra, e enjtia, është e pesta,
e premtja, është dita e shën Mërisë, te shtunën
e kanë marë nga hebrejtë.
Siç shihet shqiparët
emërtimin e ditëve të javës e kanë më
të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët
janë më të vjetër si popull në Ballkan. Edhe
betimin pellazgjët e bënin për kokën e nënës,
babait, ashtu si betohen dhe shqipëtarët sot, për kokën
e nënës dhe të babait. Pellazgjët me zakonet, muzikën,
veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i
kanë qëndruar kohës në tokat e tyre.
Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin
rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregëtar
dhe fetar me shqiptarët. Më vonë udhëtarë europianë,
dijetar, aventurier shkruajtën për ashpërsinë malore
të vendit, për luftëtarët krenarë apo për
veshjet karakteristike. Uliam Shekspir nuk e pat vizituar kurrë
Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ''Nata e Dymbëdhjetë''
në Iliri, pra në Shqipëri. Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar
dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante
nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar
dhe do ta vishte; fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua
nga grekërit dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek (!?)
Përrallat, legjendat dhe
trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia
e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipërisë
me titull ''FLORANT AT LAURA'' do të shkruej në gjuhën
tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy. Legjenda e heroit kombëtar
Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën
e Leongfellout me titull ''Përrallat e hanit buzë rrugës''.
Në përfundim duhet theksuar
se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli
shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të
Ilirve dhe Pellazgjikëve, dhe fillesave indoeuropjane. Kjo e bën
edhe më të qartë arsyjen përse populli shqiptar
i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe
kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i
ynë është pushtuar shpesh nga grekërit, romakët,
sllavët dhe turqit, edhe ndonëse shpesh kemi përdorur
gjuhëra tregëtie, të ardhura nga larg, njerzit që
sot njihen si shqiptarë kanë ruajtur me vendosmëri e
sukses, zakonet, traditat dhe dallimin tonë të lashtë
Ilir e Pellazgjik. Por që të ruhen edhe në të ardhmen
duhet që shqiptarët të kujdesen sa me shume për
zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë
institucione, universitete të tyre kombëtare dhe t'i ruajnë
me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.
Për këtë studim u shfrytëzuan libri ''Enigma'' i
autorit francez Robert D'Angly; libri i autorit amerikan Edvin E. Zhak
''Shqiptarët''; librat e autorit arvanitas Aristidh Kolia ''Arvanitët
dhe preardhja e grekëve'' dhe ''Gjuha e Zotit''; revista ''Ekskluzive''
botim i Prishtinës; libri ''Iliada'' i autorit Homeri; biblioteka
e at Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare ''Lidhja''
1980-2003, organ i ''Lidhjes së Arbëreshëve të Italis
së Jugut''.

