Gjyqet
per shpifje dhe debati publik
Nga Eduard Zaloshnja
Liria e fjales eshte e nje rendesie
themelore per mbarevajtjen e
shteteve demokratike sepse ajo i jep mundesine individeve dhe shoqatave
apo partive te krjuara prej tyre qe te kritikojne qeverine ne fuqi dhe
qe te ofrojne alternativa me te mira qeverisje. Por, ashtu si lirite
e
tjera qe gezojne individet ne nje shoqeri te lire dhe demokratike, edhe
liria e fjales nuk eshte absolute. Ne nje shoqeri te tille, liria e
cdo
individi mbaron aty ku fjalet apo veprat e tij demtojne pa te drejte
nje
individ tjeter, nje grup individesh, ose shoqerine ne teresi. P.sh.
e
drejta per te levizur lirisht ka kufizimet e saj - po te shtypesh nje
njeri me veturen qe po e nget ne menyre te papergjegjshme rrezikon qe
liria e levizjes te te reduktohet per disa vite ne lirine per te
shetitur vetem brenda mureve te burgut. Ne te njejten menyre, e drejta
per aktivitet ekonomik privat ka kufizimet e saj - ne qofte se nje
kompani shet produkte qe shkaktojne semundjen ose vdekjen e bleresve,
pronaret e saj mund te perfundojne ose ne burg ose ne permbarim, ose
ne te dyja.
Duke u kthyer tek e liria e fjales,
ne te gjitha shtetet demokratike pa
perjashtim, ajo kufizohet ne rastet kur nje individ, organizate,
institucion, apo zyre qeveritare demton reputacionin e dikujt nepermjet
nje shpifje publike. Ne raste te tilla, ligjet e shteteve demokratike
e
mbrojne ate qe eshte ofenduar kur ai/ajo eshte ne gjendje te provoje
se
i eshte shkaktuar dem moral ose material nga deklarimi publik, dhe se
deklarimi eshte i pavertete. Edhe ligjet shqiptare ia sigurojne nje
mbrojtje te tille personave qe ofendohen pa te drejte publikisht duke
parashikuar gjoba te renda per ofenduesit. Madje ligjet shqiptare e
teprojne me mbrojtjen ndaj shpifjeve publike kur parashikojne edhe
burgim ne rastet e ofendimit te nje personi per shkak te pozites zyrtare
qe ai/ajo mban. Por pavarsisht nga ekzistenca e ketyre mekanizmave
kufizues, ne 12 vjetet e demokracise shqiptare, me lirine e fjales kane
abuzuar jo pak politikanet si dhe disa nga gazetaret tane.
Per nje njeri qe ka ndjekur mediat
shqiptare ne 12 vjetet e fundit, nuk
eshte e veshtire te katalogoje me qindra e qindra raste kur akuza shume
te renda publike jane bere nderkohe qe faktet per te mbeshtetur akuzat
ose nuk ekzistojne ose jane shume te terthorta. Shembulli me i
dokumentuar i nje akuze te pabaze eshte akuza shume e rende qe i beri
S. Berisha F. Nanos ne lidhje me vrasjen e A. Hajdarit. Duke pretenduar
se kishte informacion shume te sigurte dhe te besueshem, Berisha e quajti
Nanon urdheruesin dhe organizuesin e vrasjes ne kohen qe ajo ndodhi.
Disa vite me vone, ai deklaroi se, nga informacioni qe kishte, dilte
qe
Nano nuk kishte pasur gisht ne vrasje. Kjo deklarate e dyte te le te
kuptosh se akuza fillestare e Berishes ose ishte bazuar ne fakte
krejtesisht te terthorta ose thjesht ne hamendje. Si rezultat, ne qofte
se Nano do te kishte bere nje padi civile per shpifje publike, Berisha
do ta kishte patur shume te veshtire te provonte se akuza e tij ishte
e
vertete.
Fakti qe ne vijme nga nje regjim
diktatorial, i cili nuk lejonte as
kritiken me te vogel publike ndaj pushtetareve, ka ndikuar ne keto 12
vjet qe te ofenduarit e pushtetshem te tregohen relativisht te
permbajtur ne perdorimin e mekanizmave ligjore per ndeshkimin e
shpifjeve publike. Kjo gje ka inkurajuar perdorimin e shfrenuar te
akuzave shume te renda, te cilat leshohen pa teklif ne parlament,
televizion, dhe gazeta. Sidoqofte, kjo situate duket se po ndryshon
kohet e fundit. Zhvillimi i disa gjyqeve per shpifje po krijon
precedentin e ndeshkimit ndaj atyre qe ofendojne publikisht
kundershtaret e tyre nepermjet akuzave te pabazuara ne fakte bindese.
I
perdorur me mase nga te ofenduarit dhe i ekzekutuar me paanshmeri nga
drejtesia, mekanizmi i padive civile per shpifje mund te behet nje
faktor i rendesishem per civilizimin e debatit publik ne Shqiperi. Kjo
sepse, kur padite perfundojne me detyrymin qe shpifesit publike te
paguajne demshperblime te kripura, ky mekanizem sherben si nje zile
paralajmeruese per ata politikane apo gazetare qe iu vjen per mbare
ta
quajne dike fajtor edhe kur e vetmja baze per akuzen eshte thashethemja,
hamendja, ose thjesht opinioni i tyre personal.
Ne nje atmosfere te tille, sulmet
me epitete si "Kryelavatricja e
parave te pista" dhe "Kryemafiozi i Ballkanit" qe perdoren
nga
titullaret e PD-se per Edi Ramen mund te shnderrohen ne nje sulm me
te
civilizuar te tipit "Edi Rama ka patur rezultate ne punen e tij
si
kryetar bashkie, por nga informacionet qe disponojme, kemi aresye te
mendojme se ai po ndihmon firma te dyshimta mafioze te pastrojne para
te pista, se ai ka shperdoruar fonde publike, se ai po monopolizon
pushtetin ne qytetin e Tiranes, etj." Pervec percimit te mesazhit
se
civiliteti po ze vend ne debatet publike, nje sulm i tille ka
potencialin te terheqe vemendjen e atyre votuesve qe mendojne se Edi
Rama ka punuar mire, por qe nuk jane te sigurte ne se ai eshte
krejtesisht i paster.
Nderkohe qe mekanizmi i padive
civile per shpifje ka potencialin te
civilizoje debatet e ashpra publike shqiptare, ai permban edhe rrezikun
e kufizimit te padrejte te fjales se lire. Favorizimi i pushtetareve
nga gjykatesit e ceshtjeve te tilla perben rrezikun me te madh per
fjalen e lire ne shoqerite pas-diktatoriale. Ne shoqeri te tilla
gjykatesve iu duhet nje kohe e gjate te mesohen me ndarjen e pushteteve
qe garantojne kushtetutat e shteteve demokratike. Ngelet te shihet ne
se 12 vjetet e kaluar qe nga koha kur diktatura u rrezua ne Shqiperi
kane qene te mjaftueshem per te krijuar bindjen tek gjykatesit se te
gjithe politikanet, si ata qe sot jane ne fuqi edhe ata qe do ta marrin
neser pushtetin, jane te barabrte perpara ligjit.
Pervec rrezikut te kufizimit te
padrejte te fjales se lire, mekanizmi i
padive civile per shpifje permban edhe nje rrezik tjeter me te vogel,
por sidoqofte te rendesishem per zhvillimin e demokracise shqiptare.
Perdorimi vend e pa vend i ketij mekanizmi ligjor mund ta shnderroje
ate
ne nje cirk politik qe e zbeh vleren parandaluese te tij. P.sh., kur
zonja Nano deshte te hapte nje padi civile kunder F. Lubonjes per nje
opinion qe kishte shprehur ai, ajo rrezikonte te bente qesharake si
veten ashtu edhe procesin gjyqesor. Kjo sepse, sado i gabuar mund te
jete nje opinion, autori i tij ka te drejte ta shprehe ate per sa kohe
qe e drejta e fjales i garantohet nga kushtetuta. Ne menyre te
ngjashme, kercenimi qe ministrja e kultures i beri ditet e fundit
gazetes "Korrieri" per hapjen e nje procesi gjyqsor rrezikon
qe t'i
ktheje ne qesharake ceshtjet gjyqesore qe trajtojne kufizimet e lirise
se fjales. Ankesa e ministres Dade bazohet ne faktin se "Korrieri"
botoi ne faqe te pare lajmin per nje akuze te PD-se ndaj saj, dhe ne
faqe te peste lajmin rreth kunderpergjigjes zyrtare te ministrise se
kultures. Nderkohe qe gazeta "Korrieri" do te bente mire t'i
kombinonte
te dy lajmet ne nje te vetem (kjo vrejtje vlen edhe per te gjitha
gazetat e tjera shqiptare), eshte veshtire te kuptosh pse redaksia e
saj
duhet te paditet.
Duke shpresuar se ata qe do te
padisin per shpifje publike ne te
ardhmen nuk do te bien ne nivelin e Zj. Nano dhe Zj. Dade, dhe se
gjykatesit do te kene kurajon dhe aftesine per te gjykuar me drejtesi
e
paanesi, shqiptaret mund te presin vetem civilizim te debatit publik
nga
gjyqet per shpifje. Si per shume shpresa te shqiptareve, autori i
ketyre rreshtave uron qe edhe shpresat ne lidhje me debatin publik te
mos mbeten te parealizuara.
Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799
(botuar te "Korrieri"
dhe Illyria")

