Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

 

  • Klubi albemigrant (së shpejti...)
  • Arshiv

Rruges se mergimit djemte po puthen me morden

Nga Lek Gjoka

Shtriva ndienjat shpirterore ne oqeanin e shpreses
dhe me grushta merzije gjueja miljet e harreses
Eshte nate e lare me nje nate qe jep shpirt
por qe edhe dites fytyrqeshur ia hedh konopin ne fyt!

Te gjithe mungojne ne kete planet mungesash
te gjithe heshtin edhe kur nxitimthi rrokullisin kthesat
Por shikoj nje diell te trishte qe te vrase pak trishtimin
e te ngrohe pak gjakun dhe te trese idhnimin !..

Dhe nisem me naten e lare me nje nate qe jep shpirt
drejt Shqiperise qe verdhsia e syve me keputi ne shpirt
Çfarë ke Shqipni i tham ne te qare ?
ka 500 vjet qe deshen me te hedh ne varre
ke 500 vjet qe me morden je takur
dhe 50 vjet komunizem qe bota desh te ka harruar

Jo ma kthen nana shume e perlotur
rruges se mergimit djemte po puthen me morden
dhe po me rriten ore e çast jetimat
e nga dhimbjet bjeshkes se loteve po iu shperthejne gurgullimat !

Ktheji syte nga Joni shikoje Otranten
e nanes i shperthejne lote qe iu mbuluan me gjamen
kur shikon femite qe me morden po qeshin
e shtrinje doren qe ne preher te mordes gjithmone te mos mbesin
( askush siu merr doren e n'prehen te saj per jete te jetes mbesin!..)

E ne hotelet ma te mira te botes se kurvnise
leshohen plot epshe te ''mençurit'' e Shqipnise
me dollare e ari iu stolisin bythoret
e ne krevata dashnie i ndrrojne nevojtoret
E per pak pare qe ato fitojne
dhe gruen e vet ne krevat te tjetrit e çojnë
Nuk pyesin per fytyre e as per nder
nuk pyesin se nata ka sy e dita nuk ashte terr
Nuk pyesin valle kush jane e çfare kane ne shpine
nuk pyesin se ne varr po e shtinje Shqipnine

Hejjj zgjohuni o ju nipat e Kastriotit
largoni kopilat qe nga dita e sotit
qe Shqipnine tone kete Nane shekullore
t'mos e lam qe gjithmone t'na e marre mordja per dore
t'mos e lam qe gjithmone tuj kja e tuj gjemue
e fmite e saj ne det mordja me i mbarue !..

Lek Gjoka janar 2004 Florida

 


Na shkruani printo artikullin dėrgo kėtė artikull


Na mbėshtesni dhe Ju !

 
© albemigrant.com 2003