Disa
mendime te mijat per Pamvarsine e Kosoves
Nga Agim Baçelli
Ky diskutim është bërë
në listën Alb-Shkenca
Ndoqa me vemendje diskutimet per
Kosoven dhe pashe se dikush me padurim e mbylli kete diskutim qe per
mua eshte primar. Shkenca nuk eshte vetem ajo qe ben zbulime dhe qe
tregon rezultatet e harritura, por edhe ajo qe na meson si te bejme
ne rradhe te pare Shqiperine e pabere, si te bashkohemi dhe realizojme
enderrat tona shekullore duke flakur sundimin dhe perdhunimin barbar.
Nje komb pa qene i lire s'mund do te beje dot shkence te vertete. Duke
menduare keshtu, une ju ktheva kesaj teme me disa mendime te mijat si
kunderpergjegje e mendimeve te disa anetareve qe parashtrojne rruge
dhe mendime utopike por qe jane shume te lehta per tu bere !
Rruga me e mire eshte ajo me e veshtira, eshte pergjegja ime.
Disa mendime te mijat per Pamvarsine e Kosoves
Suksesi me i madh njerzve ne shkelqimin e tyre nuk arrihet vetem duke
patur disa talente te reja ose shanse me i paraqit ato, por ne aftesine
se si i zhvillojne ne dobi te tyre dhe te tere shoqerise keto talente
dhe shanaset qe kane ne dore, shansi me i mire jepet vetem nje here.
Injorimi ose mos shfrytezimi i tyre si duhet ne kohen e pershtateshme,
tregon nje papjekuri intelektuale dhe boshllek te madh shpirteror te
cilen fatkeqesisht po e vuajme ne shqiptaret si dje dhe sot.
Une kam mendimin qe njeriu per te braktisur kete boshllek te madh shpirteror,
duhet qe te cliroje veht-vehten nga metastazat e inferioritetit,plogeshtise,frikes,pasivitetit
dhe te qenit yes-man dhe duke rritur kurajon. Kurajua vjen vetem atehere
kur ti zbulon te gjitha cilesiste e tua te mira dhe kur ti mendon qe
jeta jepet vetem nje here dhe per kete ajo duhet jetuare plotesisht,
por nje jete e plote eshte vetem atehere kur ke guximin te jetosh i
pavarur dhe ne liri te plote. (Duhet patur parasysh se nuk eshte liri
ajo qe prek lirine e tjetrit.) Fatkeqesisht, kjo gje, clirimi i veht-vehtes
nuk eshte arritur tek te gjithe shqiptaret qe ata te jene ne gjendje
te clirojne gjithe Shqiperine.
Sot Kosova eshte ne nje fare menyre e varur dhe e pavarur.Te mos shikojme
enderra me sy hapur e te themi se dalja e te tjereve nga Kosova do te
behet pasi ata ti kene dhuruare Pavarsine Kosoves! Eshte e rende te
thuhet e verteta por ajo duhet thene qe shqiptaret te mos flene gjume
se punet e tyre do ti zgjidhe bota! Shikoni OKB-ne sot dhe Keshillin
e Larte te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. (Keshilli i Sigurimit
te OKB ka 15 anetare - pese te perhershem: Anglia,Franca,Kina,Rusia
dhe SHBA. Dhjete anetare qe zgjidhen ne c'do dy vjet, sot jane: Algjeria,
Angola, Benini, Brazili, Filipinet,Gjermania, Kili, Pakistani,Rumania
dhe Spanja .) As edhe nje anetar nuk eshte per pavarsine e Kosoves,
atehere si do te vije kjo pamvarsi? Edhe Amerika po u dorzohet europianeve
dhe Rusise per kete problem! Do te vije nga referendumi i trete per
pamvarsi i kosovareve? Referendumet nuk sjellin kurre Lirine dhe Pamvarsine
e nje kobi, sigurisht ato kane vlerat e tyre sepse tregojne aspiraten
e nje kombi por qe te vije Liria dhe Pamvarsia duhen zgjedhur rruget
e drejta qe te shpiene atje dhe keto rruge duhet te diskutohen sot kudo
ku ka shqiptare dhe vencanrisht ne kete forum shkencor me intelektuale
shqiptare te zot. Rruget per ta arritur ate gje jane te shumta dhe te
shumellojta. Gjithesecili ka menyrat e veta te shtrimit te taktikave
per te arritur ate strategji qe na e do zemra. Une mendoj se nje nga
rruget kryesore qe do te shpinte ne pamvarsine e Kosoves dhe qe ja vlen
te diskutohet, eshte:
1)Ajo e kontakteve tona te drejteperdrejta me perfaqeuesit e 15 shteteve
ne Keshillin e Larte te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe me gjere
e jo 'dergimi i letrave' njerezve qe kane hapset e kashtes ne xhep sic
propozon dikush.
Takimi midis personaliteteve eshte si kontakti i substancave kimike;
nese ato jane te zgjedhura me kujdes qe te japin reaksionin e duhur,
atehere ne kete rast, qe te dy palet nen veprimin e zberthimit kimik,
do te transformohen duke i dhene dhe i marre njerit-jetrit. Vetem keshtu
ne do te sigurojme perkrahjen e duhur dhe sa me shume kontakte te sukseseshme
te bejme aq me e sigurte do te jete ajo qe ne deshirojme; pamvarsia
e Kosoves dhe me pas bashkimi i saj me trungun e vet.
Shembullin me te mire ne kete rast ne e kemi takimin e famshem te Fan
Nolit me President Wilson. Ishte 4 Korrik i vitit 1918,dita e Independences
Amerikane. President Woodrow Wilson ftoi perfaqesuesit e vendeve te
roberuara ne nje peligrinazh ne "Mount Vernon." (Vend historik
ku ndodhen eshtrat e Presidentit te Pare te Amerikes;George Washington.)
Vatra caktoi FAN STILIAN NOLIN perfaqesues. Zgjedhja qe e perkryere.FAN
STILIAN NOLI qe mendonte dite e nate per memedheun e vet e shfytezoi
me mjaft talent kete shans historik duke takuare dy here radhasi Presidentin
e Amerikes dhe duke ju lutur atij me fjale teper prekese te shpetonte
Shqiperine. Nga ai takim ne kemi sot kete cope Shqiperi te pa coptuare
me tej.
Qe keto takime te jene te sukseseshme duhen pergatitur njerzit tane
me te mire urgjentisht dhe pa asnje vonese.Te gjithe ata qe i thone
vehtes shqiptare dhe qe duane vendin e tyre te veprojne menjehere aq
sa munden ne kete drejtim, pa e lene te sotmen per neser sic e ka zakon
ndonje shqiptar.
2) Rruga tjeter, (kjo eshte rruga me e gjate por me e sigurte jo vetem
per clirimin e Kosoves por e tere Shqiperise) eshte ajo e nxitjes, mbeshtetjes
financiare dhe e cfardo lloj mbeshtetje tjeter, studenteve te shkelqyere
shqiptare.
Te krijojme nje elite intelekualesh shqiptare per sot dhe per neser
me dije nga me bashkekohoret dhe te afte te drejtoje punet e kombit
shqiptar ne c'do situate e kohe qe vjen. Kjo gje te mos pritet te behet
nga Shteti Shqiptar i Kosoves qe sot eshte nje shtet formal dhe as nga
Shteti Shqiptar i Shqiperise qe per mua eshte nje shtet hajdutesh, por
kjo te behet nga komunitetet shqiptare ne mergim dhe sidomos ai shqiptaro-amerikan
dhe nga pasaniket shqiptare ne Kosove e Shqiperi.Le te kemi edhe neve
fjala vjen kongresmenin shqiptaro-amerikan ne Kongresin Amerikan.
Kam vene re qe shume afarsite e hapin kuleten per aktivitete artistike,
kulturore e sportive, mire bejne, por nuk di asnje rast qe kuleta te
hapet per djemte dhe vajzat shqiptare,studente te shkelyqere qe me aq
sa une kam vene re, jane nga me te miret ne bote. Pergatitja e nje mase
te madhe ne shkollat me ne ze te botes te ketyre te rinjeve shqiptare
do bente te mundur qe "substanca kimike" qe do te zgjedhim
per kontaktet me personalitetet boterore, do te jepte ate siguri e "bashkeveprimin
kimik" aq te favorshem te ceshtjes sone kombetare.
Mos mendoni se problemi ne fjale do te zgjidhet brenda 4-5 viteve te
ardheshme. Jo. Problemi i Kosoves, une mendoj se eshte lene qellimisht
i pa zgjedhur derisa te behet futja e Jugosllavise ne Europe dhe kjo,
sipas "miqeve" te shqiptareve do te sillte edhe zgjidhjen
e Kosoves duke e patur ate brenda territorit te saj!!! Bile me kete
mendje po ecin edhe shume politikane sharlatane shqiptare ne Kosove
e ne Shqiperi.Une ne kete rast do t'ju kujtoj nje thenie te mocme shqiptare
qe ja vlen te permendet; kur dikush te kujton se nuk te duhet me pushka,
shko me vrap dhe blije nje.
3) Krijimi i nje institucioni te paster vullnetar per mbledhjen dhe
adminstrimin e parave per Pamvarsine e Kosoves se pa para s'mund te
behet asgje.
Ketu duhet te zgjidhet kuleta pa asnje medyshje se parate e derdhura
sot per pamvarsine e Kosoves do te na kthehen neser ne sigurimin e garantimin
e qete te pasurise sone ne Shqiperine e Bashkuare.
Ti kthehemi edhe njehere asaj fushate te shqiptareve te Amerikes si
ne kohen e Nolit te Madh me parrullen e famshme:
"Jepni per Nenen!"
..............................
Thone se historia nuk perseritet kurre dyehere por kjo nuk eshte e vertete
pasi ne Kosove dhe Shqiperi eshte perseritur me dhjetra here, sa here
qe shqiptaret kane kerkuare ne menyre paqesore qe te rrojne me te lire,
menjehere dhe ne menyre brutale ne drejtim te tyre eshte turrur ushtria
e policia serbe, greke,... per ti frikesuare, rrahur, vrare, burgosur
dhe perzene nga vatrat e tyre dhe kjo jo vetem per gabimin e vete kosovareve
ose çameve (epirotasve) por te te gjithe shqiptareve paqedashes.
Nje komb duhet te jete paqesor derisa te jete i lire ne shtepine e vet,
perndryshe pacifizmi skllaverues nuk eshte kurre paqe sic mundohen te
na i mbushin mendjen ne shqiptareve, ata qe jane shkaktare te kesaj
fatkeqesie kombetare. Shqiptaret qe mbeshtetin teorine pacifiste europiane,
jane gjithemone ata qe kane zene (me ndihmen e pushtuese dhe europianeve)
nga nje qoshe te rehateshme dhe nje salltanet miklues per rreth tyre.
Fatkeqesisht ne i mbeshtesim keta bythe-pambuker se nuk dumame lufte
dhe per fat te keq dhe pa e kuptuare, atehere na vjen lufta shfarrosese.
Ne keto momente, kur pothuaj e gjithe bota ka shkuare drejt identifikimit
kombetar, ne shqiptaret ndodhemi ne udhekryqin e madh, ku kater rruget
qe kemi para na shpjene ne kater destinacione te kunderta...te panjohura.
Detyra e intelektualeve shqiptare sot eshte qe tu shpejgohet bukur se
ç'jane keto kater rruge dhe ku te shpjene ato. Tu thuhet qe rruga
me simbole dhe cirilike nuk eshte rruga jone. Ne le te vdesim dhe ne
ate rruge te mos shkojme kurre! Rruga qe s'ka asnje shenje, nuk e dime
ku na shpie, prandaj te mos hyme as ne te. Rruga tjeter eshte rruga
e politikaneve te sotem shqiptare qe ka germa mikse; simbole, cirilike,
latine.. bile edhe aziatike! As kjo nuk eshte rruga jone. Rruga tjeter
me germa latine eshte vertete rruga jone por ne duhet te shkojme atje
vetem kur te gjithe shqiptaret te jemi bashke sic jane te gjithe kombet
e tjera.
Lenia per me von e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare eshte po ajo teori
dhe praktike qe fatkeqesisht te genjyere kane ndjekur prinderit, gjysherit
dhe stergjysherit tane dhe qe ne e kemi paguare me kokat tona dhe me
roberine tone. Edhe nese do te kishim ndjekurr rrugen me te ashper;
te luftes totale pa asnje kompromis per bashkimin dhe formimin e nje
kombi dhe te nje shteti ne trojet tona, nuk do te kishim derdhur aq
shume gjak sa kemi derdhur duke qene pasive dhe tolerante e duke kerkuare
qe Lirine te na i fali dikush. Luftrat sporadike dhe lokale te pa mbeshtetuara
nga e gjithe popullsia shqiptare, perhere kane patur disfate. Kombet
dhe shtetet nuk behen duke luftuare pjese pjese e me luftra lokale.
***
Mesazhi i Z.Lefter (qe per mua nuk eshte shume i pjekur) dhe ideja e
Z.Niko qe mesazhi i tij te diskutohet,me duket gje e mire sepse do te
na jepet mundesia te bejme dicka konkrete dhe te realizohet ajo detyre
qe parashtrohet ne kete mesazh, per mua ky eshte nje master key qe do
te na ndihmoje te hapim ate dere qe duhet hapur ne kete rast por me
nje vrejtje qe kontaktet ne duhet ti bejme jo me ata qe kane hapset
e kashtes,sic e thote Z.Lefter, por me ata qe kane 'myhyrin' ose 'sazamin'
ne dore.
Te gjithe kane per te thene dicka dhe te gjithe ndoshta duane te diskutojne
ne kete site te Shkences Shqiptare por fjalet i merr era, e shkruara
ngelet, ose me mire me thene, puna ngelet dhe llafet harrohen.
Ne jemi nje komb i madh dhe jo i vogel; jemi kombi me i madh ne Ballkan
por kokefortesia e grindjet tona me njeri tjetrin, te cilen e kane shfrytezuare
shume mire armiqte tane, ka bere qe ne te mos jemi ata qe ne fakt jemi.Une
kam mendimin se ne jemi rreth 14 milion shqiptare, ne trojet tona ne
Ballkan dhe neper bote. Por kjo eshte nje teme tjeter dhe une po vazhdoj
biseden e nisur pa dhene argumente per vertetimin e ketij mendimi.
Ne jemi Izraeli i Ballkanit per nga fatkeqesia kombetare, te cilet per
mese 2000 vjet u enden neper bote por nuk humben dhe nje dite mencuria
dhe perpjekjet e tyre tinaike dhane rezultatin e shumepritur. Edhe ata
ne kohen e fatkeqesise kombetare nuk i deshte bota njelloi si ne sot.
Jo thjesht per kuriozitet por, nga qe kemi te njetin hall sic e kishin
edhe ata, une po zgjatem pak per ti patur shembull ne rrugen tone per
lirine e kombit shqiptar dhe bashkimin e trojeve tona.
Po te lexosh historine e izraeliteve do te shikosh qe ata kane qene
kaq te zgjuare sa munden tere boten ne realizimin e aspiratave te tyre
per krijimin e Izraelit dhe bashkimin e kombit te tyre! Une jam mrekulluare
kur kam lexuare kete histori.
Qe para se te krijohej OKB dhe pas krijimit te saj, Anglia beri te mundur
qe ideja angleze per mos lejimin e nje shteti hebre te behej ideja e
te gjithe kombeve ne kete organizate dhe per kete u nxorr edhe ligji
perkates qe te mos lejoheshin cifutet te futeshin ne "Token e Premtuare"
as edhe si turiste! As nje hebre nuk u lejua qe te futej ne Palestine
per shume kohe, por nje dite, mencuria cifute e mposhti ligjin nderkombetar
dhe ja se si; Zonja G.Maier mblodhi te gjithe kokat e cifuteve ( te
gjithe kishin mbaruare shkollat me te mira amerikane) dhe u dha atyre
nje ide per hartimin e nje plani qe do ta titullonin "Plani per
shpertimin e femijeve hebre." Ata i sugjeronin botes ( Nje Organizate
Boterore ekzistonte para se te krijohej OKB) qe femijet cifut te Rusise
dhe Ukrahines, periudhen e dimrit ta kalonin ne Palestine pasi te ftohet
e madh ne keto vende kishte bere qe te vdisnin qindra mijra femije hebrej!
(Edhe kjo nuk ishte e vertete.) Anglia qe e kuptoj dredhine e hebrejve,
nuk e pranoi kete propzim dhe ju sugjeroi qe femijet ti shpinin ne Qipro.
Kete gje e kishin parashikuare edhe hebrejte. Ata pranuane. Me pas cifutet
sajuane shume incidente nga vendeasit dhe ja arriten qellimit qe autoritet
qipriote te mos i pranon me, ngelej vetem Palestina ku palestinezet
u treguane njelloj si trojanet me Kalin prej Druri te dhuruare nga greket
me Odisene ne krye.
Femijet hebrenj hyne ne Plaestine dhe atje ata u bene burra e gra...,
bashke me ata hyri edhe Kollona e Peste qe krijoji terrenin per nje
toke izraelite dhe per krijimin e shtetit te pare izraelit...derisa
bota u detyrua t'jua njohi kete te drejte. Me njohjen e nje te drejte
per shtet forimin, (1948) atyre ju vune me ligj tre kushte nga OKB :
1- Te mos prekte statusin e Jeruzalemit, 2- Te lejojente kthimin e refugjateve
palestineze dhe 3- Te respektonte kufijte e caktuare nga vendimi i OKB
per ndarjen e Palestines.
Por cifutet dinin se c'far te benin; ata bene miq me te fortete e botes;
Ameriken dhe Angline. (Para 1949 atje ekzistonte vetem nje shtet ai
i Palestines,me nderyrjen e Anglise dhe ShBA-ve,ne Kombet e Bashkuara,me
11 Maj 1949, shteti i Izraelit pranohet ne OKB!)
Nuk kaluane vetem pak vite dhe ata bene shume aleate te tjere dhe mbi
te gjitha forcuane mardheniet me shtetin me te forte ne bote, Ameriken
te cilen e ben atdheun e tyre pasi shtine ne dore edhe nje pjese te
ekonomise se saj, dhe pasi u forcuane mire, i thyene te gjitha ligjet
nderkombetare dhe pushtuane krejt Palstinen e me von toka te tjera arabe...Ndoshta
ish tokat e tyre.
Me falni se u zgjata shume me çifutet.
Me kete desha te them se nje vend nuk mund te clirohet vetem me pushke
e para por edhe me mencuri. Shqiptarit nuk i mungon mencuria por i mungon
organizimi pasi nga natyra eshte nje popull qe kushdo do te jente i
pari, don te jete komandant dhe jo ushtar, ka thene poetja Vitore Stefa
Leka.
Agim Bacelli