Të
përndjekurit politikë në Shqipërinë "barazitiste"
(komuniste)
Përgatitur nga Halil Rama
dhe Beqir Sina
Në Shqipëri janë
ekzekutuar 5 577 burra dhe 450 gra. Janë dënuar 26 768 burra
dhe 7 367 gra. Kanë vdekur në burg 1 065 persona. Kanë
humbur aftësinë mendore 408 vetë. Kanë vdekur në
internim 7 022 vetë. Në 50 vjet diktaturë komuniste,
nga kjo shtresë janë kryer 914 000 vite burgu dhe 256 146
vite internim. Veprat e ndërtuara prej tyre për 50 vjet renditen
si me poshte:
1945 Përfundimi i stadiumit
"Qemal Stafa" në Tiranë, i filluar nga italianët
dhe i lënë
përgjysëm për shkak të luftës.
1945 Krijimi i fermës së Kamzës; hapje kanalesh, sistemim
tokash
1945-52 Tharja e kënetës së Maliqit
1946 Hapja e kanalit të Jubës në Qarkun e Durrësit
1946-52 Ndërtimi i aerodromit ushtarak të Kuçovës
(me ndihmën e rusëve)
1949-51 Ngritja e fermës së Gosës, në rrethin e
Kavajës
1950 Ndërtimi i një pjese të trasesë së hekurudhës
Peqin-Elbasan, dhe hapja e tunelit të
Bishqemit
1950-52 Hapja e kanalit të Bedenit në rrethin e Kavajës
1950 Rruga automobilistike Gramsh-Lozhan (kryesisht me të dënuar
çam)
1950-53 Nxjerrja e mineralit të kromit në minierën e
Bulqizës
1952-55 Kanali Peqin-Kavajë, 50 km i gjatë
1952-54 Kanali i Valshukut në Fushën e Myzeqesë
1963-67 Ndërtimi i pallateve "Agimi", në Tiranë,
ku u vranë 4 ish-të burgosur që donin të
arratiseshin
1955-56 Tharja e kënetës së Tërbufit
1955-57 Aeroporti i Rinasit
1955-56 Bonifikimi i fushës së Zadrimës dhe sistemimi
i lumit Gjadër
1956-59 Fillimi i punimeve në kombinatin "Tekstil" të
Tiranës
1959-61 Ndërtimi i Kombinatit Ushqimor dhe i Fabrikës së
Bukës, Tiranë
1960 Ndërtimi i stadiumit "Dinam o"
1960-63 Kombinati i Mishit dhe i Qumështit, Tiranë
1960-63 Bonifikimi i fushës së Thumanës, hapja e rreth
100 km kanale
1960-63 Ndërtimi i 500 apartamenteve të bllokut "Puna",
Tiranë
1960-63 Ndërtimi i sanatoriumit të Shtetit, Tiranë
1963-65 Ndërtimi i Kombinatit të Auto-Traktorëve, Tiranë
1963-65 Ndërtimi i Uzinës së Shkrirjes së Bakrit,
Rrubik
1963-67 Uzina e Superfosfatit dhe e Acidit Sulfurik, në Laç
të Kurbinit. Ndërtimi i pallateve të
para në Qytezën e re të Laçit, dhe një pjesë
të hekurudhës Vorë-Laç.
1965-66 Fabrika e Çimentos në Fushë-Krujë
1966-68 Fabrika e Çimentos në Elbasan
1967-90 Hapja dhe shfrytëzimi i minierës së bakrit dhe
piritit, Spaç
1967-70 Ndërtimi i Uzinës së Pasurimit të Bakrit
në Reps të Mirditës
1967-91 Hapje tokash të reja dhe kanalizime në Fushën
e Torovicës
1967-90 Punë bujqësore dhe kanalizime në Zejmen të
Lezhës
1966-91 Ndërtimi i një pjese të taracave në bregdetin
e Sarandës
1967- 71 Ndërtimi i Kripores në Skrovotinë të Vlorës
dhe i stacionit të Pompimit në Pishporo.
Tharja e pjesshme e kënetës së Nartës
1971-84 Ndërtimi i uzinës së përpunimit të
thellë të naftës në Ballsh
1977-87 Ndërtimi i Kompleksit Sportiv "Dinamo" në
Tiranë
1982-90 Shfrytëzimi i minierës së bakrit e piritit, në
Qafë-Bari të Pukës
Parlamenti shqiptar që në
vitin 1991, me Ligjin nr. 7514, datë 30.09.1991, ka deklaruar pafajësinë
e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë
nga regjimi komunist. Sipas këtij ligji, bazuar dhe në Kodin
Penal të Republikës së Shqipërisë, shteti shqiptar
duhet të dëmshpërblente të gjithë këtë
shtres ë, për të gjithë kohën e dënimit.
Pas 13 vjetësh realiteti është krejt ndryshe. Deri sot
kjo shtresë ka marrë një dëmshpërblim mjaft
qesharak. Mjafton te përmendim se për një të pushkatuar
kanë dhënë 200 000 lekë dhe 700 000 lekë në
letra me vlerë.
Që në 15 Janar 2002
është paraqitur në Parlamentin shqiptar një projektligj
për të dëmshpërblyer sipas Kodit Penal të Republikës
së Shqipërisë ditët e qëndrimit pa faj në
burg si dhe punën e detyruar të kryer gjatë qëndrimit
të burgosur. Megjithëse parimisht është deklaruar
nga krerët më të lartë të ekzekutivit dhe legjislativit
të sotëm shqiptar se kërkesa është e drejtë,
deri më sot nuk është bërë asnjë veprim
nga Parlamenti, me pretekstin se qeveria shqiptare nuk ka mundësi
të përballojë shumën që i detyrohet kësaj
shtrese, edhe pse Komisioni i të Drejtave të Njeriut në
Parlament e ka miratuar me të gjitha forcat politike në parim
kalimin e ligjit.
Përgatitur nga Halil Rama
dhe Beqir Sina
Bota Sot, 10 01 2004
Të përndjekurit politikë
në Shqipërinë "barazitiste" (komuniste)