Një
grek, avokat dhe mik i shqiptarëve
Nga Ajet Nuro
Kush ka patur të bëjë me
Greqinë dhe grekët e ka të qartë nacionalizmin tipik
grek që jo vetëm i kalon kufijt e diçkaje normale por
bëhet diçka e bezdisëshme dhe mendimi i pare që
të vjenë është : Jo ne nuk duhet të edukojmë
fëmijët tanë kështu. Kështu na
cionalizmi
grek merr përmasa hiperbolike kur bie fjala për fenë
dhe krishtërimin. Për ta vetëm grekët janë
kristian, vetëm grekët dine të besojnë. Sigurisht
shqiptarët që nuk gëzuan dot fe e tradita fetare për
mbi 20 vjetë nuk mund të mburren në këtë drejtim
por, po italianët ? Dhe këtu do filloj një stuhi anti-italiane
Ndërsa
po të flasim për historinë (sigurisht as që mund
të mohojmë që grekët e lashtë i dhanë
shumë kulturës dhe letërsisë botërore
)
sigurisht që këtu nuk gjendet komb tjetër që të
ketë të njëjtin " background " si dhe grekët.
Shqiptarët duke qenë fqinjët
historik të grekëve krijuan me ta, pas viteve 1990, marrdhëniet
më intensive që mund të krijohen me një komb. Shqiptarët
të gjendur në ditën më të vështirë
kërkuan nga fqinji i tyre punë, dhe strehim për të
ndryshuar sado pak gjendjen e tyre të mjeruar financiare dhe për
të shpresuar në një të ardhme më të mire
në vendin e tyre. Dhe populli grek (kur ishte në dorën
e popullit
)i ndihmoi shqiptarët pavarësisht nga fshesat
e qeverive greke pavarësisht nga uljet dhe ngritjet e raporteve
dypalëshe në nivelin qeveritar. Sigurisht grekët ndoshta
kthenin një borxh ndaj shqiptarëve që i mbajtën
grekët me bukë në vitet e Luftës së dytë
botërore. E megjithatë në marrdhënit intensive shqiptaro-greke
të këtyre viteve nuk mungoi sëmundja e sipërpërmendur,
nacionalizmi. Shembujt janë të njohur dhe nga që qëllimi
i këtij shkrimi nuk është nacionalizmi grek po e përmendim
vetëm si fakt.
Dhe gjithë kjo hyrje vetëm e
vetëm për të thënë se në këtë
frymë nacionaliste, kur dëgjon për raportet e grekëve
me shqiptarët nuk mund ti shikosh këto marrdhënie pa
të vajtur mendja tek nacionalizmi tek fryma e superioritetit ndaj
fqinjëve fatkeq etj. etj. Sigurish që nuk mundt të përgjithësojmë
sepse do të ishte një shprehje dashakeqësie ndaj fqinjit
tone jugor për më tepër që megjithë frymën
nacionaliste megjithë vështirësitë që shqiptarët
hasin në token helene nuk mungojnë as notat e miqësisë
midis shqiptarëve dhe grekëve.
Në këtë kuadër kam
qenë tepër kurioz të dija se çfarë shkruante
Dino Kubatis në librin e tij "Taksidhevodas Alvania"
("Duke udhëtuar nëpër Shqipëri"). Isha
njohur me këtë personalitet nëpërmjet të tjerëve
që e kishin takuar në udhëtimin e tij në Shqipëri
dhe dija
pak
a shumë diçka për të ndërkohë që
shkaktaren e udhëtimeve të tij në Shqipëri, bashkëshorten
e tij shqiptare, e njoh mire. Me dy fjalë Dino Kubatis është
një shkrimtar dhe poet grek, pronar dhe drejtues i radios "ZëriiSalaminës".
Në fillim të viteve '90 njihet me Lulin nga Memaliaj, mësuese
matematike dhe intelektuale e njohur në qytetin e saj. Italishtja
i afron të dy të porsanjohurit dhe duke pare tek Luli gruan
ideale, Dino dhe Luli bëhen një çift. Kështu Dino
edhe pse e njihte Shqipërinë siç thotë dhe vetë
në librin e vetë nga shkrimet e arvanitasit të madh Aristidh
Kolia, arrin të njohet me gjithshka ka të bëjë me
Shqipërinë nëpërmjet bashkëshortes së
vetë Lulit. Kjo, bënë që ai të bëhet dhe
më kurioz që krahas vizitave të thjeshta familjare ta
vizitoj Shqipërinë për të pare dhe bukurit e saj
gjeografike, për të njohur historinë e saj të lashtë
dhe atë më të fundit, për të krijuar raporte
me intelektualët shqiptar, me kulturën dhe artin e këtij
vendi që ai e simpatizon. Duke u nisur nga titulli ndoshta përshtypja
e pare është që ky libër është një
guide turistike. Jo. Libri përshkruan Shqipërinë ashtu
siç e sheh Kubatis me syrin e vet por dhe përshkrimet e
hollësishme nuk mungojnë. Por ajo që të bie në
sy është se Dino do të gjej prova të asaj që
ai ka krijuar tashmë në zemrën e vetë, simpatinë
për Shqipërinë dhe njerëzit e saj. Duke qenë
se libri më ra në dorë aty nga fundi i vitit 1996 fillimi
i vitit 1997 nuk arrita ta lexoj të gjithë por kur u ktheva
përsëri në Shqipëri pas shumë vitesh mungese
e rihapa librin dhe e rilexova dhe ripash konstatime që ngelen
përgjithmonë. Kështu në faqen 22 autori me simpati
flet për shqiptarët që janë të detyruar të
punojnë në Greqi por dhe bien viktimë të shtypit
apo të raprezaljeve policore duke i etiketuar si hajdut etj etj.
Por thotë autori, hajdutët e vërtetë janë me
kollaro dhe janë në mes të Athinës. Kështu
ai akuzon grekët për dy standarde. Konkretisht prodhimet greke
të destinuara për në Shqipëri nuk janë të
njëjta me ato të destinuara për tregun e brendëshe.
Për Dino Kubatis këta janë hajdutët e vërtet
dhe jo shqiptarët që punojnë në kushte të vështira
anë e mbanë Greqisë. Nuk mund të ketë mbrojtje
dhe simpati më të madhe për të gjithë ata shqiptarë
që punojnë anë e mbanë Greqisë.
Dino nuk lë vend interesant
në Shqipëri pa vizituar dhe fal dhe njohjeve të bashkëshortes
së vetë Lulit ia del mbanë të takoj pjesëm
më të madhe të intelektualëve vendas si Ilirjan
Zhupa, Dritëro Agolli, Moikom Zeqo, Spartak Braho, Gjon Shllaku,
Shkëlqim Hajnaj, Novruz Shehu etj. por dhe në Greqi ai do
të njihet me shumë intelektual shqiptar që jetojnë
aty si vëllezrit Bruno e Primo Shllaku.
Në ç'do hap ai fotografon vende dhe njerëz duke shoqëruar
kështu librin e tij me pamje tejet interesante edhe pse në
bardh e zi.I impresionuar nga vendi i shqiponjave ai do ti kushtoj poezinë
e mëposhtëme Shqipërisë, poezi e përkthyer
nga Mimoza Dino

Ajet Nuro
Nentor 2003
Montreal, Kanada