Fjalori i Rende ne Politike dhe
Votuesit
Nga Eduard Zaloshnja botuar në
"Shekulli"
Degjimi i nje audiokasete personale
te dhjetorit te vitit '90, me
kujtoi kohen kur une beja pjese ne grupin e atyre politikaneve te rinj
qe ne fjalimet e mbajtura neper metingjet apo aktivat e degeve te PD-se,
rralle linin rast pa share, ironizuar, tallur, apo ofenduar Ramiz Aline
dhe udheheqesit e tjere komuniste. Kjo remineshence me beri qe te
analizoj ne mendjen time perdorimin nga PD-ja te fjalorit te rende si
mjet politik gjate ketyre 12 vjeteve te fundit. Nje permbledhje te
kesaj analize mendova ta ndaj edhe me lexuesit e "Shekullit".
Me poshte
vijon kjo permbledhje.
Sulmi i pameshirshem qe i benim
atehere udheheqjes se shkermoqur
komuniste na jepte kenaqesi te vecante si neve qe mbanim fjalimet ashtu
dhe atyre qe na degjonin. Dhe kjo kenaqesi kishte nje spjegim shume
te
thjeshte -- pas 45 vjetesh te gjata, po na jepej rasti qe ne vend ta
quanim daje, derrin po e therrisnim me emrin e tij te vertete. Ndoshta
pikerish nga ky efekt emocional, sulmi yne kishte jo vetem vlera
emocionale. Ai perkthehej ne me shume vota te hedhura per ne. Pare nga
ky aspekt, ishte racionale qe ai te perdorej si nje element elektoral
qe
plotesonte strategjine tone per ardhjen ne pushtet. Ne fakt, duke pare
edhe menyren se si u zhvilluan ngjarjet ne ish shtetet komuniste, mund
te thuhet se diskreditimi publik qe iu be PPSH-se dhe udheheqesve te
saj
ndikoi jo pak per ta renditur PD-ne si forcen e djathte politike me
rezultatin me te larte elektoral ne Europen Lindore deri ne fund te
vitit '92.
Me kalimin e viteve, disa nga
ne qe i sulmuam ashper publikisht
udheheqesit komuniste ne fillimet e levizjes demokratike u kthyem ne
jeten e tone private, disa krijuan partira te vogla qe nuk paten shume
sukses, ndersa Berisha vazhdoi te mbetet ne krye te PD-se. Ne menyre
te
ngjashme, edhe elektorati yne i asaj kohe, qe perbehej nga rreth 70%
e
njerezve me te drejte vote, ndoqi rrugen tone. Disa votues pane punen
e
tyre dhe nuk e morren me mundimin te shkojne ne kutite e votimit, disa
u
bene mbeshtetes te partive te vogla, dhe pjesa tjeter i mbeti besnike
Berishes. Po te merren parasysh rezultatet e zgjedhjeve te zhvilluara
qe prej vitit 2000, pjesmarrjen e ulet ne to, si dhe hilet qe mund te
kene bere Socialistet, nuk eshte veshtire te konstatosh se pjesa besnike
e Berishes sot numeron jo me shume se 25% te numrit total te atyre qe
kane te drejte te votojne.
Ne mungese te nje sondazhi shkencor
opinioni, po marr guximin te
hamendesoj se nje nder faktoret qe ka kontribuar ne mpakjen e
elektoratit te PD-se eshte edhe perdorimi ne vazhdimesi i stilit te
vjeter shares nga kryetari i saj. Kam pershtypjen se disa nga ata qe
sot nuk votojne mund te ktheheshin ne kutite e votimit, ne qofte se
Berisha do te demonstronte se eshte nje opozitar luajal I cili ve ne
perdorim me finese te gjitha mjetet e mundeshme te nje sistemi
demokratik per te argumentuar me fakte te metat e pozites dhe per te
ofruar alternativen e opozites. Ne vend te kesaj perqasje, Berisha
preferon te harxhoje energjite e tij kryesisht per te krijuar dhe
shperndare epitete fyerse per kundershtaret e tij. Taktika e sharjeve
pa dyshim energjizon mbeshtetesit e vet besnike, por problemi eshte
se
ajo mban larg ata qe mund ta marrin mundimin te kthehen ne kutite e
votimit vetem ne qofte se shohin nje alternative me te mire se e
tanishmja. Duke shpresuar qe publikimi i kesaj analize do te sherbeje
edhe si nje sugjerim konkret per kryetarin e ish partise time, po ofroj
disa shembuj qe ilustrojne idene e mesiperme.
Politikani me i sulmuar nga Berisha
ka qene pa dyshim Fatos Nano. Ne
vitet e para pas daljes se Nanos nga burgu, Berisha e quante ate
kryekusar dhe kryevrases te Azem Hajdarit. Nderkohe qe Berisha ishte
i
justifikuar formalisht ta perdorte epitetin e pare per aq kohe sa Nano
nuk kishte fituar pafajsine, politikisht, do te kishte bere mire te
mos
e perdorte. Kjo sepse votuesit e deziluzionuar nuk ishin te bindur qe
procesi gjyqesor kundra Nanons kishte qene i paanshem. Ndersa per
epitetin e dyte, edhe justifikimi formal nuk ekzistonte. Nje sulm me
i
sofistikuar qe Berisha mund te kishte perdorur do te kishte qene i tipit
"nga informacionet qe disponojme, kemi aresye te forta te dyshojme
se
Nano shperdoron fondet publike dhe se ai mund te kete qene organizatori
kryesor i vrasjes se Azemit". Ne ate rast, votuesit e deziluzionuar
mund ta kishin marre mundimin te degjonin se c'argumenta do te sillte
Berisha - pra do te ekzistonte shansi qe ata te konvertoheshin ne
mbeshtetes. Nderkohe mbeshtetesit e tij te perhershem do te kenaqeshin
vetem nga fakti qe Nano po sulmohej. Me pak fjale, keshtu mund te
zbatohej ne nje fare mase ajo keshilla e urte qe i sugjeron qingjit
te
behet i bute, ne menyre qe te pije qumesht nga dy nena. Pervec
llogarive te mesiperme elektorale, varianti i sofistikuar i sulmit
politik ndaj Nanos, do te kishte edhe plusin qe do t'i kishte dhene
mundesi manovrimi Berishes per te justifikuar kthesen 180 gradeshe qe
ai
beri ne mardheniet me Nanon gjate gjysmes se dyte te vitit te kaluar.
Kohet e fundit, nje tjeter kundershtar
i Berishes eshte bere objekt i
epiteteve denigruese te tij. Ne qender te vemendjes se Berishes tani
eshte Edi Rama, te cilit Berisha i ka vene epitete si "Kryelavatricja
e
parave te pista", "Kryemafiozi i Ballkanit", etj. Edhe
ne kete rast,
nje sulm i tille i eksiton mbeshtetesit e Berishes, por nuk afron
votuesit e deziluzionuar. Edhe ne kete rast, nje sulm me i sofistikuar
qe Berisha mund te kishte perdorur do te kishte qene i tipit "Edi
Rama
ka patur rezultate ne punen e tij si kryetar bashkie, por nga
informacionet qe disponojme, kemi aresye te mendojme se ai po ndihmon
firma te dyshimta mafioze te pastrojne para te pista, se ai ka
shperdoruar fonde publike gjate kohes qe ishte minister i arsimit, se
ai
po monopolizon pushtetin ne qytetin e Tiranes, etj." Nje sulm i
tille
ka potencialin te terheqe vemendjen e atyre qe mendojne se Edi Rama
ka
punuar mire, por qe nuk jane te sigurte ne se ai eshte krejtesisht i
paster. Ne qofte se Berisha arrin t'ua mbushe mendjen ketyre votuesve
te lekundur se Edi Rama nuk eshte aq i paster sa c'duket, atehere hapet
edhe mundesia qe ata te degjojne me vemendje se c'alternativa iu ofron
Berisha. Pra shtohen shanset qe pervec votave te perhershme, PD-se t'i
shtohen edhe disa vota te tjera plus. Dhe keto vota ndonje here vlejne
shume. Ne garat e barabarta elektorale, edhe nje numer i vogel votash
plus mund te vendosin fatin e zgjedhjeve.
Gjasat jane qe Berisha, pervec
sulmeve ndaj Edi Rames, t'i rikthehet
edhe sulmeve ndaj armikut te tij te vjeter - Nanos. Gjasat jane
gjithashtu qe ai te perdori te njejten taktike sulmi qe ka perdorur
ne
12 vjetet e fundit. Perseri, edhe ne kete rast, ne vend qe te hartoje
e
shperndaje epitete bombastike qe kenaqin vetem meshtetesit e perhershem,
Berisha mund t'i harxhoje shume me me efikasitet energjite e tij duke
hetuar rreth akuzes publike qe ka bere Garry Kokalari per disa fonde
te
fshehta te Nanos ne nje banke amerikane dhe per udhetimet e qejfet e
tij
private te financuara nga burime te dyshimta. Vetem te tilla perpjekje
mund te terheqin vemendjen e atyre votuesve qe jane lodhur nga sharjet.
Cdo rikthim tek sharjet nuk ben gje tjeter vecse i largon me tej ata
nga
politika.
Duke mbyllur kete permbledhje,
uroj qe Berisha ta kuptoje sa me shpejt
se taktika e sharjeve nuk mund t'i sherbeje as atij, as PD-se, dhe as
Shqiperise. Gjithashtu uroj qe Berisha ta kuptoje sa me shpejte se
transformimi i tij ne nje politikan te sofistikuar, pervec te mirave
qe
mund t'i sillte partise se tij, do te sillte edhe nje normalitet ne
mbare politiken shqiptare, te cilin shumica e shqiptareve dhe aleateve
tane perendimore kane kohe qe e presin.
Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799