Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

Dyshja Berisha-Selami, e Djathta e Bashkuar, dhe Suksesi Elektoral

Nga Eduard Zaloshnja, Ph.D.

Botuar ne "Koha Jone"

Aktualisht, pervec grupimit politik te udhehequr nga Berisha, akoma nuk eshte ravijezuar ne horizontin shqiptar ndonje force politike qe te jete ne gjendje te sfidoje seriozisht pushtetin e socialisteve. Ne keto kushte, vlen t'iu jepet pergjigje dy pyetjeve. Se pari, a do te jete ne gjendje ky grupim te binde aleatet tane perendimore dhe shumicen e votuesve shqiptare se ai do te dije ta luaje me mire se socialistet rolin e arbitrit te arsyeshem, te ndershem, e te rrepte ne lojen e madhe qe quhet ekonomi e tregut? Dhe c'eshte me e rendesishme, a do te jete ne gjendje ta luaje realisht ate rol ne qofte se i fiton zgjedhjet? Ne funksion te dhenies pergjigje te ketyre dy pyetjeve do te mundohem te analizoj me poshte inisiativen e fundit te Berishes per te bashkuar ne nje parti apo front te vetem ate qe njihet si e djathta shqiptare.

Inisiativa e Berishes ka dy komponente - rikthimin e politikaneve te larguar nga PD-ja dhe futjen ne tenden e madhe te PD-se te partive te vogla qe origjinen e tyre nuk e kane te lidhur drejtperdrejt me PD-ne. Duke gjykuar nga niveli i kapitalit politik qe kane akumuluar brenda dhe jashte vendit kandidatet per rikthim ose bashkim, nuk eshte veshtire te konkludosh se komponenti i pare eshte vendimtar per t'i dhene PD-se spunton e nevojshme qe do ta katapultonte ate mbi kufirin magjik te 50 perqindeshit zyrtar ne zgjedhjet e ardheshme. Per kete aresye, analizen e inisiatives se Berishes do ta fokusoj vetem tek komponenti i pare.

Sic e kam theksuar edhe ne shkrime te meparshme, ne vecanti, rikthimi i Eduard Selamit do te kishte nje efekt te fuqishem per te terhequr votat e lekundura te elektoratit dhe per te garantuar donatoret tane financiare se stili autoritarian qeverises i Berishes do te pesonte zbutje thelbesore. Pare nga aspekti i brendeshem, efekti pozitiv i rikthimit te Selamit vjen prej faktit se ai ka mbetur ne mendjen e zgjedhesve si nje udheheqes i ekuilibruar, i pakorruptuar, dhe njekohesisht karizmatik. Shume votues te lekundur, sidomos ne jug, mund te votonin per PD-ne ne qofte se ne menyre eksplicite do te lihej te kuptohej qe Eduard Selami do te BASHKEUDHEHEQE me Berishen.

Ndersa pare nga aspekti i jashtem, aleatet tane perendimore do t'a ndjenin veten me konfortabel me dyshen Berisha-Selami ne pushtet se sa me dyelin e pafund per pushtet midis Berishes dhe Nanos. Kontaktet e ngushta te Selamit me diplomatet me te larte perendimore e sidomos ata amerikane, si dhe orientimi i tij thellesisht perendimor, do te ishin nje garanci per Perendimin se qeverisja e te djathtes nuk do te sillte cekuilibrime te reja ne Ballkanin jugor. Ndersa jetesa tejet modeste e Eduard Selamit gjate viteve te ndejtjes ne SHBA dhe jetesa modeste e Berishes do t'i sherbenin aleateve tane perendimore si nje prove qe ne krye te qeverise shqiptare do te vihet nje dyshe e paperziere ne llumin e korrupsionit ku jane zhytur shumica e politikaneve shqiptare.

Ne nje magnitude me te ulet, por gjithsesi te ndjeshme do te ndikonte pozitivisht per permirsimin e imazhit te PD-se edhe rikthimi I politikaneve te tjere. Por po te kihet parasysh menyra pothuajse brutale se si Berisha largoi Eduard Selamin dhe politikanet e tjere Demokrate te cileve sot po iu afron doren e bashkpunimit, atij do t'i duhet shume pune qe t'i binde ata se PD-ja nuk do te jete me nje parti qe funksionon ne baze te emocioneve dhe dominimit te njeshit, por nje parti qe funksionon ne baze te nje konkurence reale te brendeshme te ideve dhe personaliteteve. Pikerisht nje test te tille duhet te kaloje Berisha ne traktativat me Eduard Selamin, Genc Pollon, Dashamir Shehin, Prec Zogajn, etj. ne menyre qe ata ta ndjejne se nuk do te jene thjesht nje garniture e Berishes, por personalitete politike qe do te kene shansin te konkurojne si per postet partiake dhe qeveritare, ashtu edhe ne fushen e ideve, kur te vije fjala per perpunimin e politikave te zhvillimit te vendit.

Qe Eduard Selami, si dhe politikanet e tjere Demokrate, te kene garancine se premtimet e Berishes jane serioze, do te duhet qe Berisha te shpalle publikisht nje iniciative per ndryshime ne statutin e partise qe do te sanksiononin shnderrimin e PD-se ne nje parti moderne perendimore. Nje model qe mendoj se do te pranohej nga keta politikane dhe qe do te rikthente edhe shume politikane, anetare, dhe simpatizante te larguar te PD-se eshte ai qe kam sugjeruar edhe ne shkrime te meparshme. Sipas ketij modeli, kandidatet per te gjitha nivelet e pushtetit do duhet te perzgjidhen drejtperdrejt nga anetaret apo elektorati i partise me zgjedhje te pergjithshme dhe te fshehta. Roli i strukturave drejtuese te partise do duhet te kufizohet ne organizimin e fushatave zgjedhore, dhe ne hartimin dhe modifikimin e platformes politike. Qendrimet politike do duhet te perpunohen dhe paraqiten nga grupi parlamentar i partise kur partia eshte ne opozite, dhe nga qeveria, ne bashkepunim me grupin parlamentar, kur partia eshte ne pozite. Zgjedhjet per postin e kryetarit dhe postet e tjera te rendesishme do te duhet te zhvillohen njesoj si per perzgjedhjen e kandidateve elektorale - me votim te pergjithshem, te drejtperdrejte, e te fshehte te te gjithe anetareve apo simpatizanteve te partise. Kandidatit per postin e kryetarit qe ze vendin e dyte ne garen zgjedhore do duhet t'i garantohet posti i nenkryetarit te partise, ne menyre qe te eliminohet mundesia e silurimit te tij nga partia, sic ka ndodhur ne precedente te meparshme.

Nje parti e ndertuar sipas modelit te mesiperm ka gjasa te qeverise me shume me teper pergjegjesi ndaj zgjedhesve se sa mund te qeverise PD-ja e sotme. Kjo per faktin se politikanet e saj do te kene primare plotesimin e deshirave te elektoratit qe i ka zgjedhur dhe jo ato te njeshit te partise. Nje model i tille i ndertimit te partise sherben edhe si nje shoshe e mire per te nxjerre jashte gares politikanet e korruptuar apo mediokerr, te cilet mund te mbijetojne ne modelin aktual per aq kohe sa i binden me perulesi te gjithfuqishmit numer nje.

Qe Berisha te sugjeroje modelin e mesiperm, probabiliteti nuk eshte shume i madh. Por neqofte se ai model do te behej realitet, e djathta e udhehequr nga dyshja Berisha-Selami do t'i kishte te medha shanset per te zevendesuar PS-ne ne qeverisje.

Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799

 
© albemigrant.com 2003