E Majta e Lubonjes dhe Realiteti
Nga Eduard Zaloshnja Ph.D.
Botuar në "Shekulli"
Ne shkrimin e tij te fundit tek
"Shekulli", si dhe ne shkrime te meparshme, Fatos Lubonja
i meshon idese se nje e majte e vertete evropiane dhe shteti social
qe do te krijonte ajo do te kishte qene alternativa me e mire qe duhej
te kishte zgjedhur Shqiperia per periudhen e tranzicionit. Nga karakterizimi
qe i ben Lubonja ketij shteti social, duket se modeli qe ai sugjeron
eshte I ngjashem me ate te shteteve sociale qe u krijuan ne Gjermani,
Britanine e Madhe, Japoni, ne vendet skandinave, etj. ne vitet pas luftes
se dyte boterore. Gjithashtu, ne shkrimin e tij, Lubonja i meshon edhe
idese se deshtimi ekonomik dhe social i tranzicionit tone i dedikohet
kryesisht politikave te djathta ekonomiko-sociale qe ndoqen PD-ja dhe
PS-ja ne privatizimin e ekonomise dhe liberalizimin e tregjeve, dhe
jo ekzekutimit autoritarian apo te korruptuar te ketyre politikave.
Une mendoj se ideja e pare e Lubonjes eshte utopike, ndersa e dyta eshte
thjesht e pasakte.
Shteti social qe sugjeron Lubonja
eshte teorikisht nje zgjidhje ideale per periudhen e tranzicionit tone
nga nje ekonomi totalisht e centralizuar ne nje ekonomi tregu, por eshte
praktikisht i parealizueshem per aresye si te brendshme ashtu edhe te
jashtme. Pas 45 vjeteve te nje shteti komunist cnjerezor, eshte e veshtire
t'i bindesh shqiptaret te pranojne nje model ekonomik qe eshte nje shartim
i moderuar i ekonomise se tregut me ekonomine e centralizuar. Po ashtu,
eshte e veshtire t'i bindesh donatoret tane finaciare te mbeshtesin
nje model ekonomik qe ne opinionin ekonomik boteror konsiderohet si
i deshtuar.
Ne lidhje me vleresimin e Lubonjes
rreth politikave te djathta, do te thosha se politikat e djathta te
privatizimit te ekonomise dhe liberalizimit te tregjeve nuk jane domosdoshmerisht
te gabuara ne vetvete. Keto politika kane deshtuar vetem ne ato vende
ku shteti nuk ka luajtuar rolin e nje arbitri te ndershem e te rrepte
ne fushen e lojes ekonomike. Kili, Polonia, Hungaria, Cekia, vendet
balltike, etj. ofrojne shembuj te historive te sukseshme te politikave
te privatizimit dhe liberalizimit te tregjeve.
Duke i konsideruar si te mireqena
dy te metat e mesiperme te arsyetimit te Lubonjes, une do ta quaja te
gabuar edhe opinionin e tij se dalja e nje te majte te tille do te rikthente
shumicen e shqiptareve ne kutite e votimit. Ne fakt, une mendoj se ajo
qe realisht presin votuesit e deziluzionur shqiptare eshte nje force
politike qe do t'iu jape garancine se
do ta drejtoje vendin me seriozitetin, korrektesine, dhe rigorozitetin
qe i ka munguar ne pese vitet e fundit qeverisjes socialiste. Duke gjykuar
nga qendrimet publike te BE-se, dhe SHBA-se mund te kuptohet pa shume
veshtiresi se te njejten gje presin edhe nderkombetaret. Por kurrsesi
kjo force e pritshme nuk mund te jete parti qe do te eksperimentonte
dicka te ngjashme me eksperimentin e majte te Chavezit ne Venezuele.
Eduard Zaloshnja, Ph.D.
Associate Research Scientist
Public Services Research Center
Pacific Institute for Research and Evaluation (PIRE)
11710 Beltsville Dr., Suite 300
Calverton, MD 20705
Phone: 301.755.2734
Fax: 301.755.2799