Komente, analiza, opinione, krijimtarie e emigrantëve, gjithshka që ju shqetëson do të jetë objekt i "Tribuna e Emigrantit Shqiptar". Kontaktoni TESH

Kryepeshkopata Ortodokse Shqiptare në Amerikë

Deklaratë për Shtyp:
4 Janar 2003


Shqiptarët Ortodoksë Shprehin Shqetësim në Lidhje me Vizitën e Fundit të Gaixh në Tiranë

Boston - Ne një memorandum drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, zyrtarët e Kishës Ortodokse Shqiptare regjistruan "shqetësimin e shprehur nga anëtarë të Kryepeshkopates në lidhje me natyrën dhe qëllimin e vizitës së fundit të z. Nikolas Gaixh në Shqipëri dhe faktit që Ambasadori Xhefri e shoqëroi atë në takimet me zyrtarët shqiptarë dhe udhëheqësit politik.

Komunikata deklaronte se: "Shumë e kanë interpretuar këtë ngjarje si një mbështetje të pikëpamjeve të z. Gaixh në lidhje me aspekte të ndryshme të politikës së brendshme e të jashtme shqiptare. Shqetësim të veçantë kanë ngritur deklaratat e z. Gaixh të cilat ekzagjerojnë jashtëzakonisht numrin e minoritetit grek në Shqipëri, pretendimet e tij të gabuara se të gjithë shqiptarët orthodoksë janë grekë etnikë, ngatërrimin që u bën çështjeve që kanë të bëjnë me kosovarët si dhe pikëpamjet e tij të pambështetura rreth historisë së çamëve. Pozicionet që ai ndërmerr në lidhje me këto çështje janë në konflikt me të dhëna dhe raporte autoritative të përgatitura nga vëzhgues të paanshëm dhe agjensi ndërkombëtare. Për këto arsye, ne jemi të zhgënjyer nga nënkuptimet që kjo vizitë mund të duket se ka; dhe aq më
shumë për mundësinë e rizgjimit të armiqësive nga të cilat nuk përfitojnë
të gjithë popujt e rajonit.

Komunikata u nënshkrua nga Hirësia e Tij, Peshkopi NIKON, Kancelar i Dioqezës, Shumë i Nderuari Artur Liolin dhe z. Uilliam Poist, Kryetar laik i Këshillit te kryepeshkopates. Mesazhi gjithashtu shkruante se: "Duke pare nivelin e shqetësimit në mes të komunitetit Shqiptaro-Amerikan dhe mundësinë e ndikimit në marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane, ne do të ishim mirënjohës sikur Departamenti i Shtetit të jepte një sqarim në lidhje me këtë çështje."

"Dialogu dhe diskutimi midis atyre që kanë pikëpamje të kundërta naturisht që është gjithnjë për tu mbështetur. Ashtu si në të shkuarën, arqidioqeza mbështet nisma konstruktive për të përparuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin midis kombeve dhe popujve të Europës Juglindore."

 
© albemigrant.com 2003